Tuesday, August 6, 2013

Muaji Korrik ne Instagram

Dhe kur une shpresova se me ne fund, kete muaj, do te kishte nje arritje te madhe dhe do te beja gati postin e instagramit pa me shkruajtur dikush ne koment per te me kujtuar, ju ma thyet endrren :'( Dikush me kujtoi ne postin e djeshem qe e kisha harruar Instagramin fare dhe mua me erdhi plasjaaaa, se doja qe kete here ti merrja vete te gjitha meritat e kujteses :P  Si gjithmone jam pese gjashte dite me vonese, nderkohe qe muajin Qershor nuk e kam hedhur fare, pooor rendesi ka e tashmja dhe tani une jam ketu, bashke me fotot e muajti Korrik. Sa i perket muajit Qershor, mos u beni fare merak qe nuk ka nje post per te, sepse nuk keni humbur asgje. Duke qene se 16 dite isha me pushime, ju pjesen me te madhe te fotove te pushimeve i keni pare, pasi kam realizuar plote pese poste. E sa i perket 15 diteshit te pare, e kam kaluar vetem duke punuar qe te lija punet gati, keshtu qe asgje interesante nga fronit i Qershorit :P Keshtu qe fillojme direkt me Korrikun.

E mire, vertete shkruajta qe Qershori nuk kishte asgje interesante, ama genjeva pak, pasi nje gje interesante e kishte dhe ai muaj. Video "Thumb Arena 2" mendoj se ishte e papare. Po ju ndani te njejtin mendim? :)



Me kishe marre kaq shume malli per hasude, duhet te ngjitesha ne maje te Llogaras per ta ngrene :D


Dhermi, te vetmet dite plazhi pasi u ktheva nga pushimet

Kapet mat kengetarja Besa me te fejuarin e Aulones...hahahahaha :P Tomi "guest star" :P ne klipin me te fundit te Beses "Folie", nje nder te preferuarit e mi te kesaj vere.


Libri i 800 faqe i Korrikut. E sugjeroj....

Ehhhh ja the moj ja the, po kujt ja the...

Mire qe te cojne qe ne 6 te mengjesit keta te "Wake up"-it, por te paken e kane nje te mire, kafen e bejne te shkelqyer :P

Nje nga njerezit me te rendesishem te jetes time, motra ime Kledja feston ditelindjen ne 8 korrik :)

Nje permbledhje e vogel disa prej fotove te pushimeve

Menyra e preferuar e te kaluarit te fundjavave gjate korrikut ka qene, jo plazh, jo pishina, por divan, gjum dhe libra

Ne finalen e "Zone e lire" dhe 10 vjetorin e emisionit, ku Arjan Cani na nderoi duke na marre si bashkeprezantuese, gje qe nuk e kishte bere me askend tjeter me pare :)

Kjo foto nuk do koment...ama nuk mund te rri pa e thene qe nje pamje te tille ta zene syte ccdo dite, neper cepa te ndryshem te Tiranes... 

Nje tjeter kolazh me foto nga pushimet ne Republiken Domenikane...

Ky ishte super hit ne Republiken Domenikane dhe me besoni nuk kishte femer qe nuk e kercente fiks si keto ne klip...Hapeni o gra, shikoni dhe mesoni....:P

Ehhh e kane kete te keqe tranzitet neper aeroporte, te embelsojne me shume sec duhet...

Throwback....nje foto e realizuar nga Endrit Meritit tre vjet me pare per kopertinen e Revistes As

Ajteni, djali i shoqes time te ngushte Albanes. Kur jam prane tij me vjen deshira e madhe per t'u bere mami dhe une :D

Edlira po qe di ti perdori enet e kuzhines :D

Nje surprize e vogel per Fatmen...aq "qejf" ka ajo kur i them qe ngjan me kengetaren Xheraldina, saqe une e nxorra edhe ne gazete...:D Tani po pres hakmarrjen, qe e di se do te jete e temerrshme....:D

Nje nga vendet e mija te preferuara...Radio Nrg, gjate transmetimit live te njeres prej puntatave te Sillikonit...Per here te pare po e zbuloj qe shume shpejt, nuk do te vijme vetem me ze, por edhe me imazh ;)

Edhe pse kurr nuk kam patur nje moto, madje e urrej pyetjen cila eshte motoja juaj, sikur te mos e urreja kaq shume, kjo do te kishte qene motoja ime...

