Miq dhe mikesha te dashura te ketij blogu, nuk do te rresht asnjehere se falenderuar te gjitha ju qe me ndiqni, te gjitha pa perjashtim, si lexueset pasive, ashtu edhe ato aktive qe jo vetem lexojne, por edhe nuk pertojne te japin mendimin e tyre ne vendin e komenteve, ne lidhje me gjithcka flitet ne kete blog. Ato nga ju qe kane vete blog, e dine se sa e rendesishme eshte ajo pjesa e komenteve, e atij reagimi, ose feedback-u qe te vjen nga ana e lexueseve. Edhe sikur numri i atyre qe e kane vizituar nje post te caktuar te jete mbi 1000 veta, nuk kane asnje vlere perball 10 vetave qe bejne koment. Madje edhe sikur ato komente te jene mendime te kunderta me te tuat. Dhe meqe jemi ketu, me ka zene frika...ku jane komentet negative? Sepse sic thote nje mikja ime Iva Tico, qe ja ka thene nje miku i saj, Arjan Cani, po nuk te shan duhet te fillosh e te shqetesohesh shume. Por le te mos dalim nga tema....
E bera kete hyrje, per t'ju thene se vertete qe komentet jane shume te rendesishme, gjithmone, ne cdo post, ama ka disa raste te vecanta kur komentet dhe reagimi juaj, jane edhe me te rendesishme se sa zakonisht. Post-i i sotem eshte nje rast i tille!
Para disa ditesh, midis komenteve te ndryshme ne nje nga postet e blogut, me shkruante nje vajze e cila kishte nje problem te madh, nje problem te cilin pasi e lexova me preku dhe shqetesoi edhe mua. Nje problem qe vajza, e pa zonja ti jape zgjidhje, kishte menduar te me drejtohej mua, me shpresen se ne nje fare menyre do t'i vija ne ndihme. Dhe une e mora vertet seriozisht kete mesazh. Qe ta keni edhe ju me te qarte per cfare behet fjale, po e shkruaj ashtu sic ajo vete e ka shkruar:
AnonymousAugust 5, 2013 at 9:59 AMTung Aulona ! Po te drejtohem ty per nje problem sepse nuk di me ke te flas , dhe ti ishe personi me optimal ne kete rast sepse smund te flas me familjaret, shoqet apo me dike tjeter. Eshte maredhenja ime me mamin. Duke pasur parasysh qe je Open-mind dhe e mire e di qe do te me kuptosh dhe shpresoj shume te me tregosh cfare te bej... Athere.. Une jam adoleshente dhe asnjehere nuk me lejohet te dal me shoqet, ti lyej buzet, te kem celular dhe gjithcka tjeter. Mami im ka kryer studimet master dhe ne jetojme ne qytet.Por ajo sillet shume keq me mua, asnihere nuk kemi biseduar si nene-bije asnihere nuk e kam perqafuar. Ajo me detyron ti bej punet e shtepise edhe tere kohen me bertet me godet ku te mundet me cka te mundet me therret ne emer te gjyshes (vjehrres se saj) dhe me thote qe i kam ngjare asaj ( gjyshja nuk jeton me ne )..Njehere ma zene Facebookun hapur dhe e ka pare qe nje shok ne ka derguar nje mesazh '' falemderit qe me kupton dhe me perkrah , te dua shume <3 '' ky shoku im eshte gay dhe e ndihmova ne diqka po mami normal nuk e di (sepse ne shoqerine time tani ka shume gay dhe eshte normale ) .. kur e ka pare mami mesazhin u terbua (fatmiresisht e kisha fshire biseden me pare ishte vetem ajo fjali ) dhe e morri ekranin e kopjuterit e theu ne toke dhe me goditi me shkelm , nuk i doli boll e morri bishtin e hekurt te fsheses se korentit dhe me goditi ne tere trupin dhe ne fytyre , pastaj me tha qe nuk jam vajza e saj sepse kam te dashur dhe te mos i flas kurr, un smund ti tregoj te verteten sepse do te behej me keq. Por nuk eshte kjo e gjitha sahere qe nuk marr noten 5 ajo nuk me jep para dhe i fsheh te gjitha ''Alwaysat'' dhe me thote kur te vine tezet le ta marrin vesh te gjithe , un ruaj ca para ose behem sikur kam harruar dhe ua kerkoj shoqeve. Tere kohen me bertet dhe me godet, nese ja ktheva fjalen para nje jave dhe me izoloi ne dhome . Jam e larguar nga shoqeria sepse asnjehere nuk dal dhe me perqeshin , as nuk mund te flas me ndonje shoqe sepse ne shkolle te mesme vajzat shtyhen