Wednesday, July 3, 2013

Me privoni nga gjithcka...por jo na pushimet (dhe dashuria...dhe ushqimi...dhe zumba...dhe...oh qenkan shume :D)! (Pushimet part 2)




Pas gjithe zhurmes qe beri ai posti i djeshem, kryesisht prej komentit psikopato-simpatik :D, ne postin e sotem mendoj te flas per ate qe eshte dhe pjesa me e rendesishme dhe qe shume prej jush me kane pyetur si ne blog, ne faqen time ne Facebook, si dhe ate ne Instagram.  Vazhdimisht, kur ne poste te ndryshme kam folur per udhetimet e mia te shkuara, kam theksuar rendesine e madhe qe kane pushimet per mua.  Personalisht pushimet I kam parë gjithmonë si një pjesë shumë të rëndësishme të aktiviteti tim vjetor. Është ajo dhurata e vogël që gjithësecili duhet t’I bëjë vetes, kuptohet sipas mundësive që ka, sepse edhe dhuratat gjithmonë në bazë të mundësive zgjidhen. Ama nuk nuk mund të hiqet dorë prej tyre! Pushimet janë ajo pjesa relaksuese, ku ti I dedikohesh e tëra qetësisë së mendjes dhe trupit; mbush baterite dhe behesh gati për tu hedhur sërish në sulm sapo te kthehesh. Unë jam një ndër ata njerëz të dashuruar me punën, gjë që tashmë është përsëritur shumë herë (madje doli edhe mami Bardha si dëshmitare :P). Përvec pjesës së gjumit, orët e ditëve të mia janë kryesisht të mbushura me punë, megjithatë kohën për pushime dy herë në vit e gjej patjetër. Kjo “praktikë” në fakt ka nisur këto katër vitet e fundit, kur impenjimet janë rritur më shumë, rrjedhimisht është rritur edhe lodhja dhe është shtuar dëshira dhe nevoja për dy palë pushime. E nëse mbas kësaj do thoni (dhe jam e sigurtë që do ta bëni, sicc edhe eshte bërë shpesh), po lekët ku (t)’i gjen (gjejme), unë kam vetëm një përgjigje: Kurseni! Hiqni dorë nga gjithë ato gjërat e tjera për të cilat shpenzoni gjatë vitit dhe pa të cilat edhe mund të bënit: një fustan këtu, një palë pantallona atje, një palë këpucë, ca paketa cigare, ato të dalat ccdo fundjavë, të gjitha këto lekët hidhini në një arkë kursimi dhe keni për të parë që kur të vijë vera tjetër, paratë nuk do të jenë më justifikimi I pushimeve. Të paktën kjo vlen për mua, sepse personalisht nga ccdo kënaqësi tjetër mund të hiqja dorë vetëm nga pushimet jo.
Kam kohë që kam hequr dorë nga pushimet në Shqipëri. Mbaj mend që ato të fundit kanë qenë para tetë vitesh në Sarandë. Më vjen keq që e them këtë, por mendoj se nuk ja vlen. Për shkak të investimit të munguar, që nuk I justifikon aspak shpenzimet e mëdha që bëhen, jo për shkak të vendeve të mrekullueshme që kemi. Mendoj se bota ka shumë vende të bukura për të vizituar, prandaj edhe nëse një vend më ka pëlqyer shumë nuk preferoj të kthehem sërish, por dua të zbuloj gjithmonë vende të reja. Mendoj se ka shumë vende dhe mundësira pa fund për të bërë zgjedhjen e duhur, të vendit ku do të shkosh, duke e përshtatur me mundësitë ekonomike. Me punën time dhe duke kursyer në shumë gjëra të tjera, po, kam mundësi të bëj pushime dy herë në vit, ama hotelet që zgjedh nuk janë ato me pesë yje (sepse nuk kam mundësi), paratë që marr me vete janë të kufizuara dhe nuk më lejojnë t’I plotësojë vetes të gjitha dëshirat që mund të kem dhe, para se të nisem e pasi kthehem, e shtrëngoj mirë rripin dhe mendohem dy herë për cdo shpenzim që bëj, ama më besoni ja vlen barra qeranë. Dhe lumturia shumëfishohet edhe më shumë, kur mendoj që ja kam dalë vetë ti bëj realitet të gjitha ato që dua, pa I shtrirë dorën askujt, pa I kërkuar njeriu të më bëjë dhuratë ndonjë palë pushime, apo pa bredhur botën me lekët e “atij sponsorit”. Tani e përdor ndonjëherë mamin Bardhën si “bankë” duke I kërkuar ndonjë borxhë, por rëndësi ka që gjithmonë ja kthej borxhin (ose të paktën pjesën më të madhe :P)
Unë cc’kisha për të thënë në lidhje me këtë temë e thashë (e kam thënë dhe herë të tjera në fakt). Por duke qenë se dje pashë një kërkesë dhe sugjerim interesant nga një komentuese, e cila më kishte sugjeruar të bëja një post me pyetje përgjigje, atëherë unë po shfrytëzoj rastin dhe po ju them, që nëse keni pyetje konkrete në lidhje me pushimet, bëjini më poshtë dhe unë do ti përgjigjem të gjithave një nga një, me maksimumin e sinqeritetit :P :)
Ndërkohë vazhdojmë me pjesën e dytë të fotove. Nje pjese prej tyre jane shkrepur neper plazhe te ndryshme te Sosuas Public Beach (ku shijova masazhin me te mire qe me eshte bere ndonjehere) dhe Sosua Cabarete (ku shijova ushqim dhe pije te mrekullueshme). Nderkohe aty nga fundi do shikoni nja dy foto ku shfaqet "im shoq" duke bere disa fotografi. Sic mund te kuptohet ajo nuk jam une, por pasi pane gjithe zellin dhe devotshmerine me te cilen Tomi me bente mua fotografi, u "cmenden" grate e plazhit dhe i kerkonin ti bente foto dhe atyre...:D Dhe ai si nje xhentil i vertete qe eshte, nuk i refuzoi...:D
Pres pyetjet tuaja, nderkohe do te takohemi serish neser per te folur konkretisht per Republiken Domenikane dhe Sosuan.