Nje nder kenget e preferuara te muajit Korrik...

Zbulohet profesioni i dyte i "Thumbistes"...diten thumbon personazhet, naten i ha ata... :D Vampify, app-i qe me fiksoi per dite me radhe! Mos e provoni :D :P

Nje tjeter njeri shume i rendesishem i jetes time ka ditelindjen ne Korrik... #jamerrethuarngagaforre

Dakort e pranoj, ky kolazhi i trete me foto nga pushimet eshte bere me photoshop, nuk eshte fare i vertete :D
Disa nga blerjet e dashura te muajit...

9 comments:

  1. Ylll ,ylll gjithcka moj vajze..sidomos te ajo fotoja x endritin.. Ndersa x blerjet balerinat lejla marri cmimin ''Miss blerja''..Na jane bere pjese e dites postimet tua e larg qofte te besh ndonje pauze se gati na ke..transferohemi afer teje e na ke komshije :P Te uroj nje muaj sa me te mbare e te bukur :) :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uroj dhe une nje muaj sa me te bukur dhe te mbare per ty dhe per te gjitha ju qe me ndiqni. Mi keni bere dhe mua ditet me te bukura me prezencen tuaj virtuale :)

      Delete
  2. Sa kam qeshur me ate shokun me b*the ne shkurre, ewww.

    Aulona trupi i mrekullueshem, bej ndonjehere nje fitness post nese mundesh te na jape pak motivejshen.;) x

    ReplyDelete
  3. Edhe une jam e rrethuar me gafore, 5 te tilla kam verdall. Njerez me teka shume jane, sidomos per nje "virgjereshe" si puna ime.....:P
    Edhe une qe po vrisja mendjen kush eshte ky cuni te videoklipi i beses....hhhmmmmmmmmmmmmm
    Sa per blerjet online mos me thuaj se me ra pika kur me erdhi balanaca e kartes ne fund te muajit, jo se nuk e prisja....:p
    Muaj interesant...;)

    ReplyDelete
  4. Yll ;) sa me pelq kto postimet e instagramit.btw. ajo kenga super fare ...K.

    ReplyDelete
  5. Te lutem mos e posto kete!! A ke ndonje liber ne shqip ne formet PDF osé e-book osé iBooks ? Te autor shqiptar mundesisht...
    osé te mukaramit ? Une kam lexuar : Kafka sulla spiaggia e Tutti i figli di dio danzano. Shume te bukur!

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur, nese nuk do e publikoja komentin tend, nuk do te kisha si ti ktheja pergjigje :) Por ti rri pa merak se anonime je :P Sa i perket kerkeses tende, me vjen keq por nuk kam informacion nese gjet ne formatin PDF, libra te autoreve shqiptar. Sa i perket Murakamit, ja ku ke nje link ku mund te lexosh nje nder librat e tij me te suksesshem, "Norwegian woods" por eshte ne anlgisht.

      Delete
    2. Linku: http://www.macobo.com/essays/epdf/Haruki%20Murakami%20-%20Norwegian%20Wood.pdf

      Delete
  6. Shume FLM :-))) une me ane te shoqeve kam gjetur libra te shume autoreve te huaj si ne anglisht e si ne italisht ne format PDF. Edhe i lexoj ne iBooks me iPad.
    Por me mungojne libra ne shqip :-(((
    Shume, shume faleminderit se Mukaramin e adhuroj!!

    ReplyDelete