Monday, April 1, 2013

Mos m'fol se jam me nerva :P



Nje tjeter fundjave e cila me shume se sa per tu shplodhur, me sherbeu per t'u lodhur. Ne fakt edhe horoskopi ka ca jave qe sa here e lexoj, e vetmja gje qe me perserit eshte qe kam nevoje per te pushuar dhe per te mbledhur energjite, ndryshe do te perfundosh duke i rene murit me koke me thote. :P Nje e hene e filluar keq, pasi sa shkoj ne Zumba ikin dritat dhe meqe Zumben e kam ne te njejten zone me zyren e Palomes, kjo do te thote qe edhe ne zyra isha pa drita dhe kjo do te thote qe nga halli u detyrova te ulesha ne kafe per te shtyre kohen dhe per te pritur dritat. Nje mengjes i shkuar kot, nderkohe qe sapo erdhen dritat duhet te dal dhe te shkoj ne shkolle. Nje aparat me bateri qe nuk funksionojne, sepse kisha harruar ti karikoja. Me pak fjale nje fundjave e mbyllur me lodhje dhe nje jave e nisur me stres dhe nerva. Urojme qe te jete sa per te prishur syrin e keq dhe pjesa tjeter e javes te shkoje me mire. Dhe meqe kur jam me nerva dhe stres me bllokohen fjalet dhe mendimet, sot nuk kam gjera intersante per te treguar, prandaj po ju le ne shoqerine e fotove, shkrepur te shtunen. Ah po, eshte e vertete, jam fiksuar me ngjyren jeshile dhe gjithe nuancat e saj keto kohe, meqe ma vuri ne dukje edhe nje mikja ime kete gje. Besoj do kaloj shpejt :)

10 comments:

  1. ti sh yll , fatma snuk me pelq :\

    ReplyDelete
  2. po qe qenke bere kinge dhe jeshile te shkon

    ReplyDelete
  3. Epo te pakten nuk do te duhet te lash floket sot dhe kjo mund te konsiderohet si pozitive :) Me pelqen shume ngjyra e kepuceve dhe ky stili "edgy". Kemishen po e imagjinoj te zberthyer deri tek gjoksi dhe te sugjeroj ta provosh nje dite tjeter, apo akoma me te hapur me 1 kanatjere poshte, se keshtu me duket sikur po te merr frymen. Po te kishe levizur 1 rrugice me mbrapa ose anash do kishin dal fotot akoma me interesante. Mbaj mend para disa vitesh kemi bere disa fotografi "artistike" shume te bukura me 1 shoqen time tek ajo lagje (ka ndertesa interesante).
    Te uroj nje muaj te mbare e te shndritshem pas terseve te sotme :)

    ReplyDelete
  4. Kjo veshje eshte nje yll i vertet, cdo gje eshte super, kemisha, pantallonat e lekures, canta. Ke nje note shume te mire kete here

    ReplyDelete
  5. stai davvero benissimo! mi piacciono tanto le tue scarpe!


    ReplyDelete
  6. Me pelqen shume ky outfit. Shpesh here lekura me taka me duket e ekzagjeruar por ne kete veshje duket shume mire. Kepucet <3 .

    ReplyDelete
  7. Me pelqen shume! Thuaji Fatmes qe moda e luleve kaloi mesa kam pare une.
    S'kam asgje jeshile dhe asnje pale pantallona lekure-nuk me shkojne :'(
    M.

    ReplyDelete
  8. Me vjen te them vetem "You rock" per kete look. Jeshilja eshte shume "in" kete sezon. Kam blere nje bluze Jeshile smeraldi per pranvere po te le ky shi dreqi ta veshesh....:P....Deni

    ReplyDelete
  9. Di vetem te them qe me pelqen shume kombinimi qe ke bere dhe floket me baluke te tregojne shume bukur

    ReplyDelete