Kohet e fundit kam vene re nje fenomen ne blog, i cili ka filluar te me pelqeje shume. Jane shtuar komentet te cilat pervec nje mendimi per postin e rradhes, behen pjesemarrese edhe duke kerkuar ato vete mendim per nje problem, apo ceshtje te caktuar.Te kuptohemi, kjo gje me pelqen jo sepse kam qejf te jap mend :P por sepse me duket se pak nga pak, me ne fund, po kuptohet sic duhet arsyeja pse une e kam hapur kete blog. Le te themi, si nje ambjent sa publik, aq edhe intim, gjithmone virtual, ku mblidhen njerez te ndryshem dhe qe u pelqejne te rrine bashke. Dhe aty bisedojne per shume gjera, nga ato me te bukurat tek ato me pak te bukurat. Per mua eshte kenaqesi kur lexoj komente ne te cilat kerkohet mendimi, apo nje keshille e imja per nje problem te caktuar. Kete gje ka bere edhe njera nga komentueset e ketij blogu, e cila ka prekur nje ceshtje shume interesante. Une me poshte do te vendos mesazhin e saj dhe ajo qe kerkoj nga ju, kuptohet po ju lindi ne zemer, eshte te thoni edhe ju mendimin tuaj dhe ne kete menyre, te gjitha bashke i vijme ne ndihme jo vetem vajzes qe me ka shkruar, por edhe te tjerave qe mund te kene te njejtin shqetesim :)
AnonymousJuly 25, 2013 at 1:34 PM
Aulona
pershendetje! Eshte hera e pare qe ju shkruaj ndonese ju kam ndjekur
vazhdimisht. Jeni ne nje moshe te re dhe keni bere shume arritje ne
jeten tuaj. Spo them arritje kush e di cfare nga ato te medhajat qe
ngelen ne histori por ama ia keni dale mbane me se mire me te gjitha
angazhimet qe i keni ngarkuar vetes. Kjo mjafton per te qene ne nje fare
menyre shembull per rinine qe po i sherbejne aq pak te ardhmes se tyre.
Un do ju beja nje sygjerim ose kerkese te vogel qe ju te shkruani nje
post ne blogun tuaj ne lidhje me gjuhet e huaja. Me sakte une
personalisht di anglisht shume mire & kaq! Prinderit e mia ngulmojne
qe te di sa me teper gjuhe te huaja pasi kjo tregon kulture & nje
CV te mire sipas tyre. Per momentin po bej kurs gjermanishteje (per
hater te prinderve). Une studioj drejtesi dhe nuk mendoj te largohem
ndonjehere nga atdheu (pervec specializimeve). Ju si mendoni? Eshte e
frytshme te mesohen disa gjuhe te huaja kur nuk e di se kur do te te bie
ti perdoresh? Une mendoj se te dish anglisht eshte shuuum e
domosdosshme por te mesosh Gjernanisht Frengjisht e gjuhe te cilat
fliten ne pak vende eshte e kote pasi do harrohen. Prinderit e mi thone
qe pasi ti mesosh gjuhet ato mund te praktikohen me leximin e librave
per te mos i harruar. Jam gati ta nderpres gjermanishten sepse me duket
investim i kote por me vjen keq sepse i kam shkuar deri ne gjysme
niveleve deri tani. Me kete rast na tregoni dhe eksperiencen tuaj ne
lidhje me gjuhet e huaja. Sa te domosdoshme mendoni se jane? Ne rastin
me te keq (nqs pertoni te beni nje post enkas per kete ceshtje :P ) te
pakten mu pergjigjni me koment. Faleminderit :) PS: Veshja shume e bukur
:)
E dashur Anonime qe ke bere shume gabim qe s'ke lene nje emer, sepse eshte shume me bukur kur i drejtohesh tjetrit me emer se sa keshtu, si ai anonimi i Pallatit 176 "Nje shok qe ju do te miren" :P Ceshtja qe ti ke kerkuar te diskutosh dhe per te cilen ti do nje mendim, me pelqeu shume. Me kujtoi veten time para nja 13 vitesh, kur isha ne vit te pare gjimnaz dhe mami insistonte te futesha ne nje tjeter kurs gjuhe te huaj, qe nuk ishte anglishtja dhe italishtja, te cilat tashme i kisha bere "telef". Moj po pse me duhet nje gjuhe e trete, thoja me vete, se mamit kuptohet, nuk kisha kurajon t'i thoja gje ne sy :P
Por atehere isha e re, shume e re dhe si nje adoleshente e vertete, mendoja qe te harxhoja disa ore nga java ime per te mesuar nje gjuhe te huaj, nderkohe qe ato ore mund ti kisha harxhuar diku tjeter duke u argetuar (si perpara televizorit psh) me dukej nje humbje kohe e madhe. Por kuptohet qe deshira dhe vendimi i mamit (te kuptohemi ne favorin tim) per te mesuar nje gjuhe te huaj, fitoi.
