Wednesday, August 7, 2013

Under my skin



Ne dite si keto te ketij fillim gushti, me keto temperatura te cmendura dhe kete te nxehte te paperballueshem, e vetmja gje qe dua eshte te ndihem komode me veshjen. Por besoj se kjo qe thashe nuk eshte ndonje gje kushedi se sa e mencur dhe qe ju ju ka lene me gojen hapur, pasi jam e sigurte qe kete mendoni dhe doni te gjitha.Nje fund dhe nje kanatiere sa me e lehte dhe sa me praktike dhe mbi te gjitha nje pale sandale pa taka, jane gjithe cfare duhet per t'u ndjere komode. Pooor pervec veshjes, pjesa me e rendesishme eshte grimi. Ajo cfare me te vertet nuk duroj dot gjate veres eshte grimi i tepruar, apo fondotinta ne fytyre. Ne keto dite te nxehta i vetmi produkt qe mund te duroj mbi lekure eshte kremi kundra diellit dhe nje krem hidratues dhe pak buzekuq, ose shkelqyer. Por per t'ja lejuar vetes "luksin" e te dalit pa make up dhe te ndjerit mire me veten teksa ecen rrugeve, apo teksa je perball njerezve te ndryshem qe takon gjate dites, patjeter qe duhet te tregosh nje kujdes shume te madhe me lekuren e fytyres.
Une bej pjese ne kategorine e njerezve qe kane lekure te yndyrshme, c'ka do te thote qe si te gjitha lekurat e yndyrshme, edhe lekura ime ka patur gjithmone probleme. Ne periudhen e adoleshences e kam vuajtur shume kete gje, duke patur nje lekure problematike dhe me akne, fillova te perdor fondotinten qe ne moshen 15 vjecare, ne vit te pare gjimnaz. Qe nga ai moment ai produkt u be pjese e pandashme e diteve te mia dhe me besoni qe me mire dilja e zhveshur rrugeve, sesa pa fondotinte. Per 13 vjet rrjesht e kam perdorur rregullisht cdo dite te vitit, edhe pse me kalimin e kohes nuk e kisha aq te domosdoshme, pasi fytyra ime u permiresuar ndjeshem. Kete vitin e fundit, gjithnje e me shume e kam reduktuar perdorimin e saj, aq sa tashme prej muajsh nuk e perdor me fare gjate paraditeve, vetem kur me duhet per ekran, ose ne ndonje rast te vecante. Dhe me besoni ndihem shume mire.
Gjate viteve kam perdorur produkte te ndryshme make up-i, kremerash, apo laresish per fytyren. Gjithmone i kam qendruar besnike linjes se Vichy-s, sa i perket fondotintes, me te cilen jam ndjere gjithmone mire. Ndersa sa i perket linjes se kremrave dhe produkteve te tjera per mirembajtjen e lekures se fytyres, parajsen e kam gjetur me Sheseido Pureness. Me besoni ndryshimi qe kam ndjere gjate ketij vitit te fundit qe kam perdorur, kremin, laresin dhe scrubin e kesaj linje, ka qene i dukshem dhe i ndjeshem. Per fat te mire eshte nje linje qe nuk kushton shume dhe eshte i perballueshem per te gjithe. Do t'ja u sugjeroja te gjithave ju qe keni lekure problematike. Gjithashtu nje keshille te fundit qe dua t'ju jap dhe qe nuk dua ta mbaj vetem per vete :) eshte te beni cdo muaj pastrim dhe trajtim lekure. Per fat te keq edhe une vete jo gjithmone jam e rregullt, por qekur kam zbuluar Vip Line Albania, kembet me cojne vete cdo muaj drejt saj. Nese do mendoni tani qe kjo eshte nje reklame qe po bej, e keni shume gabim. E bej sepse dua t'ju vij ne ndihme, sado pak me keshillat e mia, atyre vajzave dhe grave qe kane nevoje per nje orientim. Pastaj vendimi ju mbetet ju ne dore. Une kurre nuk e kam ndjere lekuren time me mire, sesa pas trajtimeve te bera ne kete qender. Edhe fotot e bera per kete post, jane nje dite pas trajtimit qe kisha bere ne Vip Line dhe ndihesha aq mire me lekuren time, saqe me mjaftoi vetem nje buzekuq per te dale nga shtepia dhe per te ecur krenare, me koken larte :)




















13 comments:

