Monday, December 10, 2012

Monday morning


Besoj se shume nga ju tani do te jene duke pritur ndonje post ku une te flas per ditelindjen, se sa mrekullisht bukur ja kalova, te postoj shume foto ku te jem une duke u argetuar me miqte e mi...Gabim! Nese do te postoja ndonje foto nga ditelindja ime, atehere do te isha une poshte batanijes, me papuce leshi dhe nje termometer ngjitur. Si fillim te ngreje doren kush me ka marre m'sysh... (U pikaaa ty qe te rre mendja se ke ndonje gje per t'u marre m'sysh...keto ishin mendimet e disave prej jush :P) E them kete, pasi ditelindje me te lodhur s'kam kaluar ndonjehere. E qe thoni ju te shtunen u semura, keshtu qe gjithe diten e kalova ne shtepi. Mbase duke u plakur, fillon e bie imuniteti se deri para ca kohesh mburresha qe mua me ze gripi nje here ne tre vjet, nderkohe qe kete vitin e fundit sikur ka filluar ta shpjetoje pak viziten nga trupi im...
Kjo pra ishte ditelindja ime e bukur per kete vit :( Edhe te dielen e kalova gjithe diten ne shtepi, po thuaj shyqyr qe me kapi ne fundjave se une nuk e kam as luksin te semurem gjate javes se ngarkuar me pune. Gjithesesi sot isha mire, aq mire madje saqe diten e fillova me Zumba. Nese nje pjese e njerzve i kane frike sportet kur jane semure, se c'eshte nje teori qe behesh me djers dhe semuresh, per mua eshte e kunderta, sporti vertet te djersine por keshtu nxjerr te gjithe ato toksinat e keqija qe ke brenda ne trup. Dhe une vertet qe pas Zumbes isha si e rilindur. Duke qene se fotot jane bere qe ne mengjes kur dola nga shtepia, pra para se te shkoja ne stervitje, edhe une dukem si fantazem :P sepse jam pa make up.Duke ndenjtur dy dite ne shtepi ne te ngrohte, me zuri tmerri sot kur mendoja se do te dilja ne gjithe kete te ftohte, prandaj u vesha e u ngjesha mire, kemishte, pulover, xhup, geta, corape, shall...Patjeter edhe ca ngjyra per ta nisur javen si nje 28 vjecare, plot energji :)

45 comments:

  1. ca po tallesh ti me kte veshje??seriozisht e ke??se je dhe cup e re dhe ne kete kohe tani qe gjen plot gjera te bukura,eshte gjyna te vishesh ne kte menyre.me mire vishu thjesht dhe bukur sesa te perpiqesh te jesh e vecante,dhe rezultati te jet skandaloz,si ne kete rast.

    ReplyDelete
    Replies
    1. O Ira po perpara se te thuash fjalen e keqe, me thuaj nje here u befsh 100 vjec, ose te shkuara ;) E dyta, me prano nje keshille, sa rri gjithe kohen duke kontrolluar blogun tim me veshje skandaloze, qe per me teper ta shpif, por qe e kontrollon perdite ama se e kam vene re qe komenton shpesh, ik bej ndonje gje me te hajrit per veten tende, si psh merru me palester se vajte 200 kile dhe s'ka lezet se je dhe goce e re. Mua edhe me behet dermani se kam trup dhe gjene me te shemtuar te vesh me rri bukur, po ty qe s'ka stilist qe te merre persiper ;)

      Delete
    2. e teprove me kete pergj m duket, edhe mua pergjithsisht m pelq sh si vishesh,po ktu ja paske fut cik kot.gjths gezuar e gjithe te mirat.

      Delete
  2. mix & match :)))

    http://joysinani.blogspot.gr/

    ReplyDelete
  3. Sa yll qenka ky shalli, me pelqejne edhe corapet une kam shume qejf ti vesh corapet keshtu ne dimer. Mos e vrit mendjen se dukesh yll dhe pa tualet

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit qe ma ke bere qejfin me kete fjalin e fundit :P Sa per corapet, eshte fiksimi imi vjeter ti vesh keshtu ne dimer, siper getave. :) Te pershendes!

