Kam një problem të madh këto kohë, një problem që mban vetëm një emër: hipokrizi. Më duket se ngado që kthej kokën, nga të gjitha anët, në të gjitha (ose thuajse) marrëdhëniet, baza e krijimit të tyre është hipokrizia. Për ta thënë këtë patjetër që nisem në radhë të parë nga marrëdhëniet personale dhe episode e ndodhi të jetës sime të përditshme. Por patjetër që nuk mungojnë edhe shembujt e shumtë me të cilët hasem çdo ditë, edhe pse nuk më prekin mua personalisht. Më i fundit dhe që më bëri shumë përshtypje (edhe pse vazhdoj të pyes veten nëse duhej të më bënte përshtypje… tashmë) ishte rasti kur një zotëri u fut në një dyqan lulesh dhe kërkoi dy buqeta me lule. Zotëria që ishte në dyqan e pyeti me shaka se ç’i donte dy buqeta dhe ky zotëria, i cili mesa duket mezi kishte pritur t’i bëhej kjo pyetje për të treguar virilitetin dhe burrërinë e tij, i tha se një e kishte për gruan dhe tjetrën për të dashurën. Më besoni që nuk është trillim. U gjenda atje dhe e dëgjova me veshët e mi, madje se si e tregonte të gjithë historinë, se pse, meqë me gruan kishte 18 vjet, i bleu buqetën më të lirë (atë 2000 lekë), ndërsa të dashurës, e cila ishte fringo e re (këtë fjalë e përdori vetë), i bleu atë më të shtrenjtën (5000 lekë). Pasi u largua i lumtur me buqetat me lule në duar, shitësi i dyqanit, i cili e kuptoi habinë time ose e mori me mend, më tha duke qeshur: “Mos u habit, nuk ishte i pari për sot që kërkoi dy buqeta”.
Siç e thashë edhe më sipër, u habita me veten që u habita me këtë episod, sepse unë e di që raste të tilla ka plot, madje kjo është arsyeja përse Shën Valentini nuk bën pjesë në festat e mia të preferuara. Si ka mundësi që mua më habit hipokrizia kur me atë përballem çdo ditë? Përballem në marrëdhënie shoqërore, kur shoh njerëz që teksa janë me ty në tavolinë nuk lënë gjë pa thënë për X-in, Y-in dhe Z-etën, ndërkohë kur hap Facebook-un shikon pikërisht këtë personin me X-in, Y-in dhe Z-etën duke pozuar të lumtur me njëri-tjetrin dhe patjetër fotoja e shoqëruar me shprehje të jashtëzakonshme dashurie dhe me shumë zemra. Në mënyrë të pashmangshme gjëja e parë që më shkon në mendje është: Edhe për mua kështu flet sapo kthej krahët? Një vend tjetër ku hipokrizia shfaqet në të gjitha format e saj, më e vrullshme dhe e fortë, është në punë dhe në marrëdhëniet me kolegët apo jo domosdoshmërisht kolegët. Një ndër rastet e shumtë, por meqë është më i freskëti po e përmend, është ai kur një kolege (le ta quajmë), e cila sa herë më thërriste në emisionin e saj nuk i kursente fjalët e mira, superlativat, lavdet dhe lajkat për mua, në Facebook shprehte mendimin që unë isha një femër debile, e shpifur dhe histerike. Më falni ju mua, po këtë as hipokrizi nuk e quaj. Me siguri duhet të ketë dalë ndonjë fjalë e re që shpjegon situatën që përshkova më sipër, sepse vetëm fjala hipokrizi nuk mjafton, madje duket si përkëdheli krahasuar me shëmtinë që transmeton situata e përshkruar më sipër.