Kam qene 16 vjecce kur kam nisur kursin e frengjishte, me nje nga pedagoget me te mire, i cili vinte ne shtepine time ne menyre qe kursi te ishte sa me privat dhe une te merrja sa me shume nga ajo ore. Zgjodha frengjishten sepse gjithmone me ka pelqyer si gjuhe, me eshte dukur shume sensuale, shume femerore, me pelqen shume theksi i saj dhe nga cfare me kane thene njerezit qe me kane degjuar te flas, kam nje theks te lezetshem kur flas frengjisht. E kam studiuar per kater vite kete gjuhe, deri ne vit te pare fakultet dhe pastaj ne nje moment, per shkak te rrethanave te ndryshme, angazhimeve qe m'u shtuan dhe mungeses se kohes, une hoqa dora. Me nje arsyetim qe sot e mendoj te gabuar, mesimin e frengjistes e pashe si gjene me me pak prioritet, nga e cila mund te shkeputesha kollaj dhe ti rikthesha kur te doja. Ne fakt nuk ndodhi ashtu. Edhe pse gjate gjithe ketyre viteve jam betuar vazhdimisht, qe do ti rikthehem, sepse eshte gjynah te hedhesh poshte kater vite studim, asnjehere nuk e kam gjetur kohen per ta bere.
Per here te pare e vura veten ne prove ne lidhje me frengjishten time, disa muaj me pare kur vajta ne France per pushimet e dimrit. Edhe pse arrija te komunikoja dhe te merresha vesh per gjerat bazike ato qe jane te domosdoshme kur shkon ne nje vend te huaj, isha shume larg nje komunimi te mire, ashtu sic do ta kisha bere ne anglisht, apo italisht. Dhe per kete me erdhi shume keq! Prandaj nese do te beja nje paralelizem me pyetjen tende dhe ate cka ke shkruar, qe ti e ke te sigurte qe nuk do shkosh kurre jashte shtetit, pervecc specializimeve, une mendoj se do te mjaftonin edhe vetem disa dite ne Gjermani per pushime psh (meqe ate gjuhe je duke studiuar) qe te te benin te ndiheshe shume me mire dhe krenare per vete, nese do te arrije te komunikoje mire ne gjermanisht, ne gjuhen e vendit ku gjendesh dhe jo ne anglisht.
Pastaj, ti vete ke permendur qe nuk e perjashton mundesine e nje, ose disa specializimeve jashte Shqiperise. E di sa shume do te te ndihmonte nje gjuhe shtese per te patur nje literature sa me te zgjeruar? Po sikur specializimin ta besh pikerisht ne Gjermani, sa shume do e "urreje" veten po t'i kishe lene pergjysem studimet e gjuhes gjermane? Me beso (dhe kete e them nisur nga eksperienca ime qe kam treguar edhe me siper) te nisesh nje gje dhe ta lesh pergjysem, nuk eshte aspak e mire. Ti ke shpenzuar para, kohe, nerva ke dhene nga vetja jote dhe ne nje moment i hedh te gjitha poshte dhe thua do e le pergjysem. Mua sot me vjen shume inat qe e kam bere kete gje. Te jesh e sigurte qe po njesoj do te ndihesh edhe ti mbas disa vitesh.
