Wednesday, August 21, 2013

Shiu i veres, shi i ngrohte i dashurise, lutjen tim aq te embel e degjoi, t'lutem (mos) bjer e (mos) u ndal (u) o shi


Me ne fund Zoti i degjoi lutjet e mia dhe, ne ne menyre qe une te mund te beja nje post, ku jam e veshur jo vetem me pantallona te gjata, por me xhinse dhe jo vetem me xhinse, por edhe me xhinse te zeza, m'u ne mes te veres, solli ne toke shiun :D Nese mendoni se po flas percart e keni gabim! Ju kujtohet kur vetem ne postin e pak diteve me pare, une shkruajta ne lidhje me bezdin qe me jepnin pantallonat e gjata e sidomos xhinset, ne vere? Sesa te padurueshme qe jane dhe se i vetmi perjashtim ishin ato te bardhat? Epo mire, ja ku me keni sot, vetem kater poste me pas, e veshur me xhinse te gjata dhe te zeza, ne mes te nje dite gushti! Ama nje dite gushti me disa pika shiu tek tuk, aq sa mjaftojne per te te bere makinen qelbur dhe sa per te justifikuar veshjen e nje pale xhinseve te zeza dhe bluze me menge trecerekshe (qe sapo ti ka bere dhurate motra) ne mes te veres!
Mendoj se nje nga te paktat gjera qe mbesin te njejta me kalimin e viteve, si kur ke qene femije, ashtu edhe kur behesh i rritur, eshte lumturia e madhe kur te bejne dhurate rroba, kepuce, ose bizhu dhe ti mezi pret qe ti veshesh :) Lere pastaj kur ti sjellin nga "jashtetit" :D Pavarsisht se ne ditet e sotme, ato gjera qe i ke "jashteshtetit" mund ti gjesh fare mire edhe "brendashtetit", apo se nuk ke fare perse pret qe te vijne njerezit nga jashte, kur mund te shkosh vete kur te duash dhe ku te duash (ose pothuajse), serish ajo lumturia e hapjese se valixhes dhe cantave te mbushura me gjera te reja, ndonjehere eshte shume me e madhe se sa kur je ti vete qe i blen rrobat. Keshtu u ndjeva edhe une pak dite me pare, kur motra erdhi nga pushimet qe i kishte kaluar ne Greqi dhe kishte ndaluar edhe nja dy dite ne Athine, ekskluzivisht per te blere rrobat meqe ishte dhe periudhe uljesh te medhaja. 
Te reja ne kete post jane bluza dhe xhinset. Bluza me pelqen shume sepse ka dy element per te cilet une e kam shprehur dashurine prej kohesh, ngjyren roze dhe fjonget ne pjesen e pasme (por fjongot i gjen edhe tek sandalet dhe unaza) Sa per xhinset, s'kane asgje te vecante pervec faktit qe jane skinny dhe te zeza, c'ka do te thote qe te tregojne trupin mire, edhe kur ke 3 jave qe ke lene palestren dhe ke abuzuar me ushqimin :D Ne kete post po perfitoj nga rasti per t'ju treguar edhe nje tjeter mani timen, te cilen e kam patur para disa vitesh, sidomos ne adoleshence dhe ne rinine e hershme: te vendosja vetem nje vath, sic kam bere edhe sot. Nderkohe qe si nje njeri anormal qe jam, ditet kur eshte koha e keqe dhe (ben sikur) bie shi, une vendos te ve syze dielli.

P.S: Uroj qe Zoti t'i degjoje edhe lutjet e mia te tjera dhe ta pushoje shiun, sepse kam nje muaj qe e kam planifikuar kete fundjave qe do te vije!  












7 comments:

  1. sa qejf i kam gocat qe mbajne cantat e vogla por un si per cudi, si mbaj dot... te miat jane shume te medha dhe gjithmone plot :( love this outfit... shume casual dhe te shkon

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ahhh moj Chriseda, edhe une si ty jam...cantat e vogla me pelqejne shume kur i shikoj, ama kur vjen puna per ti mbajtur i urrej dhe mallkoj veten sa here i kam ne dore :D Dhe kam perfunduar qe sa here marr nje nga keto cantat e vogla me vete, marr edhe nje cante tjeter te madhe qe e le ne makine, ose ne zyre dhe qe fut qe "rraqet" brenda :D

      Delete
  2. Nuk e ke vene re qe disa poste te tuat behen sh "boring" dhe pa pike lezeti?! Sa kur i lexoj them me vete "seriozisht e ka kjo qe mbush gjith kto rreshta kaq bosh". Ti mund te shkruar gjera me te lezetshme,go on! Eda

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pse mos di gje qe kam dale me statusin e filozofes ketu, qe duhet te them gjera te thella sa here qe shkruaj? Ky eshte nje blog personal i diteve te Aulones, jo i Aulones gazetare, jo i Aulones me nje diplome psikologjie, jo i Aulones qe ben Thumb-in, etj,etj. Nese do gjera te thella, ne ato ditet kur blog-u im te duket bosh, te sugjeroj te lexosh ndonje liber qe te te mbushe dhe lerja kenaqesine atyre qe shijojne edhe gjerat "bosh" qe une shkruaj ;)

      Delete
  3. Thjesht por bukur, me pelqen. Foto e pare e preferuara ime

    ReplyDelete
  4. Keto fotot ne dite me shi mua me duken plot diell.
    I gezofsh rrobat e reja 😊

    P.S unazen e paskemi njesoj 😃

    ReplyDelete
  5. Nuk qenkem e vetmja qe i pelqen te mbaj vtm 1 veth. :) Me pelqen si dukesh, te shkon ky kombinim.

    ReplyDelete