Çdo njeri ka gjithë të drejtën e botës të ketë një mendim negativ, mos të pëlqejë apo të urrejë një person tjetër. Besoj askush nuk mund të të kërkojë llogari apo të të gjykojë për këtë. Ama nëse nuk do t’ia shprehësh dhe të thuash mendimin që ke, të paktën mos bëj të kundërtën. Nëse urren dikë, mos i thuaj që e do shumë; nëse nuk e duron dot dikë, mos i thuaj që kënaqesh kur e takon; nëse mendon se dikush është i shëmtuar, mos i thuaj se është i bukur; nëse s’të pëlqen si vishet, mos i thuaj që është njeriu më me gusto që ke njohur. Kjo është e shëmtuar! Kjo të bën hipokrit! Dhe hipokrizia të bën të shëmtuar! Mos u mërzit! Unë të paktën po ta them hapur.
Aulona, shume e drejte gjithcka ke thene! Ne ambientet e punes te ben sidomos pershtypje, sepse sa je studente ke lirine qe nese nuk te pelqen nje shoqe i largohesh, ndersa ne pune je i detyruar te rrish edhe me persona qe nuk i pelqen dhe/ose nuk te pelqejne back. Ketu, niveli i hipokrizise e thashethemeve arrin kulmin, nderkohe qe perballe te dyja palet shkembejne komplimente pafund. Duket sikur jemi mesuar tashme me kete gjendje, ama eshte alarmante!
ReplyDeleteKeto gjera do te rregullohen vetem ne momentin kur ajo pakic qe nuk ben pjes ne kete hipokrizi do te dal hapur kunder kesaj mode - kam frig qe eshte mod ne shqiperi, dhe per sa kohe qe mos te existoj nje mod tjeter, keshtu do mbetet.
ReplyDeletePer cdo gje qe ndodh ne shqiperin; tragjike, injorante apo hipokrite, besoj se do ndreqet vetem ne momentin qe ajo pakic qe ka kapacitet ti shikoj keto, te flasin/ te ulerasi kunder ketyre gjerave.
Bravo!
Aulona,me pelqeu shum shum ky artikull,dhe ishte trajtuar ne menyren e duhur nga ty.Te lumte!:D
ReplyDeletePor pa harruar qe eshte dhe nje nga faktoret negative te shoqerise se sotme,ku ndeshemi me njerez te shtirur,lloj lloj personazhesh te ndryshem...Eshte nje dicka e pakonceptueshme si keto persona e marrin si dicka shum normale,kete "cilesi" te tyren.Kete nuk e kam ven re vetem ne shqiperi,por edhe ketu ne itali,eshte shum ne rritje masive kjo "sindrom" te flasesh prapa krahve,ose dhe te hiqesh si dikush tjeter.Uroj qe keto veta te ndergjegjesohen sa me pe pare,per demin qe kontibuojn ne shoqerin tone!...
Ciao bashke Aulona,degjohemi.. :))
io vivo con il motto: se non hai niente di dolce,interessante o intelligente da dire allora stai zitta.
ReplyDeleteL'ipocrisia è davvero una brutta bestia e le persone sentono sempre più spesso il bisogno di offendere o in qualche modo giudicare gli altri solo per sentirsi in qualche modo superiori. Che senso ha?
La storia del signore e dei due mazzi di fiori apre davvero gli occhi! mamma mia,,, ma dove sono finiti i gentiluomini di una volta?
Mi è davvero piaciuto questo tuo post! COntinua cosi! :=)
un bacione!
The Chic and Cheap Blog
The Chic and Cheap Blog Facebook Page
Mirë mëngjes si jeni?
ReplyDeleteEmri im është Emilio, unë jam një djalë spanjoll dhe unë jetoj në një qytet në afërsi të Madridit. Unë jam një person shumë i interesuar në të dish gjëra kaq të ndryshme si kultura, mënyra e jetës së banorëve të planetit tonë, faunën, florën dhe peisazhet e të gjitha vendeve të botës etj, në përmbledhje, unë jam një Personi që gëzon të udhëtojnë, të mësuarit dhe duke respektuar diversitetin e njerëzve nga e gjithë bota.