se cila eshte perfektja dhe smund te flasesh. Kam folur me gjyshen (nenen e mamit) dhe ajo e ka qortuar mamin por kur e ka marre vesh mami me ka hedhur gjysmen e rrobave ne plehra dhe nuk guxoj te flas me aske . Kam lexuar ne internet si ta rregulloj maredhenjen aty thoshte te flas me te por eshte e pamundur sme le te flas asnihere sa here jam munduar me te mire e me te keq. Edhe me babin kam folur por ai me tha se ata jane prinder dhe e dine cfare po bejne por babi eshte komplet ''out'' sepse eshte tere diten ne pune.Kam nje moter me te vogel ,ajo ka Iphone 4 dhe ia ploteson te gjitha deshirat sepse e ka punesuar si ndihmesen e saj , cfare ti bej te raportoj.. Spo mundem me ta duroj kete gjendje , si mundet ni prind normal ta beje kete , ajo jep mesim te shume adoleshente tjere .. Eshte komplet shizofrene me mua edhe pse eshte mami im , smundem ta duroj me .. Me vjen shume here per ta goditur ose per te ikur por smundem se ne fund prap e dua.. Te lutem mos e publiko kete shkrim si post por vetem maredhenjen nene- bije .. Shpresoj qe do me ndihmosh dhe sapo ta lexoj pergjigjen tende do ta fshij komentin sepse ajo normal do me pergjoj . I NEED YOU ... :(
Besoj se kushdo qe e lexon nje mesazh te tille, tronditet. Eshte e veshtire per t'u besuar se mund te ekzistojne vertet prinder te tille, se mund te kete nena qe kane nje sjellje te tille me femijen e tyre. Por sado e veshtire per t'u besuar, ja qe realieti yne na perball shpesh me shembuj te tille. Vajza kerkon ndihme dhe nje mendim nga une. Te them te drejten, perball nje problemi te tille une ndihem totalisht e pazonja per te dhene nje zgjidhje, dicka qe do te mund ta ndihmonte vajzen. Prandaj me njohjet dhe mundesite qe kam, vendosa qe kete problem t'ja drejtoj Lira Gjikes, e cila eshte nje specialiste ne marredheniet e prinderve me femijet. Dhe ja se cila eshte keshilla e saj:
Kjo situatë është vërtet shumë e vështirë. Nga sa shkruan duket se je nën moshën 18 vjecc, pra minorene. Ligjërisht ti duhet ta denoncosh, edhe pse është nëna jote. Të paktën ajo të ketë frikë nga ligji. Në praktikë nuk e di sa arrin ta realizosh këtë, sepse sicc shkruan edhe ti vetë, ajo është nëna jote dhe ti ende e do. Po ta them këtë që të dish: kjo është vlerë vetëm e jotja, pasi për fat të keq, nëna me sjelljen e saj ndaj teje nuk të ka mësuar që ti të duash. Por të kesh frikë nga njerëzit, t’ju bësh keq atyre dhe ti bën mirë që nuk e ndjek këtë model. Nuk je as e para e as e fundit në këto situate kaq të rënda Brenda familjes, ku prindërit I shohin fëmijët e tyre si pasqyrat e vuajtjeve dhe jo të arritjeve të tyre. Mendoj që duhet të flasësh me babain me shumë seriozitet. Bëje atë të të mbrojë! Edhe më gjysen duhet të flasësh prapë, por edhe me mamanë mund të përballesh, por duhet të ruash gjakftohtësinë. Mos I kërko të të dojë, por mos lejo të godasë dhe të shkatërrojë, sepse në këtë rast do të ndihmosh edhe vetë mamanë tënde. Edhe pse me motrën tënde sillet mirë, sicc thua, edhe motra jote e ka po kaq frikë sa ty, pasi thotë mbase edhe me mua do të sillet kështu. Madje ajo prêt me ankth kur do ti vijë radha që ta rrahi, ose ti thyejë ndonjë send që ajo e ka të rëndësishëm, sicc bën edhe me ty. Këto janë nga situatat më të vështira, që ndonjëherë e vetmja zgjidhje mbetet largimi. Më vjen shumë keq që nuk të ndihmoj dot më shumë, përveccse duke të të thënë një shprehje të një njeriu të madh që gati gati ka patur të njëjtën jetë si tënden, e që tha: “Ccfarë do që të jesh, duhet të bëhesh vetëm I mirë”. Mos u bë si nëna jote, që fëmijët e tu, ose njerëzit e dashur të të shmangin, të të kenë frikë, mezi të presin të cclirohen nga ty. Me kurajo, edhe pse je në kushte të vështira mos e lejo të të godasi. Shmange!
