Friday, February 8, 2013

Natyrale vs Artificiale; Histerike vs Debile



Sic edhe ju kam njoftuar, nje jave me pare isha e ftuar ne "Top Show" per te folur ne lidhje me temen "Natyrale Vs Artificiale". Ishte nje debat i nxehte, i cili mesa vura re nuk u zhvilluar vetem brenda studios se Top Show, por edhe jashte, ne Facebook neper faqe te ndryshme. Kush e ka ndjekur ate nate e di qe u thane shume gjera, shume u kuptuan e te tjera u keqkuptuan (si gjithmone). Per ata qe nuk e kane ndjekur dhe me kane kerkuar link-un edhe ne faqen time personale ne facebook, une po e postoj ketu. Per ata qe si gjithmone pertojne ta shohin, por duan te japin mendimin e tyre kam menduar une duke ja lehtesuar punen:

  1. Une nuk jam kundra operacioneve plastike
  2. Une jam kundra gjerave te ekzagjeruara, pra jam kundra operacioneve te shumta dhe te shpeshta plastike.
  3. Fakti qe jam kundra nuk do te thote qe i gjykoj, thjesht ne syrin tim shume femra qe nisen me idene per t'u bere me te bukura dalin me te shemtuara se sa ka qene (raste te tilla ne bote ka plote)
  4. Une nuk mendoj se ata/ato qe bejne operacione plastike kane probleme psikologjike.
  5. Une mendoj se nje kategori e caktuar e atyre qe bejne nderhyrje te tilla me shume se sa problem fizik, e kane problemin ne mendjen e tyre, kane probleme me brendine e tyredhe jo me pamjen e jashtme.
  6. Per kategorine me siper une mendoj se pervec nje kirurg, rol te rendesishem do te kishte edhe nje psikolog per nderhyrjen para dhe pas operacionit.
  7. Meqe jetojme ne Shqiperi ku edhe te gjesh nje kirurg te mire dhe te besueshem nuk eshte aq e lehte, te flasesh per konsulenca psikologjike para dhe pas nje nderhyrje estetike, patjeter qe konsiderohet nje luks i madh dhe del ti si e "semure mendore". 

I permblodha shkurtimisht, me pika, ato qe u thane dhe qe per fat te keq nga nje pjese nuk u kuptuan gjate bisedes ne studion e "Top Show". Nuk u kuptuan nga doktori ne studio (ose u be sikur nuk u kuptua), por mbi te gjitha nuk u kuptua nga publiku, te cilet si gjithmone nuk u kursyen me komentet e tyre "dashamirese" dhe te "embla" ne Facebook. Llafazane, te shpifura dhe histerike ishin tre epitetet qe mbizoteronin ne gamen e gjere te komenteve te bera nga vajza dhe femra te ndryshme ne Facebook, per mua dhe Fatmen :D Ehhh kot nuk thone qe femrat jane qenie te brishta dhe te embla, vetem mjalt nxjerrin nga goja :D Nje tjeter gje qe me ben pershtypje neper keto komentet e ndryshme ne rrjetet sociale eshte qe kur ti flet dhe ben debat, je acaruese, ben si e zgjuar, nuk te mbyllet goja, je llafazane, shkakton dhimbje koke dhe nderrim kanali. Ama nese nuk flet, atehere je idiote, je e trashe, nuk di te lidhesh dy llafe, je e lodhur...Me pak fjale eshte si ajo barcaleta e Nastradinit, mos i jep uji te ftohte gomarit se do e ftohesh, mos i jep uji te nxehte se do e djegesh...
Kaq kisha per sot. Jam e hapur ndaj komenteve konstruktive qe cojne ne debat, por patjeter edhe ndaj fjaleve te embla qe ju si gjithmone i keni me shume merak :D




15 comments:

  1. Pikat qe ti sapo permende (ne pamundesi te shikimit ne kohe reale) jane mese te verteta dhe reale per mua gjithashtu !
    Keqkuptimet gjithmone ndodhin dhe epitetet i kane shume qef njerezit e ne maje te gjuhes per ti perdorur tek te tjeret
    Gjithsesi vajza jeni me te mirat ne ate cka beni dhe vazhdoni keshtu ;)

    xoxo Kiki
    http://kikisbookofdreams.blogspot.com/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Faleminderit shume Kristi :) Je shume e mire!

