Friday, July 26, 2013

Bald and beautiful....


E keni vene re besoj qe ne te gjitha postet e fundit une jam me floke te kapura? Apo c'pyetje bej dhe une, sigurisht qe e keni vene re, ju vini re gjithcka, e jo me nje gje kaq te dukshme. Prandaj perpara se te filloni nga"bombardimet" (qe habitem si jane vonuar kaq shume), po ju sqaroj vete e para. :D
Si fillim, te gjithe ju qe me ndiqni qe nga fillimi i ketij blogu, e dini qe nje nder problemet e mia me te medha jane floket.  Pak abuzimet me ngjyrat dhe krehjet, pak genetika, e pak #nukedicfaredreqarsyetjeter, une nga nje vajze me nje krife luani ne koke, kam mbetur ne nje vajze me dy qime si bishta miu. Por besoj se kjo eshte nje gje e qarte dhe e dukshme per te gjithe dhe nuk ka nevoje per shume koment.
Mbasi kisha vite qe tregohesha shume e kujdesshme dhe nuk vija as tharese dhe as piaster dhe mbi te gjitha as boje ne koke, ky viti i fundit, per shkak te angazhimeve me te shpeshta dhe xhirimeve te perditshme te "Thumb", kerkuan qe une te shkoja shume me shpesh te parukieri dhe te isha thuajse cdo dite e krehur. Rezultatin po e ndjej tani. Floket me jane demtuar dhe rralluar me shume. Prandaj une kete periudhe vere, ku ne po bejme pushim edhe nga "Thumb", po e shfrytezoj edhe per t'i lene floket te marrin pak veten. Nuk ka as krehje dhe as boje. Aq  me shume qe ne kete vape, ne flokun tim totalisht te pabindur krehja nuk do te mbante as nje ore. Keshtu qe kam zgjedhur ti le me ato ondet e cuditshme dhe te pakuptimta qe kam dhe qe nuk me pelqejne fare, prandaj preferoj ti mbaj te kapura. Pervec kesaj, tani ne vere, meqe jam dhe me e lire nga angazhimet, kam shtuar dhe dozen e Zumbes, shkoj pese here dhe ky eshte nje tjeter faktor qe me detyron qe floket ti mbaj te kapura.
Kjo eshte arsyeja e madhe perse kete periudhe ne cdo post jam me floke te kapura. Edhe pse mundohem qe here pas here ta thyej pak monotonine me ndonje aksesore si shall, lule, apo kapse. Une uroj qe mos t'ju bezdisi shume ky fakt :P E them kete, sepse dikush ne instagram me kishte shkruajtur ne nje foto: "mire dukesh, po beji derman atyre flokeve aman." A thua se ti besh derman flokeve eshte kaq e lehte. A thua se une e gjeta dermanin dhe nuk ja bera. Gjithsesi nese ndonjera nga ju njeh ndonje derman qe ja vlen dhe qe i ka bere efekt, mos u beni kerrnace po ndajeni edhe me mua. Cili eshte dermani qe ju sjell ju ne terezi floket?
Sa per fotot e ketij posti, jane bere ne kushte shumet te veshtira duke qene se prej disa ditesh me eshte djegur ekrani i aparatit dhe kushdo qe i shkrep fotot i ben me hamendje se nuk sheh asgje :D Por mua prap me pelqejne, sepse keto kohet e fundit ka filluar te me pelqej shume ky look-i dhe stili i viteve 50-60. Pervec ketij fakti mendoj se me shkon. Apo ja fus kot? Po me dhate ndonje mendim nuk do benit keq :P
Ju uroj te gjithave nje fundjave shume te bukur. Bashke do te takohemi neser, ose pasneser, ose te henen. Dhe po ju kam ardhur ne maje te hundes me thoni e, se e bej pushim une per ca kohe :P


45 comments:

  1. per mua je aq me mire me floke te mbledhura..te shkojne dhe dukesh trendi e simpatike..sa per veshjet..sdo guxoja kurre te vesh cfare ti vesh po te ty jane ok gjerat..keshtu qe je sh mire

    ReplyDelete
  2. provo shampoo anti hairloss te revlon dhe uniq-one...jane super per floke te demtuar dhe te rrall..t flas nga eksperienca :)

    ReplyDelete
  3. provo shampoo anti hairloss te revlon dhe uniq-one...jane super per floke te demtuar dhe te rrall..t flas nga eksperienca :)

    ReplyDelete
  4. provo ti lyesh me vajra bimore, psh vaji i linit ose i ullirit, duhet te jesh e rregullt ama....eshte nje dyqan ne tr qe shet vetem gjera bimore

    ReplyDelete
  5. joooooooooooooooo posto sa me shume mos bo pushime fare.

