Friday, August 30, 2013

Po tani kush e ka radhën?

E ndersa une pres qe miku im Dorian Bushati te me japi pjesen tjeter te fotove (te cilat m'i ka premtuar me 100 firma qe do te mi jape sot ne darke) une postin e sotem po ja dedikoj nje teme, te cilen sa me shume kalon koha aq me shume nuk e kuptoj. Mbase jam une e gabuar ne mendimet e mija, prandaj do te doja qe nese ju ngacmon sado pak ajo qe kam shkruar me poshte, te me jepnit mendimin tuaj ne vendin dedikuar komenteve.


Dhe ja ku jemi sërish, me historinë që përsëritet dhe një tjetër të huaj që pa asnjë meritë, pa asnjë kontribut dhe pa asnjë arsye, dekorohet si qytetar nderi i një qyteti të Shqipërisë. Konkretisht qytetar nderi i Korçës dhe bëhet fjalë për kitaristin e grupit “Guns and Roses”, Ron Thal Bumblefoot, i cili erdhi, këndoi ca këngë, mori ca lekë për “punën” që bëri dhe u kthye në vendin e tij, i sigurt që as nuk ka për t’i rënë më ndonjëherë rruga nga Shqipëria. Me pak fjalë, bëri atë që bën çdo këngëtar në cilindo vend të botës. Në fund të fundit, a nuk është kjo detyra që kanë këngëtarët? Të shkojnë atje ku i thërrasin për të performuar? Është e vërtetë që një vend i vogël si Shqipëria nuk i ka mundësitë që të ftojë artistë të mëdhenj apo ata që janë më të suksesshmit e momentit. Megjithatë, në momentin që dikush pranon të vijë, do të thotë që ka rënë dakord për të gjitha kushtet dhe vjen sepse e ka parë me leverdi, jo sepse po na bën neve ndonjë nder. Atëherë, për çfarë arsyeje duhet ta dekorojmë? Të jepeshin kaq kollaj dekoratat, Beyonces, Rihannës e shumë të tjerëve nuk do t’u kishte dalë një shtëpi e tërë për ta mbushur me dekorata të marra nëpër çdo koncert që shkojnë e në çdo vend që janë të ftuara.

Unë nuk kam kompetencat dhe as informacionin e duhur se cilat janë kriteret që duhet të përmbushë dikush për të marrë një titull kaq të rëndësishëm, ama si një qytetare (jo nderi) e këtij vendi, revoltohem dhe neveritem kur shoh se si vazhdojmë të nderojmë të huaj që kalojnë rastësisht këtej nga vendi ynë, që marrin ca lekë, që nuk kanë dhënë dhe nuk do të japin kurrë asnjë kontribut për këtë vend dhe vetëm për faktin që janë të huaj dhe të famshëm u bëhen kaq temena, ndërkohë që ka aq shumë figura të mirënjohura, të nderuara, që kanë bërë shumë për artin e këtij vendi dhe i kanë dhuruar shumë kënaqësi bashkëkombësve të tyre, por që nuk i bie njeriu në mendje t’i nderojë, sepse nuk janë të huaj!

Vërtet këta artistët tanë (dhe kur them artistë, e kam fjalën për ata që e meritojnë vërtet këtë titull) nuk kanë shitur miliona kopje albumesh, vërtet nuk kanë dhënë koncerte nëpër gjithë botën e nuk janë brohoritur nga mijëra njerëz, ama kanë dhënë kontributin e tyre, me aq mundësi të vogla e të kufizuara që u ka dhënë ky vend, për të gëzuar e mbushur shpirtrat e shqiptarëve me artin e tyre. E marr me mend se sa të zhgënjyer, se sa të lënduar e mbase edhe të poshtëruar duhet të ndihen kur shohin e dëgjojnë zhvlerësimin dhe injorimin që u bëhet, ndërkohë që ngrihen në piedestal disa personazhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve as nuk u ka dëgjuar ndonjëherë emrin!

