Thursday, April 4, 2013

Kemishe siper kemishes


Duke i hedhur nje sy disa nga blogjeve te mi te preferuar, gjate mbremjes perpara se te me zere gjumi, i vetmi moment kur kam kohe per t'u verdallisur neper blogje, nder te tjera me terhoqi vemendjen nje  kombinim qe m'u duk shume interesante dhe qe nuk e kisha pare ndonjehere deri me sot: kemishe e veshur siper kemishes. Dhe e bukura ishte qe dy kemishat qe kishte veshur vajza, gjate javes se modes ne New York, mbajtur disa jave me pare nga ishte shkrepur dhe foto, ishin njesoj si dy kemisha qe une kam ne dollap. Ajo poshte ishte nje kemishe ngjyre blu dhe ajo siper nje kemishe me kuadratat ne ngjyre jeshile. Nuk e mendova dy here dhe mezi prita sa te vinte e nesermja qe ta provoja kete kombinim mbi trupi tim. Po ashtu vajza ne foto i kishte veshur me nje pale pantallona te zeza, nderkohe qe i vetmi detaj qe une i shtova nga vetja ishin corapet ngjyre blu ne ngjyren e kemishes, si dhe xhaketa e lekures. Fillimisht isha ne dileme nese duhet ta vishja me nje xhakete me serioze, por ne fund vendosa qe nje xhakete lekure do t'i jepte nje tjeter grint gjithe veshjes. I vetmi ndryshim i madh eshte qe une foto nuk i shkrepa ne rruget e New York-ut, por ne nje ambjen akoma me te bukur, te ngrohte dhe te dashur, ne studiot e Radio NRG :D :P
Pyetja qe kam per ju eshte: c'mendim keni per kete kombinimin kemishe siper kemishes? Jemi mesuar gjithmone qe siper kemishes te shohim pulovra, ose triko, por une mendoj se eshte interesante edhe dy kemisha siper njera tjetres. Po ju?


18 comments:

  1. Shume interesante si ide! Ti je tip qe guxon ne veshje e kjo eshte gje shume e mire. Me pelqeu kombinimi ne teresi e dashur. Ke dhe trupin e bukur qe te lejon cdo lloj veshje.

    ReplyDelete
  2. mua sme pelqyen corapet ne fakt,do me pelqenin pantallonat e gjata sipas meje.mbase ngaqe nuk jam tipi tille qe guxoj kaq shume....te tjerat ishin ok! ai llastiku flokeve e ke per sy besoj :P :P ahahha bej shaka :)u rock girl!!!!!!!!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahaha ne fakt kur e pashe edhe mua s'me pelqeu ai llastiku, por e ke parasysh kur zgjohesh ne 7.30 te mengjesit me gjashte ore gjumi, gjeja e fundit per te cilen mendon eshte llastiku i flokeve :P Te falenderoj per komentin. Te pershendes!

      Delete
  3. Vtm corapet ta prishin :/ do doja sh mos I kishe veshur dhe qe pantallonat te ishin flared pra te gjera poshte :)

    ReplyDelete
  4. Yll yll yll! Shum kombinim interesant. Po qe te shkon vertet shum e kishe vene re?! Te pershendes

    ReplyDelete
  5. Yll yll yll! Shum kombinim interesant. Po qe te shkon vertet shum e kishe vene re?! Te pershendes

    ReplyDelete
  6. Absolutisht qe me pelqen! Madje me ngrite mendjen dhe mua, do ta provoj qe neser. Bravo per guximin qe ke dhe qe sjell gjithmone gjera te reja

    ReplyDelete
  7. Me plq xhaketa, ngjyra blu e ashuroj :) edhe une duhet te ble nje me jake te rrombullaket, besoj qe te punosh ne radio eshte nje nga gjerat me te bukura, sepse askush nuk te shef si je veshur, lol mund te dalesh edhe me tuta :)

    xoxo lulu <3

    sa me kenaqesi te lexoj o Aulona, me duket sikur jam ne shqiperi duke folur me shukurirat e mia.

    sinqerisht.!!!!!!!

