Tuesday, July 9, 2013

Wake up!


Pas disa kërkesave dhe lutjeve për pak mëshirë, - në këto ditë të ccmendura korriku , ku paradite dielli përvëlon si sacc dhe në drekë e mbasdite bie shi me gjyma – për të mos vënë më foto nga pushimet e mia, unë vendosa t’ja plotësoj dëshirën disa mikeshave të mia, kështu që po bëj pushim sot me postin “Pushime part 4”. Por patjetër që do t’I rikthehem sërish, jo vetëm sepse kam ende shumë foto për të treguar, por kam edhe disa pyetje të tjera për t’u kthyer përgjigje. Gjithsesi për t’u treguar e sinqertë deri në fund, kjo nuk është e vetmja arsye përse sot vendosa të bëj një post të zakonshëm, rrugëve të Tiranës, larg deteve të mrekullueshme Karaibiane. Një tjetër arsye është që, kjo e sotmja, ishte një ndër ato ditët kur thjesht të pëlqen vetja dhe mezi pret të bësh ndonjë foto e ta vendosësh në Facebook, Instagram, ose Blog (kur je aq vanitoze sa ke edhe blog…#ubonetimieshkreteperblog #katunarjadreqit). E para dhe më e rëndësishmja, duke qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Ëake up”, nuk mund ta lija të më ikte kështu mundësia për të bërë disa foto me grim nga duart e një profesionisteje. E dyta, kjo veshja e sotme, me stilin e viteve 50-60 sikur më pëlqeu ca kur e pashë veten në pasqyrë. Kështu që thashë pse mos t’ja plotësoj dëshirën shoqeve për një ditë “pushim nga pushimet” dhe të postoj diccka tjetër. Si thoni bëra mirë? Apo bëra keq?  
 

6 comments:

  1. Sa e mir qe je ktu aulona! Te shkon pa mase ky trendi/stili pin up :). Per fustanin skam fjale.perfekt si cdo zgjedhje e jotja! Te pershendes K.

    ReplyDelete
  2. sikur u mesuam me ate atmosferen e pushimeve ne fakt.ktu je shume kendshem,fustani te tregon shume vajzeror.e kush nuk do ta donte nje make up nga duart e grimierve te topit.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une nuk do doja te grimohesha nga ato. Nuk me pelqejne si i bejne ne pergjithesi prezantueset. Ti Aulona ne fakt nuk je renduar, je sh mire sidomos per mengjes. Meqe ra fjala per cfare ishe ftuar te wake up? Tema?

      Delete
  3. Aulona edhe pse i ke nderprere postet e pushimeve, dukesh shume "marine" dhe sjell puhize deti me veshjen e sotme. Mua me pelqen shume dhe eshte nga ato stile qe duhet ti kesh ne listen e shpejte per ditet kur nuk di cfare te veshesh :)
    Shpresoj te rikthehen postet e pushimeve dhe nese ke kohe, pres me kersheri shkrimin mbi "Si te pergatisim valixhen per 2 jave udhetim pa patur nevoje per hamall personal te na e mbaje"

    P.s : te ftoj te shohesh projektin tim te fundit www.inspirim.com

    ReplyDelete
  4. Aulona ti je nje vajze per tu adhuruar. Thjeshtesia qe ke si ne pamje ashtu edhe ne tip jane ato qe do te te cojne shume perpara, jam e sigurte per kete. Ne keto foto dukesh nje karamele e verte. Te lutem mund te me thuash ku e ke marre kete fustanin se qenka shume i bukur. Gloria

    ReplyDelete
  5. Ke bere shuuuume mire.
    Fustani eshte shume i bukur, kombinimi pika me vija eshte nje mrekulli dhe ngjyrat pastaj...
    Canta me pelqen shume. Une personalisht i kam shume qef cantat "qe vishen me cdo gje".
    Modeli i flokeve ideal per ditete e cmendura te vapes :)

    ReplyDelete