Pjesa me e bukur e fundjaves qe lame pas ishte e premtja, inagurimi i televizionit me te ri ne Shqiperi, Agon Channel ku une isha e ftuar bashke me kolegen time Fatmen. Eshte folur shume keto kohe per televizionin Agon, i eshte bere shume reklame, eshte folur per investimet e medha qe jane bere ne te, si nga ana teknike, aparatura, studio, ashtu dhe ne burime njerezore, duke qene se shume emra te njohur te medias jane bere pjese e ketij televizioni. Por eshte folur shume, edhe per padrejtesine qe ju be ketij televizioni qe ne fillimet e tij, madje ende pa nisur transmetimet me programacion te plote. Pasi i ishte dhene e drejta dhe leja nga ana e KKRT per te transmetuar ne platformen Digital, pikerisht kur ky televizon behej gati te niste transmetimet me programacion te plote, kjo e drejte ju mohua. Te them te drejten kam degjuar lloj lloj arsyesh e historishe, ne lidhje me kete ceshtje, por serish nuk e kam informacionin e duhur per te dhene nje opinion te sakte ne lidhje me ate c'ka fshihet pas arsyes qe i ndaloj ketij televizioni te drejten per te transmetuar ne Digitalb. Ama mua si nje shikuese e thjeshte, qe pata mundesine ti shoh nga afer studiot dhe gjithe investimin qe ishte bere ne kete televizion me vjen keq, qe vazhdojne te ekzistojne disa televizione "pacavure", qe transmetojne gjithe diten telenovela, apo akoma me keq, emisione te prodhuara dhjetra vjet me pare dhe i hiqet e drejta nje televizioni te ri, i cili synon te fuqishem ne treg dhe me deshiren e mire per te sjelle gjera te reja. Gjithesesi per te gjithe ate qe jane te interesuar, Agon Channel per momentin mund ta gjeni ne Pltaformen TRINGDIGITAL.
Per t'u rikthyer serish te mbremja...Organizimi ishte perfekt, kishte te ftuar te shumte nga fusha te ndryshme. Nje nga momentet me kulmore per ne ishte kur na kaloi prane Arvizu, i cili ndaloi per te na folur dhe ishte shume i entuziazmuar sepse kishte pare videot tona. Me besoni, nuk kishte lumturi dhe gezim me te madh. Nje personalitet si Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, i cili ka miresine te ndalet, te na takoje dhe te na pergezoje per punen qe bejme, duka na thene "u're so cool", eshte maksimumi qe mund te deshironim. Aq me shume kur ke parasysh disa fytyra personazhes, qe sapo na shikonin shtremberonin turinjte, apo akoma me keq bejne komente te tipit "Aulona dhe Fatma kane ndotur gazetarine, prej atyre te dyjave me vjen turp te them qe jam gazetare" - eshte shprehur nje "gazetare", e cila kur pa Arvizun qe na foli, shqeu syte....Gjithesesi kjo ishte nje nder momentet me te bukura te mbremjes ne planin personal. Momente te tjera te bukura kishte plote. I gjithe prezantimi i Agon Channel, i organizuar ne formen e nje spektakli ishte shume interesant, i mbushur me humor dhe plot ritem. Nen prezantimin e Sonila Mecos, e cila duhet ta pranoj me pelqeu shume, madje me beri te mendoj se duhet ti rikthehet ekranit ne rolin e prezantueses se spektakleve dhe jo vetem si moderatore lajmesh dhe Kledi Kadiut, i cili me ate shqipen e tij simpatike, te perzjere me theks italian ja doli mbane te na emocionoje jo vetem me fjale, por dhe me kercimin shume te bukur qe kishte pergatitur me nje kolegen e tij balerine italiane. Por momenti me i bukur ishte kur ne skene u ngjit prezantuesja Alba Parietti, e cila me gjithe 53 vitet e saj duke e mrekullueshme. Por me i mrekullueshem ishte humori, ironia dhe autoironia e perdorur gjate gjithe intervistes me Sonilen, e cila me beri edhe nje here te me vije keq per personazhet e varfer, bosh dhe te komplesuar qe kemi dhe qe i shnderrojne te gjithe intervistat ne dicka te merzitshme dhe pa pike humori dhe sportiviteti. Kuptohet qe pjesa me e bukur e mbremjes erdhi me pas, ne super partyn qe ishte organizuar, me muzike te bukur dhe mbi te gjitha plote gjera te mira per te ngrene.