    ReplyDelete
  6. o lona une kam degjuar per prezervativin qe e shtypen me pak uje dhe e masazhon, me gjate nuk e di po kam degjuar qe ben mrekulli, gjithsesi flasim tek zumba.
    ps. Nuk duam qe te besh pushime.Puc Ervana.

    ReplyDelete
    Replies
    1. O.o wuuuttttt??? E lexova gabim apo ke shkruajtur prezervativ? Hahahahha po tallesh besoj???!! O.o

      Delete
    2. E ke lexuar shume mire, Te dukem se po tallem ty?

      Delete
  7. Ngjan shume mire,mos u merzit per floket.Une ta kam dhene sygjerimin tim edhe nje post tjeter; priti te shkurta alla Rihanna ose Dafina Zeqiri (jo te rruajtura si El Sharawy) se mendoj se do te shkonin me formen e fytyres dhe ndoshta te rigjenerohen.E kam vene re edhe une te Thumbi qe shpesh i ke patur te krehura.Me duket se uji i Tiranes eshte i keq se edhe mua mi cakerdis kur vij :)
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Se harrova,ti ke trupin yll,dashke dhe floket.Na e le naj te mire edhe ne qe s'jemi hic te tonifikuara ;)

      Delete
  8. floku jot tashme eshte demtuar dhe ta siguroj qe asgje ste ben me efekt dhe floku nuk ka per tu kthyer me ashtu sic e kishe,cfardolloj produkti te perdoresh(dhe nga kto qe permenden vajzat me lart)do te ishte humbje kohe dhe ne te njejten kohe humbje parash.zgjidhja e vetme eshte ti kapesh...poooor ti kapesh bukur.une kam bler nje kapse apo llastik(nuk di si ta quaj)qe eshte kastile per te kapur floket topuz.dhe juve qe nuk keni sh flok jua tregon shuume bukur tamam sikur te kishit flok te dendur dhe te gjate.une kam gjetur rehat, ne ditet qe pertoj te shtrij floket e kam te gjetur zgjidhjen,dhe me beso ngjan sh bukur.dhe per me teper nuk vonohesh sh.ta siguroj qe eshte zgjidhje sh here me e mire sesa duke shpresuar se disa produkte do bejn mrekulli te floket e tua.ok mund ti perdoresh per mirmbajtjen e flokut por jo te shpresosh se do bejn ndo1gje.tani une u zgjata pak por shpresoj te ket hyr ne pune ndo1gje dhe te te kem ndihmuar sadopak

    ReplyDelete
    Replies
    1. Pershendje Elona, me beri pershtypje kjo kapsja "mrekulli berese". mund te na tregosh me nje foto se une i kap shpesh topuz por vuaj derisa e kap tamam. thnx

      Delete
    2. Ne fakt dhe mua me beri pershtypje dhe do te isha shume mirenjohese nese do te me jepje ndonje info me shume per kete kapsen. Une kam provuar nje te tille, qe ne fakt ishte me shume si llastik apostafat per topuz, por duke qene se kam pak floke, mua nuk me beri derman fare :(

      Delete
    3. Deni te keshilloj te vesh tek Rossman sepse atie e kam bler dhe e di qe ka.Aulona nuk e di nqs po flasim per te njejtin llastik.nqs po di te them qe e kam par tek nje shoqja ime e cila ka problem me floket sepse i ka shume te rralle dhe te gjithe i thoshin uuuaaa sa te eshte rritur floku.nejse varet ke ditur ta kapesh mire apo jo.

