Thursday, July 18, 2013

Mireserdhet ne Republiken e "T'ja fusim sa më shumë klientëve se vetëm katër muaj te vitit kemi punë"...



Nga pushimet e mrekullueshme në Republikën Domenikane, kalojmë në pushimet jo dhe aq të mrekullueshme në "Republikën" e Dhermiut, të njohur ndryshe si "T'ja fusim sa më shumë klientëve se vetëm katër muaj te vitit kemi punë". Une, që thoni ju të dashura mikesha, isha betuar para dy vitesh që nuk do të më shkelte me kemba në Dhërmi. Pas një eksperience aspak të kendshme të dy viteve me parë, ku të gjeje dhomë vetëm për një nate dukej misioni më i vështirë në botë dhe pasi përfunduam duke fjetur në cadra dhe këte duhet ta quanin si fat te madh, pasi mund të kishim parfunduar edhe duke fjetur në rërë në plazh; pasi pjesën më të madhe te kohës e kaluam në makinë, o të ngecur në trafik, o të bllokuar nga ndonjë makinë tjetër që e kishte lënë pas tonës dhe ishte zhdukur; pasi hëngrëm ushqimet më te shpifura në botë dhe për këtë paguam një shumë të mirë parashë dhe mbi të gjitha pasi u ndeshëm vazhdimisht me shikimet e pronarëve të hoteleve, të lokaleve, apo me "pronarët e plazhit" që dukej sikur në cdo moment thoshin që duhet ti ishim mirenjohës gjithë jetën tonë, që në ate fluks turistash na gjeten një vend për te fjetur, një vend për te mbushur zorren dhe një b*th vend për tu shtrire ne plazh, u betuam (bashke me partnerin tim) që nuk do te shkelnim më në Dhërmi.
Vjet arritëm ta mbanim më se miri premtimin, këtë vit e thyem dhe sicc pritej, u penduam!
Edhe pse për fat te mirë, nuk kishte një fluks aq te madh njerëzish, gje që e bënte situaten me pak kaotike, përsa i përket sherbimit dhe mendësisë jo për ta kënaqur klientin, por për t'ja futur sa më shumë atij, asgje s'kishte ndryshuar. Hoteli në të cilin ndenjtem ishte shumë i mirë, mund të them pa frikë që ështe hoteli më i mirë në të cilin unë kam qenë deri më sot në zonën e Jugut. Ccmimi i dhomës për natë ishte 40 euro, vetem fjetja pa mëngjes. Dhe këtu fillojme me pakënaqësinë e parë. Unë mendoj se me cmimin 40 euro, mengjesi duhet patjetër te ishte i përfshirë brenda. Ështe minimumi që mund te bëhet. Deri më sot, në cdo vend që kam shkuar, duke u nisur nga fqinjët tanë, Greqia dhe Mali i Zi, mengjesi është gjithmonë i përfshirë ne cmim. Përvecc kësaj, kur do te vijë dita të mesojne pronarët shqiptar që klienti ështe mbret dhe që nuk duhet të sillesh me arrogance dhe fodullëk me të, edhe sikur ai të jetë me i keqi në botë? Kur do ndalojnë se menduari se klientit po i bëjnë nder që po e marrin në hotelien e tyre dhe jo që në fakt ështe klienti ai që po i bën nder që po shpenzon parate e tij në biznesin e tyre?  