Edhe
një herë tjetër do t’i kthehem një teme për të cilën kam shkruar edhe më parë
dhe që e përmend shpesh në biseda mes miqsh dhe të njohurish, por edhe të
panjohurish; një temë që kam vënë re na shqetëson të gjithëve dhe që dita-ditës
po shndërrohet në një problem të madh: bota virtuale dhe lukunia e shpirtrave
të trazuar dhe të tjetërsuar që fshihet pas tyre, që me komentet dhe fjalët e
tyre janë gati të nxjerrin më të keqen prej teje dhe të të tjetërsojnë edhe ty.
Kanë ndodhur disa episode këto kohët e fundit që ma kthyen edhe një herë në
vëmendje këtë shqetësim, më i fundit dje në mëngjes, gjatë intervistës me
Xhimin dhe bashkëshorten e tij. Ndër shumë gjërat që u thanë në intervistë,
pati diçka që tërhoqi ndër të tjera vëmendjen time, mbase ngaqë ishte një temë
e nxehtë që më kishte prekur veçanërisht kohët e fundit. Bashkëshortja e Xhimit
po tregonte se si gjatë kohës që imazhi dhe emri i saj u bënë publik, për shkak
të bashkëshortit të saj, menjëherë në faqen e saj personale në Facebook kishin
filluar t’i vinin mesazhe të ndryshme ofenduese, fyese, mesazhe të shëmtuar,
mesazhe të mbushura me tone urrejtjeje dhe shumë negativitet. Dhe të gjitha
këto nga njerëz që ajo nuk i njihte fare, as nuk e dinte për ekzistencën e
tyre; njerëz që e kishin parë të shfaqej një herë në ekran, për vetëm disa
minuta, dhe menduan se aq mjaftonte për ta njohur dhe për më tepër për ta
bombarduar me mesazhe negative. Gra që i shkruanin se nuk e besonin fare që ajo
shkonte aq mirë me Xhimin dhe se ishin të sigurta që ai e tradhtonte; gra që e
quanin gënjeshtare thjesht sepse ashtu mendonin ato, pa pasur asnjë bazë; gra
që me siguri gjithë mllefin dhe inatin e marrëdhënieve të tyre të dështuara ia
zbraznin një gruaje që nuk e njihnin fare, por u mjaftonte historia e saj e
bukur e dashurisë për ta bërë të urryer në sytë e tyre. Ajo ishte e lumtur në
marrëdhënien e saj të gjatë, ato jo. Kaq mjaftonte që ajo të ishte e keqe, e
poshtër, e ndyrë, e shumë e shumë epitete të tjera, që mjaftuan ta detyronin ta
mbyllte faqen e saj në Facebook, sepse nuk duronte dot presionin.
Presioni i madh detyroi edhe një të njohurën time të mbyllte blogun e saj, i cili nga një hapësirë virtuale që duhej t’i dhuronte kënaqësi, u shndërrua në një makth të vërtetë, kur i vinin sinjalizime për mesazhet që merreshin me gjithë pemën gjenealogjike të familjes së saj. E çfarë mund t’i quash këta njerëz përveçse monstra? Njerëz që nuk respektojnë as të gjallë e as të vdekur? Njerëz që nxjerrin helm nga gojët e tyre të ndyra dhe përlyejnë tastierat ku shkruajnë me duart e tyre të fëlliqura. U kërkoj ndjesë lexuesve për fjalorin e përdorur, por karshi qenieve të tilla nuk mund të tregohem dot e butë.
Shoh në Facebook komente të ndryshme që bëhen për personazhe publikë, që për nga mënyra e të shkruarit vë bast që janë të bëra nga ndonjë burgaxhi, ndërkohë kur klikon foton e profilit shikon një nënë që ka pozuar e lumtur me dy fëmijët e saj. Po si është e mundur që një grua e re, me dy fëmijë në krah, të ketë brenda vetes kaq shumë helm? Si është e mundur që një nënë të shajë e të mallkojë një njeri që vetëm e ka parë nga ekrani dhe nuk e ka njohur e s'ka për ta njohur kurrë? Ku e gjen të drejtën të shqetësojë vetë personin që ka përmendur apo familjarët e tij që mund ta lexojnë atë koment? Kjo është gjuha me të cilën do t’i mësojë të rriten fëmijët e saj? Për fat të keq po, sepse kjo nënë që pa pikën e turpit dhe dhembshurisë del e shan, e mallkon me fjalë nga më të ndyrat një person që nuk e njeh dhe nuk i ka bërë asgjë të keqe, imagjino se çfarë mund të bëjë me njerëzit që ka pranë dhe që mund ta cënojnë diku, qoftë edhe pa dashje. Për mua kjo nënë është padyshim mallkimi më i madh i fëmijëve të saj, që i ka rënë për pjesë të rriten nga një gjarpër.
Mbase fjalët dhe tonet që kam përdorur në këtë shkrim janë paksa të ashpra, por më besoni që këto monstra virtuale janë shumuar shumë dhe duhen mbajtur larg nga jetët tona...

- Ahhhh kur e kapen veten dhe ato dy injorantent, ato dy analfabetet, ato dy shkushkat e dreqit moj moter...
- Lere moj moter se se une i njoh me rrenje e dhemballe ato te dyja, po s'ja vlen te merresh me to, se nuk jemi ai nivel ne...po hajde tani se na filloi Fatmagyleja se s'kemi kohe per te humbur me ato dy histeriket!