Thursday, March 28, 2013

Duart lart...problemeve!


Edhe pse duket sikur nuk do te pushoje me kurre, shiut shume shpejt do ti vije fundi. Jo se une kam ndonje fuqi te mbinatyrshme per te parashikuar motin ne javet qe do te vijne (eshte Luana ajo, akoma s'e keni mesuar? :P), por thjesht edhe shiu e ka kuptuar qe nuk ka nga t'ja mbaje me. Dhe meqe shiut heret a vone (por me shume mundesi ka qe heret sesa vone) do ti vije fundi, une dje vendosa te shfrytezoja per te fundit here xhaketen ushtarake qe aq shume e dua, nje nga trendet me te perdorur te dimrit te shkuar, trend qe do te jete edhe ne vere, por qe ka shume mundesi qe dimrin e ardhshem te jete zhdukukur totalisht per shkak te overdozes qe kemi marre gjate ketij viti. Keshtu qe meqenese egziston mundesia qe ta fus ne dollap dhe mos ta nxjerr me per 10 vitet e ardhshme derisa ky trend te rikthehet, vendosa ta vishja dhe nje here per kete vit. Por nuk ishte vetem kjo arsyeja. Xhaketa ushtarake ishte perfaqesimi me i mire qe mund ti behej se jashtmi, gjendjes time te brendshme. Sepse keshtu ndihem keto dite, nje shpirt luftarak gati per te fituar ccdo beteje qe i del perpara. Mbi te gjitha e gatshme per te fituar me gjithe betejat e vogla te jetes se perditshme, qe ne pamje te pare nuk duken asgje, por qe ne darke kur futesh ne krevat duket qe te kane sfilitur. Sepse e tille eshte jeta, apo jo? Nje lufte e vazhdueshme, nje lufte e perditshme ndaj te ciles nuk duhet te dorezohesh kurre! Sic mund te kisha bere une dje psh, qe mes aq shume angazhimesh dhe nje dite super te ngarkuar mund te kisha zgjedhur te kisha ndenjur ne krevat dhe mos te kisha dale fare nga shtepia me pretekstin se isha semure, por ja qe nuk e bera.
Besoj se te gjitha ju e dini se si ndihesh diten e pare te ciklit, te thuash e derrmuar eshte pak. Deshira me e madhe eshte te qendrosh ne shtepi, ne batanije, me grilat e ulura dhe ta kalosh diten duke fjetur. Por kjo eshte zgjidhja me e lehte. Ne fakt per mua kjo do te thote te dorezohesh! Dhe une zgjodha te mos te dorezohem, por te ngrihem nga krevati te shkoj ne zyrat e Palomes per te mbyllur punet e dites, me pas nje nje ore e 20 minuta ne Zumba per te hequr gjithe stresin dhe per te fituar energjine e nevojshme. Me pas rikthim ne zyre, per te vazhduar me vone me punet per imazhin e ri dhe gjithe ndryshimet e reja qe priten te nisin ne Nitro Shqip nga data 1 Prill. Per ta vazhduar me nje mbasdite shume te merzitshme ne shkolle, te cilen po ashtu mund ta kisha evituar, por zgjodha te mos e beja. Dhe ne fund nje embelsire e mire ne shoqerine e disa mikeshave shume te mira, per ta mbyllur diten duke qeshur, e lumtur qe ate mengjes zgjodhe mos te dorezohesh para nje problemi qe ne pamje te pare duket aq i madh, por qe ne te vertet eshte fare i parendesishem, te cilin e sfidove hapur dhe ne fund e munda! :)
Thoni valle te ishte merite e xhaketes ushtarake? Mbase, asnjehere nuk i dihet! :)

