Monday, July 8, 2013

Parajsa Domenikane...(Pushime Part 3)


E di qe kete kapitullin e pushimeve duhet ta kisha mbyllur qe javen e kaluar, poooor si gjithmone koha me kthehet ne armik dhe nuk me le te coj deri ne fund qellimet qe i kam vene vetes. Megjithte nga njera ane, mbase eshte me mire keshtu edhe per ju, qe te mos veleshit me disa poste rresht me foto pushimesh. Besoj se pas kesaj pauze kater dite edhe ju, ju eshte rikthyer deshira per te vazhduar me "Pushime part 3" :)
Sot besoj do te jete edhe posti me interesant per ju, pasi do t'u pergjigjem pyetjeve tuaja dhe do te shuaj cdo kuriozitet qe keni patur ne lidhje me pushimet e mia dhe udhetimin per ne Republiken Domenikane. Si fillim, dy pyetjet me shqetesuese dhe qe me jane bere me shpeesh kane qene: sa leke harxhove dhe sa leke harxhove...:D hahahaha Pertej shakave, e kuptoj shume mire qe kurioziteti me i madh qendron te cmimi, sepse jane ato te shkreta leke prej te cilave varemi te gjithe kur behet fjala per pushime.
Dhe une do te tregohem e sinqerte fare :P Prenotimin ne e beme nga Gjermania. Nje shoqeja jone, e cila jeton ne Berlin gjeti nje oferte shume te mire, dy jave, all inclusive bashke me bileten e avionit per 1180 euro. Te besh prenotimin nga jashte Shqiperise eshte gjeja me e mire qe mund te beni. Agjensite ne Shqiperi nuk kane shume, per te mos thene fare alternative, qe te mundesojne pushimet ne vende te tille te largeta. Ndersa ne internet nuk ja vlen, sepse, edhe pse gjen oferta te mira hotelesh, kur vjen fjala te bileta shkon shume shtrenjte, me shume se sa me vajti mua i gjithe udhetimi ben vetem bileta. Keshtu pra, prenotimin e beme nga Gjermania, nisja behej nga Frankfurti, qe do te thote se shtuam edhe nje 200 e pak euro per bileten nga Tirana ne Frankfurt. Per fat te mire ccmimet ne R.D jane shume te lira, shto ketu dhe faktin qe me sistemin all inclusive ti ushqimin dhe pijet i ke falas, i bie qe kur shkon atje mos te shpenzosh shume para. Dollaret, ose pesos te duhen per te bere prenotimin e eskursioneve, kur do te hash dicka jashte, ose te dalesh ne ndonje klub dhe per te blere ndonje gje te vogel tradicionale. Mua per dy jave me mjaftuan 500 dollar per te gjitha keto. Tani shume se sa vajti i gjithe udhetimin beheni vete, se as une vete nuk e kam bere totalin :P
Sic mund ta dini, te pakten ato qe me kane ndjekur ne postet parapregatitore te pushimeve, frika me e madhe kishte te bente me mungesen e informacionit te sakte, nese duhej apo jo vize per ne Republiken Domenikane. Dhe meqe, edhe kjo ka qene nje pyetje qe me eshte bere, ju them se mund te niseni te qete (ata qe e kane ne plan per te vajtur) sepse nuk ka nevoje per viza, te pakten nese qendroni per 30 dite. Ne ligjin e R.D qe i perket levizjes dhe migrimit per ne kete vend, eshte shtuar nje klauzole qe thote se vendet qe levizin lirshem ne Zonen Shengen, Amerike, Angli dhe Kanada, nuk kane nevoje per vize, thjesht per nje tourist Card qe e marrin sapo zbresin ne aeroport dhe qe kushton 10 dollar. Keshtu qe rrofte Sali Bersha qe na liberalizoi vizat dhe na krijoj keto mundesira....hahahahahaha
Nje komentuese e rregullt e ketij blogu M., me ka pyetur nese u merzita dy jave ne te njejtin vend, apo ishulli ishte aq i madh sa te kisha mundesi te levizja dhe te shikoja shume gjera. Po ishulli ishte goxha i madh dhe per dy jave, nese ke deshire dhe mbi te gjitha para ke mundesi te levizesh shume dhe te shohesh pa fund gjera. Edhe ne levizem dhe pame gjera, por me se shumti ato qe gjendeshin prane qytetit dhe zones ku ne ishim, qe quhej Puerto Plata. Shume qejf do te kisha patur te shkoja ne Punta Cana, qe eshte dhe vendi me i bukur i Republikes Domenikane, por ishte 10 ore larg nga vendi ku ishim ne dhe asnje agjensi nuk e mundesonte udhetimin, keshtu qe per fat te keq nuk e vizituam dot. Vendi me i bukur qe pame ishte Paradise Island, fotot e te cilit i gjeni edhe ne kete post. Nje cope e vogel toke, me nje rere te mrekullueshme, ne mes te oqeanit. Nje parajse e vertete, sic kishte edhe emrin. Per te vajtur deri atje mjaftonin 20 minuta me speed boat, por nese doje mund te shkoje edhe me varke dhe udhetimi zgjaste me shume. Ky