Ajo qe une do te doja eshte qe krahas keshilles se Lira Gjika, vajza te merrte edhe mendimet tuaja. Nese mendoni se mund ti vini ne ndihme kesaj vajze me keshillat tuaja, me nje sugjerim se si mund ta zgjidh kete problem, ose, nese keni nje eksperience te ngjashme dhe doni te ndani me ne, se si e keni zgjidhur ate, te jeni te sigurta qe komentet tuaja do te jene te vlefshme me shume se cdo here tjeter, pikerisht ne kete post :)
Per te mos i shtuar me shume dozat e tensionit ne kte histori , qe ne fakt do te thoja qe perdite ne lajme e gazeta po lexojme e degjojme histori nga me te dhimbshmet , histori te tilla qe deshmojne se dashuria femije-prind po degradon edhe un i bashkangjitem mendimit te specialistes. Ne te tilla raste mendoj qe vertet njerzit mqs nuk i therrasin me arsyes ,ndienjes ath le ti beje ligji ti therrasin mendjes dhe te kuptojne qe nuk jane zot e nuk mund te bejne gjthc me kedo edhe pse eshte krijese e tyre...
ReplyDeleteahh Aulona, ky post me te vertete meriton ti kthesh pergjigje, ne mos ndihme ti japesh shprese se cdo gje ne kete jete eshte kalimtare. Une jam nene e nje vajze te vogel tani dhe e vetmja gje qe I lutem zotit cdo dite eshte te me jape force dhe kuroajo ne cdo moment qe mbi gjithcka ti dhuroj dashuri dhe mbeshtetje asaj sa here te kete nevoje, me dhemb shpirti kur lexoj se nuk nodh keshtu per te gjitha vajzat. Gjeja e pare qe do ti keshilloja une vajzes qe nqs nuk jeton ne shqiperi, os me mire nqs jeton ne nje vend qe eshte e sigurte qe e mbron ligji duhet ta denoncoje, nqs se ben dot kete atehere une mendoj qe duhet te flasesh me te gjithe njerzit e afert, duke filluar me motren,(qe mbase mund te behet aleatja kryesore e jotja) me babain, me gjyshen , teze halla e kedo njeri te afert, mos ki frike ta thuash hapur se si ndjehesh, madje mundohu te kesh dhe prova kur te flasesh me te tjeret, ndonje video ose foto te shenjave te dhunes, e di qe eshte e tmershme ta mendosh por eshte e vetmja menyre qe ti te shpetosh. ti je nje vajze e forte, e zgjuar dhe lexohet qarte qe zemra jote eshte e mbushur me dashuri, shpetoje veten sa je ne kohe, mos I ler gjerat te ndodhin pa asnje arsye sepse ti si meriton, nqs mamaja jote ka ndonje problem jepi asaj mundesine ta zgjidhe ne menyre tjeter, jo duke te te dhunuar ty psokologjikisht apo fizikisht, te flasesh hapur eshte e vetmja menyre per te shpetuar. Shpresoj qe menimi im te vleje sado pak, te uroj fat dhe shpresoj me gjithe zemer ta zgjidhesh kete problem ne menyren me te mire te mundshme. Jona