Per fat te keq, akoma nuk kam patur mundesi te kem ne duar fotot e shumta qe u shkrepen ate mbremje nga fotografet qe ishin aty, prandaj duhet te kenaqeni me keto pak qe arrita te bej vete dhe me foto qe Fatma me shkrepi pasi u larguam. Duke qene se kur me erdhi ftesa nuk e kisha mire idene e asaj qe me priste dhe menyres se si do te ishte organizuar e gjithe mbremja, isha ne dilem per veshjen. Kisha frika se po te vishja ndonje veshje shume elegante, do stonoja me ambjentin, e njejta gje vlente edhe per ndonje veshje shume ekstravagante. Keshtu qe zgjodha nje rruge te mese, nje veshje dhe stil te sigurte, por dhe te kendshem ne te njejten kohe. Nje kombinim bardhe e zi, trendi i momentit, nje pale pantallona lekure per ta bere pjesen poshte pak seksi dhe trasgresive, per ta thyer me pjesen romantike te kanatieres me dantelle dhe xhakete siper. Nje gje nuk kuptova kur pashe fotot, pse Fatma i ka bere kaq keq, duke bere qe te dukem shume e shkurter. Thua te kete bere nga inati valle? :P
Po e le me kaq shkrimin, se e di qe e zgjata dhe mbase ju kam lodhur pak.
Ke te drejt per fotot se dukesh e shkurter. Ndoshta eshte faji dhe i peplumit te bluzes qe eshte pak poshte dhe kembet duken si me te shkurtera. Po te ishte te pjesa e belit do te tregonte me elegante. Gjithsesi veshja me pelqen dhe ke qene ne lartesine e eventit. Duke pare dhe veshjen e soniles, jeni ne ato ujra.....Deni
ReplyDeleteMe pelqen veshja e ketij evenimenti. Dukesh super cool :)
ReplyDeletePersonalisht me pelqen shume, aq me teper qe bardh e zi eshte shume IN :))) Nje kuriozitet me hiq, pse kur do te jesh ne ujra te sigurta nuk perdor shume ngjyra ??? Eri
ReplyDeleteNe fakt, nuk eshte shume e vertete kjo qe ti ke shkruar, sepse une ndihem ne ujra te sigurta edhe kur jam me ngjyra shume :) Veshja e kesaj mbremje nuk u diktua aq shume nga frika per te perdorur ngjyra, sesa nga deshira per te ndjekur trendin aq shume te komentuar dhe reklamuar bardhe e zi.
DeleteTe pershendes!
Une pantallonat e Michael Jacksonit nuk i kam vesh asnjehere se nuk me ngjisin poooor per t'i dhene Cezarit ate qe i takon Cezarit qenke bere zonjee;). Bukur fare floket, veshja, cdo gje:)
ReplyDeleteMe behet qejfi qe ja paskeni kaluar aq mire dhe qe paskeni marre fjale te mira :) Edhe veshja e bukur,por sidomos floket :) Per gjatesine s'kam ça them se jam xhuxhe vete :P
ReplyDeleteM.
fatma qenka bere shume e mire!
ReplyDeleteVeshja me pelqen, ashtu sikurse fakti qe Arvizu ju ka thene "you're so cool" :D, por nuk mund te mos e ve re menyren e te shkruarit ne kete post. Me ngjan me ndonje hartim te klases se 8 me teme "Si e kaluat fundjaven". Dhe me duket e panevojshme permendja e, telasheve po i quajme, te fillimit te transmetimit te televizionit. Me fal po dukesh sikur te kane dhene lek ta shkruash kte post kaq me levdata dhe pergezime (nuk kam asgje kundra levdatave, po aty ku ekzagjerohet fillon te bjere pak ere). Dhe per me teper, kolegia juaj Desara ne nje episod te Sara's show pothuajse 'tallej' me keto personazhe, a nuk jeni ne te njejtin ambjent ju?
ReplyDeleteGjithesesi, me fal qe e zgjata dhe qe ndoshta nderhyra ne punet e tua personale, po thjesht sme pelqeu te lexoja nje post te tille me mungesa te atij humorit dhe ironise qe Aulona di te bej me se miri :) Nese e ndjen qe ia kam futur kot je e lire te mos e postosh (thjesh kurioziteti i njeriut qe po harxhon ca ore kot ne internet :p)
Ana po e nis nga fundi, sepse e vetmja fjali qe nuk me pelqeu,ose me mire te them me merziti ne komentin tend ishte ajo e fundit. Nuk e di per te saten here do ta perseris dhe me beso nuk lodhem duke e bere kete, dua vetem ta fusni mire ne mendje qe une nuk fshij asnjehere komente ne te cilat ju shprehni mendimin tuaj, sado kundra mendimeve, apo shijeve te mia te jene ato. Une i kam bere komentet me te drejten per ti kontrolluar me pare dhe pastaj ti publikoj, vetem per te evituar shfryrjet e mllefeve dhe inateve personale te disa njerezve te vegjel dhe qe mezi i presin raste te tilla. Te ishte per mua me beso nuk do e kisha fare problem, por meqe ku eshte nje blog qe vizitohet nga shume njerez, duke filluar nga familjaret e mi te paret, si mami dhe motra, pse duhet ato dhe gjithe te tjeret te lexojne sharjet dhe fjalorin e pasjellshme te disa njerezve pa vlere?