ka qene udhetimi me i bukur qe kemi bere ne 14 dite, pasi jo vetem vendi ishte nje mrekulli, por edhe grupi i udhetimit ishte i papare dhe duke qene se atje ne vend te ujit pihej Rum :D ne i thame nja 5 shishe te gjithe bashke dhe u beme pak tap, aq sa per ta shijuar edhe me shume udhetimin me te qeshura pa fund. Per t'u kthyer serish te pyetja e M., duke qene se ky ka qene nje vit shume impenjativ dhe i ngarkuar per mua, kisha me te vertet shume nevoje per pushim absolut, prandaj nje pjese te mire te diteve i kalova thjesht e shtrire ne rere, duke marre rreze dielli, duke pire Pina Colada dhe Cuba Libre, duke ngrene gjera te mira dhe duke bere ndonje loje volejbolli sa per te mbajtur pak trupin ne forme.
Pak a shume te njejten pyetje me ka bere dhe nje tjeter komentuese e cila shkruan: doja t t pyesja cfar beje shumicen e kohes atje. dmth ok , kishte vtm hotel, plazh,zumba ndo1 lokal kshu gjerash po me tej? a shkuat ndo1 vend larg per ndryshim ambienti se un marr kot po ndejta mbi 1 jav duke br t njejtat gjera.". E dashur, pergjigjen e pyetjes tende e kam dhene pak a shume me siper. Alternativa patjeter qe ka pa fund, gjithcka varet nga deshira dhe nga mundesite. Nese ke qejd te levizesh dhe ke mundesi fizike dhe financiare per ta bere kete, ke pafund vende per te vizituar. Nese ben pjese ne grupin e pushueve pertac, qe te pelqen te rrish ne te njejtin vend, zgjedh te besh kete te dyten. Duke qene se pjesen me te madhe te dites e kalonim jashte, ne plazh dhe ne diell, kur vinte darka ishim aq te lodhur saqe nuk kishim fuqi te dilnim e te rrinim deri vone. Vete hoteli organizonte cdo mbremje shfaqje te ndryshme, nderkohe qe vetem pese minuta jashte hotelit ishte nje zone plot me bare dhe clube. Poooooor kishte vetem nje problem te vockel, qe fillimisht mua mu duk si problem, por pastaj u mesova, neper rruge dhe sidomos ne kete zonen e klubeve kishte shuuuuume prostituta. Dmth ne 10 femra, 9 e gjysem ishin prostituta! Per shkak te varferise se madhe, nje pjese e madhe e femrave ne R.D e gjenin zgjidhjen te prostitucioni. Jo me kot, ky vend eshte nje nder me te zhvilluarit sa i perket turizimit seksual, si per femra dhe per meshkuj. Shume burra, sidomos mosha te medhaja, mosha e trete e vizitojne kete vend, pikerisht per kete arsye, per turizem seksual, por kjo vlen edhe per grate e moshes se trete. Shume gra nga Amerika, Kandaja, Gjermania shkojne ne R.D thjesht per te gjetur nga nje te dashur zezak, nje pjese i mbajne vetem per aq dite dhe jave sa jane atje, nje pjese tjeter bien ne dashuri dhe i dergojne cekun me para cdo muaj. "Lidhjet" zakonisht vijojne nga mosha 50-60-70 vjec femrat me 20-30 vjec meshkujt. Po gjithe kete qe kam thene, e pasqyron njera nga fotot me poshte, ku shikoni dy gra te moshes se trete, qe perkedhelen me shume "dashuri" nga partneret e tyre 20 vjecar.
Nje tjeter pyetje qe me beri te ve buzen ne gaz ishte, nese kisha marre ndonje pale taka me vete. Te them te drejten i kisha marre nje pale, por nuk i vesha kurre. Edhe pse, nga eksperiencat e viteve te shkura e dija shume mire qe nuk do ti vishja, thashe ti merrja nje here sa per ti patur, por nuk me hyne ne pune. Ashtu sic eshte pare dhe ne foto, keto pushime kam qene totalisht "uji dhe sapun". Ka kohe ne fakt qe kur shkoj me pushime, por edhe kur jam ne plazh fundjavave, dua te jem sa me thjesht dhe nuk me shkon fare ne mendje te ve make up. Jo ne plazh qe as qe nuk behet fjale, por madje edhe kur dal mbremjeve, zgjedh te jem sa me natyrale. Me besoni, eshte qejf i madh! :)
Nje tjeter pyetje qe sic thoshte edhe vete personi qe e ka bere, nuk ka lidhje me pushimet, por qe une do ti pergjigjem gjithsesi eshte se sa e gjate jam. Une jam 1.70 cm e gjate, qe per mesataren e femrave ne Shqiperi, eshte nje gjatesi qe me ben mua pjese te femrave te gjata, edhe pse une me qejf do kisha dashur te isha edhe disa centimetra me shume. :)
Qe mos ta zgjas me shume me shkrimin dhe mos te behem e merzitshme edhe per ju, per sot po e mbyll me kaq. Neser do te vazhdoj t'i pergjigjem pjeses tjeter te pyetjeve, nderkohe qe nese ka ende ndonjeri ndonje merak, le ta thote tani ose te heshte pergjithmone :PP


