Thursday, August 29, 2013

E bardhe si bora...ne plazh

 
Dje e fillova me diten e pare ne Mal te Zi, sot po kaloj direkt te dita e fundit :D Duke qene se nje pjese te fotove nuk i kam bere me aparatin tim, por me ate te mikut tim Dorian Bushati, jam ende ne pritje te e-mailit qe do te jete i mbushur me foto te bukura dhe qe m'u premtua qe do te vinte menjehere sapo te mberrinim, por kane kaluar tre dite dhe e-maili eshte ende rruges mesa duket...
Fotot e sotme jane shkrepur pjesa me e madhe prane pishines se viles ku po qendronim dhe nje pjese tjeter ne nje plazh te vogel dhe te qete, jo te populluar, ku vendosem te bejme plazh diten e fundit. Gjithnje e me shume kane filluar te me dalin nga qejfi plazhet me shume njerez dhe shume zhurm, duke preferuar ato plazhe ku nuk ka shume njerez dhe t'i mund te qendrosh rehat me miqte e tu dhe te kesh gjithe bregdetin per vete. Po ju jeni dakort me mua? Apo mendoni se ne plazh eshte me mire kur ka shume njerez qe te te shohe edhe syri ndonje gje te bukur?
Sa i perket veshjes, mendoj se nje fustan i bardhe, i shkurter eshte veshja ideale per ne plazh. Kur i shton edhe disa aksesore ne ngjyre roze, si varesja, shapkta dhe kapelja e ben pamjen edhe me vajzerore dhe femijenore. Aq me shume kur je pa asnje grimce make up-i ne fytyre, sepse nje tjeter ndryshim i madh qe ka ardhur me kalimin e kohes eshte edhe mungesa totale e deshire per te vajtur ne plazh me make up. Edhe nje shkelqyes buzesh me bezdis. Mbase ky eshte nje risk me vete, sidomos kur vendos qe pamjen tende "uji dhe sapun" ta dokumentosh edhe me disa foto te cilat do ti vendosesh ne blog, por une e kam marre persiper riskun dhe i mbaj vete pergjegjesite :P Megjithate kjo nuk me ben te mos te jem kurioze per ju? Si i keni marredheniet me make up-in ne plazh? Preferoni te lyheni pak, shume, apo fare si une? 
Une si gjithmone pres mendimet tuaja te vyera :)

20 comments:

  1. Ky per mua eshte posti me i bukur since now (pa i hequr aspak rendesine dhe bukurine te gjithe posteve te tjera). Mbase lidhet pak me nostalgjine time per kete vend, duke qene se origjina ime eshte nga Mali i Zi (Tivari). Ambjent i thjeshte por edhe piktoresk ne te njejten kohe, veshja yll, trupi super i formuar, fytyra e paster dhe pa asnje nevoje per make up. You rock :) Keep it up! T'perqafoj Ola

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ola te falenderoj shume per komentin. Ne mos qofsha e gabuar dhe ne mos me paste lente memoria me shume se sa me ka lene :P, eshte hera e pare qe me shkruan dhe mua gjithmone me behet shuume qejfi kur lexoj emra te rinj ne blog :) Uroj te vazhdosh te me ndjekesh dhe pse jo, te me shkruash :)

      Delete
  2. Aulona komplimente x fotot, super te gjitha... gjithashtu jam dakort me gjithcka keni shkruar me siper. Suksese kudo e dashur :-*

    ReplyDelete
  3. Personalisht mendoj se plazhi eshte me mir.Pastaj ka gjithmone plazhe me pak njerez.ato plazhet e vogla tip te vetmuara me ujin kristal ku nuk ka sh komoditet si prsh lokale hotele dhe restorante.pishina plot me klor sme pelqen fare.pervec se sben mir per floket fytyren dhe te heq ngjyren merr plot infeksione. Fo thuash ti uji ndrrohet+jemi dhe jasht jo ne shqipri ku na karakterizon pislleku i pishinave ku shkojm.sado jasht shteti te jete pishina eshte pishine.booo sa u zgjata! Fotot yll si perhere;e di ti! Jam ok me pjesen NO MAKEUP -une se duroj dot ne pushime. Sidomos ajo vapa! Klm dhe vazhdo me kshu postesh se na knaqe :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam shume dakort edhe une per pishinat. Kam kohe qe nuk i pelqej dhe frekuentoj fare, pikerisht nga frika qe kam per infeksione dhe semundje te tjera. Te falenderoj shume per fjalet e mira, mbeshtetjen dhe kurajon per te vazhduar perpara :)

