Monday, August 19, 2013

Dembele, por me qafen ne vend ama...


Ky muaji i gushtit ka qene nje muaj shume pertac per mua. Dhe kur them pertac nuk e kam fjalen vetem per punen, por per gjithcka. Me ka kapur nje vale dembelizmi per te punuar, per te dale, per t'u argetuar, per t'u lyer, per t'u veshur, madje edhe per te bere zumba, pra me pak fjale per gjithcka. Kenaqesine me te madhe e marr duke ndenjur ne shtepi, e shtrire dhe duke lexuar, ose duke pare ndonje film. Ne fakt, kur kam biseduar me njerez te ndryshem, kam vene re qe kjo pertacia, sidomos per te punuar eshte nje sindrome e pergjithshme ne kete periudhe dhe zakonisht lidhet me vapen e madhe, qe gjithmone i dembelos njerezit. Por besoj se pervec ketij fakti, tek mua duhet te kete ndikuar disi edhe mbingarkesa qe kam patur gjate gjithe vitit. Abuzimi i madh mendor dhe fizik qe kam bere me punen per nje vit te tere, po i jep shenjat tani. Mesa duket dy jave pushime nuk mjaftuan dhe trupi ka nevoje serish per "regjim shtrati". Une uroj vetem qe kjo periudhe te kaloje sa me shpejt, sepse shtatori erdhi dhe te tjera impenjime dhe pune te vrullshme me presin.
Kjo puna e dembelizmit sic e thashe, me ka kapur edhe ne lidhje me veshjen. Sic e kam zakon tashme prej vitesh, rrobat i bej gati qe ne darke, por kur zgjohem ne mengjes pertoj aq shume te "pispillosem" dhe sidomos te vesh taka, saqe i le mbi karrike ato qe kam bere gati nje nate me pare dhe zgjedh nje veshje sa me komode dhe mbi te gjitha balerina, ose shapka plazhi :P Por kur ke nje blog per te mbajtur, duhet qe here pas here t'i qendrosh strike zgjedhjes se darkes, edhe pse, edhe te besh kete perton. 
Te premten e kaluar thashe nami te behet do vesh taka. Dhe ashtu bera! Madje jo vetem qe vesha taka, por vura edhe nje varese floriti. E dini sa kohe kisha pa vene varese floriri? Kam pershtypjen qe hera e fundit ka qene, kur kam qene 10 vjec :D Por nuk e di c'me gjeti dhe ja ku jam, me nje varese floriri ne qafe dhe cka eshte me e rendesishmja, kur u ktheva ne shtepi, qafen vazhdoja ta kisha ne vend...sepse me cfare po degjojme kohet e fundit, eshte fat i madh nese vendos te dalesh rrugeve me varese floriri dhe te kthehesh ne shtepi me varesen bashke me qafen me vete!
Tani me thoni pak mua, kjo puna e dembelizmit duhet te me shqetesoje vertete? Me ka kapur vetem mua me keto doza te medhaja? Apo eshte edhe ndonjera nga ju qe vuan nga kjo "semundje" verore?
Ju uroj te gjithave nje jave te mbare dhe sa me aktive! 


22 comments:

  1. po me ngushellon fakti qe sqenkam e vetmja me kte punen e dembelizmit :/

    ReplyDelete
  2. Na kane shpetuar ne fakt ato vareset gjysem kilogrami qe e solli tendenca e modes gjoja e s'lodhet me kush te ta kepuse qafen se zhgenjet kur nuk gjen 535 mbi te..Varesja ,bluza dhe fundi supeerrr..(po i theksoj se nuk i kam pare me perpara )A ka te drejte te iki edhe deshira per te punuar me pushime ?Ka qe c'ke me te..Pasditeve edhe une pertoj te dal..po as nuk bej ndonje pune ne shtepi, as flej e s'bej asgje asgje..sorollatem e shtrihem sa ne nje divan ,sa ne nje shtrat..me ndonje reviste,liber ose me telefon..E nuk eshte se nuk kemi pune ee..Kemi plot,po ja qe dembelizmi na ka roberuar!:P Kalofsh sa me bukur ! :)