12 comments:

  1. Shume bukur...dukshem je kenaqur...Sa me shume pushime te tilla per ty ;)

    ReplyDelete
  2. na cove ne nje udhetim imagjinar ....fotot duken shume realsite, tipike te atyre zonoave, pakesa ekzotike, larg urbanizimit dhe me pak aventur brenda ...interesante...;)

    ReplyDelete
  3. ueee ato plakat me ejjj...me pelqeu shum shkrimi ku shpjegonte cdo gje....edhe nje pyetje kisha un a kishe frik?ne kuptimin qe duke qen ne nje vend te varfer e te atill te pakten grabitjet ndaj turisteve edhe ekzistonin apo jo?nje shoqja ime ka qen ne kuba e kur kishin dal te vizitonin qytetin ishte ndjer e friksuar e ishte kthyer menjeher ne hotelin e saj ne ishull....me te degjuar e kam qe edhe ne brazil grabitjet ndaj turisteve jan te shpeshta.....
    fotot shuuum te bukura na cove ne nje vend perrallor dhe me pelqen fakti qe ne te tilla pushimesh miqesohesh me njerez nga e ter bota.....
    Eni

    ReplyDelete
  4. ehhhhhhh sa larg na cove me imagjinate dua nje njeri tani te me cimbithe gaggagagga