Kjo arrogancë e pronarëve në Shqipëri më irriton pa mas, megjithatë kjo ishte e keqja më e vogël dhe të them të drejtën hotelin do ta rekomandoja. Por ai që nuk do të rekomandoja është lokali ngjitur me hotelin, ku ushqimi jo vetëm nuk ishte I mirë, por edhe ccmimet ishin skandaloze krahasuar me atë që të shërbenin. Dhe ajo ccfarë I vë vulën është edhe  abuzimi hapur me ccmimet dhe bërja e klientit për budalla. Konkretisht? Unë porosita një risotto me fruta deti I cili në menu shënonte 600 lekë. Kamarieri pasi dëgjoj porosinë time, më sugjeroi më mirë të merrja një risotto me karkaleca dhe vongole se ishte më I mirë, a thua se kur ke porositur risotto me fruta deti, karkalecat dhe vongolet nuk janë brenda. Apo nuk hynë në kategorinë e frutave të detit këto dhe unë s’di gjë? Nejse, budallaqja në këtë rast jam unë që pranova propozimin e tij. Partneri im porositi peshk dhe pasi e pyeti 100 herë nëse ishte I freskët apo jo, u bind ta merte, sepse kamarieri ja dha me 100 firma që ishte I sapo kapur. Besoj se nuk është surprizë po t’ju them se peshku mund të kishte nja një javë në frigorifer dhe ishte skandaloz. Ndërkohë që kur vjen fatura, ccmimi I tij ishte 2800 lekë, ndërsa I risottos 1000 lekë. Kur e pyetëm kamarierin përse 1000 lekë, ndërkohë që në menu shënonte 600, na tha se 600 ishte ai me fruta deti dhe jo ky që kisha porositur unë (!!!). Kështu që dy ditët e tjera na kaluan duke ngrënë pizza dhe të hash pizza në Dhërmi është me të vërtet mëkat I madh, por pronarët e restoranteve nuk të lënë alternative tjetër. Gjërat e tjera pastaj janë ato të zakonshmet, për të pirë në makiato duhet ti biesh Dhërmiut rreth e rrotull se ka vetëm frappe, ose kafe në kanacce. Madje po kërkove makiato të shohin shtrembër. Kushedi cc’mendojnë me vete, “Këta italianët e poshtër, antishqiptarët që porosisin makiato. Nuk marrin kafe vendase, frappe…” ;) Në mbrëmje për fatin tonë të mirë hotelin e kishim ngjitur me Havanën e famshme dhe kështu që nuk na duhet të lëviznin me makinë, kështu që evituam atë trafikun dhe rrëmujën e tmerrshme. Në fund mezi pritëm ditën e dielë që të niseshim për Tiranë e të paktën të hanim ndonjë gjë të mirë dhe të lirë, rrugës në Llogara.
Ajo që më bëri përshytpje është që kur ndava pakënaqësitë e mia në një status në Fb, të shumtë ishin miqtë që më mbështesnin dhe që kishin vendosur po ashtu të bojkotonin Dhërmiun. Të them të drejtën më vjen shumë keq për këtë gjë, sepse është mëkati më I madh të kesh atë det të mrekullueshëm sicc është deti Jon, që unë me shumë pak vende nga ato që kam qenë do e krahasoja dhe ta ccosh dëm nga injoranca dhe makutëria.
Une do të doja shumë të dija edhe mendimin tuaj në lidhje me këtë temë, me eksperiencën tuaj në Dhërmi dhe pse jo, nëse keni ndonjë vend të mirë që njihni në Dhërmi dhe që mund të rekomandoni, në mënyrë që unë ta thyej sërish betimin tim :P, do ta mirëprisja.
P.S: Fotot jane bere gjate mbremjes se pare, kur sapo kisha arritur dhe po shkonim per tek Havana, kur isha akoma me qejfin e fundjaves qe kisha para. Jane te vetmet fotot qe bera, sepse gjate dy diteve ne vazhdim as te beja foto nuk kisha me deshire...Por me thene te drejten me pelqejne shume keto foto te bera nga Dorian Bushati, keshtu qe e kenaqur jam dhe me kaq pak :P


