Nje nga gjerat qe me acaron me shume, eshte komenti "Uaaa Kesulkuqja" kur njerezit te shohin te veshur me te kuqe. Me duket shume boring, shume pa fantazi, shume e prapambetur, shume e konsumuar dhe mbi te gjitha shume i dale mode si krahasim. Poooor gueeess what, pasi gjithe diten njerezit me te cilet isha takuar, gjeja e pare qe me thoshin pasi me shikoni ishte: "uaaa Kesulkuqja", edhe une nuk i rezistova dot tundimit per ta quajtur kete post Kesulkuqja :D Megjithate vendosa ta beja nje Kesulkuqe trendi, jo nje Kesulkuqe me ujk dhe gjyshe, por nje Kesulkuqe me vija dhe katrore, nje Kesulkuqe me stil pak britanik, keshtu qe ja ku u gjet dhe zgjidhja: une ne kete post nuk jam nje Kesulkuqe e merzitshme, e dale mode dhe e konsumuar si ajo e perralles,por jam nje Kesulkuqe british.Edhe pse british style, nuk eshte shume my sytle, do ti qe kete here me pelqeu. Me pelqen kombinimi i printeve te ndryshme si vijat me katroret dhe me pelqen dhe balukja ime e re si vajze e mire, por jo dhe aq e mire....hahahaha :P Per me shume jeni gjithmone ju qe gjykoni :)
yll Aulona
ReplyDeletekesulkuqja me balluke, qe te shkoka shume
ke ndryshuar dhe dukesh me e vogel
Veshja shume e kombinuar dhe e rehatshme
Me shume se per veshjet hap dhe lexoj blogun tend per trajtimin qe ju ben, problemeve, temave te ndryshme me te cilat perballemi cdo dite.
Te pershendes per kurajon, guximin, perballjen me te vertetat dhe te pavertetat, por dhe te pyes pervece se je bere me e forte a nuk je lodhur paksa??? Lira
Me shendet baluken! Edhe palltoja shume e bukur.Ne ketej nga Italia perveç Kesulkuqes themi edhe "qenke bere si Gabibo" (e ke parasysh te Canale 5?) hihihi ;)
ReplyDeleteM.
Me pelqen shum kesulkuqja e stilit tend. Me pelqen veshja jote ne cdo detaj pervec xhinsave te gjera ne fund qe edhe pse e di qe po dalin prap ne mod un prap se prap i urrej. Ajo qe vecoj eshte palltoja, vertet e bukur dhe te shkon shume. Cte te them moj Aulona eshte e veshtir te te pershkruash kaq e mire sa je ti pasi ajo miresia jote qe te reflektohet ne fetyr te mbyt cdo mendim negativ..:) Te perqafoj fort
ReplyDeletetaman si femi i lumtur
ReplyDeleteTi perfundimisht moj vajze je pa pike gusto.
ReplyDeleteAman moj shoqe po sa vete duhet te behen qe ta mesoj aulona qe sben per kete pune
DeleteAulona e ka hapur blogun jo vetem per te na treguar qe ska pike gusto per tu veshur por sic e ka thene dhe vet ( citoj Aulonen ) :kur te gjithe e kane hapur nje blog, perse mos ta hap dhe une,,,bej ate qe di te besh me mire moj vajze lere kete pune se sben per ty.