    ReplyDelete
  3. Aulona sa yll e ke trupin sinqerisht,dua dhe une te bej zumba sa per dembelizmin dhe une se fundmi po vuaj nga kjo sindrome ,ti pate fatin te beje ca pushime(qe na i beje per zili me ato fotot) po ne te tjeret qe jemi ne pune pa bere asnje dite pushim se..... je shume e mire(pa furca sinqerisht)

    ReplyDelete
  4. Aulona lejoja vetes edhe pak dembelizmin. Ne shtator do e shikosh do zgjohesh vete ;-)
    Ndryshon edhe klima, fillon edhe puna, etj, etj.
    Une jam super-aktive per sport, sepse e di qe mbas 10 ditesh rrezik do veshim palltot prej te ftohtit
    E Po shfrytezoj diellin per sa kohe do rezistoje ketej nga Europa Veriore :-)
    Te pershendes :-))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne lidhje me komentin tend mund te them vetem....eh lum ti qe jeton ne Europen Veriore :'( :P

      Delete
  5. Shume yll ne trup,, te lutem me sygjeron 1 palester ku mund te shkoj se nuk kam gjetur rehat me kete pune ??

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ajo qe kam disa kohe qe e sugjerojme tashme, qe kur e kam provuar vete eshte Zumbaaaaa!!! menyra me e mire edhe per te bere qejf, edhe per te ardhur ne forme. Te drejtoria e Policise, siper BSB0-es shkoj une dhe me beso, eshte shuuume e mire :)

      Delete
    2. Me fal se tu bera dhe e bezdisshme me kaq pyetje por BSBO ku i bie,, mbase eshte injorance por vetem kete vit kam ardhur te jetoj ne tr dhe nuk jam e informuar mire me vendet. Aty shkojne dhe njerez te thjeshte ? (flm shume)

      Delete
    3. Asnjehere nuk eshte injorance te pyesesh :) BSB eshte dyqan veshjesh dhe ndodhet te kryqezimi i Drejtorise se Policise, perball ka disa lokale si Corner, Frends Book House, etj. Siper dyqanit, ne kat te dyte, jane ambjentet e Zumbes. Po ta shohesh qe nga jashte e dallon, pasi eshte e shkruajtur me te madhe Yoga dhe Zumba :)

      Delete
  6. Kjo varesja ndricon cik si shume por gjithsesi... me pelqen fundi qe ke vesh ;)

    ReplyDelete
  7. Fundi dhe canta te preferuarit e mi. Por me pelqen e gjithe veshja dhe kombinimi ne pergjithesi. Po ashtu dhe fotot kete here i ke bere me bukur

    ReplyDelete
  8. O ju njerzez, o ju komentuese...vetem nje pyetje kisha per ju? Sinqerisht nuk u lidhet me kwto komplimentat me fallco qe mund te ekziatojne:"aulona ke nje trup te papare" . Sinqerisht qe me vjen per te qeshur sa herw lexoj komente te tilla pasi me dukeni patetike, Aulona I'm so sorry but le per te deshiruar qofte ne fizik e qofte ne gusto, pa lidhje kompket

    ReplyDelete
  9. Qe te mos kete Aulona shkas per replike ne lidhje me komentin me lart, po kerkoj falje per gabimet ortografike por jane lapsuse si pasoje e efektit cel. :p

    ReplyDelete
  10. Ne fakt komenti jot eshte efekt i trurit me goditje qe do kesh marre!!
    S'te ka faj celi, po lulka!!

    ReplyDelete
  11. Aulona kjo canta tip clutch po ma ben me sy :p do ma thuash ku e ke marr plzz? Mos ki merak sje e vetmja me kt dembelizmin ti na ka kap te gjithve po sthua shyqyr e shtyjme ne freskllekun e kondicionerit duke lexuar ndo1 liber,se ter veres na u thane syte per kto librat. Jo vetem taka qe svesh dot tani jo se vdes nga kembet se e ha me dhemb veten per tu duk cik *bukur* po smahen takat ne vap moj pz, ndersa pasditeve levizim xhiro dhe rrezik dukem si ndonje pem e thyme.jo flm, 1 e 62 jam *(pa shtuar as 5 cm vet :p ) & po u qendroj me mir besnike ktyre te sheshtave. Sa x takat ne garderob per te cilat kam harxhu qimet e kokes - shih me sy e plas me zemer- I thon ksaj pune. Blog I bukur.klm

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur canten e kam marre ne Itali :) Te pershendes dhe faleminderit qe me ke shkruar!