      Delete
    4. Faleminderi Elona, do hedh nje sy kur te shkoj. Une volum dhe gjatesi kam por e kam flokun e holl dhe nuk me ngjen dhe aq mire topuzi

      Delete
  9. Atehere,motra ime ka pasur nje problem edhe me te madh sesa ti me floket per shkak te nderrimit te ngjyres cdo 2 jave,piastres 2 here ne dite dhe cdo lloj masakre tjeter.Ca nuk i beri,te gjitha markat uniq-one,shwarskoff etj etj.ASNJERA NUK TE NDIHMON!Te ben me keq.
    Tani u bene disa muaj qe i ka lene te lire dhe per cudi jane rritur te shendetshem.
    Nga ana tjeter,jam une qe i piastroj 2-3 here ne vit,s'perdor asnje lloj maske,shampoo me emra te cuditshem por nje elementare dhe boje me perberes Bio.Rezultati:Kam nje krife si e Fatmes :-P
    Per mua,mos i bej asgje per ca kohe.Dhe nderkohe bej te pakten njehere ne jave ate masken me veze e vaj ulliri ne kushte shtepie :) Then tell us nese ke ndonje ndryshim! :)

    ReplyDelete
  10. Ky stili i viteve 50-60 me pelqen dhe ty te shkon shume.
    Do vecoja pak me teper sandalet apo kepucet (apo kepuce-sandal s'di si quhet tamam ky modeli :D )
    Kam pare e postimet e tua te tjera dhe te them te drejten shumicen e kombinimeve nuk do guxoja t'i vishja, por ama tek ti me pelqejne dhe rrine mire ngjyrat me njera tjetren :) Ke stil te vecante dhe mbi te gjitha me pelqen fakti qe e mbron me fanatizem dhe nuk e ndryshon per hir te te tjereve (perderisa ty te ben te ndihesh mire.
    Te pershendes,
    N

    ReplyDelete
  11. Aulo ,kete hallin e flokeve e kam dhe une.Nuk me rriten x qamet..I lashe 1 vit gati pa i prere u shnderrova ne 1 mini fshatare se s'kishte derman e model qe i behej po prape se prape hic me 1 puna..Ndonese me thone qe floku kacurel do shume per t'u rritur e nuk vihet re.Vetem 1 here te vetme i kam lyer e jo me..Po mq ky s'do te rritet,ashtu te rrije ,si kacube mali,kush po ja prish :P :P..Amerikonet thone :Curly hair doesn't care! :P Kur me kap vrulli e inati s'le maske pa i bere,mjalte e tableta zinku te shtypura x rreth 1 ore ne koke (kjo qe te jene te shendetshem )leng hithrash gjojaaa qe te rriten,(veze+ vaj ulliri +limon qe te shkelqejne e te ushqehen).Kam degjuar dhe dy tipe trajtimesh :Njera eshte me kontraceptive te cilet i shtypen i bashkon me shampon e i le ne koke x 1 ore(kjo supozohet te sjelle rezultate te shkelqyera po te them te drejten s'e kam provuar)ndersa alternativa tjeter eshte t'i lyesh me leng hudhre + leng limoni e t'i mbash gjithe naten..Nese gdhin e gjalle nga era mund t'i lash .hahahaa..Pavaresisht se thone se floku eshte gjysma e bukurise ,mos e ki problem fare(mund edhe te ishim tullace e :P )ti gjithmone je nje yll :* :*

    ReplyDelete
  12. Sa fustan i bukur. Me pelqen shume dhe kombinohet perfekt me tatuazhin flutur, varesen & sandalet (kam edhe une 1 pale shume te ngjashme). Me pelqen shume motivi i fustanit. Dhe keto lloj kordelesh ty te shkojne shume.

    Beju ndonjehere e gjalle ne blog-un tim moj se na behet qejfi. ;-)

    Pershendetje nga Amerika, Ada.