20 comments:

  1. Love your top , sa per dhermiun i agree 100%

    ReplyDelete
  2. aulona fotot jane yll ! te pergezoj qe e ke marr seriozisht kte punen e fotove per blogun. Ky eshte seti fotografik me i realizuar do te thosha. P.S. dukesh & 3 metra e gjat meqe ra fjala. jam xheloze :( ! ahhahaha :P njs t pergezoj dhe rrobat. ajo bluza tip busti sh verore & tjep atmosferen e detit bluuuu ^^! po keshtu dhe varsja bashke me pantallonat.me pas ngjyra vishnje e buzve qe smund te lihet pa permendur. trendi i kesaj vere, se bashku me portokalline!Persa u perket sandaleve e thonjve do tregohem pak e rezervuar per komentet: 1.thonjt i ke ber sh bukur sidomos per ne vere po sh e ngarkuar. Nje ngjyr tjtr, nje tjtr, ta marrin mendjen :P dhe vec ksaj nuk shkojne me kte veshjen. 2.Sandalet do te thoja te kendshme po do me pelqente me shume sikur te vishje nje pale gladiator me taka:http://images04.nastygal.com/resources/nastygal/images/products/processed/27837.1.detail.jpg dicka e tille. njs ky eshte thjesht mendimi im.Ti prap se prapi mbetesh yll.
    @tani le te kalojme te Dhermiu i famshem.Qe ta dish ti moj aulona, une ne dhermi isha vjet kur vendosa te beja pushime ``alla shqiptarce`` dhe ne keto raste thuhet: Obobo ci bere vetes budalla ! :P hahahahha E para e punes mezi gjeta hotel prandaj te kuptoj mire dhe fatkeqsisht dhe hoteli im afer Havanes ishte.Sa vajtem lame valixhet ne dhome dhe shkuam ne plazh. Pastaj pas 3 oreve te mira ne det na u tek te hanim dhe u ulem te restoranti afer hotelit. Ne menu lexonte specialitetet :karkaleca,kallamare,midhje,koc,levrek etj...dhe mqs ishim familjarisht vendosem te marrim spageti me karkaleca dhe peshk. keshtu vjen kamarieri dhe e pyesim per specialitetet dhe porosisim. pas 10 min vjen prp dhe na thot : me vjen keq po nuk ka spageti me fruta deti na ka mbaruar! ` sikur te mos mjaftonte me kaq, porositem pastaj kallamare.As 3 sek skishte kalu&vjen i shkreti prap duke na thene se as kallamare skishte. Pastaj ia dha nje: shikoni zonje a tju bej nje pjate patate t skuqur dhe 1 sallat t madhe se i kemi specialitet dhe ka ne guzhine si kto.!!!! ja moj aulona, turizmi shqiptar. ku po vemi....Nuk po flas fare per darken se u zgjata shum ku Havana deri ne oren 4:25 te mengjesit disko.mir kta t rinjt mo vlla po ne familjaret cpun kemi. spyesin qe flene kta njerez?? O.o te pakten deri ne 1-2 normale po deri ne 4. pastaj ne 4 na zgjoi nje qen aty afer qe vec lehte :P diten tjtr mblodhem plackat dhe u zhdukem. kemi ber vec 1 or gjum n makin. Jo! une per vete skthehem me ne Dhermi! I kam len shendene jo vetem dhermiut po ter turizmit ne shqipri. me mir plas vape ne tiran se sa t rri t harxhoj leke e kohe dhe te cmendem. Sbehemi njerez ne jo.... ;) klm

    ReplyDelete
  3. Te them te drejten nuk kam qene ne Dhermi keto vitet e fundit per te vetmen arsye sepse mami ka menduar qe ato leke qe shpenzojme atje i shpenzojme diku tjeter dhe neper vende me cilesore. Perfundimi dhe vendimi yne vjen nga nje pale pushime te bera para ca kohesh ne Rradhime ku vetem 7 dite shkuan 1 milione leke (dhe s'hengrem ndonje gje te hajrit!)!!!

    Por para 2 javesh isha ne Jale 24 ore te plota me shkollen dhe cmimet tek folie marine ishin te shtrenjta me aq sa me thane. Nderkohe qe une dhe shoqja ime gjetem nje dhome tek nje hotel qe quhej peshkatari dhe kushtet i kishte te mira dhe paguam 50 mije leke (dhoma ishte per 3 veta dhe mund ta ndash kur nuk je cift). Hengrem dhe dreke e darke aty e cmimet ishin normale dhe gatuanin shume mire, nderkohe qe nga keto snobet kisha degjuar qe nuk ishte gje. Kam udhetuar nr shume vende sinqerisht ky kishte kushte me te mira se 2 hotele ku kam qene ne france.