DeleteAulona me fal qe po e shkruaj ket komentin po sduroja dot.kushedi ckantunare duhet te jen keto qe shkruajne keshtu, nga ato te bordellove qe vishen me xixa qe ne mengjes ose me cizme te bardha siper gjurit pantallona te bardha dhe breke te zeza posht dhe ket ee quajne mod.ose duhet te jen nga 100 vjec dhe 100 kile qe plasin nga inati kur te shofin ty.te lutem ma prano kete mesazhin,te lutem,te lutem.kjo veshja eshte yll,ti ke patur ne blog edhe veshje qe sme kane pelqyer dhe qe mund te shkruaje fjal t kqija,po jo te kjo,duhet qe jan inatcie te ndyra.je shum e mir me kenaq me thumbin
Deleteuaaa aulona? per zotin ste njoha fare dhe po te mos e dija qe ky ishte blogu jot dhe me emrin tend qe eshte shkruar me shkronja aq gjigande (saqe dhe qorre po t jem prp e shof :P ) do mendoja se do ishte ndo1 tjtr :))) Gjithsesi, baluket te shkojne shumme , po shuuuum fare ama ^__^! Dukesh ndryshe dhe ndo1here ndryshimi duhet. Po mendoj ti pres dhe une me baluke po do ti qe sme shkojne fare :P
ReplyDeleteNjs look-u yll
ti yll
palltoja yll
xhinset hmm cka :P sikur e prishin pak punen po njs kush po i ve re
Take care ;)
Aulona, I love this outfit. Edhe xhinset, pavarsisht se disa ketu kane shkruar qe nuk u pelqejne, duhet ndonjehere dicka ndryshe larg skinny jeans... Une njehere ne kaq kohe me pelqen te vesh straight leg, ose edhe bootcut :)
ReplyDeleteI vetmi sygjerim, eshte qe te gjesh ndonje vend me te bukur per te dal ne foto... :)
Oooo sa me pelqen :), pallto super edhe ngjyra edhe prerja. Bluza me kemishen duken shume mire. Edhe kepucet nuk ngelen mbrapa. Per mua pantallonat duhet te ishin me te gjera (jo me prerjen cowboy) por qe te vinin pak me te gjera qe lart.
ReplyDeleteHi Aulonke veshja sot yll fare komode e rehatshme tamam per nje dite pune ,po ajo qe me pelqennnn me shume keto kohet e fundit janeeeee baluket qqe te tregojne si vajze te vockel te pajallezuar :P edhe un vet here pas here ju rikthehem balukeve.ciaoooo nga ela
ReplyDeleteBig like x veshjen,ngjyrat,dhe kombinimet..Po per ato kepucet e kuqe...uaaau jane Big love..Complimenti,complimentii :) ^_^
ReplyDeleteFillimisht modeli i ri i flokeve me pelqen shumeee dhe te shkon shume (ndonjehere eshte thjesht koha per te bere ndonje ndryshim ne look dhe ngjajme befas shume bukur:). Edhe palltoja me pelqen, pulovra, kepucet (ne teresi nuk e di nese do i vishja pikerisht keshtu por me pelqejne si artikuj). Kam vendosur (edhe pse nuk kam ofenduar kurre njeri, mbase vetem kam kritikuar) qe nuk do te bej me komente negative as kritikuese te asnje lloji. E veshtire per t'u kuptuar nga ne por e vertete thenia: Gjerat qe ne nuk i kuptojme apo nuk i mendojme ashtu nuk domethene qe jane te gabuara prandaj duhet t'i pranojme me sportivitet. Sinqerisht shoh femra ketu (shume pak mbase per nga natyra e faqes) apo ne rrjete sociale si FCB qe bejne "telef" femra te tjera, ne nje menyre qe une nuk di as t'a shpjegoj dmth sepse aq e pakonceptueshme me duket. Dje te Anabel prsh nje vajze kishte derguar nje leter sesi ishte perdhunuar diku nje vit me pare (ne adoleshence) nga nje bashkmoshatar i saj, historia ishte rrenqethese. Nderkohe vinin komente te bera nga femra dhe nena (per me teper) qe ishin te tipit: Edhe? Ca do kjo tani? E shijoi? E la rrefimin se i erdhi ai prape ne dhome? Sinqerisht une nuk e kuptoj sesi nje qenie normale njerezore e lere pastaj nje femer mund qofte edhe per nje moment te mendoje apo shprehe dicka te tille?
