Kam qe te premten e kaluar qe e kam nisur kete post dhe jam perpjekur gjithe fundjaven qe ta perfundoj, por gjithmone, per nje arsye a per nje tjeter, nje here mungese kohe, nje here ikje dritash, nje here njerez qe me presin, e nje here mungese interneti, nuk ja kam dal dot. Por me ne fund sot, ne kete dite te hene dhe shume te nxehte, kur une ne mendjen time kisha bere plan per nje tjeter post, me duket se po i vjen fundi postit te se premtes. Kot nuk thone qe gjerat qe i ke me me shume qejf dhe qe mezi pret te ndodhin, te lodhim me shume e gjithmone do dali ndonje gje qe do t'i vonoje. Arsyeja perse e kisha me shume qejf kete post, eshte sepse me ne fund, pas me shume se nje muaj, une u bere femer dhe kreha floket :D Kuptohet qe krehja nuk ndodhi nga deshira, por nga "halli", megjithate nuk mund te them qe nuk u gezova qe me ne fund do te beja disa foto me floket e krehura (tashme ky proces kaq normal dhe i zakonshem per pjesen me te madhe te vajzave, per mua eshte kthyer ne nje eveniment qe duhet shenuar ne kalendar".
Te merkuren e javes se shkuar, e kaluam pjesen me te madhe te dites me xhirime per nje emision qe Kozeta Kurti do te nis ne shtator, me fillimin e sezonit te ri, ne Ora News. Behet fjale per nje dokumentar mbi jeten e personazheve te ndryshem dhe nder ta Kozeta na ka zgjedhur edhe ne. Padyshim qe ndihem e nderuar nga kjo perzgjedhje, aq me shume pasi degjova emrat e personazheve te tjere.Por kenaqesia me e madhe qendronte ne faktin qe ishte nje interviste ndryshe nga te gjitha ato qe kam dhene deri me sot, nje interviste ku eshte folur per gjithcka, duke nisur nga femijeria e deri ne ditet e sotm. Per fat te keq nuk mund te them me shume, por ne momentin e pare qe intervista do te publikohet, behet fjale per daten 7 shtator, une do ta postoj edhe ne blog. Nderkohe keto jane disa nga fotot qe shkrepa. C'mendim keni per look-un? Quhet, apo nuk quhet? :P Pres mendimet tuaja!
Quhet, madje quhet shume...:P
ReplyDeleteFlm Deni, aman se mezi e pres nje fjale te mire nga ty :P Te falenderoj qe nuk mungon asnjehere me komente ne blogun tim :)
DeleteHahahahhaah pse kaq e keqe jam???!!!....:P qellimi eshte qe te themi ate qe mendojm dhe te hapim debat, por gjithmon ky i fundit te jete konstruktiv dhe pa qellime te keqija (kritikat e mija skane qene dashakqese). Kesaj rradhe quhet se eshte pak a shume stili im...;)Sandalet shume fine, me pelqejn.
Deleteaulona floket po me pelqej shume fare madje me duken shume me te shendetshme se me pare. krehja fantastike ku i ke krehur?
ReplyDeleteP.s po ti paske humbur kot per pak jeshile mi, fustani nje dashuri ku e ke mare?
Faleminderit, ne fakt (duke lene menjane modestine :P) e kam ditur gjithmone qe jeshilja me shkon si ngjyre. Me pare e kam pas perdorur shume. Besoj do ti kthehem serish :) Sa per floket, i kam krehur te Mira, Jetmira Dushi. Per me shume mund te lexosh postinq e i kam dedikuar, disa muaj me pare. Lexo edhe komentet pasi gjen dhe aty plot info ;) http://unitedcolorsofaulona.blogspot.com/2013/05/rendesi-ka-nje-gjefloooket.html
DeleteSuperr ;)
ReplyDeleteThnx :)
DeleteNje mrekulli keto foto. U dashurova me look ne total dhe vec e vec, me fustanin, sandalet, bizhute, floket e tua dhe make up-in. Te lutem me thuaj ku je rregulluar se me te vertet qe me pelqeka shume
ReplyDeleteFloket te Jetmira Dushi, make up-i te Aulona Musta, vete dmth :P
Deletepleseee me thuaj ku i ke krehur floket? te lutem se po me pelqejne shume. je nje yll i vertete
ReplyDeleteJetmira Dushi quhet parukieria dhe eshte duararte. Per me shume lexo postin qe kam bere per te :) http://unitedcolorsofaulona.blogspot.com/2013/05/rendesi-ka-nje-gjefloooket.html
DeleteShume bukur si kukull...