      Delete
  2. Ne pergjithesi une jam kundra opercioneve plastike. Por, ka nga ato opercione plastike qe mendoj se duhen bere si psh veshet e medha dhe llapush, nje hund shume e madhe ne nje fytyre te vogel, zvoglimi i nje gjoksi teper i madh ne nje trup te vogel! Domethen nderhyrje te tilla! Por, per cfare arsye do besh aq shume terheqje fytyre kur duart do te tregojn gjithmone se sa vjec je??Per cfare arsye do frysh buzet aq shume sa dhe personi vet del nga karakteri! Mendoj se personat qe bejn operacione plastike me te vertet kane probleme me veten e tyre jane dembel dhe gjejn menyren me te lehte per dalur atje ku duan. Me te vertete edhe mua sme pelqejn shume gjera te vetja ime, do deshja te ishja si Adriana Lime apo te kisha nje trup si juaj Aulon por... a do isha vetevetja?? Mendoj se jo! Per cfare arsye duhet te dukem si te tjerat kur mund te jem Armanda Melaj (hahaha) unike qe vetem nje ka bere mami dhe babi! Per sa i perket "atyre femrave" qe kane share ne ate menyre per cfare arsye i kane inat femrat qe kane arritur dicka me jeten e tyre?? Ne femrat duhet te mbeshtetim njera tjetren e jo te shajm ne ate menyre ne kete bote kaq te madhe ka vend per secilen nga ne te behet e suksesshme me menyren e saj! MJAFT pate filmat holluvidian dhe telenovela se jeta reale nuk eshte aspak ashtu. MJAFT u ulet sa ne nje kafe ne nje kafe tjeter por beni dicka per jeten tuaj. MJAFT i late meshkujt tju etikojn se kush jeni...!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Armanda faleminderit shume qe me ke shkruar dhe mbi te gjitha qe e ke artikuluar mendimin tend kaq bukur! :) Nuk mund ti shtoj dhe ti heq asgje me shume :)

      Delete
  3. me duket mua apo pika 4,5 dhe "slightly" pika 6 jane pak kontradiktore :)
    Bravo qe i kap me sportivitet komentet negative..!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jo, jo nuk jane kontradiktore :) Sic kam shkruar edhe ne nje tjeter koment me poshte ideja eshte qe une nuk mendoj se cdo njeri qe ben nderhyrje ka probleme psikologjike, ama nje kategori e caktuar, ato qe abuzojne, vajza qe nisin me nderhyrje qe 16 vjec, etj, etj, problemin nuk e kane te pamja e jashtme, por brenda mendjes se tyre.

      Delete
  4. Pershendetje Aulona! Edhe une ne pergjithsi jam pro operacioneve plastike. Kuptohet, kur ato jane ne mase, pasi kur behen pa kriter, del efekti i kundert, i qellimit pse behet nderhyrja ( pra nuk duken bukur ) Une kam bere vete nje nderhyrje estetike ne hunde, pasi mendoja qe nuk i pershtatej fizionomise imcake te fytyres sime. Nje jave para operimit ka qene nje torture per mua, isha tere kohen ne presion te vazhdueshem nga familja ( kuptohet ishin te gjithe kundra ) por ama tani, qe kam 4 muaj qe e kam kryer, ndihem shume mire, e lumtur dhe me shume vetebesim ( sidomos para apratit fotografik :)))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te kuptoj shume drejte! Ne fund te fundit kjo eshte me e rendesishmja, qe njeriu te ndihet mire me veten e tij, pastaj te tjeret sic e kam thene edhe ne shkrim, do te kene gjithmone dicka kundra per te thene :) Te falenderoj qe ke ndare eksperiencen tende ne kete blog :)

      Delete
  5. Nuk dua te jap asnje koment mbi operacionet plastike, pasi eshte zgjedhje personale, mund te besh cfare te duash me trupin tend dhe pastaj eshte ceshtje sa do te shohesh te verteten nese sheh ne pasqyre nje moster dhe te duket vetja bukur. Per sa kohe ndihesh mire me veten dhe pasojat i merr vete parasysh, atehere mund te besh c'te duash.
    Ajo qe me ngeli nga ky post eshte ceshtja e etiketimeve dhe komenteve. Une do kisha frike te dilja ne tv shqiptar e aq me teper aq shpesh sa ty Aulona, sepse duhet te kesh lekuren e derrit te mos ndikohesh nga tufa e ujqerve (ne kete rast ulkonjave) qe presin te uritur per te bere komente nga me te paperpunuarat ne facebook e platforma te tjera sociale. Me duket se e kam thene dhe njehere ne nje koment tjeter, qe eshte per te ardhur keq sasia e helmit qe leshohet ne komente sidomos nga femrat. Nuk po them qe nuk duhet shprehur mendimi personal ne menyre demokratike apo te thuhen vetem gjerat e mira, por te leshosh helm 24 ore ne dite nuk te ben mire per veten tende njehere. Megjithate, secili kontrollon veten e tij dhe nese ndihen mire ne darke per gjithcka qe kane bere gjate dites, s'me takon te bej moral. Di vetem te te them qe te admiroj per kurajon dhe vendosmerine tende qe vazhdon del ne youtube dhe ne kanale televizive, sepse eshte si te notosh mes peshkaqeneve (pa ekzagjerim).