17 comments:

  1. do rrish rehat me ktoo foto ti se ma ben zigilii shum

    ReplyDelete
  2. Aulona, mos e vri mendjen se njerezit xhelozohen per pushimet qe ti ben dhe me te drejte. =D

    Dukesh shume e mire & mjaft e vogel me ate Bluzen Roze stil Bohemian. Edhe une kam te ngjashme nje bluze & sandale si te tuat Violet. Edhe fustani me kurrizin jashte shume yll.

    Ke bere shume mungesa nga blogu im? Mua edhe me takon te te lexoj me rralle se jam mami tani. LOL Dhe na tako ndonjehere o goce, ne Vjeshte tani, mbas mesit te Nentorit se une me gocen do i kalojme pushimet ne USA. Edhe ne Canada do shkojme ca dite, edhe ne cruz. Besoj se do te kenaqemi.

    Gjithe te Mirat & Vere te Mbare, Ada. =)

    ReplyDelete
  3. hahahahaha yt shoq :P do kishte bere lek t papam si fotograf :P do ishe kthy me ca lek teper ktej :D

    ReplyDelete
  4. Aulona te lutem mund te na tregosh pak me shume si vajti ai muhabeti i vizes per ne Republiken Domenikane :) Sa per fotot nuk ka nevoje per koment, cdo gje super ;)

    ReplyDelete
  5. Me behet qejfi qe ja ke kaluar kaq mire! Nga une s'ke me leje per sivjet se na mori malli :)
    A nuk u merzite 2 jave ne te njejtin vend? Se une kur filloj e mesohem me vendin,dua te iki :) Per sivjet akoma nuk kemi vendosur ku do shkojme....kemi me shume se 2 jave qe dite per dite kontrollojme ne Booking dhe akoma asgje :(
    Mendoj se cdo njeri qe punon i meriton te pakten nje here ne vit pushimet e bukura,por me vjen keq qe me shume se gjysma e shqiptareve nuk i realizojne dot :( Shqiperia nuk eshte vetem Tirane dhe bllok.Jane shume gjera....jo vetem ana ekonomike por edhe lejet ne pune qe shpeshhere nuk t'i japin etj etj.Nejse,tani ishalla do rilindim :P
    Po perfitoj nga rasti te pyes mos ndonjera nga gocat ketu ka qene ne Malte ose ne Qipro dhe a do ta rekomandonte per pushime?
    Per ty Aulona pyetja kam plot,po do t'i bej nje e nga nje ;) Per momentin; a nuk u merzite 2 jave ne te njejtin vend apo ishte aq i madh ishulli sa te levizje e te shihje shume gjera?
    Mire se na u riktheve :)
    M.

    ReplyDelete
  6. waw aulona pz mendova se nk i kishe kushtuar renci komentit tim kur thash per pytje dhe pergjigjet. rrofsh <3 ;)
    me pelqeu sh ajo fotoja te pishina dhe ai fustanii sh yll. thjesht doja t t pyesja cfar beje shumicen e kohes atje. dmth ok , kishte vtm hotel, plazh,zumba ndo1 lokal kshu gjerash po me tej? a shkuat ndo1 vend larg per ndryshim ambienti se un marr kot po ndejta mbi 1 jav duke br t njejtat gjera. rrofsh ;) klb

    ReplyDelete
  7. skishe marr ndo1 pal taka me vete? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. ahahahahaha s'kisha pare dhe nga ky lloj shqetesimi. Dua te them fokusi te takat???? Maksimumi:)

      Delete
  8. sa bukurrr
    pyetja ime ska te beje me pushimet ne te vertete. po eshte nje pyetje qe jam shum kurioze: sa e gjat je ti aulona? hahahaa. dhe ke nje trup superr .

    ReplyDelete
  9. Do na thush ca ste pelqeu :P se nuk e besoj te kene qene te gjitha gjerat perfekte?

