Thursday, July 11, 2013

Me Kledjan ne zemer...


Isha ne dileme te madhe nese ne postin e sotem duhet t'i rikthehesha pushimeve (kush eshte bezdisur dhe lodhur nga pushimet e mia, mund t'i beje skip ketyre posteve), apo te qendroja edhe sot larg tyre. Pas nje votimi unanim, ku pjesemarres ne votim ishte mendja dhe zemra ime, u vendos qe edhe sot do te shkruaj per dicka tjeter, jo per pushimet.Por arsye eshte madhore dhe jam e bindur qe do te me kuptoni.Dy dite me pare motra ime, Kledja kishte ditelindjen, mbushi 24 vjec. Meqe behet fjale per nje dite speciale per te, por edhe duke qene se shume nga ju me kane kerkua shpesh te shkruaj dhe te tregoj dicka me shume per motren time, atehere une vendosa qe kete post t'ja dedikoja pikerisht asaj. Si nje dhurate e vogel per kete 24 vjetor :)
Sic mund te kuptohet edhe nga foto qe kam vendosur ne fillim, une dhe Kledja mund te ishim gjithcka vetem motra jo :D Nuk kemi praktikisht asgje te perbashket dhe e vetmja gje ne te cilen ngjajme jane syzet (meqe edhe ajo se fundmi ka vene nje pale te tilla). Por mungesa totale e ngjashmerise eshte jo vetem ne pamjen e jashtme, por edhe ne karakter. Mund te rrija nje dite te tere duke menduar te gjeja dicka te perbashket mes nesh dhe serish nuk do ta arrija. Bashke kemi fiks kater vjet e gjysem diference ne moshe (ajo e ka ditelindjen ne 8 korrik, une ne 8 dhjetor) e megjithate ne periudhen e adoleshences sime ajo, edhe pse Kledja ka qene ne moshe te vogel, ka qene njeriu i pare qe une i rrefeja cdo sekret. Praktikisht ajo ka ditur dhe di gjithcka nga jeta ime, nuk ka patur kurre sekrete mes nesh, edhe pse ne fund jemi me shume motra se sa shoqe. Nuk kemi patur kurre shoqeri te perbashket, te rralla kane qene heret kur kemi dale bashke dhe sa here qe ka ndodhur qe e kam marre me vete, ajo gjithmone ka qene "motra e vogel". Kater vjet e gjysem diference mendoj se jane shume, secila ka qene ne etapa te ndryshme te jetes qe nuk perputhen me njera tjetren dhe qe kane kerkesa, nevoja dhe deshira te ndryshme. Kur une kam qene adoleshente, ajo ende ka qene femije dhe eshte normale qe shume gjera qe une perjetoja nuk arrinte ti kuptonte; kur Kledja hyri ne periudhen e adoleshences, une tashme po behesha e "rritur" dhe gjerat qe ajo bente me dukeshin te cuditshme (edhe pse i kisha kaluar vete vetem pak kohe me pare), ndersa asaj keshillat e mia i dukeshin te merzitshme, aq sa nga nje moter e madhe isha bere nje mama e dyte per te. Edhe pse ne fund te dites, kur ishim ne shtepi gjithe rezymene e ngjarjeve te dites ja benim njera - tjetres, historite ishin shume te ndryshme dhe secila i perjetonte me vete.
Kledja ka studiuar finance, ka pasur gjithmone talent ne shkencat ekzakte dhe ka urryer ato shoqerore. Nderkohe qe nuk eshte nevoje te them qe une kam qene nje adhuruese e shkencave shoqerore dhe urreja ato shkencore. Keshtu qe hartimet dhe essete e letersise gjithmone ja beja une, nderkohe qe me vinte plasja kur ajo edhe pse gati pese vjet me e vogel, i kuptonte ushtrimet e mia te matematike ne gjimnaz, me mire dhe me shpejt se sa une.Arsyeja me e madhe e sherreve midis nesh? Marrja e rrobave pa leje :D (jam e sigurte qe kush ka moter me kupton shume mire). Ajo gjithmone ankohet se une jam shume e keqe dhe nuk i le rrobat e mija,nderkohe qe ajo nuk thote kurre jo per te sajat. Por ka nje problem. Une kur i marr dicka te sajen, veshje, bizhu, kepuce, ja kthej ashtu sic ma ka dhene. Ndersa ajo kur merr dicka timen, ne rastin me te keq e humb, ne ate me te mirin, e sjell te prishur :D Nderkohe qe une jam pak me e fiksuar te rregulli dhe mirembajtja e gjerave, ajo nuk e vret shume mendjen.Eshte e mendimit qe sendet per t'u prishur jane bere! Mami mendon se Kledja e ka shpirtin me te mire se une, se eshte me altruiste dhe zemergjere, ndersa une jam me egoiste dhe individualiste. Kjo gje mbetet per t'u vertetuar, sepse une nuk jam aspak dakort...(po deshi mami Bardha mund te nderhyje dhe te argumentoje mendimin e saj :P)
Padyshim qe mund te shkruaja gjate per marredhenien tone, por nuk dua te kthehet ne merzi dhe bezdi per ju. Nje gje eshte e sigurte qe dashuria qe kam per te (edhe pse mi ngre nervat 1 milion here ne dite) eshte e pa kufij! Do kisha dashur qe kete post ta kisha shoqeruar me disa foto nga dita e ditelindjes se saj, ku u mblodhem familjarisht per te ngrene nje darke, por nuk e bej dot, sepse kisha harruar aparatin ne makine, makinen e kisha parkuar larg dhe pervec kesaj, edhe po te shkoja ta merrja foto nuk do te beja, sepse ndryshe nga mua Kledja nuk i ka dhe aq qejf fotot. Madje nje tjeter ndryshim i yni eshte edhe vete ditelindja. Nese une gjithe jeten time, qe femije, mezi e kam pritur diten e ditelindjes, duke i filluar pergatitjet qe nje muaj me pare, per te mberritur te dita e madhe qe gjithmone do kalohej me feste, familjare, fisnore dhe patjeter shoqerore, qe mund te zgjaste edhe tre dite. Kledja ka qene krejt e kunderta. S'ka bere asnjehere festa te medha ditelindjesh dhe nuk i ka pelqyer kurre protagonizmi. Prandaj edhe kjo ditelindje e saj e 24 kaloi pa foto gjate darkes, por edhe pa foto me pas, sepse nuk i pelqente veteja si ishte bere ate dite keshtu qe edhe po te bente foto une e kisha rreptesisht te ndaluar ti hidhja ne blog, Facebook, apo Instagram. Kjo eshte arsye perse ju nuk para shikoni fotot tonat se bashku, sepse ajo asnjehere nuk eshte dakort dhe nuk i pelqejne fotot qe ve me te (jam e sigurte qe edhe kur te shohe foton me siper do te me marre ne telefon dhe do te me thote ta heq :D).
Keshtu pra, per ditelindjen e motres une ngela duke bere foto vetem dhe qe mos ti coja dem dhe meqe ajo s'do te vendos foto te sajat nuk me mbetet vecse te hedh fotot e asaj nate, ku jam vetem une, me Kledjen ne zemer :)
Gezuar ditelindjen zemra ime! Qofte cdo dite e jetes tende e mbushur me miresi, ashtu sic ti ke zemren! Te dua shume!