    ReplyDelete
  4. aulona qenke bere si kukull. te lutem me ndihmo pak: ti thua se rezervimin e ben tek www.booking.com. po ketu rezervimi eshte vec per dhomen dhe hotelin prsh all inclusive. udhetimi nuk perfshihet apo jo? dua te udhetoj per ne greqi, korfuz vetem se mendoj se eshte me mire te flas me nje agjensi sepse do ishte me mire qe te udhetoj me ta e te na cojne deri tek hoteli.plus sdo bredhim neper korfuz ne me taksi/qofte dhe me makinen tone per t gjet hotelin.Humbim kot rruges. hahahahah mqs skemi qene asnjehere.vetem se keta te agjensise po me propozojne hotele koti dhe shume te shtrenjte ku fare mire te kjo faqja ketu po gjej shumllojshmeri. cfare me keshillon te bej?
    hugs

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aulona te pergjigjem une??
      booking.com ka vetem hotele dhe jo nuk perfshihet udhetimi. Nqse do te marresh dicka si gjysem pensioni (mengjes darke dmth apo all inclusive) me shume gjasa nuk do t'a gjesh ne booking.com. Mund t'i drejtohesh direkt hotelit ose agjencise dhe ti kerkosh qe per hotelin te cilin ti ke pare te te sjelle nje oferte all inclusive. Megjithate per mua qe e kam vizituar mjaftueshem Greqine dhe Korfuzin, all inclusive nuk ja vlen. Dua te them vetem neqoftese do te rrish gjithe diten tek plazhi perpara hotelit dhe te hash me menune e me bufene e hotelit perdite (per mua kjo behet e merzitshme dhe aspak e kendeshme per stomakun). Pjesa veriore e Korfuzit ka plazhe shume te bukura (Paleokastritsa, Kasiopi etj) dhe taverna te vogla buze detit ku mund te hash te gjithe produktet tradicionale aty dhe peshk me cmime qe mua me jane dukur normale... dhe do te te keshilloja qe nese udheton nga Shqiperia te udhetosh me makine, pasi ne varesi te zones ku do te gjesh hotelin mbase do te te duhet te levizesh per plazh ose per te dale ne darke/ pasdite ne qytet, dmth makina atje eshte sh praktike. Une bej shume kerkime rreth zones do te gjej ku do te shkoj para se te nisem dhe t'a keshilloj edhe ty... Gjithsesi ky eshte kendveshtrimi im dhe menyra sesi une i dua pushimet...the rest is up to you

      Delete
    2. E dashur Mirsa, me fal se po te shkruaj me pak vonese, por besoj se serish jam ne kohe :)
      Atehere, si fillim mos vazhdo me te kerkosh per agjensi turistike qe te te cojne ne Greqi. Nuk eshte nevoja absolutisht, sepse Greqia eshte nga ato vende ku mund te shkohet fare mire vete, pa ndihmen e nje agjensie, qe pervecse per te te marre leket nuk te sherbejne per gje tjeter (te pakten ne rastin e Greqise). Nuk e di nese ke patur mundesine te lexosh nje post timin te para disa kohesh, ku kam shkruar pikerisht per pushimet qe kam bere ne Greqi, konkretisht ne Corfuz, dy vjet me pare. Gjithcka e prenotova vete. Ne fakt e vetmja gje qe duhet te prenotosh per ne Corfuz eshte hoteli dhe ne booking.com ka mundesi pa fund, si ti duash ti. Sic ka shkruar edhe komentuesja me siper, Greqia nuk ka nevoje per nje prenotim all inclusive. Kjo forme zakonisht vlen per ato vende si Turqia, ku ti nuk leviz thuajse fare nga hoteli, nderkohe qe Greqia ka aq shume plazhe dhe vende te bukura per te vizituar saqe nuk ja vlen te rrish vetem ne plazhin e hotelit. Personalisht, une zgjodha nje hotel ku kisha te perfshire mengjesin dhe darken. Do te rekomandoja edhe ty te beje te njejten gje. Keshtu konsumon mengjesin, po te duash leviz gjithe diten dhe dreken e konsumon jashte, ka gjera shume te mira me cmime jo te shtrenjta dhe pastaj kur kthehesh ne hotel konsumon dhe darken. Sa i perket menyres se udhetimit eshte fare e thjeshte, shkon deri ne Sarande me makine dhe pastaj nisesh per Corfuz me traget. Nese do e merr makinen me vete (une do te keshilloja ta merrje), nese jo e parkon ne port. Nese merr makinen, do te ishte mire te kishe nje navigator me vete, ku mjafton te fusesh adresen dhe te con kudo. Por edhe pa navigator, ose nese zgjedh te mos shkosh me makine nuk eshte aspak e veshtire. Mjafton te kesh te shenuar ne leter zonen ku do te qendrosh dhe emrin e hotelit dhe sapo zbret nga porti ke tabela te shumta qe te tregojne per menyren se si te shkosh ne vendin qe ke zgjedhur. Me beso eshte shume, shume, shume e lehte dhe nuk ka shanse te humbasesh :) Nuk je ne Shqiperi atje ku nuk ke asnje rruge te shenuar, sherbimi i transportit publik funksionin shume mire dhe i kane krijuar kushtet per turistat qe te mos humbasin. Keshtu qe, mos u mendo dy here por nisu per ne Greqi. Me beso ka plazhe te mrekullueshme. Une vete kete vit i sugjerova motres time te shkonte ne Greqi, sepse eshte nje nder vendet qe me ka lene me shume mbresa. Per cdo pyetje qe ke mos nguro te me shkruash serish!
      Kalofsh sa me bukur!

