Thursday, February 14, 2013

Erdhi “Shën Mashtrimi”...


Festa e Shën Valentintit, ose me saktë të themi festa e “Shën mashtrimit” ka trokitur ne dere. Kjo eshte festa e madhe e të dashuruarve, feste e cila, shpesheherë më shumë se sa gëzim dhe dashuri, sjell stress, mërzitje dhe tension.
Ccdo 14 Shkurt njerëzit në të gjithë botën shkëmbejnë dhurata me njëri-tjetrin si shenjë të afeksionit dhe dashurisë që kanë për partnerin. Lule, ëmbëlsira, bizhu, por edhe rroba, telefona, makina e apartamente janë disa nga dhuratat që preferohen për këtë ditë. Këto të fundit janë një tregues jo vetëm i dashurisë, madje shpesh nuk kanë asnjë lidhje me të, se sa një tregues i pushtetit, fuqisë dhe pasurisë, karakteristika këto kaq të rëndësishme në ditët e sotme nëse do të kesh një të dashur.
Dikur Shën Valenti ishte një festë për dashurinë e vërtet. Ndërsa sot është shndërruar thjesht në një biznes. Biznes, shumë fitimprurës madje, për të gjithë dyqanet, lokalet e restorantet që atë ditë mund të bëjnë xhiro sa për gjithë vitin bashkë. Por nëse për pronarët e bizneseve të ndryshëm kjo është puna - të shfrytëzojnë ca “budallenjë”, që në emër të “gjoja dashurisë” janë të gati të shpenzojnë gjithë rrogën e muajit vetëm për të kaluar një 14 Shkurt special - për vetë partnerët, që këtë ditë po ashtu e kanë kthyer në biznes, kjo është e shëmtuar dhe e rrezikshme.
Që dashuria është kthyer në biznes, më vjen keq nëse po i thyej ëndrrat ndonjë idealisti që vazhdon ende të besoje te dashuria ideale, kjo ka kohë që dihet.  Por a nuk mund të linim të paktën një ditë në vit, atë që është enkas për dashurinë, të pa prekur dhe të pa njollosur nga pazaret në të cilat janë përfshirë jo vetëm politikanët, por edhe vetë dashuria?!
Doni të dini se cila është mendësia e pjesës më të madhe të ccifteve në Shqipëri për ditën e Shën Valentinit? Sa më të madhe, të bukur dhe të shtrenjtë që do ta bëj dhuratën e Shën Valentinit aq më shumë do ti tregoj partnerit se e dua. Zakonisht kjo është ajo cc’ka mendon pjesa femërore. Ndërsa mendimet e pjesës mashkullore, edhe pse janë po ashtu të lidhura me madhësinë dhe mbi të gjitha vlerën monetare të dhuratës, në thelb dëshirojnë të japin një tjetër mesazh: “E sheh ccfarë mashkulli jam? E sheh sa gjëra të shtrenjta mund të të blej? E kuptova tani sa i pasur jam? A nuk ja vlenë vallë të rrish me mua, kur ke mundësi të marrësh herë pas here të tilla dhurata?” Mendime këto që dalin të artikuluara në këtë mënyrë: “Gëzuar Shën Valentinin zemër. Të pëlqen dhurata?”
Hmmm më falni mua, po Shën Valentini sikur ishte dite e të dashuruarve dhe jo ndonjë konkurs se kush bën dhuratën më të shtrenjtë. Ku është dashuria në gjithë këtë mes? A nuk është ajo qëllimi? Pse krejt papritur në ditën kushtuar dashurisë, ajo kalon në plan të dytë? Ku janë premtimet e dashurisë? Ku janë xhestet romantike, shikimet që flasin më shumë se sa mijëra fjalë, apo prekjet që kanë vlerë qindra herë më shumë se sa ato fletushkat jeshile të shpenzuara në emër të dashurisë, por që dashurisë (asaj të vërtetës) vetëm mirë nuk i bëjnë.
Unë nuk jam një nga ato njerëzit që mendojnë se dashuria është dy zemra dhe një kasolle, sic thotë një shprehje italiane. Jetojmë në 2013 dhe kasollja nuk do ishte dhe një ide aq e mirë për të jetuar. Megjithatë jam totalisht kundra edhe asaj shprehjes shqiptare që ka dalë shumë në modë këto kohë: “dy zemra, një ferrari, një shtëpi te blloku dhe shumë veshje firmato”.
E nëse kjo është dashuria e kohëve moderne, atëhere unë propozoj që festën e quajtur “Shën Valentin” ta shndërrojmë në “Shën Mashtrim”...

