Saturday, August 31, 2013

Brown


Yupiiii me ne fund Dori m'i dha fotografite :D E di qe eshte fundjave dhe nuk e ka njeri mendjen te blogu, postet, apo fotet e mia, megjithate mua me pelqejne shume keto foto prandaj edhe pse ju nuk do ja "varni", une do ti vendos :P Fotot jane shkrepur gjate mbremjes se pare, kur sapo kishim mberritur ne hotel dhe duke qene se ishim te lodhur, por dhe shume te uritur vendosem qe te kalonim nje mbremje te qete, ne ndonje restorant te kendshem, ku gatuhej mire dhe jeten e nates neper clubet e Budves ta linim per mbremjen tjeter. Pronari i shtepise ku qendruam na sugjeroi te shkonim tek Restorant Giardino i cili gjendej shume prane, kishte pamje te bukur dhe gatuhej mire. Dhe ne fakt ky restorant nuk na zhgenjeu. Madje aq shume na pelqeu, saqe u kthyem dhe ditet e tjera aty.
Per nje mbremje te tille te qete ne nje vend bregdetar, padyshim qe zgjedhja ishte nje veshje sa me komode. Pantallona te shkurtra bezhe, nje kanatiere kafe e cila me pelqen shume vecanerisht ne pjesen perpara, tek qafa dhe sigurisht nje pale sandale te sheshta, pa taka, ne ngjyre kafe. Kohet e fundit gjithnje e me shume po me pelqen ngjyra kafe, ngjyre qe gjithmone e kam patur inat.
Po ju jeni dakort me zgjedhjen qe kam bere? 
Ju uroj te gjitheve nje fundjave te bukur!

14 comments:

  1. Edhe une e kam pas shume inat ngjyren kafe, por tani e adhuroj :-)))
    Shume bukur! k

    ReplyDelete
  2. Aulona, nuk di nëse ta ka thënë dikush: Shum gjesdisën! Jam 23 vjec, ende nuk I kam bërë pushimet (zakonisht I bëj në mes të muajit 9) e përsëri nga daljet e shpeshta në kryeqytetet e ballkanit në fundjavë, disi jam mërzitur nga lokalet, vetëm në shtëpi me të dashurin më shijon:D Edhe pse fotot janë shumë të bukura që nga postet e R.D deri këtu, sërish thash me vete:Moj Aulona si u lodhe duke shkuar-vajtur! Kur e mendoj që kudo të vesh ka tokë, ujë, gur e mur, më duket bota e NJEJTË. E rëndësishme të kënaqesh aty ku je, si e bëj këtë në shtëpi, ti e bën kudo që shkon = të lumtë. A.C

    ReplyDelete
  3. Aulona, nuk di nëse ta ka thënë dikush: Shum gjesdisën! Jam 23 vjec, ende nuk I kam bërë pushimet (zakonisht I bëj në mes të muajit 9) e përsëri nga daljet e shpeshta në kryeqytetet e ballkanit në fundjavë, disi jam mërzitur nga lokalet, vetëm në shtëpi me të dashurin më shijon:D Edhe pse fotot janë shumë të bukura që nga postet e R.D deri këtu, sërish thash me vete:Moj Aulona si u lodhe duke shkuar-vajtur! Kur e mendoj që kudo të vesh ka tokë, ujë, gur e mur, më duket bota e NJEJTË. E rëndësishme të kënaqesh aty ku je, si e bëj këtë në shtëpi, ti e bën kudo që shkon = të lumtë. A.C

    ReplyDelete
  4. the girl in the green scarfSeptember 1, 2013 at 1:09 AM

    Sa te bukra fotot! Ajo kanatjerja superr!
    Chic ;)

    ReplyDelete
  5. Nice pictures, and I love the way you write.

    ReplyDelete
  6. me pelqen veshja jote ne teresi ...
    shum chic.. ;)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kete punen e chic-ut sikur se pertypkam dot. Chic dmth elegante, e sofistikuar...nderkohe qe Aulona eshte komplet me look plazhi dhe per me teper e rrudhosur... Clidhje ka chic-u ne kete mes?

      Delete
  7. Po t'i kishe futur nje hekur ama..

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nese ti merr hekurin me vete sa here qe shkon per fundjave ne ndonje vend, atehere qenke me te vertet njeri i cuditshem...:D

      Delete
    2. Nuk me pelqen te dal me rrudha. Pastaj materiale te tilla e duan patjeter apo jo?

      Delete
    3. ka hekur te vogel...une e marr gjithmone me vete.

      Delete
    4. Sinqerisht hekur te vogel me vete me pushime!!!! Relaaaaaax!!!
      Pushime = relax!!!

      Delete
  8. Shume bukur Aulona
    Veshje e thjeshte, sportive e rehatshme
    Sandalet e sheshta shume komode duken, dhe samire te duken kembet dhe pa taka

    Pres me kenaqesi blogun e rradhes
    lira

    ReplyDelete