ReplyDeleteE dashur eshte shume e lehte per ne qe te japim mendimet dhe keshillat tona sepse nuk jemi ne qe i perjetojm ato gjera te tmershme qe ti shkruan.une normalisht nuk do kursehem te jap mendimet e mia,por je ti ajo qe i ke ne dor te gjitha.BEHU E FORTE dhe bej dicka sa nuk ka perfunduar kjo situat ne tragjedi.mesa kuptova nga shkrimi mendoj se ti jeton jashte dhe akoma me mire se ke mbrojtjen e shtetit,ne rast se ti vendos te denoncosh ate grua(nuk dua ta quaj nene sepse nuk e meriton ate emer).denoncimi eshte e vetmja zgjidhje per ty,pasi ti nuk ke as mbeshtetjen e babait tend.mos ki frik.ti je nje vajze qe ke duruar kaq shume gjera dhe une kam besimin qe ti ke guxim ti besh ball ksaj situate.nqs ajo grua i lexon kto atehere kam dy fjale per ate: ZONJE TJU VIJ TURP NGA VETJA.SI GUXONI TE PREKNI ME DORE NJE FEMIJ,FEMIJEN TUAJ.A NUK JU DHEMB ZEMRA KUR E QELLONI DHE E TORTURONI???SI MUNDET NJE QENIE E NEVERITSHME SI PUNA JUAJ TE MESOJ FEMIJ TE TJERE KUR JU NUK DONI FEMIJEN TUAJ??A E DINI JU SA FEMRA NE BOTE NUK E KAN MUNDESIN TE BEHEN NENA DHE DO JEPNIN GJITHCKA QE TE BEHESHIN,KURSE TI ZONJE QE TA KA DHEN ZOTI KETE MREKULLI TORTURON FEMIJEN TEND.SI GUXONI JU TE USHTRONI DHUNE FIZIKE DHE PSIKOLOGJIKE NDAJ NJE FEMIJE????SHPRESOJ QE NE KTE JET TE MARESH ATE QE MERITON.....TE NGELESH E VETME DERI NE DITET E FUNDIT TE JETES TENDE.....
ReplyDeleteNuk munda as un te rrija pa komemtuar ndonese ora eshte 01:46. Une i them vajzes ne fjale qe bej nje plan me 3 pika.
ReplyDeletePlani A: Provo te flasesh me mamin por jo kur ju te ziheni as kur ajo te jete me nerva. Por kur ta shikosh qe eshte me humor normal dhe mundesisht ne nje vend publik psh ne kafe. Propozoji te pini kafe te dyja dhe tregoja asaj si ndihesh. Le te mos te te kuptoje,le te te qelloje serish fundja edhe 1 here nuk te kushton gje. Por mos te te ngelet ty ne ndergjegjen tende qe "si nuk u perpoqa dhe per her tfundit" . Nqs kjo sben pune vazhdo me planin B.
Plani B: Kerko ndihme nga tezja,xhaja,daja,halla,kusheriri,babi,gjyshja cdo njeri qe mund te te vije ne ndihme. Provo cdo alternative te mundshme madje nese ke raport te afert me ndonjerin prej tyre provo dhe te shperngulesh per pak kohe tek ato nese kjo do ta bente mamin tend te reflektoje. Dhe nese nuk gjen perkrahje nga asnjeri prej ktyre ne rastin me te keq kalo te plani C.
Plani C: Denonco nenen tende mgjths cmimi i ksaj do ishte shoqeria ose do te te meshiroje ose do te te perbuze. Dhe perdore kete pike vtm nqs nuk ka asnje mundesi tjeter dhe jeta jote vertete po shkaterrohet.
Nqs je mbi 18 vj,fillo nje pune dhe ndaju nga mami ose nese sje 18 vj perpiqu te durosh deri aq,kao nje shkolle te larte vete,fillo pune dhe me ndihmen e te afermve shkeputu.
Uroj vertete te gjesh nje zgjidhje. Paola.
Cti besh like kesaj, u trondita vetem duke e lexuar o zot...Vajza te behet e forte dhe ajo femer qe smeriton te quhet nene duhet denoncuar sa me pare. Ka simptoma si e semure mendore, nje njeri normal nuk eshte ashtu kurre!