12 comments:

  1. Aulona e ke bere copy-paste kete shkrimin nga arkivi yt pa u lodhur shume besoj.Jemi ne 2013 unless ne Tirane jeni akoma ne 2011 dhe jo vetem ne kalendar po dhe ne garderoba :))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk besoj se eshte ndonje krim te marresh copy paste shkrimet e tua dhe ti vendosesh ne blogun tende, apo jo? :) Para dy vitesh nuk kisha blog dhe e botova ne gazete, sot kam blogun dhe e vendos ketu shkrimin, per sa kohe vazhdoj te kem ende mendime te njejta. Dhe sa per lodhjen, pa merak se nuk jam lodhur fare, mjafton nje ctrl c dhe nje crtl v dhe u krye procesi i copy-paste :D :P

      Delete
  2. E ke qamo mo, ca me t'thon tjeter t'lumshin ato dur

    ReplyDelete
  3. Sa bukur sa bukur :D te lumshin duart per cdo fjale qe ke shkruar :)

    ReplyDelete
  4. mu mduket sikur vetem katunaret e festojne kete feste

    ReplyDelete
  5. pershendetje Aulona
    pash blogun tuaj dhe me pelqen
    te lutem mu lajmero , kam lene websajtin dhe aty kam emailat e te gjitha menyrat qe te kontaktojme
    me shprese qe do shkruash ndonje artikull per portalin tim www.lifestyle-ks.com

    ReplyDelete
  6. per shen valentin dhuratat jane te mirecaktuara kudo : pellusha, cokollata, shume lule e shume puthje...

    ReplyDelete
  7. Me pelqen ky kendveshtrim, ndryshe nga "dashuria eshte edhe per mamin,per babin,per mesuesen,komshien.....jo vetem mes dy personash".
    Une sot s'do bej asgje te veçante dhe as dhurate nuk do bej e s'besoj te marr, vetem per nje arsye: jeta e perditshme eshte rutine e monotoni,mos t'i bejme edhe festat monotone.P.sh. dje ashtu me erdhi puna dhe isha per dreke jashte me te fejuarin,po shkova edhe sot per dreke a darke i bie qe po bej adetin.Ose nje kolegia ime thoshte "çdo vit une bej nje darke romantike kurse burri me sjell lule".Dmth edhe festat perhere njesoj.S'po them qe duhet te bejme dhurata perdite, po nese ne mes te marsit a te prillit i fejuari im do thote "uuu sa e bukur kjo kemisha" (p.sh.) do ja blej e do i them "Gezuar Shen Valentinin puçi" :P
    Per ditelindje pastaj ndryshon puna, mos te guxoje njeri t'me vije per ditelindje pa dhurate :PPP
    M.

    ReplyDelete
  8. MIre e ke thene,kjo feste eshte shume mainstream,konsumiste dhe sikur nuk ka kuptim.une shokun e zemres e dua perdite dhe perdite mundohem ta gezoj me dhurata apo gjera te vogla per ta bere te ndihet i vecante.nuk i dua peluchat, cokollatat dhe kto idiotsira, dashuria eshte shume me shume se kaq .

    ReplyDelete
  9. Aulona erdhi "Shen Hipokrizia" si cdo gje qe ne e bejme per hir te efektit turme. Une normalisht si cdo vit (pervec lidhjes time te pare ne gjimnaz:) asgje speciale nuk planifikova per kete feste dhe as nuk mendova qe duhet t'i beja ndonje dhurate partnerit tim dhe me te drejte e arsyetova qe s'kishte motiv as pse ai ne mes te shkurtit te shkonte "te masakronte" ndonje dyqan lulesh per mua. Kjo sepse ne kemi festat tona me domethenie per ne (si cdo cift tjeter ne bote dmth) dhe kemi momentet tona te shperthimit te romanticitetit kur duam ne dhe jo kur vershojne nga liqeni Tirana dhe rrethinat e saj me karafil me mbeshtjellese transparente ne dore:)))). Mirepo do ti qe edhe duke i menduar mire e mire te gjithe keto une prape dje, kur vershuan lulet neper zyra (secila dilte cdo 3 minuta per korrierin dhe vinte me nje buqete ne dore uau auauua uauaaa si e ka gjetur valle qe me pelqejne:)une thelle thelle u ndieva pak sikur po prisja qe ai partneri im te me donte mua "aq shume" saqe t'a mposhtte kompleksin per te ngjare klishe e aspak spontan dhe te qasej ne nje dyqan lulesh sic benin burrat super te dashuruar te kolegeve te mia:) ahahhahaha. Dhe ja keshtu mbetem ne 3-4 delet e zeza te punes dje:), te perjashtuara nga klisheja e kesaj dite dhe nga veprimet jo aq romantike sa programatike:) mirepo mbetem jashte:). Epo pike e zeze s'na gjendet karari ne femrave, c'i thua ti kesaj????

    ReplyDelete
    Replies
    1. E di si i them une kesaj? Qe duhet ta ndjesh veten me shume fat qe burri nuk te ka dhuruar lule. E di pse? Sepse dje degjova historine shume te "bukur" qe ma tha nje mikesha ime qe ka nje dyqan lulesh se si shume bura (me nje r) kishin hyre dje ne dyqanin e saj dhe kishin blere nga dy buqeta...Guess why? Sepse nje eshte per gruan (ajo me e lira) dhe tjetra per te dashuren (ajo me e shtrenjta)....Keshtu qe une nuk gjej asnje arsye per t'ju gezuar luleve fallco te shen valentit, nga nje pjese e burrave shqiptar :) te falenderoj shume qe ke ndare eksperiencen dhe mendimin tend ne kete blog :)

      Delete