      Delete
  5. ke absolutisht te drejt per cka ke then per Dhermiun dhe ta thote kete nje nga fanset me te medhaja te kesaj zone, une qe shkoja atje cdo fundjave dhe ishte raste edhe brenda dites. Por kjo ndodhte para 2-3viteve sepse tashme nuk me bejne me kembet te shkoj atje. Kam levizur ne disa plazhe jasht vendit dhe e them me plot gojen qe riviera jone e jugut eshte e super super super. Jasht shtetit ne keto lloj plazhesh shkojn vetem njerez me shume buxhet pasi jane te mirmbajtura mire dhe kushtojne, ndersa ne e kemi fati qe ti kemi plazhet akoma dhe me te bukura dhe i shtrytezojme si mos me keq. Pronaret madje te thone ''po desh o goc'' kjo eshte fjalia e tyre klasike. Po kush tja thote qe e kan gabim? Sepse seriozisht duhen edukuar si femijet e klases se pare....Makjaton harroje se ekspresi ''nuk punon'' pasi eshte absurde te pish thjesht dicka qe kushton 100lek. Une qe thoni ju edhe ato pak dite qe kam qen dhe qe kete jave do shkoj ne jug, do shkoj me buk me vete, po po me buk me vete nga mami im e mrekullueshme pasi nqs nuk e bej kete 2 jane alternativat: ose do helmohem nga peshku frigoriferit ose do haj pizza 2dite rresht nga 2here ne dite. Kshuqe edhe kete vit do cojme sh pak lek ne jug dhe me sh lek jasht shtetit. pershendetje nga Ema

    ReplyDelete
  6. keq me vjen se eshte vendi im po me shume me vret xhepi im(me se shumti i prinderve ne rastin tim) po me mire e di shkoj nje jave ne turqi all inclusive dhe bej qef taman sesa te stresohem nga kamariere te paedukate, 400 leke te reja nje veze e skuqur dhe idiotesi te tjera si keto. Asnje vend i hajrit, asnje njeri qe sheh punen e vet e plot ttjera negative

    ReplyDelete
  7. Oh my goodness! Can you get any more gorgeous! You always leave me breathless. Your super inspiring girl! Adore...i mean totally adore your blog <3

    ReplyDelete
  8. O Aulona mbulohu te lutem ose une s'hyj me ketu se me fute ne depresion me trupin :'(