    ReplyDelete
    Replies
    1. Lisa, te notoj mes peshkaqeneve eshte pjese e punes time :) Nuk e shmang dot, edhe sikur te dua. Por besoj se sfida ne jete pikerisht kjo eshte, te luftosh dhe te fitosh ndaj peshkaqeneve, sado e veshtire dhe e pamundur te duket kjo. E bejme cdo dite nga pak, ne situata dhe njerez te ndryshem me te cilet perballemi. Kam pershtypjen qe eshte e paevitueshme. Por e di cfare? Mua me ka bere me te forte si njeri. Me beso per kete. Kur mendoj per veten time para disa vitesh, kur "qurravitesha" dhe qaja dhe kerkoja ndihme dhe mbeshtetje per cdo gje, sot nuk eshte me keshtu. Sot jam e gatshme te perballoj shume gjera, qe vetem pak kohe me pare do ti kisha quajtur si te pamundura. Nuk e di, por mbase me ne fund jam rritur dhe une :)
      Te pershendes shume!

      Delete
  6. Une nuk e kam ndjekur emisionin, lexova permbledhjen ketu (sic duket bej pjese ne kategorine qe perton:p)dhe ose nuk e kam kuptuar une, po pikat 4 dhe 5, jane kontradiktore, nese dikush e ka problemin ne mendje, atehere problemi rrjedhimisht eshte psikologjik. Persa i perket pjeses se shfryrjes se mllefit neper rrjetet sociale, kjo tashme eshte bere rutine e perditshme shqiptare, si per shfryresit dhe per ne te tjeret qe duhet te lexojme komentet e tyre, kshuqe besoj qe ne kete pike, as qe duhet t'u kushtohet rendesi fare, se eshte gjths e kote. Don't shave it girls! ;) (not literally :p)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahah ne fakt we don't shave it at all :P Mua me shume me bejne pershtypje se sa me prekin personalisht, por jo vetem komentet qe behen mbi mua, por ne pergjithesi lidhur me cdo teme, e mbi te gjitha cdo person. Sa i perket pikes 4 dhe 5 nuk jane kontradiktore, por mbase serish une nuk jam shprehur sic duhet :P Ideja eshte qe une nuk mendoj se cdo njeri qe ben nderhyrje ka probleme psikologjike, ama nje kategori e caktuar, ato qe abuzojne, vajza qe nisin me nderhyrje qe 16 vjec, etj, etj, problemin nuk e kane te pamja e jashtme, por brenda mendjes se tyre. Ishalla u shpjegova kete here :P Faleminderit qe me ke shkruar :)

      Delete
  7. Perveç ketyre qe ke shkruar ti me te cilat jam shume dakort, doja te shtoja edhe diçka tjeter; mjeket e paskrupullt qe mendojne vetem te fitojne.
    Kur une shkoj te parukieri dhe them "Dua kete", pres qe ndonjehere ai t'me thote "Jo, kete nuk ta bej se nuk te shkon".Keshtu edhe puna e mjekeve, do ishte e udhes qe ndonjehere te thonin,"Jo s'ke nevoje.Ti do, por une s'ta bej".Pastaj kushdo mund te gjeje nje mjek tjeter, po nese te gjithe do ta mendonin keshtu do evitoheshin ca ekzagjerime.Jam habitur duke lexuar ne nje reviste italiane "Belen eshte shume e mire po ka nje difekt te gjuri dhe duhet ta rregulloje".Mjeku kshu.Ajo mbahet per super yll, ky donte t'i rregullonte gjurin.Apo ne nje interviste te Tunes; "S'kam bere operacion plastik,por do bej" -.-''' Mua me duket aq e bukur, ça mund t'i rregulloje operacioni asaj,perveç se t'i prishi.
    Nejse, çdokush te beje ç'te doje, po mos te merzitet pastaj kur ta tregojne me gisht (pasi te jete shemtuar me deshire).
    M.

    ReplyDelete
  8. Aulona, te lutem mund te me thuash ku i ke marre ato syzet me skelet roze? Dhe te ciles firme jane? Faleminderit

    ReplyDelete
  9. Me dukest shume e larget dita qe femrat neper bote do kene ndjenje perkrahje kundrejt njera tjeteres. Eshte per te ardhur keq ku ne faqe te ndryshme shqiptare dhe te huaja femrat vetem shahen e ofendohen me njera tjetren.

    ReplyDelete