Kete fundjave, gazeta "Mapo" me kishte zgjedhur si nje nder
personazhet e saj ne nje interviste qe me pelqeu shume, aq sa ju
pergjigja pyetjeve brenda 20 minutash, gje qe nuk kishte ndodhur
ndonjehere me pare. Meqe ka patur kerkesa, sidomos nga ata qe jetojne
jashte dhe s'kane patur mundesi te blejne gazeten, une po e vendos ketu
ne blog, edhe me link-un online te gazetes Mapo bashke me intervisten qe
mund ta lexoni ketu,
gjithashtu per ata me pertacet po e hedh direkt ne post intervisten
bashke me fotot e perzgjedhura per te. Ne fund dua te falenderoj Arta
Canon, intervistat dhe shkrimet e se ciles gjithmone me kane lene nje
shije shume te mire :)
Aulona Musta, një fëmijëri prej rock star
Cili është mëngjesi yt rutinë?
Zëri i mamit që shërben si zile, në orën 7:50. Mëngjesi i bollshëm të cilin e konsumoj çdo mëngjes, ndryshe nuk funksionoj dot. Grimi, i cili sa më shumë kalon koha aq më minimal bëhet, madje ka mëngjes që dal edhe pa u trukuar fare. Vajtja në zyrë në orën 9, kafja e mëngjesit para kompjuterit, e pastaj me radhë angazhimet e ditës.
Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Zgjimi në orën 12:00, mëngjesi, një vërdallisje nëpër shtëpi nga gjysmë ore
dhe pastaj prapë gjumë në orën 13:00 dhe kështu të kalonte gjithë dita. Kam
shumë mangësi gjumi këto kohë, prandaj e vetmja gjë që dua është gjumiii.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?
Siç thashë edhe më sipër, më shijon shumë kafja që pi në zyrë, më shumë se sa
kur e konsumoj në lokal.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje, mëngjesi?
Zakonisht kafen e parë e pi vetëm. Pastaj ka gjithmonë një kafe të dytë që
gjerbet me persona të ndryshëm në varësi të angazhimeve të ditës, por më shpesh
kafen e dytë e konsumoj në shoqërinë e partnerit tim në jetë, Tomit, ose
partneres sime në punë, Fatmës.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?
E dashuroj! Dhe besoj se ky është Fati më i madh për mua, që mesa kam vënë
re jo shumë njerëz e kanë, të dashurosh me gjithë shpirt punën që bën.
A i devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?
Mundohem mos ta bëj. Jam një person që e dua shumë rregullin dhe
korrektesën, prandaj përpiqem gjithmonë që gjërat t’i bëj sipas një plani të
mirorganizuar, të cilit preferoj të mos i shmangem.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?
Më doli një punë urgjente, prandaj jam e detyruar ta shtyjmë punën së bashku
për më vonë (tani që e zbulova duhet të mendoj për ndonjë “gënjeshtër” tjetër) J.
A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky
dembelizëm?
Vetëm dembele që s’jam. E urrej dembelizmin dhe parazitizmin. Dhe besoj këtë
e vërteton fakti që bëj tri punë, ndjek studimet dhe gjej çdo ditë kohën për të
kryer aktivitet fizik. Përfundimisht dembelizmi është një sport që s’bën për
mua.
Ku të zë dreka zakonisht?
Varet. Një ditë në zyrat e “Palomës”, një tjetër në xhirimet e “Thumb”, dy
herë në javë në radio Nrg, ku kam emisionin “Sillikon”, shpesh në shkollë, por
gjithmonë në punë.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?
Të them të drejtën preferoj ushqimet e mamitJ Në përgjithësi drekën e
marr të gatshme nga shtëpia, ose porosis diçka në zyrë. Nuk jam frekuentuese e
mirë e lokaleve.
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?
Zakonisht më ftojnë, edhe pse faturën e paguaj unë (qesh).
A je kursimtare?
Unë them që jam, por nëse do të pyesni mamin tim p.sh. do të thoshte që jo
(qesh). Në fakt mendoj se jam në mes të të qenit kursimtare dhe dorëlëshuar.
Nuk e shpërdoroj lekun, ama as nuk kufizohem nga qejfet që mund të kem. Kam
kursyer në disa gjëra që mund të më kenë dhembur për momentin, si p.sh blerja e
veshjeve shumë të shtrenjta, apo siç kemi qejf t’i themi ne shqiptarët
“firmato”, apo ato drekat dhe darkat e përditshme jashtë, që përmendëm më
sipër, ama kjo më ka lejuar që në moshën që kam, ende të re, të kem një shtëpi
dhe makinë që i kam blerë me shpenzimet e mia. Kjo është ana e mirë e të qenit
kursimtare e moderuarJ.
