Tuesday, August 20, 2013

"Edhe vajzat e bukura lexojne".....jo, mor jo?!

"Edhe vajzat e bukura lexojne" - nis shkrimi i ketij artikulli..

E para, faleminderit qe me keni bere pjese te "grupit te te bukurave". 
E dyta, mjaft me keto stereotipe, qe jane edhe me budallaqe se sa vete "vajzat e bukura qe nuk lexojne"... 
E treta, qe kur te lexosh me bikini na qenka nje ngjarje per t'u shenuar, apo nje vlere e shtuar? 
E katerta, fjalia: "Pyetja që mund të lindë kur sheh Aulonën të lexojë në italisht është: Mos vallë ajo i ka lexuar të gjitha librat që i ofron në shqip?", me te cilin mbyllet shkrimi, eshte fjalia me qesharake qe kam lexuar ndonjehere. Thua valle ekziston ndonje njeri qe ka arritur t'i lexoje te GJITHE librat e perkthyer ne shqip? Po e gjetet, ma prezantoni edhe mua.
E pesta, kete fjaline po ju le ta gjykoni dhe komentoni vete, sepse une mbeta pa fjale. "Me siguri vajzat e mësipërme nuk janë të varura nga librat. Të paktën nëse do të ishte kështu nuk do të publikonin fotot e tyre me bikini, por kopertinat e librave"

Ka dhe gjashte dhe shtate dhe tete dhe 100, por po i kursej komentet. Nese do te merrja te analizoja cdo fjali te ketij shkrimi, nuk e di se c'mund te thoja (Marina është një nga ata vajza të cilat me bikinit mund ta nxjerrin në modë të lexuarin në plazh) !!!!!!!!!! 
Kjo menyre te shkruari mund ti falet vetem nje gazetareje te re ne profesion (edhe per kete nuk jam shume e sigurte), ama nuk mund ti falet kurre nje redaktori, ose kryeredaktori qe lejon te publikohet nje shkrim i tille, i cili eshte nga fillimi ne fundi i pakuptimite!
Nuk dua te bej as personazhin nursez qe ankohet kur del ne gazete, perkundrazi une falenderoj perulesisht cdo gazetar qe me zgjedh per te qene pjese e gazetave, apo revistave dhe nga ana tjeter as nuk dua te bej gazetaren mendjendritur "qe une di gjithcka" dhe "i jap mend te gjitheve". Me mjafton te jap opinionin tim si lexuese, qe edhe pse nuk i ka lexuar te gjithe librat ne shqip, ka lexuar mjaftueshem sa per te vleresuar nje shkrim te mire dhe nje shkrim si ky me siper.
Une kaq kisha per te thene, si gjithmone do vleresoja shume edhe mendimin tuaj :)

P.S: Per ata qe nuk kane mundesi te futen ne linkun qe une kam vendosur, po e postoj shkrimin direkt ne Blog. Shkrimi eshte marre nga gazeta Shekulli.





