Tuesday, July 16, 2013

Per ta mbyllur me pushimet....(Pushime part 5)


Ja ku mberritem edhe te posti i fundit i pushimeve. Ne fakt, te ishte per mua mund ta kishim vazhduar edhe me nja 10 poste te tjera, por mendoj se per ju kaq ishte e mjaftueshme. Te shkruaja per pushimet gjate ketyre dy javeve, te kaloja edhe nje here te gjitha fotot nga e para, te sillja ne mendje episode, ngjarje dhe vende te atyre dy javeve te mrekullueshme qe kalova ne Republiken Domenikane, ben qe shija e atyre diteve te zgjaste edhe me gjate. Dhe me besoni qe mundesia qe te ndaja kete eksperience edhe me ju, i ka bere edhe me te bukura vete pushimet. Sepse kjo ishte nje nder arsyet kryesore qe une kam hapur dhe vazhdoj te mbaj ende te gjalle kete blog, ndarja e cdo eksperience te bukur, apo me pak te bukur me ju, qe doni te lexoni e shkembeni mendime, ide e eksperienca me mua.
Dhe meqe jemi te eksperiencat, e jashtezakonshme ishte dhe eksperienca te cilen jam munduar ta sjell me ane te fotove te ketij posti, por qe nuk mund te pershkruhet dot kurre as me imazhe e as me fjale, ashtu sic ishte e perjetuar ne realitet. Kuajt me kane pelqyer gjithmone si kafshe, madje mund te them se eshte nje nder kafshet e mia te preferuara, por asnjehere nuk kisha patur guximin te provoja te kaleroja. Tani them qe bera mire qe e lashe per ne R.D heren time te pare te kalerimit. Kater ore mbi kal, ne nje territor aspak te lehte, mes malit, pyjeve dhe lumit, eksperienca e pare mbi nje kal ishte sa e frikshme, aq edhe jashtezakonisht e bukur: e mbushur me emocion, gjithe adrenaline, dritheruese. Kur vendosem te benim kete eskursion, e mora lehte. Mendova se do te kishim ndonje shoqerues me vete, se do te beja ndonje xhiro me kal neper fusha dhe kaq. Nuk ma kishte marre kurre mendja se do te isha e vetme mbi nje kal dhe pjesen me te madhe te rruges do ta beja me kalin e zhytur ne lum deri ne mes. Edhe pse fillimisht kisha nje frike te llahtarshme, ne perfundim te kesaj eksperience isha e lumtur qe e bera dhe do te jete nje nder gjerat qe do te kujtoj me me mall dhe nostalgji nga keto pushime. Tani po pres me padurim heren tjeter kur te jem serish mbi kal :)
Nderkohe qe fotot e fundit jane serish ne plazh dhe ne njeren prej pishinave te hotelit, ku une nuk mund te lija pa shkrepur disa foto :P Nje nder fotografite e mia te preferuara eshte ajo e fundit fare, me te cilen kam vendosur te mbyll edhe kete post. Foto eshte shkrepur ne darken e fundit, para se te niseshim dhe pamja ishte ajo qe na ka shoqeruar cdo dite gjate te tre vakteve te ushqimit.
Cdo vit qe kalon mendoj se ato jane pushimet me te bukura qe kam bere. Uroj vertet qe vitin qe vjen te kem mundesi te them te njejten gje! Nje gje eshte e sigurte, nga Republika Domenikane jam larguar me pershtypjet me te mira dhe do ja u sugjeroja gjithkujt per te kaluar disa dite, qe jam e sigurte qe do ti mbani mend gjate :)


6 comments:

  1. pushimet fantastike... me vjen mire qe ke kaluar kaq bukur.

    ps. tipike domenikane ajo ne mes te lumit :P

    pss. ti dukesh yll ne cdo foto

    ReplyDelete
  2. Vetem surfi te paska ngelur pa provuar me duket! ;) I kam lexuar te gjitha postet e pushimeve dhe me kane pelqyer te gjitha fotot.Ne shume prej tyre trupi te ngjan si nje sirene e vertete! Me pelqyen shume fotot me kale anes lumit,por edhe ato te djeshmet (te ai pylli qe dukej sikur kishte dhe mjegull).Edhe fotot ne plazh,s'diskutohet.
    Me vjen mire qe je kenaqur,edhe une i mbylla prenotimet e mia per kete gusht dhe ngelet vetem te bej gati valixhen.Te falenderoj qe ne nje nder postet e meparshme e kishe marre parasysh pyetjen time dhe me ishe pergjigjur :)
    M.