      Delete
  12. Sa e Mir je berrrr !

    ReplyDelete
  13. Me pelqen kombinimi qe ke bere, sidomos fundi dhe pa harruar te permend qe ke 1 trup x tu patur zili. Sa me shume ndjek blogun tend, aq me teper me lind deshira te merrem dhe une me zumba. Shpresoj te kem pak me teper vullnet kete vit. :(

    ReplyDelete
  14. Hahahahahaha sa qesha me kete punen e qafes ne vend,hahahahahahaha.S'po e kuptoja pse e kishe vene kete titull,pastaj.....
    Sa i kam hapur syte neper TR se mos te shihja ndonje dite (do te kisha ndaluar se s'ben te te pershendesja),por paske qene e ngujuar :P
    M.

    ReplyDelete
  15. Nese do e dije sa patetike dhe shum hipokrite je do te te vinte neveri nga vetja !
    Nje person qe nxjerr jetesen duke u marr me thashetheme per te tjeret nuk besoj se ka te drejt te indinjohet thell kur personat neper komente ja kthejn me te njejten monedhe .
    Besoj se ne fakt gjith kjo "hate" neper kto komente do te ishte shum e mir per ty dhe ndoshta do te ti hapte pak syt per te kuptuar se si ndoshta ndihen edhe te tjeret sa her qe ti hap ate gojen tende per te nxjerrur vrer .
    NUk kam aspak respekt per nje person qe nderton karrier dhe suksesin e vet duke neperkembur ate te dikujt tjeter .
    Ajo shprehja "GET A LIFE " sikur esht shpikur per ty .
    Edhe para se te shkruash komente te tipit meqe ste pelqen blogu avullo , lerm te te them qe esht hera e par qe e shof dhe sinqerisht smendoj te kthehem me . hahahahaha kohet e fundit profesioni i gazetares esht beri si ajo loja te luajme shtepirash . Mendon se ke nje ze dhe je ndryshe nga kjo shoqeri koti qe na rrethon ? kam nje lajm per ty e dashur you are just as bad as them . ti nuk sjell as risi , as frymezim , as shpres tek shikuesit e pseudo emisionit tend . Ti thjesht perhap vrer dhe me shum vrer . pyetja esht vertet jeta jote esht kaq e trishtushme :( sa nuk ke ca ben dhe meqense asnje televizion nuk te puneson thua po hap nji channel ne youtube ? Nejse , secili ka zgjedhjet e veta ne jet , dhe lerm te shtoj se komenti im ska asnje gram dashkeqesie ndaj teje si person sepse as te njoh , thjesht ajo qe ti pasqyron tek njerzit esht shum e shemtuar ! kur nisi ne fillim thumb mendova se kto 2 vajza te reja do eperdornin lirin e tyre per te ber ndryshim , po sa per ate qe transmetoni ju ? jo faleminderit me mir degjogj thashethemet qe ben motra ime gjimnaziste me shoqet e saj ... c'humbje .

    ReplyDelete
  16. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona urime per blogun si dhe per jeten tende profesionale.Ato qe shkruajne komente si keto siper jane thjeshte ziliqar.Se nese se di kjo anonymous se kjo bote mbi thashetheme dhe ironi eshte ngritur.Sipas saj paparacet dhe gazetat me gosip ne bote jane kote.Pastaj cfare te thuash per kete anonymous qe nuk ven as emrin kur komenton por flet mbas krahve.Aulona ,qente le te lehin karvani ecen perpara.Une te mbeshtes fort ne dencing with the star.Doja te beja nje pyetje ku i blen veshjet qe ve ne blog se me pelqejne shume.Ne cfare dyqani i blen apo online.Te puth

      Delete