      Delete
  4. Ngjyra mente per kete sezon me pelqen shume dhe mendoja qe ne vere se si do e vishja ne dimer, por deri tani s'e kam provuar ende. Kombinimi me bezhen e te zezen, si dhe gri e kobalt duket shume bukur tek ty. Une per vete s'do vishja vetem corapet mbi geta, se nuk i perdor dhe nuk me shkojne, por kombinimi dhe pjeset e tjera jane shume te pershtatshme per kohen dhe ditet e tua te ngjeshura:)
    Te shkuara dhe nje jave te mbare!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lisa faleminderit per komentin! Sic e kam shkruar dhe ne nje koment me siper, une i kam shume qejf corapet siper getave ne dimer, nga ato me te gjatat siper gjurit, e deri te ato te shkurtrat te kycet. Besoj do mi shikosh shpesh neper postet dimerore :)

      Delete
  5. Aulona te kam patur gjithmone qejf, qe nga koha e kafazit :) Blogu yt eshte nje nga gjerat qe shikoj te parat sa vij ne zyre me pelqen per thjeshtesine qe ke ne cdo gje, si ne shkrime, foto, apo sjellje. Per te mos folur pastaj per Thumbin qe nuk ka episode qe skam pare. Sa i perket veshjes ne keto foto me pelqen sepse e shikoj te veshur te ty, nese do e shikoja diku tjeter mbase sdo dukej kaq bukur. Kjo eshte nje nder gjerat qe me pelqen te ty qe ke nje stil tendin ndryshe nga ajo qe shikojme ne gjysmen e gocave neper Tirane. Te pergezoj dhe uroj mos te ndryshosh kurre
    Se mos harroj: Gezuar ditelindjen! Qofte cdo dite e jetes tende e mbushur me optimizem :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aaaa sa ma bere qejfin me kete urimin e fundit. Dmth qe jo vetem me ndjek dhe lexon, por i merr dhe seriozisht gjerat qe une shkruaj! Kjo po qe eshte arritje per mua! :) Te falenderoj per cdo fjale qe ke shkruar. Ma ke mbushur zemren me gezim! :)

      Delete
  6. "eshte gjyna te vishesh ne kete menyre"

    Aulona, vertet si ke nerva, kohe, deshire, ti kthesh pergjigje nje vajze te re e cila shpreh mendimin e saj mbi nje veshje normale, te tjeshte, komode dhe praktike, me shprehjen si me siper???
    Nuk duhet shume imagjinate per te kuptuar se cfare personi duhet te jete ................
    Lira

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lira te falenderoj qe me ndjek dhe me komenton shpesh. Ke te drejte, ndonjehere nuk duhet fare te merrem dhe te kthej pergjigje, pooooor eshte me e forte se mua. Jam me teorine, jepi gjithesecilit ate qe meriton, edhe kur vjen puna te pergjigjet! :)
      Te pershendes!

      Delete
  7. Edhe 100 vjec o goce... sa per te qenurit semure, mos ca koke se ke shoqe ;) me 38.5 kam shkuar clubbing vetem per te mos u mposhtur nga semundja :)

    love the mix/match combo

    ReplyDelete
    Replies
    1. Chriseda me ke mungur! Ku ke qene? :P Une vallai nuk e perballova dot dhe ndenjta ne shtepi. Te falenderoj per urimin! Hugs and kisses!

      Delete
  8. ai fundi m'u duk si pantallon fillimisht, e me kujtove Tomken.....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Paske nevoje per syve mesa duket...:D

      Delete
    2. dhe ti per shije ne te veshur :)

      Delete
    3. shume nevoje per shije ne te veshur :)

      Delete
    4. Shume nevoje per te artikuluar dhe shkruar mendimin ne menyre te drejte!Nuk mund te kesh "nevoje per shije", eshte fjali pa logjik :) Gjithesesi ti u perpoqe! ;)