Wednesday, March 27, 2013

O Alessia Marcuzzi o katunare dreqit debile femer


Kete post te sotem do t'ja dedikoj nje prezantueseje qe me ka skandalizuar, me ka zhgenjyer, me ka tmerruar, ma ka shpifur, me ka acaruar, mire qe nuk e kisha para syve se edhe mund ta kisha vrare nga inati. Behet fjale per Alessia Marcuzzi-n prezantuesen e famshme italiane, te cilen e kam patur shume qejf (deri dje kuptohet, para se te shikoja keto foto), blogun e te ciles sic ja u kam sugjeruar edhe ju, e ndiqja per dite. Por jam penduar shume. Dhe ju kerkoj ndjese te gjithave per gabim fatal qe kam bere. Do thoni ju c'pate ti? Po besoj se pasi te shikoni keto foto do ta keni kuptuar edhe vete, pa patur fare nevoje per sqarimin tim, gjithesesi une po e bej. 
Si mundet nje prezantuese si Alessia Marcuzzi, nje ikone e televizionit, qe per me teper ka dhe nje blog mode, te dale ne foto me nje cante te tille? Ku e con mushka qe del rrugeve te Italise me kete cante te vogel, te shpifur dhe me 700 ngjyra, si gabelet? Nuki njeh valle kjo zonjushe (deri dje e nderuar) ccantat zarf aq shume ne mode keto kohe? Po cantat me zinxhir qe varen ne supe si aristokrata te verteta qe jena, nuk i njeh qe shkon dhe katandiset me kete cante? Mua ma ka shpifur, po ju them. Po ma ka shpifur mi, ma ka shpifur. Po ma ka shpifur fare ama. A ju tregova gje qe ma ka shpifur fare me kete cante? I shkruajta dhe aty te blogu se nuk e mbajta dot veten. " O katunare dreqi" - i thashe - "Po turp nuk ke, qe ke dhe blog mode dhe del me kete cante te shemtuar? Ku i gjen keto canta skandaloze nje here? Po ik o goce dhe mbylle blogun fare me mire se le nam le, s'te vjen turp qe degjenerove veten ne Shqiperi qe ne te kemi pasur idhull deri dje. Katunare, kloune, debile dreqit. Ik mbytu me mire. Ose je qe je, vrit veten me mire qe te biem rehat te gjithe dhe te shpetojme prej teje".
Ja te gjitha keto ja shkruajta, ja numerova nje me nje. Po ishalla ka ndonje cik seder thuaj dhe i djegin fjalet e mia qe ta mbylli fare blogun. Debilja dreqit!






Monday, March 25, 2013

Sophisticated smile...


Ahhh c'diell qe ishte ai i kesaj fundjave! Dielli aq i munguar dhe aq i deshiruar i kesaj pranvere! Fatmiresisht moti u tregua i meshirshem dhe doreleshuar me ne ketej nga Shqiperia dhe na i dhuroi ca rreze te mira, per te na lene serish sot, ne kete fillim jave ne meshire te fatit, ose sic do te shkonte me mire te thuhej ne meshire te shiut dhe eres budallaqe. Dhe gjithe ate kohe te bukur nuk kisha se si te mos e shfrytezoja, prandaj thuajse gjithe fundajven kam bredhur lokaleve, pasi si rralle here nuk kisha as pune kete fundjave (pervec nje mbledhje tre oreshe te dielen ne darke, por ja bera hallall pas dites se bukur qe kisha kaluar ne Durres). Sepse, po, edhe une, besoj si cdo tiranas te dielen me diell zgjedh ta kaloj ne vendin me te afert me det, qe eshte Durresi. Asgje e vecante pervec nje dreke shume te mire, konsumuar ne nje nga vendet e preferuar ne Durres, per te cilin ju kam shkruar edhe me pare Vertigo. Si dhe nje embelsire te mrekullueshme, serish ne nje nder vendet ku sipas mendimit tim bejne embelsirat me te mira ne Durres, Cialda. Kuptohet qe nuk humbas as rastin per te shkrepur disa foto, te cilat qejfi do ma kishte patur ti beja ne bregdet, por me ate dyndje njerezish qe kishte, i evitova 100 pale sy qe do te drejtoheshin nga mua, bashke me objektivin e aparatit, keshtu qe zgjodha me mire nje vend pa shume kuptim, por me gjelberim, ne autostrade. Edhe pse nuk jam ndonje dashamirese e madhe e kafsheve (sepse jam shume frikacake dhe trembem edhe nga macet), kjo bluza me kete qenin dhe macen me syze me shkrin te teren dhe me ben te me vije deshira te kisha nje ushtri te tere me to....me bluza e kisha fjalen eee :D :P
Po fundjava juaj si shkoi? Uroj sa me mire!


