Wednesday, February 13, 2013

Komenti i javes: Pse e urrejme kaq shume njera tjetren?

Keto dy dite kane qene shume te ngarkuara per mua, prandaj nuk kam mundur dot t'i kthej pergjigje nje nga nje komenteve tuaja ne postin e fundit. Me vjen shume keq per kete, sepse pjesa e interaktivitetit eshte nje nder gjerat qe me pelqen me shume nga eksperienca ime si bloggere :) Megjithate mos dyshoni kurre qe nuk i lexoj ato me shume vemendje dhe kenaqesi. Dhe keshtu, gjate leximit te nje komenti ne makine duke pritur semaforin te behej jeshil, nje tjetri gjate pauzes se xhirimeve, e nje tjetri gjate sherbimit fotografik per kopertinen e nje reviste qe do te dal kete te shtune, me lindi nje ide. Here pas here nje post i vecante do ti dedikohet komenteve tuaja :) Frymezimi per kete ide me erdhi nga nje koment i bere ne postin e fundit, qe me goditi dhe me pelqeu pa mase. Ishte nje mesazh i forte dhe shume i bukur, te cilin une menjehere e ndava me personat qe kisha perreth, por deshira ishte qe ta lexonin edhe shume te tjere. Prandaj vendosa qe posti i pare per sot (sepse do te kete edhe nje tjeter me vone, meqe kam bere mungesa dje) ti dedikohet komentit te nje vajze qe per fat te keq eshte anonime, sepse nuk kishte lene emer. Keshtu, sic thashe edhe me siper, kjo do te jete nje praktike qe do ta bej gjithmone, duke perzgjedhur nje ose me shume komente tuajat qe jane interesante dhe qe vlejne per t'u ndare edhe me pjesen tjeter te lexuesve.
Faleminderit qe me ndiqni, faleminderit qe me komentet tuaja e keni bere kete blog shume special dhe te dashur per mua :)


"Fillimisht modeli i ri i flokeve me pelqen shumeee dhe te shkon shume (ndonjehere eshte thjesht koha per te bere ndonje ndryshim ne look dhe ngjajme befas shume bukur:). Edhe palltoja me pelqen, pulovra, kepucet (ne teresi nuk e di nese do i vishja pikerisht keshtu por me pelqejne si artikuj). Kam vendosur (edhe pse nuk kam ofenduar kurre njeri, mbase vetem kam kritikuar) qe nuk do te bej me komente negative as kritikuese te asnje lloji. E veshtire per t'u kuptuar nga ne por e vertete thenia: Gjerat qe ne nuk i kuptojme apo nuk i mendojme ashtu nuk domethene qe jane te gabuara prandaj duhet t'i pranojme me sportivitet. Sinqerisht shoh femra ketu (shume pak mbase per nga natyra e faqes) apo ne rrjete sociale si FCB qe bejne "telef" femra te tjera, ne nje menyre qe une nuk di as t'a shpjegoj dmth sepse aq e pakonceptueshme me duket. Dje te Anabel prsh nje vajze kishte derguar nje leter sesi ishte perdhunuar diku nje vit me pare (ne adoleshence) nga nje bashkmoshatar i saj, historia ishte rrenqethese. Nderkohe vinin komente te bera nga femra dhe nena (per me teper) qe ishin te tipit: Edhe? Ca do kjo tani? E shijoi? E la rrefimin se i erdhi ai prape ne dhome? Sinqerisht une nuk e kuptoj sesi nje qenie normale njerezore e lere pastaj nje femer mund qofte edhe per nje moment te mendoje apo shprehe dicka te tille?
Duke u nisur nga kjo por edhe nga shume raste te tjera edhe ketu ne blog (sepse eshte e vertete ajo qe ti ke shkruar diku qe: "disa njerez i bejne te tjeret te ndihen keq qe te ndihen vete me mire", une dje kam forcuar bindjen time se ne jemi ne pergjithesi nje shoqeri femrash te ndrydhura e te dhunuara dhe qe nuk dime si t'i drejtojme mllefet tona. Kjo sepse nuk shpjegohet ndryshe fakti se si mund te shkruaje nje femer per nje perdhunim: Edhe? Te pelqeu?. Dua te them cfare lloj femre duhet te jesh dhe si duhet te jesh rritur qe te kesh per mendimin tim, urrejtje per femrat duke qene vete femer. Une shikoj sa te vogla jemi bere ne pergjithesi, sa shpirtngushta, te verbra dhe te dobeta (nese burri na tradheton atehere fajin e kane femrat qe jane bere k...., nese kolegia rritet ne detyre atehere me siguri ka shkuar me dike, nese dike e perdhunojne me siguri e ka provokuar vete ose nuk e kane perdhunuar fare dhe ben viktimen, nese dikush ka hapur nje blog dhe do te vishet si ylber:) per qejfin dhe konceptin e vet eshte nje femer pa shije qe si guxon te hape blog. Me fal se u zgjata shume e mbase pa lidhje ketu por jam e shokuar dhe kjo eshte nje faqe qe e shohin shume femra e ku ti vazhdimisht ke lakuar tema te ngjashme, kjo eshte arsyeja pse shkrova kaq gjate. Ne mbyllje dhe ne paranteze te te gjithe mendimeve femerore: Kush dreqin kujtoj se jam une qe marr kompetenca te flas per ate qe mendojne femrat e tjera ahahahahah:). Te pershendes"