      Delete
  9. Hello Aulona. This is the first time I'm writing to u, i know i should do it before, but it was a problem of time. Sapo kam koh dhe filloj e zhytem neper internet, the first thing I do is to open ur blog. Se pari desha te te flas pak per ato qe lexoj nga ti. Nuk e dij a eshte edukimi qe ke marre qofte ne paikologji apo qofte ne gazetari, te cilat jane te dyja dege qe te ndihmojne shume ne formimin personal, apo eshte menura se si te kane rritur prinderit, apo shoqeria nga e cila ke qene e rrethuar, apo vete natyra jote kaq e mprehte, por di te them vetem qe ti ke nje zgjuarso te lindur, dhe per me teper te ushqyer gjate gjithe jetes tende me dije dhe informacion. Me pelqen menyra e artikulimit te mendimeve, thelbi i ceshtjeve qe trajton, forca argumentuese e fjales, notat e lehta ironike qe perdor hera-heres, apo dhe cdo gje tjeter. Sa per stilin i don't know what to say sepse je shum shum e vecante and special in everything u wear, ose me sakte i jep nje hije rrobave e te shkon shum cdo gje qe vesh. U are perfect ne kuptimin e plote te fjales. Brravo, brravo, brravo. Sorry per shqipen time disi te pergjysmuar, but I'm trying to do my best on it, talking all the time albanian at home. Ola.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ola me ke emocionuar vertet me kete koment. Te falenderoj nga zemra per fjalet pozitive dhe vleresimin qe ke per mua! Uroj te me shkruash serish dhe sa per shqipen mos e vrit shume trurin. Ne Shqiperi gjysmes se njerezve ju vjen me "kollaj" te flasin anglisht e italisht, e jo me ti qe mesa kuptoj jetoke jashte :)
      Te perqafoj!

      Delete
  10. Auolona pershendetje!
    vlersoj guximin qe ke per te marre persiper nje gje te tille por nuk vlersoj aspak guston tende.me vjen keq te them qe mund te jesh shume e mire ne shume fusha po ne fushen e modes je e pashprese.per cdo foto mund te te shkruaj 100 detaje qe nuk shkojne por kjo gje do kohe dhe nerva (gje te cilen une nuk e kam :(
    kjo veshje qe po shikoj eshte me beso e frikshme.jane artikuj jo te shumtuar po ti sebashku ke ber nje kombinim ku i ke hequr bukurine seciles prej tyre.
    uroj mos te jesh merzitur nga cka te shkruajta por mqs jam dhe e fushes se modes e shkolluar ne kte gje dhe e vlersuar uroj tme besosh dhe te kuptosh .:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Zakonisht besoj dhe vlersoj njerzit me nje identitet! Ne anonimat edhe une mund te jem astronome! ;) Gjithesesi prano nje keshille nga une, meqe edhe ti ma dhe nje te tille, meqe je e fushes se modes merru me faqe qe kane vlere dhe interes per ty, jo me njerez te pashprese qe sic e ke thene edhe vete te bejne te humbin kohe! ;)

      Delete
  11. Identiteti im nuk besoj se eshte problemi i kasaj bisede.si ta them emrin si mos ta them per mua dhe ty njesoj do jete :)Une pikerisht se merrem me faqe qe kane shume interes u mundova te te jap nje mendim per ate cka ti ben.Por mesa duke nuk i merrke mire kritikat :)
    Do te keshilloja te hapje revista pa fund te shikoje te lexoje se cilat jane detajet kryesore te nje kombinimi apo se cilat jane veshjet qe te pershaten ty per fizikun tend mqs kuptova qe nga kjo gje nuk dashke te hiqke dore :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. anonymous, me fal qe po te pergjigjem, nd pa te drejte duke pare qe blgu nuk eshte i imi, por besoj se liria e te veshurit nuk persaktohet nga nje revist mode apo nga nje gazetare e cila per ty e per te gjithe ne, ka zgjellur disa gjera qe sipas shumices jan ok, un besoj qe eksiston edhe liria ne te veshur, ty apo mua nd sme plq dicka por cdo kush ka lirine e tij. un ve re qe shume komente negative jan shume ofenduse edhe jo objektive.

      gjithe te mirat Lulu.

      Delete
  12. te shkuara Aulona, nuk po ta fesheh qe edhe un po prisja post e ditelindjes tende, te shkuara :(

    e urroj te kesh marre shume dhurata, e me vjen keq qe eke kaluar keshtu, uroj te te mos te zeri me gripi tani :)

    per lookun sdi cte them, me duket sikur ka diçka qe svete sipas gustos time, gjithsesi pergjithsisht dukesh mire.

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur faleminderit per komentin. Mora disa dhurata, por njera ishte me specialja per mua...besoj do ta vendos ne postet e radhes :) Perqafime!