Unë do të duan për të udhëtuar dhe për të përmbushur në person të gjitha aspektet e përmendura më lart, por për fat të keq pasi kjo është shumë e shtrenjtë dhe fuqia blerëse im është mjaft i vogël, kështu që unë shpikur një mënyrë për të udhëtuar me imagjinatën në çdo cep të planetit tonë. Disa vjet më parë kam filluar një koleksion të vulave të përdorura, sepse ato lug, ju mund të shihni fotografitë rreth faunën, florën, monumentet, etj peisazhe nga të gjitha vendet. Si çdo ditë është gjithnjë e më e vështirë për të marrë vulat, disa vjet më parë kam filluar një koleksion të ri në mënyrë që të merrni letra tradicionale drejtuar mua, në të cilën qëllimi im ishte për të marrë të paktën 1 letër nga çdo vend në botë. Ky objektiv modeste është e mundur për të arritur në pjesën më të madhe të vendeve, por për fat të keq kjo është e pamundur për të arritur në territore të tjera të ndryshme për disa arsye, ose për shkak se ata janë vendet në luftë, ose për shkak se ata janë vendet me varfëri të skajshme apo sepse për çfarëdo arsye Sistemi postar nuk është duke funksionuar si duhet.
Për të gjithë këtë unë do t'ju bëj një favor të vogël:
Ju do të jetë kështu lloj të mjaftueshme për të dërguar mua një letër me postë tradicionale nga Shqipëria? Unë e kuptoj që të përkryer mendoni se blogun tuaj nuk është vendi i duhur për të kërkuar këtë, dhe madje, është shumë me siguri se ju injorojnë letrën time, por unë do të tërheqim vëmendjen tuaj në vështirësi të përfshirë në marrjen e një letër nga ai vend, dhe gjithashtu Unë nuk e di as ku askënd për të shkruar në Shqipëri në mënyrë që të rrisë mbledhjen e mia. një letër për mua është si një suvenir të vogël, si në qoftë se unë kam kishte vizituar se territori me imagjinatën time dhe në të njëjtën kohë, ardhja e letrave nga një vend është një shenjë e paqes dhe normalitetit dhe një mënyrë origjinale për të promovuar një vend në bota. Adresa ime postare është një vijim:
Emilio Fernandez Esteban
Avenida Juan de la Cierva, 44
28.902 Getafe (Madrid)
Spanjë Spain
Në qoftë se ju dëshironi, ju mund të vizitoni www.cartasenmibuzon.blogspot.com time blog ku ju mund të shihni fotografitë e të gjitha letrat që unë kam marrë nga gjithë bota.
Së fundi unë do të doja të falënderoj vëmendjen dhënë këtë letër, dhe nëse ju mund të ndihmoni mua apo jo, unë po dërgoj urimet e mia më të mira për shëndetin, paqe dhe lumturi për ju, familjen tuaj dhe të gjitha qenieve të dashur tuaj.
Sinqerisht juaji
Emilio Fernandez
E dashur Aulone mendoj se ky emilio meriton nje leter me pulle meqe nuk ka pertuar te g-tr gjithe kete shkrim.
DeleteZemer une mendoj qe ky eshte postimi me i bukur qe ke shkruar ne blog. Eshte AQ e vertete cdo gje qe thua, por aq e trishtueshme njekohesisht. Pikerisht, PSE duhet te themi dhe bejme gjera qe nuk i ndiejme? Cfare i "detyron" keta njerez te sillen ndryshe nga c'ndihen? Eshte kompleksitet? Eshte ndrydhje? Eshte nevoje per te qene i mire ne sy te botes, per t'u lavderuar nga bota?
ReplyDeleteJam shume dakort me konkluzionin tend ne paragrafin e fundit.Fatkeqesisht ekziston si ne Shqiperi,edhe jashte.Ne shqiptaret nuk dime te pranojme kritikat,na ngelet hatri gjate dhe ndoshta kjo mund te jete nje nder arsyet qe s'i themi gjera troç.Zot me ruaj nga miqte e mi,se nga armiqte ruhem vete!
ReplyDeleteM.
Ama shume persona hipokrizine e quajne "diplomaci" dhe ia njohin vetes si vlere! Mos ndoshta ketu ngaterrohen dhe na mbetet vec t'i meshirojme? :)
ReplyDeleteHIPOKRITEVE
ReplyDeleteNe njeren dore lulen, ne doren tjeter thiken,
Kur ju me buzeqeshni, ne shpirt me kallni friken,
Tani te buzeqeshni , pastaj dhembet tregoni,
Atij qe I thoni mik, te vdekur ju e doni.
