Friday, August 16, 2013

Shitet pecikllas...:D


Zakonisht gjatë stinës së verës nuk para I preferoj shumë pantallonat e gjata, e veccanërisht xhinset. Arsyet besoj nuk kanë nevojeë të shpjegohen, sepse jam e sigurtë që si unë ka shumë të tjera. Vapa e madhe e ditëve të verës në Tiranë, bëhet aq e padurueshme saqë në trup do të mbash vetëm gjëra të lehta, funde dhe fustane mundësisht sa më të gjera. Megjithatë për mua puna ndryshon kur bëhet fjalë për xhinse te bardha. Ngjyra e bardhë është aq e freskët në vetvete, saqë ndonjëherë mund të të gënjejë mendja se mund të veshësh edhe një xhup të bardhë në verë, vetëm sepse është I bardhë. Apo akoma më keq, edhe cizme të bardha…Edhe pse jo, këtu ja futa pak kot. Cizmet e bardha nuk ka stinë që të më detyrojë t’I vesh, po është muhabet tjetër ky.
Për t’ju rikthyer xhinseve…para disa ditësh ma kishte dhënë keq mendja që doja të vishja një palë xhinse dhe padyshim që alternative më e mirë ishin ato të bardhat. Për ta bërë edhe më veror look-un, për mua gjithmonë zgjedhja më e mirë janë lulet. Motivi floreal më duket gjithmonë ideali nëse do që një veshje t’I japësh jetë, dritë dhe gjallëri. Përvec motivit, ajo që më pëlqen shumë në bluzën e këtij posti është edhe modeli, I cili mendoj se ti evidenton më së miri format.
Unë mbarova cc’kisha për të thënë. Tani dua të di edhe mendimin tuaj në lidhje me xhinset. Bëni edhe ju pjesë si mua, në grupin anti xhins gjatë stinës së verës, apo jeni në grupin tjetër marrëzisht të dashuruara pas xhinseve, pa dallim stine? Mendoni se xhinset në verë janë një zgjedhje e mirë? Më shkruani…


P.S: Reklama e pecikllasit është falas. Kujt t’I hyjë në punë le ta përdorë numrin pa problem :D












11 comments:

  1. Hahhaha sa e lwzetshme ajo reklama e pecikllasit :p. Se di pse me pelqen ky post, ndoshta ngaqe eshte sh veror.ka ca ngjyra qe me japin freski. Cuditrisht&un dje zgjodha pantallona te bardha tip skinny :p haha. Super yll si perher aulona.dhe mfal qe kam munguar ne blog.love K.

    ReplyDelete
  2. Po nuk i veshe ti pantallonat e bardha me ate shale qe ke kush do i veshi :P edhe une si ty jam nuk i duroj dot fare xhinset ne vere, te bejne shume vap. plus qe eshte gjynah te veshesh xhinse ne vere kur ke aq shume mundesira me funde dhe fustane

    ReplyDelete
  3. Pershendetje Aulona .une qe po te shkruaj jam Era .Kete vit jam maturante dhe do doja te studioja jashte shtetit ne Itali,per te qene me e sakte .Por ka shume gjera qe me pengojne p.sh: a do adoptohem dot me jeten e re,mentalitetin,kulturen,njerezit,shkollen ?Une vij nga nje qytet i vogel i shqiperise dhe nuk kam qene asnjehere jashte shtetit . Mendoj se do jete shume e veshtire e nuk dua te perfundoj prape ne shqiperi ne mes te vitit .
    Ne Shqiperi sistemi arsimor me duket i mire ,po ndaj idene se jashte ke me shume mundesira dhe mund te ndertosh nje jete tjeter .Ndoshta kjo mund te tingelloje si "t"ia mbathim nga Shqiperia" ,po sinqerisht bindem cdo dote per kete .
    Mund te me ndihmosh me ndonje ide qe mund te kesh ?
    Po me ktheve pergjigje ,this would make my day !
    Hugs Era .
    Hugs Era.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur Era, ne radhe te pare te falenderoj qe me je drejtuar mua, duke me besuar kete shqetesim tendin :) Nese do ta dish, ne ka nje gje per te cilen jam penduar nga e shkuara ime, eshte qe nuk vajta jashte per te studiuar. Gjithmone e kam patur deshiren e madhe dhe nje periudhe bashke me familjen e menduam seriozisht qe te shkoja ne France per shkollen e larte, por ne fund hoqa dore. Dhe e di pse? Se nuk ndahesha dot nga familja. Sepse duke qene nje femije shume i perkedhelur isha mesuar gjithmone te kisha mamin dhe babin prane dhe te jetoja larg tyre, ne nje vend te huaj me dukej si gjeja me e tmerrshme ne bote! Sot kur e kujtoj me vjen ta kap veten me shpulla :P
      Nuk ka asgje e keqe te duash "t'ja mbathesh nga Shqiperia" sic shkruan ti vete. Keshtu si eshte "katandisur" kjo Shqiperia jone, te gjithe ka momente kur duam te ikim me vrap prej saj. Madje nese do ta dish, une ne ato momentet e mia te merzis, stresit dhe lodhjes nga ky vend, them do iki te emigroj dhe sikur ta di qe do punoj kamariere. Por tani eshte pak vone per mua per tu larguar. Ndersa per ty qe je ne kulmin e rinise eshte mosha ideale per ta bere kete. Une pa as me te voglin dyshim do te te thoja te aplikosh dhe te largohesh per ne Itali per te ndjekur studimet. Ne radhe te pare,sepse sado i mire te jete sistemi arsimor ne Shqiperi (qe ne fakt nuk eshte fare), vendet e huaja me eksperienca shume me te medha ne fushen e arsimit dhe ate universitare, padyshim qe jane te nje niveli me te larte. Pastaj nese ti del me rezultate te mira, ku i dihet, mbase te krijohen mundesite per te qendruar me gjate ne Itali. Por edhe kur te kthehesh, mbasi te kesh mbaruar studimet, e sigurte qe mundesite per te gjetur nje vend te mire pune jane shume me te medha kur ke studiuar jashte. Besoj se te gjitha keto jane arsye te mjaftueshme per te te bere ty te mos ta mendosh me dy here, mundesine per te kryer studimet jashte Shqiperise :)E sa per pershtatjen me mentalitetin atje, ta kesh te sigurte qe do te e mjaftoje nje jave per t'u ndjere si ne shtepi :)
      Uroj te te kem ardhur sado pak ne ndihme me pergjigjen time. PEr cdo gje me shkruaj serish :)
      Te uroj gjithe te mirat!
      Perqafime!