      Delete
  13. Te shkuara e ardhte gripi sa me pak tek trupi jot :)
    Zumba, interesting idea ;)

    Come and check my new post whenever you have time !

    xx, Kiki

    http://kikisbookofdreams.blogspot.com/

    http://kikiscookingtime.blogspot.com/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ta keshilloj Zumben, provoje dhe do te te pelqej :)

      HUgs!

      Delete
  14. Pershendetje e dashur, doja te te thoja qe disa nga veshjet e tua me pelqejne, e disa jo. Fundja eshte shume normale. Por eshte nje gje qe me ka bere gjithmone pershtypje, ke bere nje postim, ne mos gaboj titullohej "kohe krize fjalesh te mira" ku thoje se njerezit shprehin me lehte defektet tek te tjeret sesa bejne komplimentet. Ta shkruajta kete sepse e ndjek blogun tend dhe sinqerisht kam vene re shume here qe je e para qe ben komente te pakendshme. Psh. se fundmi mund te permend vajzen me larte qe te thote qe fundi iu duk si pantallon nderkohe qe ti vrap e vrap e keshillon per syze. A eshte kjo pergjigjja me e mire qe ti mund te kthesh ne blogun tend? Gjithashtu me ka bere pershtypje fakti se ne komentet ofenduese, je ti qe e thua fjalen e fundit. Dua te di, vajzat qe te kane bere komentet ofensive nuk kane shkruar me pas pergjigjjes tende, apo ti ndjek parimin "topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vete e para" Ne shume blogje qe une i ndjek (shqiptare) komentimi shfaqet automatikisht ndersa tek ty duhet te presin komentuesit nqs ti do u censurosh komentin apo do e lejosh. Dhunim i lirise se shprehjes. Nqs ke njerez qe te ofendojne, shume lehte mund t'ua kthesh njesoj.... po jo dhe keshtu. Ti del e zgjuara dhe te tjeret delet...
    Mendoj se te gjithe ne para se te kritikojme te tjeret, duhet t'ia drejtojme gishtin vetes.
    p.s jam e sigurt qe nuk ke per ta bere publish kete comment (ose dhe mund ta besh ;) por qellimi im nuk eshte ta shikojne te gjithe, une dua qe ta shikosh ti dhe keto pak keshilla te mund t'i perdoresh.
    Gjithe te mirat