    ReplyDelete
  13. Ne fakt tregohemi t gjitha naive (duke perfshire veten) qe floket pasi i kemi masakruar, t'u aplikojme ndonje lloj produkti mrekulliberes dhe te kthehen krejt papritur te shendetshem (sic tregojne neper reklamat e shampove, kremerave etj. -.-). Une kisha majat shume te demtuar dhe u detyrova t'i pres, e mendoj qe eshte e vetmja menyre qe te mund t'i rikthesh ne gjendjen e meparshme. S'mund te ndreqesh demin qe eshte bere, por mund te kujdesesh qe te mos thellohet me shume. Problemi i vetem me prerjen eshte deshira per t'i pare perseri te gjata, dhe mua s'me jane rritur akoma T-T.(i kam prere ne nentor, i kisha deri poshte shpatullave, e i preva "bob" deri poshte mjekres dhe kane arritur pak me poshte supeve t.t). Ama nqs sdo ti presesh ne asnje menyre, mund ti alternosh dhe modelet. Mund ti kapesh qe kur del nga dushi, topuz poshte, te ndara me vije anash ose ne mes, aplikon pak shkume flokesh (ose me mire dyll) qe te ruajne formen dhe qendrojne si te lagur gjate gjithe kohes; mund te besh onde te lezetshme me bikutina, mund te besh gersheta, ne internet gjen vertete shume modele interesante (vetem qe te duhet dikush per t ti bere, ose te behesh e zonja vete. une sjam :p) dhe sigurisht fularet qe jane zgjidhja me e mire kur duhet t dalesh menjehere dhe ske kohe per tu rregulluar.:D E zgjata shume, por eshte kaq fantastike ti japesh keshilla tjetrit (keshilla qe vete si zbaton :p). Good luck me floket dhe vazhdo posto se nuk merzitemi ne;) xoxo

    ReplyDelete
  14. Me vjen keq se me kete muhabetin e flokeve ja ke hequr disi vemendjen veshjes dhe lookut i cili per mua eshte nder me te miret qe ke patur ne blog. Mbase ngaqe mua vet me pelqen shume ky stili i viteve 60 dhe e perdor shpesh dhe kur e shikoj te te tjeret me terheq.Fustani qenka yll por dhe sandalat nuk mbeten pas. Varsja shume e vecante. Vazhdo posto se une mezi i pres postet e tua. M.K

    ReplyDelete
  15. Smart and classical dress. Greetings from Poland.

    ReplyDelete
  16. Syzet, e transformojne krejt kete veshje, shume te vecanta. Per floket: e mira eshte ti presesh shpesh. Ka disa produkte me baze proteinike qe e ndertojne flokun, mbushin carjet, jane goxha efektive, parukjera ime perdor nje qe quht aphogee protein treatment. Ne weekende bej nje maske qe eshte specialitti im. Eshte perzierje vaj kastori me vaj kokosi. E vendos ne floke te lagur dhe e le ashtu disa ore, pastaj e laj me nje shampo te lehte. Vaji i kastorit pastron poret/folikulat plus i jep shume shkelqim flokeve ndersa vaji i kokosit mban uje. Kjo maske eshte shume e mire vec sic e sheh do kohe. Pershendetje!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume per keshillen qe me ke dhene. Do te te isha mirenjohese nese do te me thoje edhe nje vend ku mund ti gjej keto vajra, sepse te them te drejten nuk e di ku shiten vajra te tille, por qe te jene edhe cilesor, ne Shqiperi

      Delete
    2. Aulona vaj kastori duhet te gjesh lehte ne farmaci sepse perdoret gjeresisht si laksativ. Me sa me kujtohet afer qendres Stefan ka nje dyqan Bime Mjeksore, aty mbajne vajra te ndryshme.

      Nuk ka nevoje te blesh produkte te posacme per floket. Une ate kavanozin e vajit te kokosit e perdor per floket, per trupin dhe per te gatuar (sepse eshte shume i shendetshem kur e konsumon). Po ketu ku jetoj une e gjej shume lehte ne supermarket.

      Delete
  17. Aulona pershendetje :)

    Kam nje kerkese te vockel :p
    Kam vendosur te shkoj per ca dite pushime ne jug dhe desha te te pyes per hotelin ne te cilin qendrove ti ne Dhermi. Desha te di vendodjen dhe mundesisht nje numer kontakti per rezervim.

    Puthje, xx

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona te lutem ma jep edhe mua numrin e atij hotelit se me pelqeu shume kur e pashe te fotot e tua.