      Delete
  4. Aulona ,te falenderoj pa mase per pergjigjen qe me ke shkruar .Sinqerisht nuk e prisja qe nje vip te me shkruante . Nuk e ke idene sa e lumtur jam .Ti perfaqeson nje prej 'shembujve' me te mire te rinise shqiptare per mua sot . Ne fakt pergjigja jote me beri te kuptoj se sa avantazhe ka te studiuarit jashte shtetit .Faleminderit shume .
    Te perqafoj dhe te uroj cdo te mire .
    P:s Ku i dihet ,mbase edhe te takoj nje dite :)
    Era

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mos me thuaj "Vip" se ofendohem :P hahahahaha Nese vertet kam arritur te te ndihmoje sado pak, me beso qe kjo me ben te lumtur :) E sa per takimin, Shqiperia eshte kaq e vogel saqe mjafton te kesh deshiren per tu takuar, por mundesine e gjen patjeter :)

      Delete
  5. Me pelqyen xhinset e ngjyrat :-)))
    Une ne vere nuk i duroj dot xhinset! Vetem fustane e funde te gjera e kete vit shume te gjata!
    Te pershendes :-) k.

    ReplyDelete
  6. Aulon te gjej ne forme te shkelqyer ...............mos valle ke bere pakt me djallin :)'??''.....Un qe po te shkruai kam shume vite qe te njohe qe ne gjimnazin e hershem (ububububu sa i hershem kete vit bejme plot dhjet vjet ne mos gaboi )Nejse ske ndryshuar fare me perjashtim te disa kg me pak dhe qe dukesh vertet mire por un them mos u dobeso me ;).......nejse ,ju kam ndjekur shume ne NITRO TY DHE KOLEGET JU PERGEZOI PER FRYMEN E NDRYSHEME QE PERCILLNI ,NDERSA GAZETEN QE TI DREITON ME BIE RASTI TA BLEJ NE AEREOPORT ME PELQEN PO BESOI SE DI DHE DO TE TE BESH DHE ME MIRE ..............Por do te doia te te pergezoia vecanerisht per dicka qe e vlersoi vertet sic mund te kem dhe kritika (ato i them me von ),Te pergezoi per pozitivitetin qe percjell ,ajo tirana jone ka shume nevoi per frymen kaq pozitive qe ti percjell,ajo fryme qe dita dites i mungon perditshmeris aty.......ndersa duke kaluar tek kritikat...... njera nder keto esht PRAP VISHESH SI YLBER hahahhaahaahh:P bej shaka te karakterizon ky fakt ;).............NEJSE te uroi shume fat dhe shendet se te tjerat rregullohen :).....perqafime

    ReplyDelete
    Replies
    1. Eni te falenderoj per shume per komentin dhe gjithcka ke shkruar ne te. Ta kesh te sigurte qe i vetmi pakt qe kam bere, eshte ai me vete dhe faktin qe do bej minimumi kater here ne jave palester :) :P Te falenderoj edhe per vleresimet qe i ben punes time ne emision dhe gazete. Me behet vertet qejfi kur njerezit e thone hapur mendimin dhe vleresimin e tyre. Por ajo qe me gezoi me shume eshte dhe ajo pjese qe ti vete ke theksuar, pozitiviteti qe mundohem te percjell dhe qe lumturohem pa mase kur shkon tek te tjeret :) E sa per kritiken, si mendon ti, mund te percillte pozitivitet nje njeri qe vishet vetem me ngjyra te erreta? Per mua ngjyrat jane jete, ndersa ylberi....edhe sot qe jam e rritur, e pres me padurim te dale pas shiut :)
      Te falenderoj edhe nje here e dashur qe me ke shkruar! Perqafime dhe nga mua!

      Delete
  7. Xhinset ne vecanti dhe pantallonat e gjata ne pergjithesi i kam veshur per here te fundit andej nga maji dhe nga tetori do dalin nga garderoba.....:) Rrofshin fundeve dhe fustaneve qe te krijonje mundesin ne variosh ne stil dhe ne ngjyra gjate stines se nxehte.

    ReplyDelete