      Delete
  4. Sa i kendshem ky fustani dukesh me te vertet si cupeline :) Fotot me ato pamje ne pishine dhe det nje mrekulli

    ReplyDelete
  5. shume bukur lona
    Kemi pare shume femra te shfaqen pa tualet dhe sigurisht qe ndryshim ne pamje ka
    Por nuk e mendoj dot ne plazh, ne vape te shkohet me tualet Fotot shume te bukura dhe sfondi nga pas i mrekullueshem
    pres me kenaqesi postimet e tua
    Lira

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po normale qe ndryshim ka, se ndryshe asnjeri nuk do te bente tualet :P Puna eshte qe me kalimin e kohes paresor behet komoditeti dhe pastaj vjen frika se mos ndryshimi eshte i madh dhe tremb njerezit :P
      Te pershendes dhe faleminderit qe me shkruan, se kishe bere disa mungesa me duket :P

      Delete
  6. foto bardh e zi e mrekullueshme

    Zana

    ReplyDelete
  7. Fustani i bardhe dhe i shkurter me pelqen shume, tipike plazhi :) Sa per make up-in kam vene re dhe une qe me kalimin e kohes (jam 27 vjece) nuk po i kushtoj rendesi sidomos ne plazh qe s'e perdor fare (pervec 1 zbutesi buzesh me faktor mbrojtes), por edhe gjate paradites ne pune me pertese vendos dhe rimelin.. Ne pasdite apo darke ndryshon pak puna :D
    N.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh normale qe ne mbasdite dhe sidomos ne darke ndryshon pak pune, se dhe ajo duhet pastaj, te trembesh njerezit klubeve :P :P Te falenderoj qe me ke shkruar dhe ke ndare mendimin tend ne kete blog :)

      Delete
  8. Risk?
    rrjedhon nga "rischio" apo gabohem?

    Une e ndjek blogun tend pikerisht sepse me pelqen menyra se si shkruan.
    Te lutem mos bjere pre e bastardimeve te gjuhes shqipe :)

    Deti dhe tualeti nuk shkojne krahe per krahe, asnjehere.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume e drejte verejtja jote, pooor...c'te bejme, ndonjehere nuk i shpetojme dot perdorimin te fjaleve te huaja qe dashje pa dashje na jane bere pjese e fjalorit :( Gjithsesi rendesi ka kur pranohen gabimet dhe behet e pamundur te permiresohen :) Te falenderoj qe me ke shkruar!

      Delete
  9. Fytyra jote eshte e paster dhe ska nevoje x make up. Une nuk e perdor ne plazh, ndo1 here te rralle qe mund te ve thjesht pak rimel, dhe ne jeten e perditshme jam shume e rezervuar persa i perket make up-it.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dhe shume mire ben, sa me e fresket aq me mire eshte :)

      Delete
  10. Shume i kendshem fustani dhe shume vajzeror kombinimi. Me pelqen shume foto bardhe e zi. Edhe pse pa tualet t'i ka theksuar bukur tiparet.
    Une ne plazh preferoj te shkoj pa tualet. Nuk e mendoj dot plazhin pa u zhytur, pastaj i duhen dhe fytyres disa dite pushim te ajroset :P

    ReplyDelete
  11. Me pelqeu shume ky post :-)) shume relaksues mu duk....
    Une jam shume e dashuruar mbas plazheve te ballakanit ne pergjithesi!
    Shume dakort me ato qe shkruan :-)))
    Vazhdoj keshtu e dashur. k.

    ReplyDelete