Friday, February 1, 2013

Denim on denim...


...por jo dhe aq denim, on denim. Me ka pelqyer gjithmone ky trend, te veshesh dy, ose me shume gjera xhins se bashku, por ne te njejten kohe me eshte dukur edhe pak i rrezikshem, sepse nese nuk arrin te besh kombinimin e duhur rrezikon te dukesh si ndonje pecist i viteve 93-94-94, vite ku njerezit nga qejfi i madh i xhinseve qe nuk i kishin veshur kurre deri atehere,i vishnin te gjitha se bashku: pantallona xhinKse, kemishe xhinKs dhe mbi te gjitha XHIBOKSI i fams xhinKs :D Keshtu une nuk mora persiper shume rrezik dhe zgjedhja per trendin e famshem "denim on denim", ishte nje fustan xhins siper nje pale streceve qe kur i sheh nga afer te japin idene e skinny jeans, edhe pse ne foto nuk e di perse duken me shume si strece. Siper tyre nje pulover te rehatshme, nje xhup te rehatshem dhe mbi te gjitha nje pale cizme shume te rehatshme. E nese do te me duhej ta pershkruaja kete veshjen do te thoja qe eshte "uniforma" perfekte per nje dite te cilen e fillon ne tete te mengjesit dhe e perfundon ne oren dy te nates! Sepse kur nuk je me nje adoleshente dhe 20 vjecare qe i vetmi angazhim qe ke eshte te shkosh ne shkolle dhe te frekuentosh 4 deri ne 5 lokale te bllokut ne dite, rehatia vendoset mbi gjithcka!

15 comments:

  1. Shume e lezetshme kjo triko gri!

    ReplyDelete
  2. Veshja yll, nje nga me te bukurat qe ke

    ReplyDelete
  3. shume bukur, ngjyrat jane fantastike:) dhe sarafani shumeee girlY:)))

    ReplyDelete
  4. Oh darling, you just made my day! Veshja jote me rrezatoi qetesi, pafajesi, ngrohtesi, rehati dhe rini. Te shkon shume per shtat dhe mos ki frike ta perseritesh si kompozim :)
    Te pershendes dhe te uroj nje muaj te mbare e plot dashuri!

    ReplyDelete
  5. Je e admirueshme per qendrueshmerine qe ke per te qene gjithmone nje "drame" e vertete. Ndoshta je nje "drama queen"? Ndoshta, por ia del. dhe mua me pelqejne njerezit qe ia dalin!

    ReplyDelete
  6. Bukur aulona. Dhe nje gje se m ka ngel fixim
    Sa e gjat je ti se dukesh superr ktu ;)

    ReplyDelete
  7. Ku eshte L??
    Me pelqen me shume me floket leshuar, edhe kur i ke remujshem :)

    ReplyDelete
  8. trikoja dhe cizmet shume ylle,nqs do i vishje me nje pale strece te zeza dhe pa ate fustanin do dilje shume kendshem dhe me shume stil,,,shkurt mhb shalli,strecet dhe fustani shume OUT..

    ReplyDelete
  9. ME TE THENE TE SHPIRTIT,MUA SME PELQEN FARE SE SI VISHESH,SKE GUSTO FARE O GOC,,,PERVEQ FJALEVE,KTU NUK GJEJ ASGJE INTERESANTE,,,AH PO ME INTERESANTE QENKA KJO PUNA E APROVIMIT TE KOMENTEVE,,,PO TPAKN I LEXON SI FILLIM KJO KA RENDESI PER MUA,TA PERCJELL SMS DERI NE VESHET DHE SYTE E TU...GJITH TE MIRAT

    ReplyDelete
  10. trikoja me pelqen, e kam par dhe te thumbi, por kombinimi jo dhe aq! me mir ta hiqje fare ate fustanin dhe meqe bluzja eshte e gjate, do me pelqente me shume...se me duket ai fustani si per vajzat e vogla...ah floket e shtrira te leshuara me pelqejne,dukesh bukur...:D :D

    http://doityourselfideas.blogspot.com/2013/02/giveaway.html

    ReplyDelete
  11. Sa pa fantazi qe jane femrat shqiptare, hiq fustanin, vish pulover me strece, bla bla bla. Nuk e kuptojne thua valle qe e vecanta qendron pikerisht te ky kombinimi se pulover me strece s'do ndonje filozofi te madhe.Lere mo njera qe thoshte fustani out, o nene o nene nuk ka ngel njeri pa dhen mend ne kete vend. Po si mund te jete out nje fustan xhins me dantella posht qe eshte nje nga kombinimet me in te momentit, madje s'ka per te ik kurr nga moda. Aulona ky kombinimi eshte super, sportiv, i rehatshem, trendy, ti dukesh shume mire.Une te jam noten 10.

    ReplyDelete
  12. Aulona
    SA MIRE QE TI NDIHESH MIRE
    Veshje e kendshme per syrin tone, ca me mire qe ti e ndjen te rehatshme per diten tende te garkuar me pune impenjime, shkolle, aktivitete.Kaq mjafton... komentet e tjera jane te teperta
    Si gjithmone ke goditur ne shenje

    Lira

    ReplyDelete
  13. XhinKset, hahahahahahahaah, me shKrive me kete fjale hahahahahha.
    M.

    ReplyDelete