ReplyDeleteNena e kesaj vajze duhet te vuaje nga depresioni ne shkalle akute (se po bej si inteligjente tani :p). Kjo vajze eshte me trauma. Ishalla eshte afer moshes 18 vjec dhe te iki nga shtepia te jetoje me ndonje te aferm se i ati nuk e kupton gjendjen e renduar. Me mire vetem se sa i keqshoqeruar qofte ajo dhe nena jote se mire qe seshte vete ne terezi po po shkaterron dhe te bijen.
ReplyDeletePershendetje,
ReplyDeleteMendoj se nena e kesaj vajze po kalon veshtiresi me veten e saj dhe duke qene e pafuqishme ia nxjerr te bijes. Asnje prind ne bote nuk i do te keqen femijes se tij, vetem kur ka çekuilibrim emocional psikologjik ndodh nje gje e tille. Une shpresoj qe kjo vajze te besoje ne Zot, ne menyre qe te gjeje rruget e duhura. Ne mund te japim shume mendime, por vetem Zoti mund ti ndihmoje te gjejne rruget per te shpetuar njera tjetren. Shikoj qe vajza ben nje krahasim me motren tjeter. E para nuk duhet ta fajesoje veten se ku eshte gabimi me te. Ndoshta ka ndonje gje qe fshihet kur ka lindur kjo vajze, diku ka nje zanafille tere kjo dhimbje. Gjithsesi, une per ta mbyllur dua t'i them kesaj vajze, te jete e forte dhe te perpiqet te ndertoje jeten e saj ne miresi.
Shume tronditese kjo histori! Aq me teper qe nena abusuese nuk eshte nje fshatare injorante qe eshte rrit ne maje te malit ,por nje zonje e arsimuar (me master biles), jeton ne mes te qytetit dhe e respektuar ne ambjentin ku punon. Me aq sa lexova mendoj se zanafilla e problemit mund te jete marredhenia e hershme e saj me vjehrren. Perderisa ti ke ngjashmeri fizike me te, ajo shfryn gjithe dufin dhe urrejtjen e mbledhur me vite tek ti. Madje te therret dhe me emrin e saj.Ajo projekton tek ti te gjitha sjelljet, sharjet qe do kishte dashur t'ia thonte vjehrres (perderisa me motren tende ka sjellje tjeter). Ti thua qe ke provuar te flasesh me te por ajo nuk te lejon. Une mendoj ta provosh dhe 1 here por ne menyre tjeter psh ti shkruash nje leter e t'ia fusesh ne cante dhe ajo ta lexoje kur te jete jashte shtepie (mbase atje eshte me e qete). Ti pershkruash cdo gje qe ndjen kur ajo te trajton ashtu, t'i thuash qe pavarsisht te gjithave ti e do shume ate, ke nevoje per te dhe prandaj do qe marredhenia juaj te rregullohet. Mbase reagon pozitivisht, mbase jo por te pakten beje dhe 1 perpjekje. Pastaj mund te flasesh vetem per vetem me babin ose me dike tjeter nga rrethi familjar qe ka ndikim tek ajo. ( dhe ajo e vlereson dhe respekton kete personin). Kur te mbushesh moshen 18 vjec, mendo per nje shkolle te larte (me ndihmen e babit) jashte qytetit tend dhe ne kete menyre fiton avash -avash pavaresine tende. Te uroj shume force dhe durim. Pavarsisht te gjithave perkushtoju shkolles sa me shume ne menyre qe te realizosh ambicjet e tua e te behesh nje vajze e denje dhe e zonja per veten.
ReplyDeleteGjithe te mirat!
N
Eshte situate delikate. Me mire se Lira Gjika ne nuk mund te flasim. Eshte e pakonceptueshme qe prindi te sillet kaq keq, por ne nje shoqeri qe ecen vetem drejt degradimit cfare nuk po degjojme. Ajo nene i do femijet e saj, por zanafilla e problemit mund te jete diku tjeter. Babai rri vetem ne pune... atehere, ndoshta prinderit kane probleme dhe nena per te terhequr vemnedjen e te shoqit krijon skena. Mund tia kem futur dhe kot, por i lutem kesaj vajze te jete e forte dhe te kerkoje ndihme nga Zoti per ti treguar rruget dhe zgjidhjet e drejta. Uroj qe kjo dhimbje te perfundoje sa me pare.