Të lexosh me bikini si Marina dhe Armina
Luela Myftari
Edhe vajzat e bukura lexojnë. Të gjithë u mahnitën kur Marilyn Monroe pozoi për herë të parë me bikini dhe me një libër në dorë. “Shekulli” ju përcjell sot disa nga fotografitë që vetë personazhet e ekranit shqiptar kanë publikuar në portalet e tyre sociale. E në mos, ndonjë foto mund të jetë edhe pa dëshirën e tyre këtu. Ne do t’ju zbulojmë librat që po lexojnë. E në fakt, të lexosh me bikini dukesh edhe më seksi.
Armina Mevlani
Kohët e fundit, Armina është bërë gjahu i fotoreporterëve dhe gazetarëve, ndërkohë që lexuesi pret edhe të rejat më të fundit. Ajo, aktualisht po shijon pushimet e verës në jug të Shqipërisë, së bashku me familjen e saj. Ajo që i çudit të gjithë në këto foto është barku i Arminës, i cili nëse do të lihet edhe pak pas dore do të konkurrojë me atë të Arben Mevlanit. Format e saj trupore këtë vit linin ca për të dëshiruar, aq sa edhe ndonjë media mund ta ketë tepruar teksa i bën thirrje urgjente për palestër. Armina, drejtuese e një reviste mode, ka zgjedhur që edhe bregut të detit të lexojë. “Femrat” e Bukowski-t është zgjedhja e saj për këtë verë. Ende nuk e dimë nëse Armina ka zgjedhur me kast “Femrat” e Bukowski-t për t’u shfaqur po aq erotik sa libri, por edhe nëse e ka bërë këtë, Mevlani ka arritur të tërheqë vëmendje teksa lexon me bikini.
Marina Vjollca
Kjo mund të mos jetë fotoja e kësaj vere. Nuk e dimë nëse Marina ka mundur të pushojë këtë verë apo jo, por dimë që impenjimet mund të mos e kenë lënë të lexojë. Dhe për më tepër të lexojë një libër kaq voluminoz sa ky me të cilin ka pozuar në foto. Marina është një nga ata vajza të cilat me bikinit mund ta nxjerrin në modë të lexuarin në plazh. Kushdo që do ta shihte këtë foto do të binte dakord se të lexosh në plazh dukesh vërtet seksi. Nuk jemi të sigurt për librin që mban në dorë Marina, por me aq sa na zbulon një pjesë e kopertinës së librit mund të themi, pa siguri, se kemi të bëjmë me “Iluzionet e humbura” të Balzakut. A e ka përfunduar një bionde si Marina Vjollca të gjithë librin gjatë atyre pushimeve apo jo, kjo mbetet po aq mister sa ofron edhe fotografia e Merilyn Monroe-së me “Uliksin” e James Joyce.
Aulona Musta
Aulona nuk ka frikë dhe as ndrojtje t’i publikojë vetë fotografitë e pushimeve të saj. Ende e pa nxirë nga rrezet e diellit dhe tërësisht shumë spontane në qëndrimin e saj, ajo duket tërësisht brenda librit që po lexon. Ka zgjedhur që këtë verë t’i kalojë pushimet në një plazh të rehatshëm, pa gurë, me rërë të imët dhe e shtrirë në shezllon. Miku më i mirë në fotografinë që ju përcjell “Shekulli” dhe vetë Aulona nga portali i saj është një libër në italisht. “Molto forte, incredibilmente vicino” është titulli i librit që ajo ka zgjedhur për të lexuar në një ditë të nxehtë verë. Shkrimtari Jonathan Safran Foer është shoku i saj më i mirë për momentin. Pyetja që mund të lindë kur sheh Aulonën të lexojë në italisht është: Mos vallë ajo i ka lexuar të gjitha librat që i ofron në shqip?
Lori Haxhiu
Prezantuesja që u bë e njohur në Vizion Plus me emisionin e mëngjesit ka publikuar është parë duke lexuar një libër edukativ në fakt. Nuk e dimë nëse vërtet Lori mendon të ndjekë të gjitha rregullat që po lexon, por Niamh Greene duket se po e tërheq vajzën edhe me bikini. Ndoshta kjo është koha më e mirë që Lori të fillojë të mendojë seriozisht për të ardhmen e saj. Në përpjekje për t’i uruar asaj një lexim të kënshëm me bikini dhe një jetë përfekte mund të kalojmë nga “Rregullat për një jetë perferkte tek libri i Mariza Ikonomit.
Mariza Ikonomi
Ndryshe nga vajzat e tjera, Marizës nuk mundëm t’ia zbulojmë dot autorin apo titullin e librit. Po aq ndryshe nga vajzat e tjera, Mariza nuk dëshiron të lexojë me bikini, ose të paktën kështu po e njohim publikisht. Ajo shfaqet bregut të detit, por jo aq afër. Ka zënë hijen në një lokal, për t’u përfshirë në librin e saj të pushimeve. Nuk i është bashkuar rinisë së sotme, asaj të bikinit, por qetësisht ka zgjedhur të qëndrojë në hije. Ndoshta ka zgjedhur edhe të mos digjet.
10 shenjat e varësisë ndaj ndaj leximit
Me siguri vajzat e mësipërme nuk janë të varura nga librat. Të paktën nëse do të ishte kështu nuk do të publikonin fotot e tyre me bikini, por kopertinat e librave. E megjithatë nëse njihni ndonjë nga ato që pasionin për librin e kanë të kultivuar që në fëmijëri, atëherë ka mundësi që të keni të bëni me një lexues të varur prej tyre. Të harrosh të ushqehesh duke lexuar është shenja e parë e varësisë. Shenja e dytë është ndryshimi që gjendja emocionale bën pas leximit.  Kur lexoni një libër të trishtë, ju ndodh të futeni në një gjendje tepër të rënë moralisht, nga ana tjetër, kur lexoni një libër me aventura ktheheni në kërkim të çasteve plot adrenalinë. Edhe nëse jeni tronditur prej atyre që keni lexuar, ka mundësi të jeni drejt këtyre simptomave të varësisë. Nëse fotoja që mbani në portofol është karta juaj e anëtarësimit në bibliotekë, atëherë kjo tregon shumë për ju. Librat me shumë gjasa janë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Një njeri i tillë mund të jetë i varur nga librat.
Edhe nëse shtëpia juaj e ëndrrave ka një librari në çdo mur të saj, është e qartë se jeni tepër të dhënë pas tyre. Kur e shpenzoni gjithë fundjavën për të rregulluar bibliotekën vetjake, kjo tregon se jeni shumë krenarë për librat e koleksionit tuaj dhe se e vlerësoni si shumë të bukur kohën që kaloni me ta. Shenja e shtatë por jo më pak e rëndësishmja është hartimi i projekteve tuaja bazuar në libra. Idetë që vlerësoni nga librat mund t’ju bëhen stil jetese dhe metodë pune. Po ashtu quheni të varur nëse radha e librave që mendoni se duhen lexuar bëhet e gjatë. Kjo tregon se ju keni mbledhur rreth vetes shumë libra dhe po i bëni presion të pavetëdijshëm shpejtësisë suaj të leximit, pasi dëshira dhe kurioziteti nuk ju lë të qetë. Në vendin e parafundit është gjykimi që disa njerëz i bëjnë të tjerëve prej librave që kanë lexuar. Por, edhe nëse e pëlqeni shumë aromën e librave të vjetër, jeni një person që vlerëson jo vetëm aromën, por edhe përmbajtjen e librave, që sipas jush kanë një histori interesante dhe duhen lexuar.