      Delete
    2. Po moj vajza ja u jap une, me kenaqesi madje. Me behet qejfi kur me postet e ndryshme, ju vij ne ndihme per ndonje gje te vogel :) Nr eshte 0692052666 dhe i zoti quhet Donald. Vila eshte perballe me Havanen, nje pozicion ideal :)

      Delete
  18. kombinimi me i mire per ty sipas meje.
    dhe kepucet me pelqejne.
    po ashtu background i blogut me i mire keshtu:)

    ReplyDelete
  19. E di cila eshte me e bukura? Qe ti thua qe te eshte prishur ekrani I aparatit dhe per cudi kto fotot *e hamendesuara per pozicionin me te mire qe duhet te mbash*jane perfekte!! Sa per veshjen spo flas fare.nje fashionista e lindur..syzet bejne diferencen!do vecoja sandalet-te preferuarat e mia <3 bashke me varesen. Ps.me pelqejne sh floket e tua kshu. Se di pse po floket e kapura te japin nje lloj klasi te papare. Jam e interesuar:ca vendi/lokali jane bere fotot? Dhe adresa te lutem. Jane yll ashtu si&ti. Sa per floket mos e vrit mendjen,shiko te ndihesh mire e shendetshem pa njerzit me kto 'keshillat' e tyre do gjejne gjithmone dicka me ca te kapen. Un propozoj qe kjo tipja e DERMANIT te na komentoje dhe ty se ndodhta floket e saj do jen me frymezuse hahaghaha. Kalofsh bukur e dashur dhe flm qe na freskon perher me kto postimet e blogut tend ne keto dite te nxehta vere mqs sna punon as kondicioneri :P hahhahhahahahahahha. K. :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahah sa me pelqejne komentet gjithe humor brenda :D E dashur ai vendi qe shikon ti nuk eshte lokal, eshte ambjenti ku jane vendosur zyrat dhe studiot e radio Nrg-es. Megjithate meqe te pelqeu aq shume, mund te vish ndonje dite dhe ta jep me kenaqesi une nje kafe, se kemi dhe kafe aty ;) :D Perqafime dhe faleminderit qe me ndjek!

      Delete
  20. Heyy Aulona eshte hera e pare qe komentoj por i lexoj rregullisht shkrimet e tua dhe kur them shkrimet e tua e kam fjalen edhe per Palomen por..hmmm.. ne fakt duhet te them i kam ndjekur te gjitha aktivitetet e tua qe nga Kafazi e deri me sot :) fillimisht te pergezoj per gjthc qe ke arritur dhe hmmmm...mendoj se je njeriu qe jeta e ka sprovuar dhe ti ja ke dale :)
    E di cme pelqen shume tek ty dhe sme merzitesh asnjehere ? (sepse ka shume personazhe qe ne fillim te pelqejne por me pas sfumohen) me pelqen thjeshtesia dhe modestia qe te karakterizon :) virtyte te cilat i mungojne shume personazheve qe ne shohim ne ekran... je nje personazh qe e shfrytezon hapsiren tende televizive ashtu sic duhet dhe percjell ate mesazh qe ti do me ciltersine tende :) nejse se u zgjata shume por sot me kapi delli te shkruaj :P dhe mendoj se do shkruaj gjithmone tashme :)

    ReplyDelete
  21. E adhuroj thjeshtesine dhe modestine tende ne gjithcka :) sa per dermaninn leri perbindeshat (keshtu i quaj une floket e mi te gjate e te drejte te bindur , shyqyr :P) te lire kto muaj pushimesh edhe per to :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Xheniiii me ke prekur, emocionuar dhe mallengjyer me keto fjale :) Dhe mbi te gjitha me ke lumtuara sepse ke vleresuar tek une pikerisht ato gjera qe per mua jane me te rendesishmet, thjeshtesia dhe modestia :) Me vjen mire qe me ke ndjekur qe ne fillim dhe vazhdon ta besh ende kete :) Dhe meqe e ke shkruar ti vete, tani qe hodhe hapin e pare dhe me shkruajte ne blog, dua te te shoh me shpesh nga keto ane :P
      Te perqafoj dhe falenderoj edhe nje here!

      Delete
  22. pershendetje.....hera e pare qe te shkruaj Ne fakt une kam nje keshille per floket(jam farmaciste)....Bej nje kure 3 mujore me omega 3 plus biotin dhe do shohesh qe floket e tua do jene si me pare te shendetshem...gjithashtu dhe ampula rigjeneruese per te shoqeruar trajtimin...ka disa linja te mira qe te mundesojne ristrukturim te flokeve..suksese ne punen tende

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj qe me ke shkruar. Keto produkte mund ti gjej ne cdo farmaci?