    ReplyDelete
  8. Cool! Po mos ta kisha pare te veshur do thoja jo, tani qe e shikoj dhe me kombinimin qe ke bere them nje po te madhe madje

    ReplyDelete
  9. Varet nga kombinimi qe i behet. Shume bukur dukesh ti. Senada

    ReplyDelete
  10. Une nuk e kuptoj si ka mundesi qe njeriu te kete nje shije kaq te shemtuar per tu veshur,sinqerisht..Aulona te duhet ne menyre urgjente nje konsulence per menyren e te veshurit sepse ti moj vajze je tmerr,po tmerr fare.Neper bote ka disa emisione televizive per te ndihmuar njerezit qe sdine te vishen duke i ndryshur komplet garderoben,ti do ishe nje nga kandidatet e pakontestueshem te ketyre lloj formati...Nejse eshte ceshtje gustoje ne fund te fundit por te lutem mos hap blog mode,shkrimet i ke shume te kendshme por deri aty duhet te filloj e te mbaroj blogu jot,qellimi i komentit tim nuk eshte as te te ofendoj e as te te gjykoj,aq me pak te te jap mend por dukesh qesharake sinqerisht me keto eksperimentet e tua te ekzagjeruara,mos e lejo veten te kategorizohesh tek njereit e veshur me keq,sepse je edhe person publik

    ReplyDelete
    Replies
    1. thank god ka dhe njerez normal ne kete blog
      kemisha siper duhej shuuuume oversize to get the look po nuk kishe mundesi ta kapje kaq gje se duhet te kesh dicka te lindur ne kete pune.

      Delete
  11. Me pelqen ideja e 2 kemishave dhe me pelqen qe e ke provuar menjehere. Do isha kurioze te shihja edhe tentativa te tjera te kesaj ideje, dhe pse jo t'i kushtoje 1 post me vete me titull si psh. "3menyra per te veshur 2 kemisha" :)
    Ato qe me vijne ne mendje ne menyre rrufe jane :
    - me 1 pale pantallona te zeza te ngushta deri ne fund te kyci kembes me kepuce oxford (me ose pa corape, po ne ngjyre ndryshe nga bluja-e verdhe psh.)
    - me xhinse blu ose bojeqielli (pa shume lara, sa me njengjyreshe) forme flare (kauboj) poshte.
    - keshtu sic i ke kombinuar ne kete rast, do i shkonin dhe nje pale cizme me prerje me poshte te qafes, me te hapura dhe ndoshta ndoshta kemisha blu e lene jashte pantallonave?? Just saying. Me vure ne pune fantazine tani :)

    ReplyDelete
  12. Shume kombinim i bukur. Them se funksionon ngaqe ngjyrat e dy kemishave lidhen mire me njera tjetren dhe ngaqe kemisha e siperme shton interesin - ka kuadrata dhe percina. Nuk besoj se do me pelqente po te ishin kemishat njengjyreshe, pra pa motive.

    P.S.
    Bli ca llastike transparente per te kapur floket :)

    ReplyDelete
  13. E vetmja gje qe nuk me pelqeu dhe mua jane corapet. Edhe per mendimin tim me pantallona me te gjata do dukeshe me bukur.
    Me pelqen kemisha mbi kemishe :)

    ReplyDelete
  14. Shume e bukur ideja :-))) Po zakonisht i shesin tani kemisha e blusa me menge ne ngjyra te ndryshme qe duken sikur jane dy...
    Shume ide e bukur e jotja :-)))

    ReplyDelete
  15. auuuuuuuu sa me zhgenjen kur vishesh kshu. nuk te shkon fare kjo veshje kaq koti koti koti .komplet out

    ReplyDelete