  1. Wowww sa me pelqenn :)) edhe per faktin se eshte stili im ky ;)) Nderkohe qe per keshillat.. uhh sa mire qe po ndihem :D kjo per faktin se jam vetem 20 vjec dhe kam te njejtin problem me fytyren (dhe gjthm kam menduar se vetem une e kisha k'te problem,qe viteve te gjimnazit mu kthye ne nje komplex tek vetja) :( kte fondotinten e famshe :P edhe une qe ne vit te pare ne gjimnaz kam filluar ta perdor e qe ath nuk me shqitet me :( nejse se me duket u zgjata shume :P doja te dija kto produktet e Sheseido Pureness ku mund ti blejme ? Kam perdorur edhe une produkte te ndryshme por asnje rezultat :( e vetmja gje efektive qe do te ta sugjeroja edhe per te tjeret ketu eshte aloevera me limon (ne kushte shtepie) mjafton te keni nje bime aloe ne shtepi :) un e aplikoj nje here ne jave prej 1 viti dhe shoh ndryshime drastike ne fytyren time :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nese ke mundesi te udhetosh jashte, ose nese ke njeri qe mund ti blej dhe te ti sjelli, do te te sygjeroja ti merrje jashte, per faktin e thjesht se jane me lire. Ne Shqiperi kete linje e gjen neper vende te ndryshme ku shiten produkte bukurie dhe parfume. Une e blej tek Euro Parfumeri Dea qe gjendet ne bllok.

      Delete
  2. Ke nje pamje shume te freseket dhe verore ne kete post, sjell shume freksi. Te falenderoj per keshillat, per fat te mire une nuk kam patur kurre probleme me lekuren kam nje lekure normal....por jam shume dakort sa i perket trajtimit qe duhet bere cdo muaj. te pershendes aulona dhe vazhdo poshto sa me shpesh se na kenaqe....jam bere e fiksuar pas blogut tend

    ReplyDelete
  3. se kisha menduar kurre qe ti mund te kishe pasur probleme me fytyren,sepse tani nuk ke asnje shenj.per fat te keq dhe une kam pasur probleme por me kan ngelur disa shenja jo sh te dukshme sipas syrit te te tjerve,por me pyet mua ti.normalisht kremin puder se ndaj as1here,dhe me beso jo nga qefi po nga halli sidomos tani ne vere.per sa i perket qendres VIP LINE kur kam par videon tuaj me ka pelqyer shume.por sa kushton nje pastrim fytyre?psh une nuk jetoj ne tr dhe dua ta di me del hesapi apo jo. veshja shume kendshem...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pastrimi i fytyres me gjithe maskat dhe trajtimet shoqeruese kushton 25.000 leke (te vjetra) qe besoj se eshte nje shume e perballueshme, per nje sherbim aq te domosdoshem. Pastaj nese do te besh edhe trajtime shtese, qe ti sqarojne vete te qendra, kushton dicka me shume.

      Delete
  4. Sa bukur qe dukesh :) S'mund ta besoj qe ti ke pasur probleme me fytyren. Shume faleminderit per kete post.Me dha shprese pasi edhe une kam te njejtat probleme me lekuren time. Te lutem mund te me thuash ku mund te blihen produktet Sheseido?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Linja Shiseido pureness eshte ideale per fytyrat e yndyrshme dhe mixe. Ne fakt Aulon ndershmerisht komplet linja nuk eshte shume e lire. Une i marr edhe make up-in ate si puder dhe qekur i perdor no more problems. Ne Shqiperi une e marr tek parfumeria beauty point ( tek tirana e re, rreth rrotullimi) dhe akoma me lire kur udhetoj neper aeroporte.

      Delete
    2. Duke marre parasysh cmimet qe kane pjesa me e madhe e produkteve te fytyres, sidomos ato qe jane firma te njohura, mua cmimet e kesaj linje me duket mjaft modeste. Aq me shume duke pare rezultatet pozitive, them se te japesh nje 30 euro per kremin nuk eshte dhe aq shtrenjte. Sic e kam thene edhe ne post, nga kjo linje une perdor kremin, laresin dhe scrubin, pastaj gjithsecili i zgjedh vete produktet qe deshiron. Eshte e vertete qe neper aeroporte, ose jashte Shqiperise jane goxha me lire. Edhe une zakonisht i blej jashte, ndersa ne Shqiperi i marr tek Euro Parfumeri Dea, e cila gjendet ne hyrje te Bllokut.

      Delete
  5. Kij parasysh edhe produktet bimesore e te Yves Rocher :-))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Yves Rocher e kam perdorur shume vite me pare, por te them te drejten me kete linje te Shisedio-s nuk vendos asgje. Te falenderoj per keshillen :)

      Delete
  6. Nuk vendos asgje? Nuk e nderron e ke fjalen? Nuk e kuptova me fal!
    Sa per Yves une nuk para lyhem edhe e kam shume delikate fytyren e lekuren
    E sidomos nuk perdor dot marke tjeter rimeli pervec Yves!!! Fillojne e me dalin lot
    Qe c'te te them :1((( Po nqs ti thua qe eshte ok, kjo linje do e shikoj edhe kete.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke te drejte qe nuk e ke kuptuar, sepse e paskam shkruar ne menyre te cudtishme fjaline :D Por po, ajo ishte ideja, qe nuk e nderroj me asnje :)

      Delete