ReplyDeleteAs mua nuk me rrihet pa shkruar diçka.
ReplyDeleteMe vjen keq te lexoj keshtu rastetsh sepse e di qe dhimbja dhe lendimi vjen nga personi me i dashur. E di qe ata qe i quan njerezit me.te dashur pikerisht ata te lendojne me teper. Nga ajo qe shkruan me vjen shume rende te them qe nuk ka rruge tjeter perveç aq sa te qendrosh afer saj te sillesh si ajo. Aq here sa te bertet bertiti aq here sa te godet godite dhe mbi te gjitha jepi ate qe meriton , beji presion psikollogjik ... thuaji qe ti je pasqyra e saj dhe nqs ajo po sillet keshtu te mos presi gje tjeter nga ty. Qe jeta eshte e gjate dhe ajo nuk do kete kaq fuqi sa çka tani mbi ty. Qe do te kete nevoj per ty por do tja kthesh me te njejten monedhe. Se çfare do mbjelli ate do korri. Qe ti nuk je vjehrra por femija e saj . Parashtroje kete problem ne shtepi kur te jene te gjithe aty, mundesisht kur te keni vizita... thuaj qe po vazhdoj keshtu do te shkosh dhe ne vendin ku punon ajo dhe do tregosh çte ka bere ose me mire kush eshte ne te vertete ajo. Nqs jeton jashte ke mundesine ti drejtohesh zyrave perkatese ... mos hezisto ta besh me keq se tani nuk do te behet. ..
E di qe keto rreshta jane shume rrepta por mos harro qe mbi ty po ushtrohet dhune nga ajo qe duhet te te mbroj dhe te japi ngrohtesine e nenes , nga ajo qe duhet te te perkedhel se linde nga shpirti saj , nga personi me i afert dhe i dashur. Me vjen mire qe nuk ke rrenjet dhe problemet psiqike te saj dhe me vjen mire qe nuk mund ta kete shkelur dashurine dhe butesine por mendo qe po vazhdoje keshtu dhe ti nje dite do ta besosh qe nuk je asgje dhe nuk ke vlere... te lutem reago eshte e drejta jote.
me vjen shume shume mire Aulona qe je kaq e kujdesshme. Besoj qe kjo vajza tani eshte duke i lexuar te gjitha keto dhe sigurisht do te ndihet me mire dhe jo e vetme. ne nuk mund ta ndihmojme asgje se sa me shume ajo veten ,duhet te kete vetebesim dhe kur te bej moshen te largohet nga shtepia. e mendoj faktin se sa shume goca ka keshtu qe i shfrytezojne sidomos ne fshatra e skan ku te kerkojne ndihme kjo sigurisht eshte me e keqja se sado qe buje te bej ajo perseri ne ate shtepi do te rri .