Jam dakort me ty per pjesen qe thua, se po nuk e praktikove nje gjuhe ajo harrohet, por nese e ke deshiren e mire, e gjen dhe mundesine se si te mos e harrosh: duke lexuar ne ate gjuhe, duke pare filma, apo programe televizive, duke degjuar muzike. Mos harro, ne shqiptaret kemi shembullin me te mire se sa kollaj mund te mesohet nje gjuhe e huaj vetem nga ekrani: e kemi mesuar te gjithe italishten duke pare "Sailor Moon" dhe "Uomini e donne" te Maria-s :P
Dhe nese fjalet e mia serish nuk te bindin, e di ti qe studimet e fundit tregojne se truri i njerezve qe dine me shume se dy gjuhe eshte me funksional sesa i pjeses tjeter? Po keta studiues thone se mesimi i gjuheve te huaja te ben me te zgjuar, te forcon kujtesen, madje ndikon edhe ne parandalimin e Alzhaimerit. Tani, mua me duket shume e bukur per te qene e vertete kjo, por pse mos ti besojme dhe te sherbejne si nje stimul me shume, per te mesuar disa gjuhe te huaja :)
Per ta mbyllur, une mendoj se gjithcka qe ka te beje me mesimin dhe te nxenet, nuk mund vecse te jete dicka pozitive te cilen gjithmone duhet ta mirepresim.
Patjeter qe pres edhe mendimet tuaja, jo vetem per t'i dhene nje keshille vajzes qe me ka shkruar, por sepse edhe une vete tani u bera kurioze me kete temen :)
P.S: Ne kete faqe gjeni nje artikull interesant qe mund t'ju vije ne ndihme, nese i jeni futur me "koke" mesimit te nje gjuhe te re (edhe pse si data 1 gusht qe jemi, dyshoj ta kete mendjen njeri per keto gjera "te merzitshme) :D :P

Me vjen cudi si nuk eshte bere asnje koment, nderkohe qe tema eshte shume interesante ???!!!! Ishalla eshte per faj te 1 Gushtit se po te ishte nje post per veshjen a Aulones do te te ishin shfaqur min 20 komente pa frike.. Aulona jo se kam gje me veshjen por do te me pelqente te lexoja mendime te ndryshme dhe per kete teme ashtu sic i lexojme per temat e veshjes. Gjths ne lidhje me temen une nuk do te lodhesha kurre te mesoja nje gjuhe te huaj, per mua eshte njeri me shume vlera ai qe arrin ti perkushtoje nje pjese sado te vogel te kohes se tij dickaje kaq te vyer. Per mua te dish ose te investosh ne mesimin e nje gjuhe te huaj sjell vetem ndikime pozitive. Eshte e lodhshme???? Sigurisht. Por gjerat e mira kushtojne, te lodhin, te bejne te djersitin por ne fund ja vlejne. Ndoshta goca ne fjal nuk ka per te jetuar kurre jashte, te pakten keshtu e mendon per momentin. Por te ardhmes nuk i dihet, ndoshta fati mund ta sjelle te punoje ne nje kompani gjermane dhe pse mos ta kete pike te