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendetje e dashur! Me vjen shume mire qe ka njerez kaq te apasionuar pas blogut tim, saqe arrijne te bejne analiza kaq te thella sa ky qe ke bere ti me siper :) Kjo per mua eshte vertet arritje!
      Meqe me ke shkruar gjate, po gjej dhe une pak kohe per te te dhene pergjigjen qe meriton ky koment i yti i shkruar shume bukur (besoj se deri ketu jam mire me perdorimin e fjaleve te mira)
      Nuk eshte aspak e vertet qe jam une e para qe bej komente te pakendshme! S'e kam bere kurre! Me vjen keq nese ti nuk je aq e zonja sa te kuptosh komentet e bera qellimisht me dashakeqesi, nga ato qe vertet jane kritike, apo mendim dhe shije ndryshe nga e imja. Une arrij ta bej dallimin! Pikerisht ne shembullin qe ti vete ke marre dhe qe mesa vura re e ke lene pergjysem. Nese komenti do te ishte vetem kaq sa ke shkruar ti, qe kesaj komentueses do ti ishte dukur fundi si pantallona (gje qe prape eshte shume e veshtire se ja ben muuu qe eshte fund se ka nje te care sa koka ime aty) patjeter qe s'do te kishte asgje te keqe. Por nese dikush shkruan "ai fundi m'u duk si pantallon fillimisht, e me kujtove Tomken....", vertet ti zonjushe e dashur nuk e kupton qe eshte tallje dhe ironi? Dhe komenteve tallese dhe ironike une do ti pergjigjem ne te njejten menyre. E kam thene dhe vazhdoj ta them publikisht, madje do ti pergjigjem edhe me rene. Ky blog eshte shtepia ime, si do ti pergjigjeshe ti dikujt nese do te vinte ne shtepine tende dhe do te te ofendonte? Nuk besoj se do qeshje e do silleshe me miresjellje me te.
      Sa per kereksen e "llogarise" se perse zgjedh opsionin te kontrolloj nje here komentet para, besoj se as nuk kam arsye perse te te jap llogari ty, apo dikujt tjeter. Perderisa qendron ky opsion do ta bej. Perderisa ka femra qe shajne me keq se sa kamionistet, patjter qe do te kete censure. Dhe meqe te paska bere pershtypje ky fakti qe e them une fjalen e fundit (gje qe absolutisht nuk eshte keshtu), une me inteligjencen time kuptoj qe ta paskam bere ndonjehere delet ndonje koment ;) Po e bej kete gje dhe me argeton shume! ME argeton te shoh se si ka njerez te fiksuar qe ti i ben delet komentin dhe ato vazhdojne e vazhdojne e vazhdojne shkruajne nje dite te tere, perpiqen pa fund, shajne nga komenti ne koment e rrisin mllefin dhe fjalorin "e bukur" dhe une e marr me mend se sa inat i vjen qe e kam gjithmone une "topin ne dore". Epo me vjen keq, por persa kohe topin e kam une dhe bej si te dua, ka ca njerez qe do vuajne nga ana tjeter e kompjuterit ;)Me shpresen qe nje dite do te lodhen dhe do te heqin dore, duke me lene mua dhe kete blog me ato njerez qe e duan dhe e pelqejne ate.
      E di qe mund te dukem pak cinike ne keto qe shkruaj, por dhe kete zgjedh ta bej me deshire te plote. Kush me njeh dhe jo vetem personalisht, por edhe keshtu virtualisht e di shume mire se si jam dhe se miresine e kam vleren time paresore. Ka shume vajza ne kete blog qe me shkruajne perdite, qe me bejne dhe kritika kur s'i pelqen dicka e imja, apo nje kombinim veshjesh dhe ato mund te thone nese i ka ndodhur ndonjehere qe une ti kem censuruar, apo ti jem pergjigjur me te keq. Ama me nje kategori te caktuar do te sillem sic e meritojne!
      Uroj te jem sqaruar! Edhe pse dyshoj, gjithesesi une e bera timen!

      Delete
    2. nga cfare dyshon qe mendon qe mund te mos jemi sqaruar? E dashur, ajo dita qe mendon ti nuk ka per te ardhur kurre.
      Me beri shume pershtypje qe ti ne asnje vend nuk more mundimin qe te pranosh as 1/5 e atyre qe une te thash. Tamam mendje prej njeriu 30 vjecar perparimtar...

      Delete
  15. Epo temperatura e justifikon veshjen e tmerrshme qe ke bere. Duket sikur ato rrobat jane "in" por ne te vertet jane nje horror! Gjithsesi ke pasur dite me te mira.
    P.s:Don't try too much cause u might fail like this time.
    I'm still following ur blog ;-)
    Get well soon!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit qe vazhdon te me ndjeksh (me siguri duhet te jesh ndonje fanse e filmase horror) :D

      Delete
  16. Pershendetje Aulona! E ndjek gjithmone me kenaqesi blogun tend edhe pse deri me tani nuk te kam shkruar. Por kete here nuk e permbajta dot veten, me shume duke u nisur nga komentet qe lexoj ketu. Une kam dy vjet pa ardhur ne Shqiperi pasi jam me studime ketej, por vertet akoma kaq te prapambetura jane vajzat atje? Do te doja te vinin vetem nje here neper rruget ketej dhe te shikonin se vajza te veshura ne kete menyra ka me qindra. Kjo eshte nje veshje shume komode per paradite, stil mix&match sic ka shkruar edhe dikush me siper dhe shume e kendshme per syrin. Nuk e di vertet se ku e shikojne qe keto veshjet nuk shkojne me njera tjetren se keshtu kishte shkruar dhe njera me siper qe gjoja studionte edhe per mode, a ku ta di une cfare kishte shkruar. Anyway, per kuriozitet pyeta nje shoqen time te ngushte, e cila studion ne nje shkolle per design dhe po i perktheja pak komentet qe ishin bere ketu dhe e di cfare me tha: "Poor girls" per keto qe kishin komentuar hahhahaha Ndersa per ty me tha shkruaj "You rock girl" :) Keshtu per ta mbyllu se e zgjata shume, je shume mire. Ketu ne Amerike gjeja qe vleresojne me shume eshte individualiteti dhe te qenit e vecante. Eshte kollaj te shohesh revistat e modes dhe te behesh copy paste me gjithe te tjeret, do te thote qe s'ke fantazi. E mbylla tani se e teprova. Kam shume simpati per ty dhe besoj se tani qe e theva akullin do te te shkruaj serish :)
    Irida. B