ReplyDeleteKete mesazh ne fakt e lexova disa dite me pare krejt rastesisht ne rutinen e perditshme timen kur para se te fle u hedh nje sy disa prej blogjeve qe me pelqejne dhe sigurisht edhe komenteve. Ne fillim u befasova e disa here mora telefonin ne dore per ti kthyer nje pergjigje vajzes e cila ka nevoje e po aq here ndjehesha e pafuqishme te shkruaja ate qe do te doja. U mendova gjate e pothuaj cdo dite kam pritur se pari nje pergjigje nga ty Aulone duke qene se vajza te ishte drejtuar per ndihme e me pas edhe nga ndonje komentuese e blogut. E lexova dhe rilexova disa here mesazhin e saj e te them te drejten mu krijuan disa ndjesi pernjeheresh. Ne te tilla situata nuk ka receta e modele te te vepruarit e po ashtu nuk eshte kaq e lehte te japesh mendime sidomos kur u drejtohen njerezve kaq te ndjeshem e vulnerabel per ti marre sh seriozisht ato qe u sugjerohen. Si nene vete ndjeva keqardhje per vajzen e percmim per nenen e saj por si nje mjeke psikiatre me nje eksperience modeste ne kete fushe ndryshon puna. Me duhet te degjoj edhe nenen e saj pra palen tjeter.Me erdhi ne mend ajo periudhe e adoleshences ku fillojne mosmarveshjet me prinderit zenkat e debatet e para ku mendon se ata nuk dine dhe e kane gjithmone gabim kurse ti je ajo qe di me shume. Ku shoqeria dhe mendimet e keshillat e saj te pelqejne me shume se ajo te prinderve.ku ke kaq shume deshire te rrish e te harxhosh kohe te tera me shoket e shoqet te cilet jane "cool" " fashion" e prinderit jane kaq te vjeteruar e strikt e mbrapa koheve. E ketu ngushtohet rrethi vicioz e mendimet e deshirat luftojne me njera tjetren e rendohet edhe me shume situata. Po ashtu nuk perjashtoj qe nena vete mund te kete probleme psikologjike te cilat asnje nuk i di e i pranon nese dikush nuk i ben te ditura. E ndoshta nena jote ka nevoje per ndihme gjithashtu. Ndoshta me shume sesa vete vajza. E largimi nga shtepia nuk eshte zgjidhje. Jeta jashte shtepise nuk eshte e lehte e prinder smund te te behet askush. Me siper ke mendime shume te bukura nga vajzat.pse te mos i besh. Po nje leter mund ta shkruash mund te theresesh ne shtepi gjyshen dhe babain ne te njejten kohe ku mund te diskutosh ate qe po ndodh. Kurse une te tjem qe nena po te mbron por po e ben ne nje menyre te gabuar. Te ka mbyllur ne shtepi e ste le te komunikosh me shoqet sepse ka frike nga ajo qe po ndodh me rinjte ne ditet e sotme. Droga alkoli duhani perdhunime rrembime aborte te gjitha keto e trembin nenen tende, po te ruan ne menyren e gabuar. Nganjehere nenat mendojne se duke qene te ashpra arrijne te te ruajne nga ajo qe ndodh jashte dyerve te shtepise. Po ti je ende e re. Nuk ke humbur asgje se nuk shkon ne ndonje party. Une mendoj se duhet te fitosh besimin e nenes tende se edhe pse do te dalesh asgje sdo te ndodh. Me beso kam pare vajza 13-14-15 vjecare qe pine alkol cigare heroine te gjitha keto vese te filluara nga nje shoqeri e gabuar. Nuk besoj se nuk te do. Kurse motra jote eshte ende e vogel e nena ndjehet me e sigurte me te. Pastaj ti jeton jashte Shqiperise me sa kuptova e para se te denoncosh ne polici qe mendoj se do te kete pasoja ligjore deri ne heqjen nga familja jote te cilen ti po ashtu e do. Mendoj te flasesh me nje punonjese sociale aty ne shkolle e cila vjen edhe ne shtepi per te vleresuar situaten. Ose me psikologen e shkolles. Se bashku te gjithe mund te punoni per a permiresuar te gjithe kete gjendje ashtu sic mund te ndihmojne edhe nenen tende nese do te kete nevoje. Nena jote eshte rritur ne shqiperi ku prinderit jane autoritate ne zgjedhjet dhe vendimet e femijeve e ti po rritesh jashte ku kjo situate nuk ekziston. E kjo kontradikte kulturore sjell te tilla sjellje e situata. A kam une te drejte? A eshte kjo qe kam shkruajtur e vertete e perfundimtare? Absolutisht jo por uroj te te kem ndihmuar sadopak per te te lehtesuar ndjenjat e perbte te ndihmuar te kuptosh ate qe po ndodh rreth teje. Largimi nga shtepia nuk eshte zgjidhje pervec rasteve kur jeta jote eshte ne rrezik. Me falni qe u zgjata. Neli
ReplyDeleteAulona e kam degjuar edhe ne NRG Radio me pare rastin, te pergezoj qe e bere publik kete rast,qe te marrin sadopak kuraje te gjtiha vajzat te cilat e fshehin problemin e tyre e ne kete rast behen viktima e bashkepunetore te ketyre prinderve monstra e psikopate! Nena e vajzes duket se ka probleme te thella mendore,mund te kete kaluar ndonje faze te veshtire ne femijeri e fatkeqesisht ia nxjerr vajzes! Ne qofte se vajza eshte 18 vjec duhet te largohet te ndonje i aferm,ose ne rast te kundert ashtu sic mori guximin e tha problemin e saj,duhet te kerkoje ndihme te ndonje qender te ceshtjeve sociale,shpresoj te ekzistojne! Duhen ngritur sa me shume organizata te tipit social ku mbeshtesin keto vajza te reja por edhe personat qe kane probleme sociale! Vajzes nuk duhet ti mungoje kuraja dhe shpresa se ne te ardhmen cdo gje do rregullohet! Nismen e ka ndermarre tashme!!