Saturday, March 23, 2013

I sollët në jetë? Rritini të lumtur!


Do të kisha dashur që këtë numër të kisha shkruar për ngjarjen e tmerrshme që na ka shoqëruar këtë javën e fundit; të ndaja me ju dhimbjen, dëshpërimin, trishtimin që më kaploi që momentin e parë që e dëgjova lajmin. Por nuk do ta bëj. Do të kisha dashur të flisja për revoltën, inatin, zemërimin që kam ndjerë duke menduar se kjo histori mund të ishte evituar nëse organet përgjegjëse do të kishin bërë punën e tyre dhe do të funksiononin ashtu siç duhet. Por nuk do ta bëj as këtë. Do të kisha dashur të shkruaja për neverinë, trishtimin, zhgënjimin për atë artikull skandaloz, më të shëmtuarin që kam lexuar deri sot në shtypin shqiptar, shkruar nga dora e një femre, një nëne të ardhshme. Por as këtë nuk do ta bëj. Nuk do ta bëj sepse, edhe pse kam shumë për të thënë, nuk arrij të gjej fjalët e duhura. Si mund ta shpreh gjithë trishtimin dhe dhimbjen që kam, pa lënduar kënd nga ata që mund ta lexojnë këtë artikull? Si mund ta shpreh gjithë urrejtjen që kam për njerëzit dhe institucionet përgjegjëse pa shkelur me të dyja këmbët etikën që kërkohet në shkrimet e një gazete? Si mund të gjenden fjalët e duhura për të shprehur, brenda të gjitha rregullave, ndjenjat që kam brenda dhe që do të doja shumë t’i nxirrja me anë të fjalëve? Po zgjedh mos ta bëj! Sepse nuk do të dija si ta bëja drejt. Dhe gjëra të bëra gabim në lidhje me këtë histori ka plot!
Ama nuk mund të rri pa bërë një kërkesë, të cilën e bëj me gjithë shpirt, edhe pse nuk e kam provuar ende ndjesinë e të qenit prind. I lutem cilitdo prindi që po lexon këto rreshta të mos humbë asnjë rast pa komunikuar me fëmijët e vet. Komunikimi është më i rëndësishmi, është parësori, është themeli i rritjes së një fëmije të shëndetshëm. Komunikimi me fëmijën tuaj do të thotë t’i jepni atij besimin që mund të mbështetet te ju për gjithçka, për çdo problem apo shqetësim që mund të ketë, për çdo pyetje që i lind dhe që s'mund t’i japë dot një përgjigje. T’i krijosh fëmijës mundësinë të komunikojë me ty pa frikë, pa pasur turp, pa u ndjerë i paragjykuar, do të thotë të krijosh tek ai besimin se ka dy prindër tek të cilët e di që mund të mbështetet gjithmonë, edhe për ato problemet më madhore, që mosha e tyre e vogël e ka të pamundur t’i mbajë mbi shpatullat e brishta, por që frika nga reagimi i prindit i bën t’i mbajnë brenda dhe kështu të mbyllen në një guackë që vetëm i dëmton.
Të sjellësh në jetë një fëmijë është një përgjegjësi e madhe, kur do ta kuptoni këtë? Detyra e prindit nuk është vetëm të sigurojë një banesë apo ushqim për fëmijën. Këto janë nevojat bazë, nevojat e mbijetesës, por që nuk mjaftojnë për të rritur fëmijë të shëndetshëm, e aq më pak të lumtur.
Dhe fëmijë të palumtur për shkak të prindërve të tyre, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, ka shumë. Marr guximin ta them këtë duke u nisur edhe nga këto 7 vite punë në këtë gazetë, ku në një prej rubrikave më të vjetra dhe më të dashura, ajo e psikologes Lira Gjika, pyetjet nga ana e adoleshentëve për marrëdhëniet e tensionuara me prindërit janë ato që mbizotërojnë. Javën e kaluar, kush e ka lexuar gazetën, duhet të mbajë mend për një nënë të shqetësuar që shkruante për vajzën e saj 14- vjeçare dhe marrëdhënien e tensionuar që ajo kishte me të atin. Në fakt, të përdorësh fjalën "e tensionuar" e minimizon me shumë shkallë atë që ajo nënë kishte përshkruar në atë mesazh dhe gjithë urrejtjen që vajza kishte ndaj të atit. Pse? Sepse ai ishte i ftohtë, i rreptë, i distancuar dhe shpesh i dhunshëm. Dhe vajza e urrente. Dhe i lutej të ëmës të ndahej prej tij dhe të iknin larg.
Kjo është marrëdhënia që doni të keni me fëmijën tuaj? Një marrëdhënie urrejtjeje? Po nëse kjo vajza 14-vjeçare, në periudhën e saj më të vështirë, atë të adoleshencës, të ketë një problem madhor, kujt t’i drejtohet? Nëse kjo vajzë ndihet e dhunuar apo e abuzuar psiqikisht apo fizikisht nga një person më i rritur, kujt t’i kërkojë ndihmë? Të atit që është vetë një abuzues? Mendoni për fëmijët tuaj! Është detyra juaj parësore! I keni sjellë në jetë dhe detyra kryesore që keni si prindër është t’i mbroni nga ata që i rrethojnë dhe jo të jeni ju vetë ata nga të cilët fëmijët duhet të mbrohen. Uroj që histori të tilla të na bëjnë të gjithëve të reflektojmë nga pak. Ju uroj një javë të mbarë të gjithëve!