A ke në rit gjumin apo pushimin e drekës?
Me atë ritëm pune dhe jete që kam çdo ditë, gjumi i drekës më duket një luks
edhe për t’u ëndërruar, e jo më për t’u bërë realitet.
Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar
të drekës?Bëje rrenga për t’i shpëtuar?
Hahaha sa pyetje interesante, sepse menjëherë më solli në mendje shumë
kujtime nga fëmijëria, sidomos ato të lidhura me gjumin e detyrueshëm të drekës
të cilin aq shumë e urrejmë kur jemi fëmijë, pa e ditur që kur të rritemi do ta
duam më shumë se çdo gjë dhe s’do ta kemi dot. Patjetër që edhe unë kur isha
fëmijë nuk e doja gjumin e drekës, pasi doja të shikoja në televizor filmat
vizatimorë që jepeshin në atë orar, por ja që gjumi i drekës ishte i detyruar.
Dhe meqë në përgjithësi kam qenë një fëmijë i bindur, nuk më ka punuar mendja
për të shpikur ndonjë rreng që ta evitoja, por ashtu siç isha e mërzitur
shtrihesha për të fjetur dhe filmat vizatimorë që nuk i shikoja dot në Tv, i
bëja në mendje derisa më zinte gjumi.
Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Albume të shumta me fotografi…dhe patjetër kujtimet.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?
Kujtimet e mia më të bukura janë ato të lidhura me periudhën kur kam jetuar
në Bukuresht, Rumani. Ato tri vite që kam kaluar atje, mund të them pa frikë që
janë ndër vitet më të bukura të jetës sime. Ende fëmijë (nga mosha 7 deri 10
vjeç), unë kisha dhe përjetova gjithçka që në Tiranë nuk do të kisha patur
mundësi të përjetoja kurrë. Ende sot i kujtoj me nostalgji orët e kaluara nëpër
parqet gjigante të lojërave, që kur ua tregoja shoqeve të mia në Tiranë,
mendonin se tallesha dhe shpesh nuk më kanë besuar. Kujtoj me nostalgji dhe
mall të madh qendrat gjigante tregtare, të mbushura me dyqane të ndryshme, duke
filluar nga ato me veshje për fëmijë, e deri tek dyqanet me lodra dhe kukulla
Barbi në të cilat përhumbesha për orë të tëra. Kujtoj kukullat e para Barbi,
qëmë dukeshin një ëndërr edhe kur i kisha të miat, në shtëpinë time dhe çohesha
natën nga gjumi për t’i kontrolluar në ishin akoma aty apo jo. Kujtoj orët e
mësimit që zhvilloja çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 8 deri në 12,
në shtëpi, vetëm me mamin tim, që për ato katër orë shndërrohej në një mësuese
të rreptë dhe shumë të dedikuar. Kujtoj pushimet e kaluara në Costanza, hotelin
e parë me pesë yje, me pishinë brenda dhe jashtë, me diskoteka gjigante. Kujtoj
emocionin më të madh që kam marrë deri më sot në jetë, ngjarjen më të bukur,
eksperiencën më të jashtëzakonshme që vazhdon ende të mbajë vendin e parë,
mundësinë për të parë live Michael Jackson në koncertin që ende sot mbahet si
më i madhi dhe më i bukur i dhënë në Europë, ai në Bukuresht. Kujtoj….. eh sa
shumë kujtime që kam!Çfarë nostalgjie e jashtëzakonshme!
Po kujtimet e hidhura?
Disa vite më parë, kur kam humbur njerëz shumë të shtrenjtë dhe të dashur
për mua.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban
vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?
Sekretet më pëlqen t’i ndaj me njerëz tek të cilët kam besim dhe njerëz të
tillë patjetër që janë mikeshat e mia më të ngushta, që dinë edhe sekretet e mia
më të mëdha. Ka patur një periudhë në adoleshencë dhe në rininë e hershme që
kam mbajtur ditar. Ndërkohë që sot si një lloj ditari, jo më në letër por
elektronik më shërben blogu që kam, ku përpiqem të ndaj pak nga përditshmëria
ime. Edhe pse në këtë rast ato sekretet e mëdha, tregohem e kujdesshme mos t’i
ndaj me këtë ditar publik tashmë.
Çfarë ka në portofolin tënd?
