Thursday, January 17, 2013

Ne palester sport, apo sexy?

Nje jave me pare isha e ftuar ne emisionin "Takimi i pasdites" ne Tv Klan, per te folur per nje nga temat e mia te preferuara, palestren. Ne fakt tema nuk ishte e perqendruar tek aktiviteti fizik ne vetvete, por tek veshja dhe stili ne palester: "a ka nje kod veshjeje edhe per palester"? Per ata qe me kane ndjekur live gjate emisionit, e kane degjuar edhe mendimin tim, per ata qe nuk e kane ndjekur dhe duan te dine per cfare eshte folur kane mundesine ta bejne ne kete link ku eshte i gjithe emisioni (vetem beni pak durim pasi kjo teme nis pjesen e dyte dhe te trete). Por per ata qe, as nuk me kane pare dhe as nuk duan te me shohin sepse pertojne, atehere une po bej nje permbledhje shume te shkurter sepse do te deshiroja te dija edhe mendimin tuaj, kush e mendon si une dhe kush jo? 
Per mua gjeja e fundit qe ka rendesi ne palester eshte veshja dhe te dukem bukur. Qe te mos keqkuptohemi, patjeter qe ka shume rendesi qe veshja te jete e duhura dhe mbi te gjitha te jete material i pershtatshem per palester, pambuku ze vendin e pare, por kjo lidhet me shendetin, jo me pamjen e jashtme. Sic e kam thene edhe ne emision, kur e kam nisur palestren nente vite me pare, ngaqe nuk ndihesha mire me trupin tim, vishja tuta dhe bluza shume te gjera (madje ndonjehere ja merrja edhe babit). E ndjeja qe trupi im kishte difekte dhe nuk doja ti beja ato te dukshme, prandaj zgjodha te gjerat deri sa nisa te vija ne formen qe une doja. E megjithate te gjerave kam deshire ti kthehem here pas here edhe sot, kur me trupin tim ndihem shume mire. 
Mua nuk me pelqejne veshjet ekstravagante ne palester, veshjet qe terheqin vemendje, veshjet qe ulerasin: "heeey me shikoni sa seksi qe jam". Aq me shume ne palestrat tona, ku shpesh meshkujt behen aq te bezdisur me shikimet saqe te vene ne siklet dhe ti nuk e ke me mendjen per te bere ushtrimet, por si ti ruhesh shikimeve kureshtare dhe te neveritshme te ca tipave pa piken e taktit. Ashtu si nuk jam as dakort me ato femra qe jane mbipeshe dhe nuk jane ne forme te mire fizike dhe ne vend ta fshehin kete gje, e evidentojne edhe me shume me ane te veshjeve te ngushta, apo te shkurtra. E pastaj aq me pak jam dakort me ato femrat qe vijne ne palester te krehura dhe i kerkojne profesorit te mos ti djersise shume sepse i prishen floket (nje histori te tille, por edhe nje tjeter shume te lezetshme i kam treguar edhe te emisioni). 
Jam shume dakort qe ne palester, si vajzet edhe djemte te veshin ato veshje qe evidentojne edhe me shume pikat e tyre te forta ne fizik, sepse kjo eshte shume motivuese. Madje kjo eshte keshillja qe do t'ju jepja dhe qe funksionon edhe me mua. Kur vesh kanatjere dhe shoh ne pasqyre krahet e definuar, ky eshte stimulimi me i madh per mua per te vazhduar edhe me fort. Ama gjithmone brenda normave dhe pa ekzagjeruar...
Me ka ndodhur nje here qe nje vajza te vinte ne palester gjithmone me boksera dhe gjysmen e prapanices e kishte jashte! Me besoni nuk ishte aspak nje pamje e bukur per tu pare!
Po ju c'mendim keni per kete teme? Nese do te ishit te ftuar ne nje panel per te folur ne lidhje me kodin e veshjes ne palester, cili do te ishte mendimi juaj dhe argumentat qe do te jepni. Aty te paneli ku isha e ftuar une, te ftuarit e tjere m'u vune pak kunder, po thuaj shyqyr qe kisha Rudinen qe e mendonte njesoj si une :)
Uroj te kete debate neper komente se si shume te urte jeni bere keto kohe :) :P Nderkohe kam bashkangjitur edhe tre foto, te vetmet qe kam nga nente vitet e mia ne palester! :P




3 comments:

  1. sbesoj se duhet te veshesh regular bra ne palester apo per vrap...perdor sport bras aulona se kto qe ke veshur ne kete foto sme duken te pershtatshme....

    ReplyDelete
  2. Une kam frekuentuar palestren qe para se te behej mainstream per adoleshentet dhe e beja me shume qejf!! Por e di c'me ndodh sot Aulona, kur i them dikujt dua te filloj palestren? waaaa ti je shume e dobet!! do shkosh te tresesh kockat aty?? Ja qe kulture palestre dhe sporti ketu tek ne nuk ka! And i feel like crap Te shkosh ne palester ketu tek ne eshte baraz vetem me humbjen ne peshe dhe sepse eshte trend!

    ReplyDelete
  3. Te kam ndjekur live ate dite dhe me ke pelqyer shume si ke folur, bravo per mendjen qe ke.Por une nuk habitem qe vajzat vishen ashtu ne palester, meqe edhe ne rruge shikon shume qe vishen si prosti (me fal per fjalen).

    ReplyDelete