    ReplyDelete
  10. tani e vertetova qe ke qene ne durres :P un mezi po pres te filloj nje pune te mire meqenese edhe diplomohem kete vit ne menyr qe te shijosh udhetimet e bukura qe ben ti me kursimet e tua :) po dhe ai sponsori qe thua ti sdo ishte keq :P te te dhuronte tomi psh nje pal pushime ne maldives do ishte super :)))) fotot ku yt shoq bente fotografi grave te tjera ishin super hahahahah
    me ke ishe keto pushime aulona?sepse vetem te dashurin dhe nje vajz tjeter shikoj.....?
    do doja te dija edhe se cilat jane faqet me te mira per booking ?te cilat ti na i sygjeron?
    Eni

    ReplyDelete
  11. aman moj aulona nje pyetje kam une dhe me kthe pergjigje aman.....ca ishin ato gjerat per te ngren qe dukeshin aq te shijshme????mmmmmmmmm un vdes te provoj gjera te reja per te ngren,por ama i dua dhe te jen te bukura ne pamje se perndryshe si ha...hahahahahahaha......shume bukur te gjitha fotot,dhe me pushime akoma me te bukura dhe me te mira se kto heren tjeter :)))

    ReplyDelete
  12. Fotot shume te bukura te gjitha, dhe sidomos trupi yll!!! Dominican Republic zakonisht ka white sand beaches si ne Punta Cana etj. A nuk ju erdhi pak keq qe aty ku ishit plazhi nuk ishte i tille? Sepse kur mendon karaibet direkt te shkon mendja tek palm trees ne ate reren e bardhe dhe ujin kristal. I would have been a little dissapointed hah.

    ReplyDelete
  13. Aulona komplimenta ty :-)))
    Habitem me pyetjet qe te behen.... Me te vertete.... Si psh. pyetjet personale, ku i gjen leket, a ku di une ....
    Jam shume dakort me ty me faktin qe mund te kursehet per pushimet... Une vete e bej kete gje .... Nuk dal sa here shoqet
    E mija dalin per darka, kafe, etj, etj jashte.... Nqs e do nji gje ja arrin!!!
    Nuk e kuptoj shume veta ne jete kane periudha te bukura si te veshtira, po heret a vone ja del mbane.
    Nuk eshte nevoja te thuhet sa veta do e donin kete gje... Me ja sjell tjetrit ne maje te hundes edhe pushimet qe ben kur gjithe
    vitin ka punuar....
    Mgjtht vazhdoj te ndjek blogun tend te bukur e me pelqen menyra se si shkruan :-))
    Komplimenta!!!

    ReplyDelete
  14. E dashur Aulon,
    mire se u riktheve. Na thave syte ne blog, por edhe na i nxore syte(si te Tomy & Jerry) ne instagram me fotot super. Zilia ne maksimum por dhe admirimi per menyren se si i realizon gjerat qe do. Jam shume e re ne fushen e punes dhe kam pak kohe qe kam filluar te kursej. Une e heq nje pjese(sa do te vogel) qe sa mare rrogen, keshtu ndoshta do filloj te bredh pak neper Europe.
    Fotot shume te bukura dhe vendi duket nje parajse.
    :*:*

    ReplyDelete
  15. Sa keq kur e mendon qe natyra na ka rezervuar po kaq plazhe te bukura, po ne kujdesemi t'i "personalizojme" alla shqiptarce me hotele, shtepi pa shije 30m nga deti, me mbeturina, shezlonge pa fund..etj.etj. Uroj ndonje dite te mund te them dhe une "i bej pushimet cdo vit ku dua me shpenzimet e mia", ja sa te mbaroj shkollen :p
    Sa per pyetjet, me fal per mungesen e taktit, po vete the pyesni cte doni (apo nk e the tmm kshu? :p), sa te kushtojne mesatarisht pushimet jashte? Se ajo puna e kursimit kur mezi te dalin deri ne fund te muajit, seshte aq e lehte..t.t

    ReplyDelete
  16. Keto foto qenkan shume interesante dhe komike ne sensin e mire, sepse arrin te kuptosh si ishin ditet tuaja (shumica e gjerave qe benit dmth). Me pelqen shumellojshmeria e eksperiencave qe ke treguar, qe nga me te thjeshtat. Besoj se keni shume per te kujtuar nga keto pushime.
    Nje pyetje-je i bashkohem nga komentueset me siper (jane dhe ato nje pjese shume interesante per t'u lexuar).
    A kishte gjera qe ju zhgenjyen apo linin per te deshiruar ne lidhje me ate cka paguat apo ato cka prisnit nga booking ne internet?
    Perfundimisht, paska shume per te folur ende per pushimet. Duke qene se shumica ende nuk i kane bere, sdo ishte keq te flitej akoma per to, sepse informacioni asnjehere nuk eshte i tepert. Sepse le te jemi realiste, po ndan eksperiencat e nje vendi pertej oqeanit, nen nje emer te lakmuar, pak rendesi ka ne sa yje fjetet apo sa e bardhe ishte rera. Dhe pershtypjet e nje shqiptari jane gjithmone me te sakta se te te huajve qe gjenden ne internet, meqenese duam sduam na bashkojne ca gjera ne sfond,sado te ndryshem ne shije te jemi.

    ReplyDelete