      Delete
  23. Pershendetje Aulona,te ndjek prej shume kohesh por kjo eshte hera e pare qe te shkruaj...se pari shume komplimenta per lukun,vertet femeror dhe elegant...ndersa per floket te sygjeroj "hennen" eshte e vetmja qe me ka shpetuar floket pas me shume se nje viti qe i dhashe gji vajzes time,eshte pak e gjate si procedure por ne fund jep rezultate...gjithe te mirat Julia

    ReplyDelete
  24. Me pelqen shuuuume fustani, kepucet, varsja, dhe menyra se si i ke bere 'derman' flokeve.
    Ndoshta nuk te kane ngacmuar shume per floekt e kapur, se me vapen e madhe jane te ralla gocat/grate qe i mbajne leshuar.
    Aulon ke rpovuar ti mbash floket e shkurtra? Kur kam qene ne adoleshence i kam pasur floket ne gjatesin e e shpatullave por shume te ralle e pa volum. Nje dite i preva shume te shkurtra, iriq (si i thonin ne ate kohe) e i kam mbajtur per disa vite ashtu. Pastaj ne kohen e gjimnazit fillova duke i rritur e i mbaja te shkurter kacurel, aq sa mund ti mbaja te hedhur mbas veshit. E kur fillova universitetin u zgjaten e u zgjaten deri sa jane tani. Nuk mund te them qe kam super volum dhe fijet e holla te flokut nuk me ndihmojne, po faksti qe i kam lyer shume pak here dhe vetem me shampo color nuk me jane demtuar shume. Sa te kaloj vapa e madhe e do i pres. Mendoj se sa me shpesh te priten floket behen me te shendetshem.

    P.S. Syzat e diellit me numer i ben?

    ReplyDelete
  25. Aulona veshja yll si gjithmone.... Te ndjek shpesh e komentoj rralle...sa per floket une jam me floke te kuqe e kur isha adoleshente
    I urreja, tani vdes per to' ! Kur isba ne Shqiperi (kam 15 vjet jashte Shqiperie) i beja nji here ne jave me te verdhen e vezes (2) e vaj ulliri.... I mban te lidhura Keshtu nja 2-3 ore e pastaj i lan me shampo....
    Tani nqs gjen henné (kena) shqip e ka edhe per ngjyren e flokut tend !!! E ben cdo 3-4 muaj ...eshte balsam natyral!!! (une e bej cdo 6 muaj e ate natyral pA ngjyre se s'dua te humbas timen si kuqe qe jam!)
    Nji gje tjeter une perdor edhe olio di mandorle osé di Argan ... I lyen ne darke i mban gjithe naten e ne mengjes i lan .... Do e shikosh qe me keto gjera do te te ndryshoje e jane te gjitha ushqyese natyrale!
    Nji kure tjeter por duhet te jesh e kujdesshme jane ato omega qe te kane shkruar me siper!!! Kujdes me markat!!!
    Te pershendes e dashur ... Gjithmone kenaqesi te lexosh blogun tend!

    ReplyDelete
    Replies
    1. o lona kte kenan edhe ti e ke perdorur eshte ajo qe ke bere te Mira. E

      Delete
  26. Ah, se harrova cdo gje qe te shkrujta pervec Omegas duhet ti blesh ne dyqan bimesh (??!) erboristeri .... Qe te jene sa me natyrale
    Te mundshme,.... Te kerkoj falje per shkronjat e medha vend e pa vend, Po mi nderron iPad :-(((

    ReplyDelete
  27. Me fal se u bera si rrodhe (mire qe nuk shkruaja une tek blogu jot :-))) ) perdor cristalli liquidi para se te ti rregullojne me phon floket
    Per ti mbrojtur ....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahahahahahahahah po pra, ngaqe nuk shkruan shpesh paske vendosur te kompesosh gjithe mungesat ne kete post :PP Te falenderoj shume per gjithe keshillat qe me ke dhene, ate me veze dhe vaj ulliri e bej gjithmone, por keto te tjerat do ti provoj patjeter :)
      Faleminderit qe me ndjek! Te pershendes!

      Delete