Cfare ndodh ne nje dite me shi, kur floket e krehur nje nate me pare, zgjohesh ne mengjes dhe shikon se i ke nje katastrofe (e kur nuk i kam patur xhanem?) dhe duke qene se shiu vazhdon te bjere litar ty nuk te mbetet ndonje alternative me e mire se sa te vesh nje kapuc? Ve nje kapuc! Ne fakt, mos te bej kot sikur e vura nga halli kapucin, perkundrazi mezi po e prisja diten per ta bere kete. Sic e kam thene edhe me pare, mua me pelqejne shume te gjitha gjerat qe vihen ne koke (kapuce, kapele, bereta) dhe sa here qe jam jashte Shqiperise jo vetem i vendos shpesh, por edhe blej shume te tille, cilet per fat te keq sapo kthehem ne Tirane rralle (shume rralle) me bie rasti ti ve. Nuk e di cila eshte arsyeja, mbase klima, fakti qe ketu nuk ben asnjehere shume ftohte, mbase fakti qe ne Tirane ka ende njerez qe te shikojne te habitur kur ti vendos nje kapuc, apo kapele, por di qe kur jam ne Shqiperi (dmth ato 350 dite te vitit qe me ndodh te jem ne Shqiperi :P) shume rralle do te me shikoni rrugeve te Tiranes me nje "gje" te tille ne koke. Nje nder keto dite ishte ajo e djeshmja. Aq me shume, fakti qe nuk kisha ndonje takim, apo ndonje pune qe me kerkonte veshje formale dhe zyrtare, beri qe kapucit ti shtoja nje pale pantallona te shkurtra (te cilat i kam qejf ne dimer, po aq sa ne vere) dhe gjysem cizmet e mia te reja qe i zgjodha si per modelin, ashtu edhe per ngjyren. Rezultati ishte nje casual, urban style, qe i dha ngjyre dites me shi dhe floke te prishur :)
So chic my dear <3
ReplyDeleteHahahahahahaahahha sa kam qeshur me titullin hahahahahahahaa :D
ReplyDeleteMe pelqen shume veshja jote! Duhet te kishe lene ca floke te dilnin si "padashje" nga kapuçi....s'po di ta shpjegoj....ca si balluke ose anash syve.
Canta shume shume e bukur,edhe kepucet! Kam arritur ne nje konkluzion; uji ne TR ta shpif.Une atij ja le fajin per floket qe me marrin shume keq.Ketej me rrine mire,andej perdor po te njejten shampo e krem dhe me rrine komplet ndryshe.Uji i poshter :P :(
M.
i luv to kapuci ahaha dhe ti dukesh like a super fashion model me gjitha detajet dhe kombinimin i like it
ReplyDeleteSuper po dukesh bre loqk. super style e ki
ReplyDeleteMe pelqen cdo element i veshjes se sotme (edhe pantallonat, cuditerisht per mua). Do preferoja nese do kishe lene jashte kapucit pak floke, nje gershet te vogel anash ndoshta, keshtu qe dhe kapuci do rrinte me baggy. Une do ja hiqja dhe lulen, per t'u dukur me street style.
ReplyDeleteKomplimenta per kombinimin e ngjyrave, stilit dhe suportimit qe i ke dhene veshjes, duke mos u dukur sikur te kane veshur me zor :)
Kalofsh bukur!
Unaaaazaaaaa me pelqeu shume, por pervec asaj me gure ke dhe rreth?
ReplyDeleteEshte nje unaze ne dy, ka edhe rrethin edhe gurin, eshte e bashkuar :)
DeleteMe pelqen shume kjo veshje me te vertet nje veshje street style!xxx
ReplyDeletesi shpirt si gjthm...te puth elvi :)
ReplyDeleteA sikur ti kishe lene jashte ato baluket e bukra ://// ! Veshja super e bkr vtm floket e prishin cik te cilat skane dale fare. E kuptoj qe i ke pasur keq po edhe sikur kacurrela si bubi kacurrel :P ti kesh pasur duhet ti lije pak te dilnin ne pah. pastaj tani eshte edhe ne mode floket me onde mundsisht t dukesh sikur sapo ke fut gishtat n priz :) njs i bejme qefin vetes ne te tjerat qe i kemi si lesh ( une personalisht) po ne shqip nenkuptohen onde te medha hahahah ndersa ne anglisht -se jemi dhe poliglote :P - wavy hair!
ReplyDeletenjs ti dukesh nice aulona :) Sehr gut ^____^
Eh moh aulonke sa po te shkoka ky kapuci :) une vdes per kto kapelet po spo di pse kur I ve ndesh 100 veshtrime a thua se kam ardh nga marsi apo kam dale pa rroba
ReplyDeleteti flet per kapucin po mua syte me ngelen tek unaza ;) dhe bluza shuuuuuuuuuuume yll jo se kapuci ste shkon perkundrazi ,por kto me pelqejne akoma dhe me shume ,stela
ReplyDeleteMe pelqen cdo detaj e veshjes. Ka qene nje reklam per boje kepucesh qe thoshte "Pamja e pare fillon nga kepucet" dhe une po filloj nga kepucet. Me pelqen shume ngjyra, modeli dhe duken shume te rehatshme dhe te pershtatshme per shiun e Tiranes. Pantallonat e shkurtra te adhurueshme per ne dimer. Bluza nude/bezhe/pana eshte nje must per ne garderobe se mund te vishet me gjithcka dhe kudo. Shalli pastaj nuk ka te share. E te arijme te ai, kapuci,qe eshte shume i bukur dhe shume mire i kombinuar. Pooor i bashkohem mendimit te parafolesve qe duhet te kishe lene baluket jashte, se te shkojne shume jo per gje :)
ReplyDeleteAto gjysme-cizme apo kepuce do thoja se jane artikulli me i bukur i kesaj veshje.....te total eshte kendshem dhe girly.....pergezime e dashur....Deni
ReplyDeleteVajza duke qene se, thuajse pjesa me e madhe prej jush e kane vene theksin te floket dhe fakti qe duhet te kisha lene disa fije, ose baluket jashte kapucit, nuk po ju pergjigjem nje nga nje, por po e bej per te gjitha qe te mos bie ne perseritje. Ta dinit ju sa do te doja une te lija baluket jashte, apo floket, apo te mos ti kisha te kapura gjate gjithe kohes, por ka nje problem shume te madh. Pervec flokeve te dobet dhe pa forme qe kam, kohet e fundit qe kam prere baluket dhe qe me duhet ti mbaj te drejta eshte bere edhe me keq puna, duke qene se une bej palester kater here ne jave, floku im e ka te pamundur te rri i krehur me shume se gjysem dite (nese jam me fat edhe nje dit). Nje llaf goje eshte "te kishe nxjerr te pakten baluken"...se nuk e dini ju se c'forme abstrakte kishte marre balukja ime ate dite :D Gjithesesi goca jeni shume te mira me komentet dhe sugjerimet tuaja dhe besoj se shume shpejt, sapo te vije vera do ta provoj nje here ta ve kete kapucin me baluken e nxjerre jashte :D :P
ReplyDeleteperfundimisht je nje rast i pashprese!!! ma shpif ne menyren se si sajohesh ne kete menyre!!
ReplyDelete