Monday, July 15, 2013

Nga deti ne mal dhe prape ne det... (Pushimet part 4)


E sapo kthyer nga nje fundjave e kaluar ne Dhermi, nuk ma ben dora te shkruaj asgje (pozitive) ne lidhje me ate eksperience, prandaj me mire them te vazhdoj aty ku e kam lene pergjysem dhe ku me con zemra dhe dora, te pushimet e mia ne Republiken Domenikane. Ne fakt mendova se ky do te ishte posti i fundit, por meqe kam akoma shuuume foto, po ju them qe ky eshte i parafundit. Do te kete dhe nje tjeter neser dhe pastaj do ta mbyllim nje here e pergjithmone kete kapitull.
Pjesa e pare dhe me e madhe e fotove te ketij posti eshte bere gjate vizites qe beme neper qytetin e Puerto Plates, qytet ku sic e kam permendur edhe ne postet paraardhese qendruam gjate atyre dy javeve. Disa nga gjerat kryesore qe kishte ky qytet dhe qe ne vizituam ishin fabrika e rumit Brugal, rumi i famshem ne te gjithe boten; nje punishte ku beheshin bizhu me gurin e cmuar te quajtur Lalimar, gur i cili gjendet vetem ne Republiken Domenikane dhe ne asnje vend tjeter; nje xhiro neper qendren e qytetit e cila ishte shume e vogel dhe te vetmet histori qe kishte ishin te lidhura me pushimet dhe pushtuesit dhe pjesa me e bukur udhetimi me teleferik, i vetmi ne Republiken Domenikane, e cila ishte nje eksperience shume e bukur edhe per mua qe vuaj nga lartesite. Pamja e gjithe qyteti nga kabina e teleferikut ishte nje mrekulli, per te mos folur per gjelberimin dhe bimesine e dendur qe shikoje poshte dhe ne maje te malit ku u ngjitem dhe ku kishte peme, lule dhe bimesi nga me te ndryshmet, te gjitha te mrekullueshme. Ne menyre te pashmangshme me erdhi ne mendje udhetimi qe kam bere me teleferikun ne Malin e Dajtit dhe pamja qe te shfaqej poshte tij, pemet e prera, shtepi te ndertuara ne mes te pyllit, etj, etj nuk po zgjatem ne kete pike se kush e ka provuar si eksperience e di shume mire per cfare e ka fjalen. Sa per pjesen e Republikes Domenikane, fotot besoj se flasin vete. Nderkohe qe pjesa e dyte e fotove, jam thjesht une qe bej si adoleshente, duke pozuar ne vend te ndryshme te plazhit :P
Per t'ju rikthyer serish pyetjeve qe me jane bere dhe qe une kam premtuar se do ti pergjigjem te gjithave. Nje komentuese me ka shkruar: "Do na thush ca ste pelqeu :P se nuk e besoj te kene qene te gjitha gjerat perfekte?". Te them te drejten jam menduar gjate per kete pyetje, por nuk mund te jap dot nje pergjigje, sepse nuk kishte ndonje gje ne vecanti qe ne me pelqeu. Mund te them qe edhe nja dy gjera qe me merziten, por me shume kur u ktheva, jo kur isha aty, kishin lidhje me mua. Me erdhi inat qe nuk dola me shume darkave, por kjo ishte per fajin tim dhe qe nuk bera nja dy eskursione me shume, per te pare kryeqytetin e Republikes Domenikane dhe ishullin e Bacardit. Por sic te thashe, merzitja ishte me veten dhe jo me vendin :)
Nderkohe qe dikush tjeter me pyet ne lidhje me faqet me te mire per te bere prenotimin e pushimeve. Une gjithmone per udhetimet e mia brenda Europes kam zgjedhur www.booking.com dhe kam mbetur gjithmone e kenaqur. Por kur behet fjale per te vajtur jashte Europes, atehere eshte e nevojshme lidhja me nje agjensi, sepse eshte bileta e avionit ajo qe te kushton shume.
Elona me pyet ne lidhje me gjerat e mira qe kishte atje per te ngrene. Padyshim qe kishte gjera shume te mira, ashtu sic kishte dhe gjera me pak te mira, por e rendesishme ishte qe kishte zgjedhje. Per mua gjerat me te mira ishin frutat, ato fruta qe ne Shqiperi mund ti hash shume rralle, nderkohe qe atje i kishe te perditshme ne cdo vakt, mango, arre kokosi, passion fruit, papaja, etj, etj. Nderkohe qe ushim te preferuar kishin bananen qe ta servirnin ne cdo lloj forme, te ziere, te pjekur, te skuqur, pure...Personalisht nuk me pelqyen gatimet me banane dhe preferova menyren tradicionale te konsumimit te saj, te pa gatuar fare :)
Nderkohe qe vajzes, ose djalit qe me shkruan nese u zhgenjeva qe nuk ishte rera e bardhe i them qe jo, nuk u zhgenjeva fare, sepse e kisha pare vendin qe perpara se te mberrija atje. Reren e bardhe e pashe, e preka dhe e ndjeva ne lekure kur vajta ne Paradise Island, keshtu qe e hoqa merakun. Nga palma ishe e rrethuar ne cdo vend ku shkoja, edhe uji ishte kristal ne disa plazhe, nderkohe qe disa plazhe te tjera mund te mos ta kishin ujin kristal,por kishin te tjera gjera. Eshte e vertete qe kur mendon Karaibet direkt te shkon mendja tek palm trees, reren e bardhe dhe ujin kristal, por si ne cdo vend tjeter te botes me plazhe te bukura, eshte me zona dhe jo kudo deti, apo rera eshte njesoj. E rendesishme eshte ti shohesh dhe ti vizitosh te gjitha :)
Bashke do te takohemi neser, per kapitullin e fundit te ketyre pushimeve qe per mua kane qene te mrekullueshme!


