Wednesday, August 28, 2013

Welcome to Crna Gora


Kush eshte lexuese fanatike dhe besnike e ketij blogu, besoj e ka vene re mungesen  e postimeve per pese dite rresht. Arsyeja kane qene disa dite pushimi, te fundit besoj per kete vit, qe bera ne Mal te Zi. Tashme eshte kthyer ne tradite prej disa vitesh, qe minimum nje here gjate veres, do ta kaloj nje fundjave ne Mal te Zi. Me pelqen shume ai vend, per shume arsye, te cilat I kam permendur dhe here te tjera. 
Kete here vendosem te mos te qendrojme ne Budva, meqe e kemi bere "telef" si vend, por zgjodhem Petrovacin, vetem 12 kilometra larg Budves. Si gjithmone per te gjetur vendin ku do te akomodoheshim, zgjodhem Booking dhe ndermjet disa alternativave, vendosem per Rezevici Apartments, nje vile shume e kendeshme, me te gjitha kushtet, nje pishine te vogel dhe nje pamje nga ballkoni fantastike (sic do ta shikoni edhe ne foton e pare me poshte). Dhe cfare eshte me e rendesishmja, me nje cmim shume te mire.
Edhe pse diten e pare qe vajtem koha nuk ishte shume e mire dhe ne nje moment te caktuar filloi te bjere shi me gjyma, kur je ne shoqeri te mire, nuk ka faktor meterologjik qe te te prishe humorin. Pervec ketij fakti, edhe ai shiu ne plazh ka filluar te me shijoje shume, prandaj edhe nje pjese te fotove vendosa qe t'i bej pikerisht ne ato 30 minuta e rrebeshit. Per diten e pare, zgjodhem plazhin e Sveti Stefan, ne te cilin kisha rreth 10 vjet pa vajtur, megjithate asgje nuk kishte ndryshuar. Pjesa me e madhe e dites kaloi me te qeshura pa fund, por edhe te zena te shpeshta, intensive, por te shkurtra, vetem per shkak te lojes ne pesekatsh :D Miku me i mire i dites ( e te gjitha diteve ne fakt) ishin arkat me vere qe kishim marre nga Tirana dhe qe na ben shoqeri ne cdo moment :D E vetmja gje qe nuk me pelqeu dhe qe me beri shume pershtypje, duke qene se ne asnje nga udhetimet e tjera ne Mal te Zi nuk e kisha vene re, ishte sjellja arrogante e pjeses me te madhe te kamriereve. Thuajse te gjithe, me perjashtime te vogla ishin nervoz, arrogant, fodull, totalisht te pasjellshem dhe njeri prej tyre rrezikoi shume te hante nje grusht te mire fytyres! Dakort, une tani po bej shaka, pasi te gjithe jemi pro paqes dhe kundra dhunes, por me te vertet qe sjellja e tyre me la nje shije te hidhur. I shpetonte vetem ushqimi i mire qe kishin dhe korrektesa ne cmim. Cfare shkruhej ne menu, vinte edhe fature.
Kaq per sot. Neser do ta vazhdoj me pjesen tjeter te fotove te dites se pare, fotot e darkes. Nderkohe qe gjithe postet e kesaj jave besoj do t'ja dedikoj ketij udhetimi te kendshem 4 ditor. Nuk besoj se ka njeri kundershtime. E nese keni, e dini ju, flisni, ose heshtni pergjithmone...:P

6 comments:

  1. mooj jee pjeshk e mir shume me kto floket qe mi mban kshu ;)

    ReplyDelete
  2. ca gjete ne uje mi?? shyqyr qe u ktheve... ;)

    ReplyDelete
  3. Shume i bukur vendi e ti :-)))
    Sa per kamarieret, kam pershtypjen qe kudo ne ballkan keshtu i gjen....
    Biles edhe nga Sllovakia, Polonia, Hungaria.... Lene per te deshiruar...
    Ndoshta ka te beje me pagesen e tyre... Se di ....

    ReplyDelete
  4. Sa super aulona! Me pelqejn sh kto fotot ne plazh :D . Dua dhe une po sme ka rastis te shkoj kur bie shi :( njs me behet qefi qe ja kalove mir.

    ReplyDelete
  5. Dukesh e bukur nen driten e diellit dhe pikat e shiu :P Me pelqyen shume fare keto fotot me shi ne plazh Fustani i plazhit te fotot e para shume i kendshem, gjithashtu dhe rrobat e banjos me lule.

    ReplyDelete