ReplyDeleteDuke u nisur nga kjo por edhe nga shume raste te tjera edhe ketu ne blog (sepse eshte e vertete ajo qe ti ke shkruar diku qe: "disa njerez i bejne te tjeret te ndihen keq qe te ndihen vete me mire", une dje kam forcuar bindjen time se ne jemi ne pergjithesi nje shoqeri femrash te ndrydhura e te dhunuara dhe qe nuk dime si t'i drejtojme mllefet tona. Kjo sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti se si mund te shkruaje nje femer per nje perdhunim: Edhe? Te pelqeu?. Dua te them cfare lloj femre duhet te jesh dhe si duhet te jesh rritur qe te kesh per mendimin tim, urrejtje per femrat duke qene vete femer. Une shikoj sa te vogla jemi bere ne pergjithesi, sa shpirtngushta, te verbra dhe te dobeta (nese burri na tradheton atehere fajin e kane femrat qe jane bere k...., nese kolegia rritet ne detyre atehere me siguri ka shkuar me dike, nese dike e perdhunojne me siguri e ka provokuar vete ose nuk e kane perdhunuar fare dhe ben viktimen, nese dikush ka hapur nje blog dhe do te vishet si ylber:) per qejfin dhe konceptin e vet eshte nje femer pa shije qe si guxon te hape blog. Me fal se u zgjata shume e mbase pa lidhje ketu por jam e shokuar dhe kjo eshte nje faqe qe e shohin shume femra e ku ti vazhdimisht ke lakuar tema te ngjashme, kjo eshte arsyeja pse shkrova kaq gjate. Ne mbyllje dhe ne paranteze te te gjithe mendimeve femerore: Kush dreqin kujtoj se jam une qe marr kompetenca te flas per ate qe mendojne femrat e tjera ahahahahah:). Te pershendes
Bravo vajza ke bere nje goxha autokritike...pergezime
DeleteEsi e pelqen komentin tend :p . Shume e vertete cdo gje qe ke shkruar. Ne fakt te lexosh komentet e njerezve eshte kthyer ne stres me vete, s'guxon te hapesh nje material ku mbase dhe do te komentosh vete, se skandalizohesh nga mendimet e te tjereve. Seriozisht komentet e kesaj kategorie shfryrese, perbuzese, te pakenaqur, plot mllef, qe nxjerrin vetem vrer, me ndjellin shume ndjenja negative, deri dhe ekstremiste, qe e di qe sjane te drejta, se nuk mund ta vendose askush cili mendim eshte i drejte dhe cili jo, por do te doja vertet qe keta njerez te cencuroheshin! E ne fakt facebook, apo rrjetet e tjera sociale krahas te gjitha lehtesirave ne komunikim, na ka afruar dhe me njerez qe ne jeten reale s'do te donim te kishim te benim, do i evitonim etj. e sdo ishte faree keq, po fare fare amaa sikur te mund te ndertohej ndonje lloj mekanizmi kompjuterik qe ti kategorizonte njerezit sipas formimit te pergjithshem qytetar, e te Anabel, qe personalisht e ndjek gjithmone, mos kishte fare nga keta lloje!
DeleteAulona, me fal per shfryrjen ne hapesiren tende. :p
Kushdo qe ka rekomanduar baluken, ka qene nje mik i mire ose parukier i mire! Te shkon shume! Me shendet :D Gjithashtu me pelqen e gjithe veshja ne teresi dhe elementet ne vecanti :D
ReplyDeleteMe bere te shoh fotot ne postimet e tjera qe te kuptoja si e ke ballin. Duke qene se dua te bej nje ndryshim ne look dhe pasi kam shqyrtuar disa mundesi: ti pres fare te shkurtera (sma ben zemra....:), balluke (kam hall mos nuk me shkoje se njerezit me thone e ke ballin e vogel). Po ve re qe ballin sikur e kemi njesoj dhe teorikisht duhet te me shkojne dhe mua....thnx per frymezimin....:P Deni
ReplyDeleteHahahahahah Deni go for it ;) Vetem uroj qe sikur mos te te pelqeje rezultati ne fund mos te me mallkosh mua :P Une ballin tim nuk di si ta percaktoj, them se kam nje ball normal qe anon me shume per nga i vogel dhe baluket kane shkuar gjithmone perfekt me fizionomime e fytyres time (sepse nuk eshte hera e pare qe i kam me kete model) Per te qene me e sigurte dhe per te patur nje mendim me profesional, keshillohu edhe me nje parukier qe i beson. Nese nuk i ke nje te tille, me kenaqesi do te te sugjeroja parukierin qe prej pese vitesh tashme i besoj cdo ndryshim timin :) Te pershendes dhe faleminderit qe me ke shkruar
ReplyDeletePse kto jeans ?! :/ Eshte shume e bukur pjesa tjeter e veshjes per kto lloj jeans, te cilat ne syrin tim nuk jane shume te kohes dhe zakonisht jane ato qe ta penalizojne veshjen ne teresi. Mendoje se duhet te heqesh nga stili kauboj. Pjesa e siperme e veshjes me pelqen. Pergezime dhe per baluken, une s'mund te jetoje pa te.
