Tuesday, August 13, 2013

Sepse te pushosh eshte me mire se sa te punosh


Pas disa fundajvash rresht, gjatë të cilave kisha vendosur të “bojkotoja” plazhin, këtë fundjavë, s’kisha cc’bëja por ju ktheva jetës “plazhore”. Me thene te drejten, edhe te rrish gjithe kohen ne Tirane “trashesh” (thene kjo ne gjuhen popullore), por edhe malet e fushat, nuk para I kam qejf, sidomos ne vere, keshtu qe, pavarsisht disa pakënaqesive (që ndonjëherë rezultojnë të jenë më të mëdha dhe të shpeshta sec duhet), bregdeti I Jugut mbetet nje alternative nga e cila nuk shpeton dot. Si gjithmonë zgjodha Vlorën, qytetin tim të dashur, I cili vazhdon të mbajë vendin e parë sa I përket zgjedhjes së vendit të pushime (të shkurtra) brenda Shqipërisë. Aq më shumë që duke qenë se kam vite që e frekuentoj, tashmë I kam mësuar edhe ato vendet ku hahet mirë, ku pihet dicka qe s’te jep dhimbje koke te nesermen dhe mbi te gjitha ku bëhet plazh qetë, prandaj dhe gjithmone vendos te kthehem ne Vlore. Aq më shumë që vit pas viti, shoh një përmirësim të dukshëm sa I përket shërbimit të cilës do lloj forme, gjë që nuk e gjej as në Tiranë dhe që më bën që të kthehem me kënaqësi në këtë qytet. Fotot më poshtë janë një përmbledhje e shkurtër e kësaj fundjave. Uroj që fundjava të ketë qenë sa më e bukur edhe për ju!

Vende qe do te sugjeroja ne Vlore:
Per plazh sugjeroj Vajana, eshte vend i qete, ka kryesisht familjar dhe ka nje det shume te mire.

Tre restorante qe do te sugjeroja jane: I pari, "San Giorgio al porto" qe gjendet ngjitur me Hotel Pavarsine, ne qender te Vlores.

I dyti, te cilin do ta sugjeroja per gatimet e mrekullueshme, por jo per sherbimin qe ishte skandaloz, quhet "Ibiza" ne Rradhim. Beni mire te mos shkoni ne fundjave, sepse stafi nuk e perballon dot fluksin e madh te njerezve ne restorant dhe pjata e pare te vjen fiks pas 1 ore e gjysem. Megjithate gatimet ishin aq te mira, saqe ja vlen te provohen vetem nje here.

Nderkohe qe nese doni te provoni pizzat me te mira ne Shqiperi, shkoni te "Vellezerit Zeneli", lokali gjendet brenda ne Vlore dhe per mua eshte vendi ku kam ngrene pizzat me te mira deri me sot.

Padyshim qe eshte dhe Gelateria Arjoli, por besoj qe kete nuk ka njeri qe nuk e di :D


3 comments:

  1. Mezi po e prisja nje post te tille. Duket si nje nga ato poste-sygjerime te Lises.
    Edhe per mua Vlora mbetet destinacioni i pare i pushimeve (qe kur kam qene 2 vjec). Vit per vit zbuloj nga nje vend special qe ja vlen te harxhosh kohen dhe parate, megjithese sherbimi akoma le per te deshiruar. Po kjo eshte problematike e gjithe Shqiperise dhe jo vetem e Vlores.

    ReplyDelete
  2. Fustani yll ! Shume i bukur, edhe keshillat klas!
    Floket me duken shume te bukura e ne forme! :-))

    ReplyDelete
  3. Trupi yt ne foton e pare thjesht te le pa fjale. Po na dhe ndonje keshille edhe ne sdo beje keq...:P ato gjerat e mira aty per te ngrene mmmmmm, dua ta provoj ate lokalin edhe pse ti thua qe sherbimi nuk eshte i mir. Nje tjeter gje per tu theksuar eshte fustani ne fotot e fundit,teper i bukur.
    Nga kolegia qe punon ndersa ti pushon dhe perdor adresen tende :P

    ReplyDelete