    ReplyDelete
    Replies
    1. Irida ky koment just made my day :)Do habitesha shume nese do te ishte shkruar nga dikush qe nuk jeton jasht ne fakt :) Nuk dua te zgjatem me shume ne kete komentimin e komenteve se me duket pak e lodhshme dhe per ju qe lexoni dhe duhet te merreni me disa komente pa pike rendesie. Une uroj vertet qe ti jo vetem te me ndjekesh, por edhe te me shkruash serish!
      Perqafime!

      Delete
  17. Aulona pershendetje perseri, lexova qe ke pasur ditelindjen e te uroj gezuar edhe pse me vonese. Te uroj vertet nje jete te lumtur e plot me optimizem (sic e ke qejf :) meqe me pelqeu dhe posti ku permendje filozofine Think Positive (meqe jemi ne kete teme, them se duhet te besh me shpesh poste te atilla).
    Nuk mund te rri pa vene re, se edhe postet jo-komplimentuese, por te shkruajtura brenda normave te shprehjes shoqerore marrin ca pergjigje me shume dashakeqese se dashamirese. Dhe duket ne disa raste qe komentueset te lajne ne te mira para se te thone ndonje llaf "te keq". E kuptoj shume mire qasjen tende "ska njeri qe me do te miren, dhe te gjithe ata qe s'me pelqejne, me duan te keqen" po mendoj se e ke gabim ne disa raste. Ti je nje vajze e plotesuar dhe duket ne pergjigjet e gjata qe kthen zakonisht, qe ne fund te fundit ty te interesojne dhe mendimet qe te kritikojne. Pse nuk arrin ta pranosh faktin qe shumica e njerezve qe marrin persiper te lene nje koment, e lene sepse besojne qe ti ke potencialin ti marresh seriozisht dhe jo fyerje personale. Te ishe ndonje (ndonje kshu mo si ta them) sdo ta merrte njeri mundimin te komentonte, do thoshin: ehu lere ate, aq ka ajo. Perkundrazi une jam e bindur qe njerezit te ndjekin ne gjithe gjerat qe ben. Ashtu sikurse te ndjek dhe une tek Thumb dhe me kenaq. Qe ta permbledh, une jam e atij parimit KILL THEM WITH KINDNESS. Edhe nese dicka te duket shume ofenduese, 'asgje nuk e ben me keq armikun tend sesa lumturia jote' (s'rroj dot pa shprehje :p) ne fund te fundit, me kunja e sherre vetem acarime dalin. Me nje pergjigje: "E vleresoj faktin qe ke komentuar, por jo mendimin, diten e mire" e le te d*jere nje person. Se u bera si mami me gjithe keto keshilla. Ideja eshte qe une vij shpesh here ketu tek shtepia jote, dhe ngaqe me duket sikur te njoh, i dhash dhe vetes lirine te jap keto keshilla. Te uroj suksese ne gjithe sipermarrjet e tua :)

    ReplyDelete
  18. aulona kritikat edhe sherbejne ndonjehere!fundja ky eshte publiku yt, ky esht ai qe te beri te famshme prandaj jo kaq arrogante.as mua sme pelqen kjo veshje ne fakt po trgohu pak me profesionale!take care

    ReplyDelete
  19. When someone writes an article he/she retains the idea of a user in his/her mind
    that how a user can be aware of it. So that's why this post is outstdanding. Thanks!

    Also visit my web blog: calories burned walking calculator

    ReplyDelete
  20. If you are going for finest contents like I do, only pay a visit this web page everyday for
    the reason that it provides quality contents, thanks

    Take a look at my website - healthy weight loss

    ReplyDelete
  21. un per veten e ime kesaj veshje do ti hiqja vetem corapet, por meqe qenkan nder te preferuarat e tua,ok me pelqen qe vesh ate qe pelqen. te prsh dhe te ndjek miki

    ReplyDelete
  22. what the heck are u wearing girl???

    ReplyDelete