Lekë, karta që tërheq rrogën:P dhe disa kartëvizita që nuk janë përdorur
kurrë.
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e
rrobave?
Kam patur gjithmonë “vesin” që veshjet e ditës t’i përgatisja që një natë më
parë, sepse në këtë mënyrë shmang edhe stresin e mëngjeseve kur gjithmonë nuk
do ta gjesh atë veshje që kërkon.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?
Portokalli, ka qenë zgjedhja ime që shtëpinë ta lyenim portokalli e
kombinuar me bezhë dhe pak jeshile. Tashmë dihet publikisht që unë i dashuroj
ngjyrat, kështu që nuk do kishte kuptim që shtëpia ime mos të ishte e mbushur
me ngjyra të ndezura J.
Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike,
ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?
Obobo ç’pyetje më ke bërë, sidomos për sa i përket ushqimeve…e di që do të
tingëllojë çuditshëm, mbase dhe e shpifur për disa, por mua më pëlqen shumë era
e peshkut. Aq sa mikesha ime e ngushtë më ka thënë gjithmonë me shaka që do të
më bëjë dhuratë një parfum me aromë peshku, por nuk ka dalë akoma ai “trim” që
ta prodhojë një parfum të tillë (qesh). Gjithashtu më pëlqejnë dhe plot erëra të
tjera të çuditshme, si era e shkrepëses së djegur, era e benzinës, era e
allçisë, por po e lë me kaq listën përpara se të më vini vizën….hahaha
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?
Kam tri mikeshat e mia të ngushta. Me njërën prej tyre, atë të ngushtën fare
që e kam mike prej 13 vitesh, punojmë së bashku te “Paloma”, kështu që duam
s’duam takohemi përditë. Me dy të tjerat, kohët e fundit për shkak të punëve
dhe angazhimeve të shumta (njëra sapo është bërë dhe nënë), nuk kemi mundësi të
takohemi aq shpesh sa më parë, megjithatë me to kam kaluar disa nga momentet më
të bukura të jetës sime, ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme dhe jam e sigurt
që do t’i kem pranë vetes deri në fund të jetës.
A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë
mik i yti?
Veten time do ta konsideroja njeri shumë miqësor, e hapur për miqësi të
reja, edhe pse shumë fanatike e miqësive të vjetra, vendin e të cilave nuk ka
miqësi në botë që ta zëvendësojë (përveç Fatmës ha ha ha).
Ku rri zakonisht me miqtë?
Po aty ku rrinë të gjithë, lokaleve :)
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita
jote?
Në përgjithësi ora 20:00 më gjen në shtëpi. Kam kohë që kam hequr dorë nga
të dalat mbrëmjeve. Lodhem aq shumë gjatë ditës, saqë në darkë e vetmja gjë që
dua është të mbyllem në shtëpi, duke lexuar ndonjë libër kur jam në shtëpinë
time, ose duke parë ndonjë film kur jam në shtëpinë e partnerit tim.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?
Libra, revista, Tv dhe internet.
Po idealja cila do të ishte?
Ajo që përmenda më sipër. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë më shijojnë
mbrëmjet e kaluara në shtëpi dhe aq më pak ato nëpër lokale dhe ambiente të
zhurmshme.
Kur shkon për të fjetur?
Rreth orës 12.00 -1.00.
Cila është uniforma jote e gjumit?
Pizhama të gjata në dimër dhe të shkurtra në verë kur fle vetëm. Kur fle me
partnerin pastaj ndryshon puna…:P
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të
ëmbël”?
Një natë familjarëve të mi, e një natë partnerit tim, duke qenë se një natë
fle në shtëpinë time, e një natë në të tijën. :)
Shum E Bukur Intervista Bravo Aulona Gjithmon Ate Qe Ben Thua ..Je Shum E Mire
ReplyDeleteEmiguela te falenderoj qe me ndjek dhe me shkruan gjithmone. Perqafime!
DeleteMe pelqen ciltersia.
ReplyDeleteFaleminderit Eda :)
DeleteHahahahaha nuk ka dale akoma ai qe te beje parfum me ere peshku,hahahhahhahhaah.Era e shkrepeses se djegur me pelqen edhe mua ;) Jam deshmitare qe je tip miqesor,te pakten mua me je pergjigjur shume here ketu dhe te falenderoj meqe po me jepet rasti ;)
ReplyDeleteNje nder kombinimet qe ne pergjithesi s'me pelqen shume eshte protokallia me jeshile (perveçse nese jane pak "te vrara" si ngjyra),keshtu qe me bere kurioze per shtepine.