ReplyDeleteShume faleminderit Lura :)
DeleteMe pelqen shume ti dhe fustani :) Krehja vertete fantastike :)
ReplyDeleteaksesoreve mund t'i kushtoje pak me teper rendesi,por prape nuk te ndikojne shume.Mezi pres ta shoh emisionin :)
Faleminderit :) Edhe une mezi po pres ta shikoj :D :P
DeleteNuk e di cili nga elementet eshte shkaktari i rrezellitjes qe une shoh ne kete post. Floket, make up i lehte apo fustani, te gjitha komplimentojne njera tjetren dhe ty njekohesisht. Me pelqen shume gjithcka.
ReplyDeleteP.s: ku ndodhet ky vendi kaq i gjelber?
Faleminderit Lisa :) Kete vendin edhe ne rastesisht e zbuluam, ndodhet te liqeni, lokali i pare fare, nga ana e Farit. Ishte me te vertet shuuume i kendshem.
Deletesa e embel :) si kukull
ReplyDeleteTung Aulona ! Po te drejtohem ty per nje problem sepse nuk di me ke te flas , dhe ti ishe personi me optimal ne kete rast sepse smund te flas me familjaret, shoqet apo me dike tjeter. Eshte maredhenja ime me mamin. Duke pasur parasysh qe je Open-mind dhe e mire e di qe do te me kuptosh dhe shpresoj shume te me tregosh cfare te bej... Athere.. Une jam adoleshente dhe asnjehere nuk me lejohet te dal me shoqet, ti lyej buzet, te kem celular dhe gjithcka tjeter. Mami im ka kryer studimet master dhe ne jetojme ne qytet.Por ajo sillet shume keq me mua, asnihere nuk kemi biseduar si nene-bije asnihere nuk e kam perqafuar. Ajo me detyron ti bej punet e shtepise edhe tere kohen me bertet me godet ku te mundet me cka te mundet me therret ne emer te gjyshes (vjehrres se saj) dhe me thote qe i kam ngjare asaj ( gjyshja nuk jeton me ne )..Njehere ma zene Facebookun hapur dhe e ka pare qe nje shok ne ka derguar nje mesazh '' falemderit qe me kupton dhe me perkrah , te dua shume <3 '' ky shoku im eshte gay dhe e ndihmova ne diqka po mami normal nuk e di (sepse ne shoqerine time tani ka shume gay dhe eshte normale ) .. kur e ka pare mami mesazhin u terbua (fatmiresisht e kisha fshire biseden me pare ishte vetem ajo fjali ) dhe e morri ekranin e kopjuterit e theu ne toke dhe me goditi me shkelm , nuk i doli boll e morri bishtin e hekurt te fsheses se korentit dhe me goditi ne tere trupin dhe ne fytyre , pastaj me tha qe nuk jam vajza e saj sepse kam te dashur dhe te mos i flas kurr, un smund ti tregoj te verteten sepse do te behej me keq. Por nuk eshte kjo e gjitha sahere qe nuk marr noten 5 ajo nuk me jep para dhe i fsheh te gjitha ''Alwaysat'' dhe me thote kur te vine tezet le ta marrin vesh te gjithe , un ruaj ca para ose behem sikur kam harruar dhe ua kerkoj shoqeve. Tere kohen me bertet dhe me godet, nese ja ktheva fjalen para nje jave dhe me izoloi ne dhome . Jam e larguar nga shoqeria sepse asnjehere nuk dal dhe me perqeshin , as nuk mund te flas me ndonje shoqe sepse ne shkolle te mesme vajzat shtyhen se cila eshte perfektja dhe smund te flasesh. Kam folur me gjyshen (nenen e mamit) dhe ajo e ka qortuar mamin por kur e ka marre vesh mami me ka hedhur gjysmen e rrobave ne plehra dhe nuk guxoj te flas me aske . Kam lexuar ne internet si ta rregulloj maredhenjen aty thoshte te flas me te por eshte e pamundur sme le te flas asnihere sa here jam munduar me te mire e me te keq. Edhe me babin kam folur por ai me tha se ata jane prinder dhe e dine cfare po bejne por babi eshte komplet ''out'' sepse eshte tere diten ne pune.Kam nje moter me te vogel ,ajo ka Iphone 4 dhe ia ploteson te gjitha deshirat sepse e ka punesuar si ndihmesen e saj , cfare ti bej te raportoj.. Spo mundem me ta duroj kete gjendje , si mundet ni prind normal ta beje kete , ajo jep mesim te shume adoleshente tjere .. Eshte komplet shizofrene me mua edhe pse eshte mami im , smundem ta duroj me .. Me vjen shume here per ta goditur ose per te ikur por smundem se ne fund prap e dua.. Te lutem mos e publiko kete shkrim si post por vetem maredhenjen nene- bije .. Shpresoj qe do me ndihmosh dhe sapo ta lexoj pergjigjen tende do ta fshij komentin sepse ajo normal do me pergjoj . I NEED YOU ... :(