forte dhe faktin qe zoteron gjermanishten shume mire. Tek qendra ku im bir meson anglishten shoh perdite prinder me femije qe jane shume te etur te mesojne angisht por qe nuk kane mundesi financiare ta ndjekin me ane te kursit, dhe me pik ne zemer, kur shoh qe im bir shkon me zor apo shoket e tij e kalojne oren duke bere sms ne celular apo duke u shpeqendruar. Jeta ka shume vlera, konsumojeni ate duke bere gjera pozitive dhe me vlera, ku nje prej tyre eshte dhe mesimi i gjuhes se huaj. MOSONI GJUHE TE HUAJA - Ky eshte mesazhi im. Ana
ReplyDeleteAna me vjen shume mire qe ke shkruar dhe ke ndare mendimin tend. Ashtu si ti, edhe mua me vjen keq kur shoh qe nuk ka shume feedback per tema te ndryshme qe une ngre here pas here, si dhe ne kete rastin e gjuheve te huaja. Shpresoj vertete te kete qene 1 gushti arsyeja :P
DeleteDiskutimi (i cili pres te pasohet nga shume komente) eshte interesant. Personalisht mendoje se ne kete epoke globalizimi ne te cilen jetojm gjuhet e huaja jane nje domosdoshmeri. Une posedoj shume mire madje dhe me certifikata nderkombetare anglishten dhe italishten dhe me punen qe bej me kane ndihmuar shume. Duke pasur parasysh fushen ku une punoj dhe zhvillimin drejt disa vendeve qe ka Shqiperia keto jane dy gjuhet baze per te ecur perpara. Kam vite qe e mendoj dhe te mesuarit te nje gjuhe tjeter, sigurisht frengjisht ose gjermanisht. Fillimisht mendova per frengjishten si nje gjuhe e grupit te gjuheve latine dhe ndoshta do e kisha me te lehte studimin e saj por gjithnje e me shume po me mbushet mendja per gjermanishten. Theksoj se nuk e kam domosdoshmeri per punen por e kam me deshire edhe pse mes ipenjimeve te shumta fatkeqesisht nuk i jam futur studimit te saj. Sigurisht do me ndihmoj te njoh me mire kulturen e atij kombi dhe gjithnje duke pasur parasysh rolin gjithnje e ne rritje te Gjermanise ne ekonomine boterore. Dija eshte investim per veten. Madje njoh dike qe si gjuhe te dyte ne fakultet, ne Oxford (fat i madhe moj moter) ka zgjedhur mandarinin dhe me duket tejet interesante. Gjithe te mirat
ReplyDeleteDeni faleminderit qe ke ndare mendimin tend ne kete blog. Jam e sigurte qe vajzes do ti kesh ardhur shume ne ndihme :)
DeleteAulona te falenderoj vertete shume qe e hape ceshtjen time per diskutim ne blogun tuaj. Falenderoj edhe komentuesit. Ju siguroj qe kjo mjaftoi qe une ti futem me koke Gjermanishtes & ta mbaroj me me deshire sec e kisha nisur. Ai linku per mesimin e gjuheheve te huaja ishte vertete shume interesant.