10 comments:

  1. superrrr sa vend perallor, na thuaj dicka me shume per dhermiun pse nuk je knaqur? puc

    ReplyDelete
    Replies
    1. Do te them patjeter, por ne nje tjeter post :)

      Delete
    2. Edhe une jam shume kurioze te lexoj per paknaqesite qe ke ndaj Dhermiut. Une isha javen qe kaloi dhe cdo vit, dhe me kot me duket andej nga jugu. Te njejta gjera, muzike, foam party, njerez qe bejne sikur super kenaqen etj Andej harxhohet shume dhe vetem qef nuk ben, ndaj une kam hequr dore nga pushimet ne Shqiperi, te pakten per ca kohe, derisa te me marre malli serish :)

      Delete
  2. Kjuuuuuuuuuuuuuuuuuu, sa te bukura fotot.
    Po pse u ktheve me intereson? Me me qejf do humbisja diku atje :P

    ReplyDelete
  3. keto jane pushime, qe te relaxojne kur i kujton edhe pasi kane mbaruar:)

    ReplyDelete
  4. Me shplodhe vetem duke pare fotot e lexuar per eksperiencen e bukur

    ReplyDelete
  5. mesi po pres postin mbi Dhermiun, duke menduar qe kam disa vite pa qene aty.

    Aulonaaa ja vlejti gjith ajo palester gjate kohes se dimrit, je ne super forme ne te gjitha fotot, nqs fotografi do ishte impenjuar pak me shume, do dukeshe me te vertete nje modele. (pa ofendim se ne video ukesh qe je shume fotozhenike)
    Ngjyra do te thosha bere ndonje solar para se te ikje ne plazh??? sepse je edhe ti je e bardhe si puna e ime ^_^ por un per te harritur nje ngjyre si jotja duhet te me braktisin ne ndonje ishull tropikal te pakten per disa muaj.


    Gjithsesi pushime fantastike, me behet qefi qe je kenaqur e shplodhur, per ke punon si e cmendur gjithe vitin jane pushime me shume se sa te merituara, SUPER TE DJERSITURA.!!!!!

    xoxo Lulu.

    ReplyDelete
  6. Pike se pari te komplimentoj per format e trupit dhe meqe jemi ketu do te isha shume mirenjohese ne do me sygjeroje se ne cilen palester te shkoj se deri me sot nuk gjeta rehat te asnjehera,,, sa per vendin dhe fotot kam mbetur pa fjale, jam relaksuar thjesht duke pare fotot, jo me te jem atje,, ia vlen te punosh 1 vit per pushime te tilla

    ReplyDelete
  7. foto shume te bukura keto deshiron qe te behesh adm tek kjo faqe https://www.facebook.com/ThisIsOurAlbania dhe ti postosh atje fotot e tua

    ReplyDelete