    ReplyDelete
  3. Dirtero Agolli ka thene: 'Ne qofte se nena nuk do te me kishte lindur njeri do te kisha preferuar te isha kale'
    Me vjen mire qe e ke shijuar udhetimin tend me kal. Une kam hipir dy here dhe heren e dyte kam pasur me shume friek se heren e pare :P
    Aq shume jam kenaqur me fotografitee tua sa me duket siur kam qene dhe une atje.
    Fotografia e fundit ehste marramendese

    ReplyDelete
  4. Me vika shume keq qe po e mbyll me pushimet, pasi mezi i prisja keto postet e tua me foto e shkrime ne lidhje me pushimet.Mua personalisht me ke kenaqur shume por dhe me ke bere me dhimbje koke me ate trup perfekt qe ke :P Tani po pres me padurim pushimet e tua te radhes meqe vete nuk bej dot :( D.

    ReplyDelete
  5. AULONA

    ME PELQEU GJITHSHKA, NGA FOTOT KUPTOHET SE INFRASTRUKTURA LE SHUME PER TE DESHERUAR NE RD
    ME KUJTOHEN TE HUAJT QE VIJNE NE SHQIPERI DHE PSE NUK KA INFRASTUKTURE TE PERSHTATSHME PER TA, ATA SHKOJNE NGADO DHE MUNDOHEN TE EKLSPLOROJNE VENDE DHE GJERA TE VECANTA QE HASIN NE SHQIPERI
    RERE DHE DET KA KUDO, POR NATYRA (MALET, PYJET, LUMI, PERENDIMI DHE LINDJA E DIELLIT ETJ ETJ)QE NE KEMI PATUR MUNDESINE TE NJOHIM NEPERMJET FOTOVE TE TUA ISHTE E MREKULLUESHE
    NJE KONSTATIM, SHUME GUXIM KE PATUR QE KE HYPUR NE ATE KALE GJYSEM TE NGORDHUR

    flm qe ke folur e treguar shume gjera dhe na ke mundesuar dhe ne, qe nuk do na bjere rradha te shkojme ne kete vend,te njihemi dhe te mesojme dicka rreth RD

    Lira

    ReplyDelete
  6. Ke aq te drejte mi Aulona. Une per kete motiv nuk sjell tim shoq (Anglez) ne shqiperi. U rrofte deti i bukur kur infrastruktura, ushqimi, sherbimi eshte skandal. Ne instagram, havanadherrmi_1 ( a dicka e kesaj natyre) kishte vene foton e 2 apartamenteve. Kur dikush e pyet se sa kushtonin, ky qe pergjigjet, jane vila luksi, dhe cmimi nuk thuhet, se ne fund te fundit dhe kur shkon per te blere ferrari nuk pyet per cmimin. Aty nderhyra dhe bera nje batute,te tipit qe mua me diuken apartamente e jo vila, me fshine komentin. Keta harrojne qe sot jane e neser jo, tashme rruget jane hapur e njerezit shkojne ku te duan, E njejta gje ka ndodhur me plazhet e Puglias, qe si infrastrukture jane cike me mire se ne. Rrit e rrit cmimet pa karar, u ka rene puna, po tani èshte cike veshtire te kthehen mbrapsht. Te pakten ay ushqimi eshte i mrekullueshem. Kujtojne se me 2 party me shkume do kenaqin klientet. S'dine as te bejne nje kafe te hajrit, bejne nje miks te guzhines greke (pjeses me te keqe), me qepet e me ate italiane. Nejse me qafe pacin veten

    ReplyDelete