    Une Dhermiun e njoh vetem nga fotot e dynjase neper fb,alamet vendi duket,jet-set po,qejf o qerrata! Vete s'kam qene se s'me pelqejne vendet me shume njerez.Vjet per here te pare kam qene ne jug (turp per mua kjo vonese,e di), dhe u kenaqem ne Llogara,hengrem mire! Deti dukej i bukur por nuk kisha ndonje kuriozitet per te ndaluar kshu qe u kthyem per TR.Motra ime ndejti ne Zvernec dhe i kishte pelqyer shume.
    Kam 4 vjet qe i bej pushimet jashte dhe te gjithe mendojne "yyyyy sa lek kane keta",por ne te vertete leke duhet per pushime ne Shqiperi.Nje e njohura ime ka nje hotel super luksoz 70 euro nata me mengjes......epo c'me duhet luksi kur jashte hotelit vendi eshte kot??? S'e di si eshte jugu,po une per pushime nuk dua te shikoj lacat me makina lart e poshte (siç pashe ne VL kur po ktheheshim,vargu i makinave te 8 te darkes me keq se ne TR.Ne darke dilet edhe ne kembe shetitje!) ,pastaj jane ata qe parkojne mu te cadra se ju perton b**** te bejne dy hapa ne kembe,plehrat pastaj ne Shqiperi no comment..... Me restorantet kam patur fat.
    Vjet kam qene ne Kroaci ne nje shtepi (Jo hotel) 40 euro nata dhe ja vlente (pa buke pa asgje) sepse lokalet nuk ishin shume te shtrenjta (nje supe peshku p.sh. bente 4 euro,me pak se ne IT),u kenaqem me byreqe (qe ketej ne IT na mungojne) ndersa pijet (kapucinot e keto) ishin njesoj me IT e AL.Peshku ishte fantastik,shume i fresket dhe jo shtrenjt (kur e krahasoj me Italine sepse nuk i di te gjitha cmimet ne AL).Per sherbimin pastaj mos te flasim,cdo gje shume mire!
    Po degjoja njerin nje dite qe thoshte "epo sherbimi paguhet,kshu qe ne jug paguan".Sherbim s'eshte vetem kamarieri,po edhe nje zyre informacioni qe ne AL s'e kemi gjekundi,sherbim jane edhe dushet ne plazh,vendet e zhveshjes,ndalesa e autobusit me nje strehe qe mos te bjeri dielli ne koke.......etj etj.
    Shkurt muhabetit,plazhit ne AL mos ja pafsha bojen se rrezik vetem do zihem me njerezit e do bej uf-puf nga pakenaqesite.Une do kisha shkuar me buke me vete! A te besohet qe ne Ibiza blinim Coca-Colen 1euro e 30?? Ndersa cadren mund ta ngulnim ku te donin,edhe mes cadrave te nje hoteli,nuk te ndalonte njeri se 80% e plazheve te Spanjes jane publike,vetem 20% private.
    Me fal qe e zgjata.
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur nuk u zgjate fare dhe e ke pershkruar aq mire situaten sa me s'ka...Mos me fol per Ibiza se kam qene vete vjet dhe e kemi paguar 60 euro dhomen bashke me mengjes dhe darke...Pjesa qe me pelqeu me shume ishte ajo ku ke shkruar per sherbimin...Imagjino ne kenaqemi kur marrim sherbimin minimal, sic eshte nje buzeqeshje apo miresjellje e kamarierit, apo kur nuk ta fusin ne fund me cmimet ne fatur...nuk e dime se sherbimi ndaj klientit perfshin shume gjera te tjera brenda, qe ne nuk kemi as lluksin ti enderrojme ne Shqiperi, e jo me ti kerkojme...Jam kurioze te di ku prenotove kete vit? Ne Malte, apo ne Qipro? Ato jane dy vendet ku une kisha menduar te shkoja kete vit, perpara se te me dilte oferta e Republikes Domenikane, keshtu qe jam vertet kurioze te di se ku do shkosh dhe me pas edhe si ishte, se kam degjuar shume fjale te mira per te dy vendet.

      Delete
    2. Hahahah fatkeqesisht as ne Malte as ne Qipro se nuk u gjet asnje t'na jepte nje shtyse ;) Prap ne Ibiza edhe pse kemi vite qe themi "stop,ky eshte viti i fundit" dhe 1 jave ne Kroaci prap.Dmth sivjet jemi perseritje (por plazhet do t'i ndryshojme).Por Malten nuk e heq nga lista :) Shkojme bashke? :P
      Per t'ju rikthyer temes tende,e ke parasysh te komentet e vizitoreve neper hotele qe ankohen edhe per gjera koti (p.sh.s'ishte e forte linja e internetit),imagjino si do i benin per uje te ftohte pronaret dhe punonjesit shqiptare :P Shyqyr s'ka hotele shqiptare ne Booking se do na kishin flliq para botes :P

      Delete
  9. Per Dhermiun sdi gje sepse kam shume vite qe jam larguar dhe se kam idene fare se ca behet aty. Por me ler te te komplimentoj per veshjen qe te pakten di ca behet :D

    Je bere nje kukull e vertet !