Unë jam një qytetare e thjeshtë shqiptare dhe do të doja që ata njerëz që kanë kompetencat për të shpërndarë dekoratat lart e poshtë të nderojnë në radhë të parë artistët shqiptarë, ata artistë që më përfaqësojnë mua, që kanë dhënë shumë për ta bërë më të bukur e më cilësor artin e këtij vendi dhe që kurrë nuk janë shpërblyer siç duhet për atë që kanë bërë. Të paktën t’i gëzojmë me nga një dekoratë! Për ata po që do të thotë shumë ky gjest. Sa për ata të huajt, jam e sigurt që as nuk ia dinë vlerën, e as nuk do ta kuptojnë kurrë ç’kuptim ka ajo copa që do i varin në gjoks apo do ia japin në dorë për ta vendosur në raft. Mos u shqetësoni fare, se raftet i kanë të mbushura me çmime Grammy Award, MTV-je, World music awards etj. dhe këto dekoratat tona do të humbin mes tyre (në mos kanë humbur që rrugës në ndonjë kosh plehrash në aeroport). Kështu që, meqë i paskemi me shumicë dhe i shpërndajmë vend e pa vend, të paktën t’ua japim atyre artistëve që kanë dhënë shumë e kanë marrë pak, e kështu, të paktën, të kenë një gjë me të cilën të krenohen. Ndërkohë unë po pres të huajin e radhës që do shpallet qytetar nderi i Shqipërisë. Kush do ta ketë këtë “fat” të madh vallë? Bastet janë hapur…

7 comments:

  1. `Une si nje qytetare e thjeshte jam shume po shume dakort me gjithcka qe ke shkruar.
    Kta skan dhene as1 kontribut per kte vend,skan bere as1 gje te mire dhe besoj ky kitarist Shqiperine as ka per ta permendur ndo1here.
    Urojme qe gjerat te rregullohen dhe njerez qe e meritojne,qe jane dikushi ,qe perpiqen me mish e me shpirt per kte vend,'qe mbi te gjitha jane shqiptare' te marrin dicka.Me e pakta dekorate :)

    ReplyDelete
  2. Edhe ne po presimmmmm fotot e Dorianit :D :P

    ReplyDelete
  3. Tani qe po e mendoj... le qe nuk dekorojne ata qe duhet po edhe kur dekorojne nuk dekorojne te duhurit.vjen tjetri i fut nje tralala e behet qytetar nderi!!! Me siguri edhe ata e pyesin veten pse dekorohen kur vijne ne Shqiperi,cte mire i sollen ketij vendi qe te nderohen kaq shume??? Hmmm ka kaq sh gjera qe nuk shkojne ne kete vend,,,por me siguri me kalimin e kohes do xmiresohemi ;-) .duje te falenderuar x postimet Aulona teuroj cdo te mire & fat :)

    ReplyDelete
  4. Aulona xfundimisht je e madhe... mendoj se ke absolutisht shume te drejte ne ato q thua. Jam shum e shum figura publike qe kane kontribuar x vendin tone e skan marre as edhe 1 falenderim e jo me dekorate!!! Vjen tjetri qe esht 'jashtetas' i fut nje tralala e mer dekorate ;-( shpresoj shume qe gjerat te ndryshojne xsa i xket ksaj gjende...

    ReplyDelete
  5. Tanime asgje nuk me habit, u mesuam me gjerat e pazakonta qe ndodhin ketu. Aulona shume moskorrekt shoku, po presim fotot ne. :)

    ReplyDelete
  6. Per ne qe jetojme jashte me vite, Po edhe per ju atje, shume i habitshem ky fakt!!
    Se nqs do e permendi Shqiperine, hallall, por nuk besoj ta bejne.
    Pastaj sikur ulte Shqiperia keshtu...shyqyr qe erdhe e ne te dekorojme...
    PA kuptim....

    ReplyDelete
  7. S'do ndryshoja as edhe nje fjale. Jam plotesisht i te njejtit mendim.

    ReplyDelete