Monday, February 25, 2013

Komenti i javes: Poshte hipokritet!

Ne mendjen time dhe ne planet qe bej ne te, posti qe i dedikohet komentit te javes eshte planifikuar per t'u realizuar gjithmone diten e diele, meqe eshte dhe dita qe mbyll javen, por duke qene se planet qe bej rralle dalin :P dje nuk pata mundesi, keshtu qe postin po e spostoj  nga dita e fundit e javes ne diten e pare te saj. Nje nga postet me te komentuara te javes se shkuar, ishte "Poshte hipokritet", mesa duket nje teme shume e ndjeshme jo vetem per mua, por per te gjitha lexueset e ketij blogu. Me shume kenaqesi do te kisha zgjedhur pjesen me te madhe te komentet te bera ne ate post, por vendosa t'i jap vemendjen e duhur Junes, nje vajze 17 vjecare e cila me befasoi me menyren e te shkruarit dhe me konceptin e saj per jeten, per gjerat e rendesishme, me pak te rendesishme, te mira dhe te keqija te saj. Neraida dua te te falenderoj personalisht per kete koment dhe qe vendose te ndaje ne blogun tim, mendimet dhe mbi te gjitha eksperiencen tende personale!
E dashur Aulona,

Si nje adoleshente 17-vjecare ndihem shume e zhgenjyer nga vlerat qe zgjedh te promovoje shoqeria shqiptare. Ne Shqiperi vleresohen vetem njerez qe dine ta shesin veten shume mire.( Jo se nuk ekziston dhe ne vende te tjera, por une mundem te flas vetem per realitetin ne te cilin jetoj. Edhe pse ambienti ne te cilin jam rritur nuk eshte totalisht shqiptar, une jetoj ne Shqiperi keshtu qe do te komentoj per cfare une vej re ketu.) Ne kete vend mbizoterojne hipokrizia dhe njerezit i lavderojne hipokritet sepse thone "Uau! Keta njerez jane te rrahur nga jeta." Njerezit nuk vleresojne inteligjencen qe vjen nga librat apo shkolla. Patjeter qe nuk i nenvleresoj njerezit qe quhen "street-smart", sepse cdo njeri ka te mirat dhe te keqijat e veta. Jam e lodhur duke justifikuar shoqerine shqiptare dhe Shqiperine per gabimet qe ben. Fatkeqesisht dhe fatmiresisht, gjate gjithe viteve te mia te gjimnazit, kam qene ne nje shkolle nderkombetare me nje trup studentor prej 160 nxenesve ne total. Nxenesit e gjimnazit e njohin shume mire njeri-tjetrin. Fundja fundit 30 veta maksimumi jemi ne gjimnaz, dhe kjo e ben shume te veshtire te zgjedhesh me ke do te rrish. Hipokrizia eshte nje fenomen shume i perhapur sidomos ne shkollen time. Eshte si nje mini-bote e Gossip Girl. Qekur fillova te shkoja ne kete shkolle ne klase te 8, njera nga vajzat me mori inat pa me njohur tamam. U habita se fundja fundit nuk i kisha bere gje. Mund te duket si gje e vogel duke e menduar tani, por sjellja e vajzes do dukej femijerore nga nje vajze ne klase te peste dhe jo me ne klase te tete. Gjate gjithe ketyre viteve, to this day, ajo ben sikur "vdes" per mua dhe une me mendjen time them "Qetesohu! E di se cfare thua gjithe kohes per mua." E kam duruar negativitetin e saj sepse nuk kisha zgjedhje. Nuk kam nevoje per lavderimet e saja false dhe do preferoja qe te me thoshte ca mendonte ne sy. Madje dhe ish-shoqja ime e ngushte qe e shante per hipokrizine e saj tani sillet sikur jane pjese e te njejtes familje. (Poshte hipokrizia! :P ) Ndoshta problemi eshte tek une qe jam rritur ne nje familje plot morale dhe jam vete idealiste. E kuptoj qe po dal sadopak nga tema, por ndoshta hipokrizia eshte human nature dhe njerezit ndryshojne ndonese neve s'na pelqen dhe gjithmone te zhgenjejne. Ndoshta eshte me mire te ndodhe keshtu, sepse keto gjera na bejne te kuptojme se kush jane miqte tane te vertete. Kete vit, kam humbur njerez por dhe kam fituar njerez te cilet jam e lumtur ti therras miq. Kam kuptuar se me cilet njerez ndihem mire dhe kam kuptuar se kush dua te jem. :)

PS: Kerkoj ndjese per perdorimin e anglishtes ne disa pjese dhe per gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore, por kam shume kohe qe nuk e ushtroj shkrimin e gjuhes formale ne shqip. :) Ndonjehere dhe une shkruaj per fenomenet qe vej re ne shoqeri te blogu im ose thjesht shkruaj per te qartesuar veten dhe me pelqen fakti qe gjeta dike tjeter qe ben te njejten gje :)

Juna
maadmadworld.blogspot.com

3 comments:

  1. Ky ishte komenti qe me beri dhe mua me shume pershtypje. Sa mire kur sheh perputhje :)

    ReplyDelete
  2. Pretty great post. I just stumbled upon your blog and wanted to say
    that I've truly enjoyed surfing around your weblog posts. After all I'll be subscribing to your rss feed
    and I am hoping you write again soon!

    Also visit my web site: Cheap Clarisonic

    ReplyDelete