ReplyDeleteehh kjo gje eshte e perhapur shume ne shqiperi sepse mentaliteti eshte i tille.. ne fakt mua me ka ndodhur e njejta gje por jo nga mami po nga babi.. un e zgjidha duke ik nga shpia 2dite derisa iu pergjigja ne tel dhe ju thash NESE DO ME RRESPEKTONI DHE VLERSONI ..MOS TE USHTRONI DHUN ATEHER UN KTHEHEM NESE JO LAMTUMIR.. ai mu betua qe sme prek me dore dhe u ktheva.. qe ate dit e mbrapa kam filluar ra ndertoj jeten time vet pa ndikim e askujt u bera e zonja e vetes kjo gje ka ndodh para 2 vitesh tashme jam 19 vjece.. :) uroj dhe shpresoj qe turtura e ksaj vajze te maroje..
ReplyDeleteSot është dita më e lumtur e jetës sime, unë kam provuar të gjitha mjetet e mundshme për të mbetur shtatzënë për më shumë se 8 vjet pasi u martova me burrin tim të dashur, por asgjë nuk funksionoi për mua derisa takova një mike timen shumë të mirë që më drejtoi në (BARDH MAGIC), i shkrova në Whatsapp dhe i shpjegova situatën time, ai më dha botën e tij dhe më premtoi të më ndihmonte, bëra gjithçka që më kërkoi, shkova në spital 4 javë pas magjisë dhe doktori tha që jam shtatzënë, kjo më solli gëzim në shtëpinë time, më në fund kam fëmijën tim të bukur, tani jam plotësisht një grua e martuar e lumtur, e gjitha falë (MAGJISË E BARDHË), kontaktoni atë për çdo lloj zgjidhjeje,
ReplyDelete* Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
* Nëse dëshironi të ndaloni abortin.
* Nëse doni të ktheheni me të dashurin tuaj.
* Nëse dëshironi të keni një shtëpi të lumtur.
* Nëse dëshironi fat të mirë në çdo aspekt.
* Nëse keni probleme me vaginën/penisin.
ai do t'ju ndihmojë menjëherë.
Email: findritualforlife@gmail.com
+3550685677099
+2349046229159
Ekziston një mjek i fuqishëm vendas në botë. Nxitoni dhe dërgoni atë në whatsapp: +2349046229159 Dr DAWN është një mjeshtër vudu, ai është një herbalist shpirtëror, astrolog shpirtëror, a keni qenë te Mjekë të ndryshëm vendas pa asnjë zgjidhje. Ju duhet të dini se ka një mjek vendas që mund të gjejë zgjidhje për të gjitha problemet tuaja. Dr DAWN e merr fuqinë nga bota detare, WhatsApp në +2349046229159.
ReplyDeleteNëse keni nevojë për ndonjë ndihmë shpirtërore për ndonjë nga këto të listuara, kontaktoni menjëherë Dr DAWN:
* magji dashurie
*nëse keni nevojë për kthimin e ish-it
* Ju dëshironi të bëheni të pasur dhe të fuqishëm në jetë
* Fryti i barkut
* Bum biznesi
* Përparim financiar
* Toni/fuqi urdhëruese për njerëzit e Perëndisë
* Sulmi shpirtëror
* Emërimi politik
* Fito çështjen gjyqësore
* Promovimi i kancerit/epilepsisë
Nxitoni tani dhe ne whatsapp +2349046229159