8 comments:

  1. Kledja gezofte dite te bukura, me njerzit ,e te dashur rreth vedit Sa e sinqerte qe je, e sa bukur ke shkru.. Te kuptoj shume mire :))

    ReplyDelete
  2. Edhe 100 motres,paste gjithe te mirat ne jete! Nje moter eshte gjeja me e bukur qe mund te kesh,edhe une e kam kete fat e te kuptoj per shume gjera qe ke shkruar me siper :)
    Qenke bere shume e mire per dtl e saj! Jam dakort me motren; rrobat,çantat,sendet....jane bere per tu perdorur,s'ka problem se prishen ;)
    M.

    ReplyDelete
  3. Edhe 100 motra, e paske yll. Ndersa ti me pelqen pafund me kete veshje,dukesh si goce e vogel,si karamele

    ReplyDelete
  4. Happy Birthday to her... jeni te dyja bukuroshe - kjo eshte e perbashketa juaj :P

    ReplyDelete
  5. Me fal qe po nderroj teme; pse s'thu mi qe kishe dale te klipi i Florit "Lule lule"? Sapo e pashe,kishe dale shume e mire! ;)
    M.

    ReplyDelete
  6. sa te mira o zot ;)
    si shpirta! njera me e bukur se tjetra :D nrml motrat musta , cmund t presesh tjeter ^^
    hugz ;)

    ReplyDelete
  7. uau skam pare ndonjehere qe te jene 2 motra por pa asnje lloj ngjashmerie fizike, njoh dhe motra vetem nga njeri prind dhe ngjajne,,

    ReplyDelete
  8. Ta gezoi ditelindjen motra :). Qenkemi moshatare.
    Ne cdo fjale qe ke shkruar me duket sikur shikoj mardhenine me time moter.

    ReplyDelete