ReplyDeleteMe pelqen shuuuuume. Si pranvere. Na freskove me kete postin. Jeshilja te shkon shume. Ne pamje dukesh shume autoritare, por sa fillon e flete dukesh shume e qete dhe e bute :D
ReplyDelete(sa shume "shume" qe kam shkruar :P)
Sa mire qe me ke pershkruar :P Faleminderit Jona
Deleteshume bukur gjithcka, po gjeja qe qe me pelqen shme eshte make up te pakten nga fotet duket i lehte sepse dikcka qe sme pelqen te ty eshte fakti qe shpesh ben nje tualet shume te rende dhe te ngaterushem kam vene re qe perzien shume ngjyra dhe nuk i sfumon mire me njera tjetren, ndersa ketu dukesh shume e embel edhe pse nuk ke nje fote portreti duket nji make up i lehte. mos ma mer per keq ishte thjeshte nji keshille, per te tjerat me pelqen shume.
ReplyDeleteJoooooooo, nuk ta marr fare per keq :) Vetem habitem pak, ngaqe kohet e fundit une thuajse nuk lyhem fare, ose vetem me pak laps te zi dhe rimel dhe prisja ndonje koment te tipit, lyhu se ngjan keq, jo qe lyhem shume :P Gjithsesi edh kete make up-in vete e kam bere :) Te falenderoj shume per komentin!
Deleteeshte e vertete ne fakte kam dashure te te shkruaj qe tek posti ajo do lule ku ngjaje si 18 vjece vetem per faktin qe nuk ishe lyer shume po se di pse sot u bera mbare, p.sh tek ajo fundjava ne dhermi veshja yll, trupi cte te them ishim foto fantastike nderkohe qe make up sta shikoja dot se kuptoja pse kishe perdorur aq shume te verdhen tek syte
ReplyDeletendoshta kjo ka te beje dhe me faktin qe i don aq shume ngjyrat por mundohu ti sfumosh mire. nuk e di ndoshta jam edhe une pak e fiksuar mbas tualetit edhe pse vete te them te drejten kam dore, ika tani se te cava koken.
Hahaahahahahaha nuk ma cave fareeee koke, perkundrazi me behet qejfi kur njerezit me shkruajne dhe me sugjerojne gjera per t'u permiresuar :) Ne fakt te jap te drejte qe tek ai posti i fundjaves ne Dhermi kam qene me shume e lyer sec jam zakonisht :) Ndryshe nga ty une nuk kam shume dore dhe as shume qejf per t'u lyer, prandaj dhe kohet e fundit e kam reduktuar ne maksimum, sepse pertoooooj shume :P
Deletepo ti ndrin moj ndrin... me pelqeka shume jeshilja te ty... dukesh si kukull
ReplyDeleteFaleminderiittttttt shuuuume e dashur :)
Deletewoowww... je bere nje me natyren :) jeshilja nje mrekulli e mbajtur nga ty :)
ReplyDeleteSiperfaqsoren e ketij dokumentari e pame :)tani un mezor po pres te gjithe intervisten dhe si gjthm nuk lodhem kurre kur te degjoj :) perkundrazi me percjell pozitivitet :) dhe sigurisht edhe kete here keshtu jete , kam bindjen e plote :)
p.s/ u dashurova me sandalet ^_^
aulona po postimet e instagramit i ke harru fare.
ReplyDeleteoooooo sa me pelqeve ne kete post edhe jeshilja ne sinkron me natyren shume niceeeeeeeeeeeeeeeee ela
ReplyDeletehmm... C'te te them moj Aulona, i paskan thene te gjitha ato me lart :D
ReplyDeleteFotot e ketij posti ngjane me teper si kartolina. Dukesh shume bukur me veshjen, krehjen + natyra fantastike!!!!!! Mezi po pres te shoh apo lexoj intervisten. :) N
Sa te mire te dyja!! Jeshilja te shkon shume!
ReplyDeleteShume, shume bukur!!! Edhe floket yll!!!
ReplyDeletePo del mundi i yzmetit qe po i ben :)))