Tuesday, January 29, 2013

Butterfly


Me ka pelqyer gjithmone flutura si insekt, edhe pse kur thua insekt vetem te gjerat e bukura nuk te shkojne mendja. Pervec se eshte e bukur ne paraqitje, e mbushur me ngjyra ashtu sic me pelqen mua, edhe simbolika qe flutura ka eshte nje tjeter gje qe me ka pelqyer gjithmone, aq sa jo me kot me te bukurin e insekteve e kam bere edhe tatuazh (sic mund ta keni pare edhe ne kete post). Flutura simbolizon liri dhe nje fillim te ri. Si shigjetare qe jam, lirine e kam karakteristiken time kryesore, nje domosdoshmeri absolute. Por pervec dashurise se madhe per lirine, periudha kur kam bere tatuazhin ka qene ne nje fare menyre edhe nje fillim i ri per mua, keshtu qe cfare me mire se sa flutura mund te qendronte ne shpinen time :) Ne fakt, meqe jam te tatuazhi po e shtjelloj edhe pak me shume historine e tij. Behet fjale per nje tatuazh te cilin e kam bere se bashku me tre shoqet e mia te ngushta, Edliren, Erten dhe Albanen. Realizuam te katerta te njejtin tatuazh, nje flutur dhe poshte tij te shkruajtur kemi 4F (kater fantastiket, epitet qe na ka mbetur kohe me pare dhe qe i referohet miqesise sone :) Per te mos u dukur si burgaxhie me te njejtin tatuazh (sic benin atehere spirancat, apo numrin e qelise te parakrahu) :P vendosem qe secila te bente ne vende te ndryshme. Edhe pse kur e beme tatuazhin kishte shume qe na thoshin mos e beni se do ju merzitet, do pendoheni, etj, etj une jam shume e lumtur qe e kam bere. Gjithmone me kane pelqyer tatuazhet qe kane nje kuptim.
Por per te mos dale jashte teme, fluturen kete here vendosa ta zhvendos nga shpina ne pjesen perpara, ne fustan. Dje isha e ftuar ne Top Show dhe kjo eshte veshja qe kisha. Me pelqen ky fustani jo vetem sepse ka nje flutur ne te, por me pelqejne ngjyrat dhe modeli. Dhe meqe rastet kur grimohem nga dora e nje profesionisti (sic jane grimieret e Top Channel) mezi i pres, nuk mund te rrija pa shkrepur disa foto menjehere sapo mberrita ne shtepi. Nuk e di se kur do te shfaqet puntata qe xhiruam, por menjehere sapo te hidhet online une do ta vendos edhe ne blog, pse jo ta vazhdojme diskutimin edhe ketu. Aq me shume qe eshte nje teme qe jam e bindur qe do t'ju beje te debatoni, por po e le surprize :P

17 comments:

  1. Me pelqen shuum fustani :)
    Aulona po ta them troc e dashur : Ti ke nje trup yll ^___^

    ReplyDelete
  2. Aulona, fitnessi dhe Zumba,te kane bere me nje trup fantastik, kembet e tua, qe nuk jane si shkopinj, por te mbushura dhe me muskuj me pelqejne shume, biles dhe kepucet i paske fantastike, edhe fustani eshte i bukur,ndonese nuk eshte stili im.U shtofshin femrat shqiptare si ti,pipiripipi :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me vjen keq, por pasi lexova kete koment me ra infarkt dhe nuk mund te te kthej dot pergjigje....hhahaahah Te falenderoj shume, sepse me bere te lexoj pikerisht fjalet qe me perkedhelin me shume sedren :)

      Delete
  3. E di qe mund te duket cudi pasi te gjithe do te te komplimentojne per trupin, ose fustanin po mua gjeja qe me ra menjehere ne sy jane duart. Ke duar shume te bukura Aulona :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume :) Ne fakt ma kane thene shpesh kete dhe te jem e sinqerte dhe ta lene menjane modestine, edhe une mendoj se i kam duart te lezetshme :P

      Delete
  4. kurse une pervec te tjerave, do te te komplimentoj per shtepine
    Ashtu si te pelqejne ngjyrat ne te veshur, konstatoj se dhe shtepine e paske shume te bukur me ngjyra dhe drite.Gjithshka qe prezanton ne keto foto ti, veshja, shtepia,
    eshte diell dhe drite

    Lira

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lira je bere pjese shume e rendesishme e blogut tim me komentet e tua. Faleminderit qe kete here pervec meje, nuk ngurove te thoje ca fjale te mira edhe per ambjentin perreth :)

      Delete
  5. Ti je e gjitha nje flutur moj Aulona. Cfare te te komplimentosh me pare ty. Kam nje simpati te madhe per ty. Ka pak qe e kam zbuluar blogun tend dhe i jam futur me koke te gjithit. Te pershendes nga Vlora. Teuta

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha Teuta, uroj qe te vazhdosh te behesh pjese e blogut tim edhe ne te ardhmen. Faleminderit per gjithe ato fjale te bukura qe me ke shkruar!

      Delete
  6. FOTO 1 => Po e bo si kenga e Tunes "Tash tjeter kush e ka" :pp

    ReplyDelete
  7. bluze-fustan aman o aulona,ti je per te ardhur keq sdi te vishesh fare po fare fare ...ne vend qe te permiresohesh ti keqesohesh mi goce

    ReplyDelete