Si funeral ndjenjash, ecja juaj ngjan,
Te vrisni pa meshire, pastaj syri ju qan,
Mikun ne bese prisni, e shisni si nje placke,
E mbi te gjitha, buzqeshja, nder ju gjeja m’e lashte!
Dante ju pat veshur teneqe t’lyer n’ar,
Une do ju zhvishja mes dimrit ne acar,
Pastaj pa meshire o ju pjella te Territ,
Do ju perveloja me gjith zjarret e Ferrit!
Pellumb Nili, Shtator 1990
pa fjale...
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeletePershendetje e dashur Aulona,ky eshte postimi me i mire per sa i perket asaj qe ne perballemi cdo dite me te per, te mos thene 24 ne 24...ke shume te drejte ne gjithcka qe thua,,dhe tek sa po lexoja komentet me beri pershtypje qe asnjera nga parafolset(pervec njeres) nuk i beri pershtypje(ose te pakten nuk e shfaqi ktu)trajtimin qe ke bere ti ne pjesen e pare e letres,,, sinqerisht e tmerrshme ta mendosh,kjo eshte ajo qe mua me ngacmon aty ku nuk mund te duroj me,,dhe jo se cfare bejne te ashyquajtura "shoqe" pas kraheve te mija...si ka mundesi qe njerezit,te tregojne me krenari per poshtersite qe bejne apo te atyre qe i rrethojne,eshte kulmi kur degjon nje vajze qe thote me krenari qe babi i saj ka tradhtuar te emen(ma ka thene mua)apo se kur shkova per here te pare tek burri ne It, pas 1 vit martese nga drejtaraja hyri dashnorja e tij dhe u ul ne krevt me ne(dhe vazhdonte e embronte burrin,sepse burrat nuk jetojne dot pa bere seks,dhe ma thonte me plot krenarine qe e karakterizonte) jam shokuar,,, o zot sa dua te bertas,dhe tju them te gjitheve se tradhtija nuk eshte KRENARI dhe nuk eshte vepra me e mire per tu mburrur,,eshte gjeja me ulet qe dikush mund ti bej,vetes,familjes dhe shoqerise mbare,tradhtija vjen atehere kur ska dashuri,nje cift i lidh ndjenja e shpirtit dhe jo ajo e te berit seks 30 min ne dite,nqs dy vete duhen kurre nuk do ta tradhtojne njeri tjetrin(une as ne enderr nuk e tradhtoj dot te fejuarin tim,aty ku njeriu nuk kontrollon veprimet e tij, ne imazhet qe na shfaqen kur mbyllim syte),,,le te me dale goja mas shpine,madje aty mbas shpine te me rrije gjith jeten,por une zdo rresht kurr se mbrojturi te drejtat e femres,te drejtat e mija.. (me falni se ndoshta dola pak jasht teme,,por sinqerisht isha shume e mbushur nga brenda)..
ReplyDeleteJam shume darkot me keto qe thua dhe sbesoj se ka sherim per keta njerez. Jane per te ardhur keq sepse ne te njejten kohe genjejne dhe veten e tyre.
ReplyDeleteMos u merzit... hugs
Fatkeqsisht boten e kane bere te ndyre njerezit si une, si ti, si ata te tjeret, si ata perfektet dhe si ata gjuhegjatet, ata qe mbajne 2 kunguj nen nje sqetull(zoteria) dhe ata qe nuk kan fare dhe per te lepire ndonje kocke, kthehem jo vetem ne hipokrite. E di si mendoj une? Nje buzeqeshje eshte arma me e mire per kedo...pastaj po i fute dhe nja 2 ore te mira palester, ne mos dite per dite, 3 here ne dite eshte mrekullia vet. Harrohet gjithcka...
ReplyDeletep.s: duhet te ekzistojne hipokritet dhe krimbat e tjere, per te kkuptuar diferencen e te zgjedhim te jemi ndryshe!
shkrimi yt me i arrire
ReplyDelete