DeleteDhe pasi e sqaruam kete, komenti yt ka disa pika per te cilat dua te te kthej nje pergjigje. Sa i perket menyres se si kam shkruar ne kete post. Ti e di qe une thuajse cdo dite marr keshilla, sugjerime, verejtje per menyren si duhet dhe si nuk duhet te shkruaj ne blog? Dikush me thote mos bej ironi, dikush me thote bej me shume humor, dikush tjeter me thote e tepron me humorin, dikush me thote je gazetare behu me serioze, dikush me karagjoze. Njerezit jane te ndryshem, shijet e tyre jane te ndryshme, ti si mendon une me cdo post do ti kenaq te gjithe? Zgjodha te behem pak me serioze ne pjesen e pare te ketij posti, sepse mendoj se tema eshte vertet serioze. Sic e kam theksuar shume here, ky blog nuk ka nje qellim te caktuar. Nuk e kam hapur per te treguar sa bukur vishem, sa gusto kam, apo akoma me shume per te dhene leksione mode, nuk e kam hapur as per te bere humoristet, as per t'ju mbajtur ju me gajret :p, nuk e kam hapur as per te dhene mend, e per te bere analiza e per te dhene opinione mbi ngjarje, apo fenomene te caktuara. Ashtu sicc ne te njejten kohe mund te them qe e kam hapur per te gjitha keto arsye bashke. Prandaj dhe perpiqem qe cdo here qe une postoj te vij ndryshe.
Duke qene se jam pjese e medias, gjithe historia qe ka lidhje me televizionin Agon me ka kuriozuar, ashtu sic me ka nervozuar shume padrejtesia qe une mendoj se u eshte bere dhe meqe ky post ishte i lidhur me inagurimin e ketij televizioni, meqe ky nuk eshte nje blog mode ku une te postoj fotot, te them cfare kam veshur dhe te largohem, por eshte me shume se kaq, vendosa te shkruaj edhe disa rreshta me shume per dicka qe me ka shqetesuar mua, por jo vetem.
Nderkohe qe sa i perket pjeses ku ke permendur Dasaren, mua vertet me vjen keq qe ekziston nje mendesi e tille, por qe e kam fare te qarte qe eshte mendesia qe na rrethon dhe qe karakterizon ne pergjithesi jo vetem median, por cdo institucion ne Shqiperi. Dasara eshte nje person me vete, ka mendjen e saj, mendimet e saj. Aulona eshte nje njeri me vete me mendimet e saj dhe opinionet e saj per njerezit dhe fenomenet. Fatma po ashtu! Ne nuk influencojme te njera tjetra, s'e kemi bere dhe s'kemi per ta bere kurre. Dhe kjo eshte pikerisht fryma e emisionit qe ne bejme. Prandaj e theksojme gjithmone qe keto jane thjesht mendimet tona personale. Nuk diktohemi, apo instruktohemi nga askush. Pse dy njerez qe punojne ne te njejtin ambjen duhet te kene mendime te njejta? Me fal, por per mua kjo quhet diktature. Ne demokraci njerezit jane te lire mendojne ndryshe dhe mos te kene frike te shprehin opinion e tyre hapur!
Me fal nese u zgjata, por e kisha shume te rendesishme ta sqaroja kete pjesen!
Te pershendes shume dhe te falenderoj qe me ke shkruar. Uroj ta besh serish, sa here te kesh dicka qe s'te pelqen, apo qe te pelqen!
Te pershendes!
Shume e bukur!!!
ReplyDeleteThe Chic and Cheap Blog
The Chic and Cheap Blog Facebook Page
Veshja shume e lezetshme Aulona. Une do ta provoja njehere pa ate lulen e zeze ne xhakete por te shoqeruar me nje seri varesesh te gjata, perla p.sh. por jo thjesht varg njengjyresh por te thyera me gure ose me detaje te tjera.
ReplyDeleteTamam si kukull? Me pelqem shume shume veshja!!x
ReplyDeleteEshte nje nga heret e pakta qe nuk ke ngjallur debat dhe kundershti me veshjen dhe sugjerimet jane shume te pakta. Sepse ke bere nje zgjedhje shume te sakte, te pershtatshme dhe estetikisht te bukur. Te inkurajoj te mos kesh frike ta perdoresh kete formule edhe ne veshjet e perditshme. Ndonjehere vdesim per ngjyra (ti dhe une) por nenen natyre nuk e ndryshojme dot kur na ka dhene lekure alabaster dhe tipare me te cilat shkon se tepermi monokromia dhe bikromia :)
ReplyDeleteMe behet shume qejfi per komentet pozitive qe keni marre. E kujt nuk do i behej qejfi po te ishte ne vendin tuaj!
me cudit kjo alba , duket shum e shkurter me trup para jush dhe soniles sidomos. Ne tv del gjigante
ReplyDelete