    ReplyDelete
  10. une aprovoj gjithcka qe ke shkruar po ce do qe sna ndahet shpirti nga Dhermiu!Ai plazhi e ato kafet buze detit atje si ndroj me asgje ne bote.Nga skam shetitur po kenaqesine shpirterore se kam marre asnjehere si atje.Ndoshta eshte dhe malli per vendin dhe e sheh me sy tjeter.Kur jeton larg ste le malli te hapesh syte!Po per sherbimin ndaj te njejtin mendim,jo sikur ju jep lej po sikur te japin lek.Komplimente Aulona per shkrimet qe u bashkangjit fotove!

    ReplyDelete
  11. a moj aulona kur ppo lexoja kete postin tend nuk e di po mu duk sikur po lexoja veten sepse te njjeten histori me dhermiun e kam kaluar dhe une! cmimet jane ne stratosfere nderkohe qe himara qe eshte gjysem ore larg i ka me te ulta po ashtu edhe saranda (jo se keto mbeten mbrapa)....un doja vetem te kaloja nje nate ne dhermi dhe per ate nje nate me eshte dashur te bredh me makine gjith dhermiun per te gjetur nje dhome te hajrit sa per te fjetur sepse me mengjes brenda as qe behej fjale madje te shikonin keshtu O.o sikur cfare po u kerkoje...dhe ke shume ber sup[er mir qe e ke quajtur ashtu...sepse vetem per te rrjepur jane, sherbimi eshte jo 0 po me minus kush e di se ku ne cfare vlere....dhermiu eshte vendi i fudnit ne liste per te vajtur per mendimin tim....un kam qene ne ulqin para disa vjetesh, dhe vetem nje krevat(sepse kshu i llogarisin) pa mengjes ishte diku tek 10 euro maksimumi 15 euro (kjo kishte dhe mengjes ne mos dhe darke se mbaj mend mir), total dhoma dyshe 20- 30 euro, ushqimi shum i mire dhe lire, mikpritja nga me te mirat mund t them, njerez dhe jo kafshe, dhe plazhet fantastike....keta me te liren e kane 40 euro! O.o.....perfundimisht ne nuk behemi!

    ReplyDelete
  12. Per dhermiun me then te drejten skam cthem se e dime te gjithe cfare tmerri eshte,por per ty trupin tend dhe veshjen tende do kisha shume per te thene,por po i pembledh te gjtiha ne: super yll

    ReplyDelete
  13. Aulona, se pari dukesh shume bukur. Me pelqeu ne vecanti i kuqi i buzeve por edhe veshja te rri mjaft bukur ne trup.

    Me habiti fakti qe edhe ti edhe disa nga komentueset shprehin nje lloj frustrimi kur zbarkonin ne Dhermi dhe nuk gjeni dhome. Mua me duket e pabesueshme qe nje njeri niset ne pikun e sezonit pa rezervime. Ketu ku jetoj une, ne plazhe te kerkuara si Dhermiu, duhet ti besh prenotimet 3 muaj perpara!

    Ndersa per cmimet e kripura degjo kete histori zhvatjeje klasike ne Nice, France. Qendronim ne nje hotel shume te famshem. Kishte plazh privat. Ne hanim dreken tek restoranti i plazhit se kishte ushqime te fresketa me cmime ok, nje pjate e mire frutash kushtonte 15 euro. Nje dite kishim nje cift ne shezlongen ngjitur qe porositi nje tabake me fruta. Kjo ishte sa dyfishi i nje pjate normale me fruta qe shisnin te restoranti. Ma bene me sy ato frutat dhe porosita edhe une nji. A e di sa me erdhi fatura? 100 euro!!!!! :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ti ke shume te drejte po meqe hotelet shqiptare nuk jane ne booking etj.,nuk di njeriu ku ta beje rezervimin.Maksimumi mund te kesh nje nr.telefoni te vendit ku ke ndejtur nje vit me pare.Une kam shkuar ne Kroaci pa rezervim dhe kemi gjetur shpi per 30 min.Ne Shqiperi e sterzgjasin pak se me mire e lejne bosh se sa ta japin vetem per 1 nate a dy (sepse mendojne se do shkoje pas teje nje tjeter qe do ja u marri per 2 jave).

      Delete
  14. Nje sekond nje sekond..kur thua 2800 lek per peshkun dmth 28 mij lek te vjetra?? What? Ishte gje i lare ne ar? Me lire se aq ha ne Ritz.:p

    ReplyDelete