Shume interviste e bukur!
M.
Poooo parfum me ere peshku, nese ka ndonje te tille andej nga Italia do te ishta e lumtur po te me njoftoje hahahahahaha Sa per kombinimin e jeshiles me portokallin, mua ndryshe nga ty me ka pelqyer gjithmone. Kam pershtypjen se i kam publikuar disa foto te shtepise ne nje nga postet ketu ne blog, por heren tjeter qe do bej foto brenda ne shtepi do te ta dedikoj ty postin hahahaha :P
DeleteTe pershendes e dashur!
Interviste e kendeshme, jo ai shablloni i pyetjeve qe behen gjithmon dhe sigurisht pergjigjet akoma me interesante.......Deni
ReplyDeleteFaleminderit Deni, faleminderit qe je bere pjese e pandashme dhe e rendesishme e ketij blogu me komentet e tua :)
DeleteMua me pelqen era e shkrepses, gelqeres, bojes, pale pastaj era e dheut kur sapo ka filluar te bjere shi,hihihi kur e them kete njerezit me shohin si"ufo".Edhe une i dashuroj ngjyrat po aq sa ti,ne shtepine time salloni ka kombinim te se verdhes me portokalli,kuzhina jeshile,dhomat kane ngjyre pjeshke.
ReplyDeleteMe pelqeu shume intervista ,bashke kemi qene ne te njejtin gjimnaz nuk te kam njohur nga afer thjesht si fytyre,disa here kur te kam pare ne TV kam menduar se ti je pak "mendjemadhe"(me fal por spo gjej nje menyre pak me te edukuar per tu shprehur).Por te kam ndjekur ne blog qe ne dhjetor(me pelqejne shkrimet e tua)nuk kam mundesi te te lexoj tek Paloma apo tek Thumbi, dhe te them te drejten me dukesh krejt ndryshe.Nje vajze e thjeshte e zgjuar e cilter dhe mbi te gjitha punetore.
Pershendetje,Elvi.M
Elvi po qe ma ke bere shume qejfin me kete koment e di? :)Nuk merzitem kur njerezit pa me njohur me etiketojne si mendjemadhe, eshte dicka krej normale, qe na ndodh te gjitheve aq me shume me njerez qe i shohim nga ekrani dhe qe nuk i njohim personalisht, te krijojme pershtypje qe shpesh mund te jene te gabuara. Por gezimi me i madh eshte kur keta njerez ne mundesine e pare qe kane per te te njohur, qofte edhe per se largu, apo vetem virtualisht, ndryshojne mendim dhe ta thone kete hapur. Une te falenderoj dhe nje here qe me ke shkruar dhe qe ma bere mengjesin me te bukur me kete koment :)
DeleteAULONA JE SHUJME E MIRE TE DUA SHUME ERI VLORE
ReplyDeleteEri faleminderit shuuume! Te perqafoj!
DeleteTe kam ndjekur qe nga kafazi i arte dhe je nje femer e mrekullueshme. Te pergezoj per karrieren qe ke bere deri tani per ate vullnetin tend ate palodhshmeri perfeksionizmin( e thash mire? :p).
ReplyDeleteMe vjen keq per momentet e hidhura qe ke kaluar si nje aksident vite me perpara kur humbe nje njeri te dashur per ty por suksesi jot tregon qe nuk dorezohesh ne asnje moment.
Suksese te metejshme Aulona
Me respekt, Aida.
Aida te falenderoj shume, shume, shume per keto fjale qe me ke shkruar. Me preke dhe lumturove ne te njejten kohe :)
DeleteTe pershendes shume!
Ca nenkupton fjala "rockstar" tek titulli? :P
ReplyDeleteUne intervistes i jam pergjigjur, nuk e kam bere, keshtu qe nuk jam une personi qe mund te te jape shpjegime per titullin :)
DeleteMua zakonisht nuk me pelqejne shume intervistat me personazhe shqiptare per shkak te pyetjeve standarte apo pergjigjeve diplomatike. Por jo ishte nje nga intervistat me te sinqerta dhe interesante qe kam lexuar. Ndonjehere njerezit mund te parapelqejne te lexojne per femijerine tende sesa per albumin e ri apo filmin e fundit (personale kjo gjithmone). Te pergezoj Aulona!
ReplyDeleteAulona me pelqen shume blogu jot edhe per faktin qe kam rreth 13-14 vjet qe jam jashte Shqiperie e kur shoh ganza si ty, me mentalitet te hapur me pelqen shuuuumeeee :-)))
ReplyDelete