ReplyDeletePershendetje :)
Bukur kemisha me pulover dhe ngjyrat jane perfekt edhe pallto me pelqen shume!!
ReplyDeletehttp://joysinani.blogspot.gr/
Ckemi Aulona?
ReplyDeleteKam pothuajse goxha kohe qe te ndjek ne blogg, ne thumb, ne emisionet qe merr pjese dhe eshte commenti i par qe te bej. Dua te te pergezoj per menyren sesi flet, dhe shkruan ktu ne blogg. Je shume simpatike. Sa per veshjen; me pelqen shume kjo zgjedhja qe ke bere. Ngjyrat kombinohen shume bukur. Also I love the title, je shume kreative, ne fakt xhinset kauboj nuk jane te preferuarat e mia, por ne trupin tend duken shume bukur i japin shume efekt pozitiv veshjes.
Te pershendes nga USA Rudina :)
Aulona,pervec pergezimeve qe jua kam bere disa here me lejo te te bej nje veretje, kam vene re qe disa ambientet ku i ben fotot nuk jane shume te kendshme, te vrasin pak syrin, rruget jane te prishura dhe me pislliqe. E di qe ne nga keto ambiente jetojme por gjithsesi ky blogu duhet te jete per kenaqesine e syrit, apo jo :)
ReplyDeleteVerejtje me vend dhe qe qendron, por sic e ke shkruar edhe vete ne fund "ne ne keto ambjente jetojme" :( Ti shiko, nje pjese e ketyre fotove jane bere "gjoja" ne nje vend me gjelberim dhe perreth ka nje bar te fyshkur dhe vetem mbeturina....Une kam bere edhe nje post, ne fillimet kur e hapa blogun, ka qene nder postet e pare (mund ta gjesh ketu http://unitedcolorsofaulona.blogspot.com/2012/08/kopshti-i-plehrave.html) ku flas pikerisht per kete problem. U nisa ta beja kete post prane kopshtit botanik, meqe e kam dhe afer shtepise, por me beso qe e kisha te pamundur te gjeja qofte edhe nje vend pa nje mbeturine, pleher, apo pisllek. Pervec ketij fakti, sic e kam shkruar edhe here te tjera, blogu im me shume se sa te tregoje per lluks, per gjera te medhaja e te bukura, ka per qellim te tregoje pak nga Aulona cdo dite, mendimet, jeten, ditet, punen, veshjen, filozofine, vuajtjet, gezimet, acarimet e mia :) Prandaj dhe fotot jane shume te thjeshta, nje pjese e madhe e shkrepur neper vendet e punes, apo ne ambjentet qe une frekuentoj, sepse une nuk dale me qellimin per te bere foto te bukura per blog (po te kisha nje fotograf personal me vete mbase edhe e beja kete :P), une gjate perditshmerise time gjej nje moment, kur kam kohe dhe mundesi te shkrep edhe disa foto :) Te falenderoj shume qe me ke shkruajtur dhe qe me frymezove te jap nje sqarim kaq te gjate, jo vetem per ty por edhe per shume te tjere qe mund ta mendojne si ty. Uroj te vazhdosh te me ndjekesh!
DeleteXhinkset qe i paskan kritikuar kaq shume mendoj se e kan bere veshjen me te bukur!Nqs do ishin ndryshe(ashtu sic thone)do ishte manekine!Keep going like that :D
ReplyDeletexx
Grisela.