    ReplyDelete
  5. <3 <3
    sh bkr ;) sidomos ai tatuazhi: tomi love :P

    ReplyDelete
  6. E mi mir se na vdiqe me kto pushimet. Sa hapim blogun tend vetem :un shkova me pushime jo ashtu jo kshu terci verci bla bla bla vec kto degjojm. Sje as e para as e fundit qe iken ne republiken domenikane.ke mbledh ca lek menjan ti - ja ke heq dor nga kto rrobat e shpifme qe blen. Fal zotit I cili I degjoi lutjet e mia!&sh e thjesht,ike me pushime.ndonje gje interesante tjtr ke? JO! E mir rri tashi se na u ben bajat kto pushimet e tua dhe mungesa jote e *modestise*.mburravece! -.-'

    ReplyDelete
    Replies
    1. O psikopate e vogel mazokiste, blogun nuk te detyron ta hapesh njeri...futesh vete dhe e hap! :D Prandaj here tjeter beji nje nder te vogel vetes dhe mos kalo me fare ketej qe mos te shohesh gjera te shpifura. Dhe nese ma pranon nje keshille, ik lexo ndonje liber, keshtu qe edhe nuk stresohesh duke pare blogun tim dhe fillon e meson te shkruash shqip, e te keqen! Puc, puc bebu logel ^_^

      Delete
    2. Sa bie ne nivelin e kesaj me mire mos ia publiko komentet hic. Nuk je e detyruar dhe sinqerisht asnje s'ka ndonje kuriozitet t'a lexoje. Edhe polemika dhe debati kane nje kufi. Ne kete rast thjesht nuk ia vlen

      Delete
  7. Edhe njehere me pelqen transparenca jote ne lidhje me pushimet. Je nga te paktit njerez qe nuk hyn tek grupi "dhe sikur ti vrasesh nuk te tregojne sa harxhojne apo te e japin keshilla te vogla te nevojshme".
    Fotot e ketij seti qenkan shume te bukura, ndoshta ka ndihmuar dhe koha dhe pamjet ngjasojne tamam me fotot profesioniste te reklamave ne web.
    Edhe une kisha pyetjen e natyrshme: A ishte problem levizja per te eksploruar vende afer apo larg, sidomos naten. Kam lexuar shuem reviews qe i cilesojne vendet si Kuba dhe Republika Domenikane per anen e erret qe te pret sapo del nga hoteli, zhurmat e diskove, rrugicat e ngushta, hajdutet e xhepave etj. Do doja te dija eksperiencen tuaj.

    Me shume nga te gjitha me pelqen fakti qe jeni shoqeruar me njerez nga vende te ndryshme dhe keni qene te hapur per te zene miqesi te reja, edhe pse ishit 3 veta dhe shume mire mund ta shtynit vetem pa i folur asnjeriu :)

    ReplyDelete
  8. shkrim i shkruar me modesti e thjeshtesi.me pelqen kjo ane e jote Aulona.
    nderkohe flm per iluminimin ne lidhje me cmimet e udhetimit.do ta kem parasysh:)
    me pelqyen me shume fotot e tua me rrobebanjot e gjelbra qe ishe ne sfond te nje deti te mrekullueshem te gjelber e qielli mahnites.

    ReplyDelete
  9. Pershendetje Aulona! Une jam i interesuar per udhetimin ne RD per nje grup prej 30 personash. Me sa lexova me lart, nuk paska nevoje per vize, por ne faqen zyrtare te ambasades thote qe personat rezidente ne Shqiperi duhet te pajisen me vize e cila kushton 70$ (me hyrje-dalje). Tani un nuk dua te ve ne dyshim fjalen tende, por jam pak skeptik sepse behet fjale per 30 persona dhe nuk do doja te rrezikoja, pastaj ndoshta ligjet mund te kene ndryshuar. A mund te me thuash te lutem ku e more informacionin qe mjafton nje tourist card qe merret ne APT dhe qe kushton 10 euro? Shume flm per infot e cmueshme. Mondi

    ReplyDelete