7 comments:

  1. Me se e vertete. Prandaj une kurre nuk bej komente negative ne lidhje me dicka. I besoj thenies nese s'ke dicka te mire per te thene atehere mos fol fare. Mundohem te percjell pozitivitet ne gjerat qe komentoj sepse mendoj gjithmone qe tjetri te ndjehet mire e jo te demoralizohet nga fjalet e mia. E do ishte mire gjithe femrat ta ndiqnin kete taktike.

    ReplyDelete
  2. Bashkohem me mendimin e Eneides nese nuk ke dicka te mire te thuash me mire mos thuaj asgje! Ketu ne Londer asnjehere nuk me ka rastisur qe nje femer te shaje tjeteren jane me te vertet te rralla ato qe e bejn, ketu jane te bashkuara dhe e mbeshtesin me shume njera tjetren se sa ne Shqiperi. Nuk te kushton asgje te thuash fjalen e mire! Thone qe i keq behesh kur te duash por te behesh i mire....i mire aty qendron sfida e vertete, mendoj une! Nuk po them qe te gjitha femrat aty nxjerrin helm ka edhe nga ato fjalembla si puna jote!

    ReplyDelete
  3. Pershendetje,

    Kuptoj shume mire seicilen nga ne qe nuk pelqen nje veshje apo kombinim, qe nuk pelqen nje mendim, opinion, perceptim te gjerave si Aulon Seicila nga ne ka formimin, edukaten,shkollimin, tipin dhe karakterin e vet.
    Ne kete faqe mund te bejme kritika, te shprehim mendime, te japim opinione krejt ndryshe nga Aulona. Dhe kam kuptuar se ajo i mirepret dhe pergjigjet ne menyre shume korrekte (mund te rendis shume epitete per ta lavderuar, pasi gjykoj se i meriton, por po e le me kaq "shume korrekte"

    Me cfare te drejte disa nga ne, i japin vetes te drejte ta ofendojne??????????
    Eshte thjesht cinizem, inat, mllef dhe keqformim i personalitetit te tyre.
    Lira

    ReplyDelete
  4. Edhe une jam e mendimit qe po s'pate gje te mire per te thene me mire mos fol fare.Aq me teper kur behet fjale per veshje, krehje...gjera siperfaqesore.Per gjera me "te thella" mund te jap nje mendim, ndoshta edhe kritike, por gjithmone me nje argument a arsye a shembull nga mbrapa, jo "keshtu e mendoj une edhe pike".
    I shajturi te shan.Jam e bindur qe ato qe shajne,ofendojne,rreshtojne 1000 te zezat, i kane degjuar edhe per veten e tyre ato fjale dhe s'dine me mire se aq.Ti je e forte qe i duron ca,mgjths jane pak ne krahasim me ne qe te duam :)
    M.

    ReplyDelete
  5. Para disa javesh nje lexuese anonime (nje mashkull sdo te shkruante kurre nje koment te tille) me pati lene nje koment te shpifur ne nje post te blogut tim ku pershkruaja me nota easy shtatzanine. mgjthse u mundova te permbaje inatin qe me kaplloi, e pata shume te veshtire dhe iu pergjigja keq. Kur u qetesova fillova te dyshoje se mos ndoshta ishte pikerisht kjo shkarje e imja qellimi i komentit te saj. Te "blogging" dmth te nxjerresh ne lakuriqesi nje pjese te karakterit, endrrave e jetes tende dhe kjo na ben te ndjehemi te pambrojtura kundrejt ligesise se anonimeve te rrjetit.

    ReplyDelete
  6. Aulona faleminderit shume per vleresimin qe i ke bere komentit tim duke e nxjerre madje komentin e javes. Ishte nje shfryrje ne fakt qe per te qene e sinqerte e bera tek ty sepse e dija qe do gjeja mbeshtetje:). Sepse mund t'a beja edhe ne faqen ku lexova komentet dhe ku u frymezova per fjalimin tim :) por sinqerisht nuk kam nerva te merrem me mediokritetin dhe me hormonet e grave qe mberthehen para pc-se pasi ju mbaron Sheherazadja me shpresen se mos kapin viktimen e rradhes:). Nga ana tjeter ti je vajze e emancipuar, e mencur dhe me kembe ne toke dhe keshtu jane shume nga njerezit qe te shkruajne ty pra niveli i diskutimit eshte tjeter ketu:). Preferoj te mbetem anonime nese s'te vjen keq pasi jam nje person shume i famshem dhe identiteti im eshte ne rrezik ahahahah (bej shaka). Te ndjek me kenaqesi dhe do vazhdoj te te shkruaj:)

    ReplyDelete