    8 comments:

    1. Hahahahahahah Aulona ,shkrim gazetaresk eshte ky ??
      Oh Zot i madh ,sa poshte ka rene gazetaria jone .Sa inteligjente kjo fraza :'Të harrosh të ushqehesh duke lexuar është shenja e parë e varësisë. Shenja e dytë është ndryshimi që gjendja emocionale bën pas leximit. ' .Vertet qe kjo me iluminoi :P
      Mos e vrit fare mendjen ,me shume shqetesohu qe te kane ofenduar sepse te kane futur ne listene 'Vip-save ' shqiptare :D
      Te pershendes shume dhe te uroj pushime te kendshme .
      Era

      ReplyDelete
    2. idiotlleqe edhe po ta shkruante ndonjhe kalama i kalses se peste sdo ti falej ajo e antaresimit njer me la pa fjale se edhe un ashtu e mbaj ahahhahaha

      ReplyDelete
    3. Ndoshta ka dashur te behet interesant, por pa ja arritur qellimit ...
      Paksa adoleshentesk si shkrim....

      ReplyDelete
    4. Je qe je beje si teme ne Thumb! :-)))

      ReplyDelete
    5. "A e ka perfunduar nje bjonde si Marina Vjollca te gjithe librin gjate pushimeve apo jo?!" Ore seriozisht gazetar/e jane kto. Aman o Aulona se ti & Fatma keni bere dhe nje video ne Thumb qe gazetaret nenvleresohet edhe paragjykohet si 'pseudo/palo-gazetare' etj etj dhe qe me ndergjegjesuat edhe mua tmos i kem inat,po a mund tmos i kesh inat gazetare te tille. He o Aulona na trego ti tani,nje gazetare qe boton ne nje gazete qe ka nje fare 'popullariteti' sic eshte Shekulli,nje shkrim si ky per ta lexuar nje pjese e mire e Shqiptareve normale eshte? Po kta gazetare ju kane mbaruar temat dhe 'vlerat' per tu marre me talljen e disa bukurosheve qe lexojne me bikini?!
      Srz mua ky shkrim (qe as e di kush e ka shkr) me krijoi vertete ate pershtypjen qe e ka shkr nje gazetar/e i/e mjere qe ska patur 2 pale mendime te hajrit dhe ka shkruar disa rreshta me brockulla.

      Pastaj ej seriozisht e kam une kur them 'sdi kush e ka shkr'. Po kjo duket vite-drite larg qe e ka shkr nje femer! Dhe kur them femer e kam fjalen pper ato qe jane 'femra ne kuptimin e femer te fjales !! Ia futa kot po si mund ti pershkr pa ofenduar njeri keto gazetare.

      PS: Sdua ti fus gazetaret ne nje thes,ka sh qe vlejne por amaa....!!
      Aulona respekte,Paola

      ReplyDelete
    6. Aulona jam dakort me ty per cilesine e shkrimit po tani dhe ca fasada jane sh te shemtuara. Balzaku per liber plazhi😳😳😳... Come on tani haha

      ReplyDelete
    7. ju qe ja merrni per ters kete shkrimin asaj gazetares nuk beni mire..ajo qenka dhe alamet psikologeje ,i vendoska dhe gjererat ne universe paralele yhyyy sa lidhje paska ngjyra e flokeve me hijen e pemes,dhe dèti me kopertinen e librit dhe modelin e rrobave te banjos :P

      ReplyDelete
    8. Hahaha sa kam qeshur... Shtypi shqiptar ka arritur ne nje pike, ku behet çdo gje vetem e vetem qe te botohet dicka... per te ardhur keq !

      ReplyDelete