ReplyDeleteJu pershendes te gjithve,Paola. :)
E dashur Paola dhe Aulona. Ne fakt nuk eshte se tema nuk eshte interesante por eshte kaq "e vjeteruar" per konceptin shqipetar e te shoqerise civile ne te cilen jetojme, dhe ketu fus te gjithe. Ne vitin 2013 eshte qesharake te flitet nese eshte e domosdoshme te mesosh nje gjuhe te huaj apo jo. Te mendosh qe gjuha e huaj nuk eshte luks por domosdoshmeri dhe kjo kuptohet fare kollaj nga fakti qe nje ose dy gjuhe te huaja jane lende te detyruara ne shkolla fillore por tashme edhe ne kopshte apo institucione parashkollore ka filluar te futet mesimi i gjuhes me lojra e fjale . Aq me teper Paola qe ne.mos gaboj je studente juridiku. Pse nuk te eshte dashur ty te perkthesh materiale per studimet e tua? Se cilat jane arsyet se perse duhet te mesosh te siguroj qe duhet kohe shume e gjate. Por te siguroj 100% qe mesimi i nje gjuhe eshte i vetmi investim qe nje nxenes apo student ben per veten e te ardhmen e tij deri ne momentin qe del ne jete.eshte si nje arke kursimi ku ti fut gjuhet qe meson ne vite e te siguroj po 100% qe edhe pse mendon qe nuk do te jetosh jashte shqiperise do te te hyjne ne pune.kur te diplomohesh e te aplikosh per nje vend pune ne shqiperi te siguroj qe ne dy veta do zgjidhet ai qe di me shume gjuhe te huaja ne CV te te njejtit nivel. Sa me shume gjuhe aq me mire eshte pasi punedhenesi yt do kuptoj qe kohen e lire e adoleshencen nuk e ke harxhuar kafeneve e kot por e ke zene duke mesuar e kulturuar veten e mendjen. Kete e kam nga eksperienca e kjo ndodh kudo ne bote. E shume e shume arsye te tjera. Jetoj ne SLloveni (me kete rast e mesove Aulona se ku jetoj)dhe jam kaq e lumtur qe djali im 3 vjec flet dy gjuhe te huaja dhe meqe me bashkeshortin komunikojme anglisht ka filluar te shfaqi interes per anglishten te cilen me siguri vitin tjetet do filloj tja mesoj me seriozisht. Meso sa je e re e pa angazhime se kur kalon koha e kalon te 30 e behesh me femije eshte e veshtire e ske sh kohe Kjo sllovenishtja ime eshte kaq e veshtire por kaq e bukur. pershendetje Neli
DeleteE di benefitin me te thjeshte nga gjuha e huaj??? Nuk ndihesh si idiot kur prsh degjon dy njerez qe bashkebisedojne ne gjuhen e tyre dhe ti nuk kupton asnje fjale;) dhe rri si nje peme:). Me ka ndodhur mua duke qene se punoj ne nje kompani nderkombetare (ne Shqiperi) por udhetoj shpesh neper qytete te ndryshme per pune. Dhe jam betuar ( sepse tani jam me 2 femije relativisht te vegjel dhe me nje pune qe s'para me le hapesire) qe sapo te kem kohe te marr fryme do ti futem nje gjuhe tjeter... Une zoteroj relativisht mire 4 (frengjisht, italisht, anglisht dhe italisht) dhe te gjitha keto i kam bere deri ne universitet dihet kur njeriu ka me sh kohe te lire sepse me pas midis punes, familjes dhe gjithckaje tjeter koha per veten ngushtohet...sa do doja te isha edhe njehere sa ty...
ReplyDeleteAulona kjo teme eshte shume interesante! Data kur e ke shkruajtur pak e keqe ;-) Lol :-)))
ReplyDeleteTani une flisja shume mire 3 gjuhe (italisht, sepse jam laureuar e bere master ne Itali, pervec se martuar me italian;-), {rastesi kjo}, anglisht e shqip)... Jetova 13 vjet ne Itali e kenaqur qe di 3 gjuhe e qe i perdorja te treja....burri mu trasferua me pune ne nji vend gjermanofon :-(( e pas nji viti shku e ardh cdo weekend me valixhe e me rroba ne 3 shpija te ndryshme!!! Vendosa te mesoj gjuhen e 4!!! E di kush eshte e bukra?!!! Qe mund te trasferohet prape ne nji shtet me gjuhe spanjolle keshtu qe prape une do mesoj!!! Se ai punon gjithmone me anglishten :-))) pra si dihet jetes!!! Sa me shume gjuhe aq me shume te duhen se i ve ne cv ... Aq me teper qe kur udheton (e une udhetoj shume ne Europe!) pyet ne gjuhen perkatese per udhezime ;-), o per cmime hotel, etj, etj ...
Babi im thote edhe gjuhen e jevgjve te mesosh eshte kulture!!!
Nuk i dihet jetes!!!
Te pershendes e dashur. Kuqja :-)))
P.s. : Miku qe ta do te miren !!! Lol :-)))