Friday, March 22, 2013

Rrezik vdekje!


Besoj se ja kam arritur qellimit qe titullin ta ilustroj sa me mire me kete foton me siper eee? :D E qe thoni ju kKete fustanin kam nja dy muaj qe e kam blere, online, me qejf te madh shume, edhe pse deri me sot e kam veshur vetem dy here. Nje here per qejfin tim dhe nje here per qejfin e "Thumb", por per fat te keq asnje nga te dyja heret nuk arrita te shkrepja disa foto. Sot me ne fund ja dola, prandaj po i vendos fotot me gezim te madh ne blog. Arsyeja qe me pelqen ky fustani kuptohet qe eshte per shkak te dizajnit qe ka, nje skelet i madh perpara, qe me goditi sapo e pashe nga xhami i nje lambo la la la la...apo jo? Se u ngaterrova me duket, doja te thoja nga xhami, ose ekrani i nje p.c-je teksa si gjithmone po humbja kohen time te cmuar, neper keto faqet online. Jo vetem qe bardhe e zija eshte kaq ne mode keto kohe, jo vetem qe edhe keto dizenjot e cuditshme me kafka, e skeletra jane ne mode, por nje tjeter arsye qe me pelqeu edhe me shume ky fustani kur e mora dhe e provova, eshte qe ta nxjerr sumatricen shume mire....e thashe mo se plasa! :D :P
Vendosa ta shoqeroja me nje xhakete te zeze lekure dhe gjysem cizmet me maje po te zeza, per ti dhene nje pamje me rok te gjithe veshjes. Mua rezultati final me pelqeu, uroj dhe ju!
Ika tani se jam vone per radio dhe s'dua qe shefja ime, qe e lexon kete blog here pas here te marre vesh arsyet e voneses :D

P.S: Shefe te dua!


Wednesday, March 20, 2013

Diell me lesh


Me ne fund syte tane keto dy ditet e fundit po shohin serish diell, se na ishin kalbur fare me gjithe ate rrebesh qe ka bere. Dhe cfare bej une kur eshte dita me diell? Vishem me ngjyra te erreta :D Cudi e madhe me mua, se nuk kam lindur as mbrapsht qe kam kaq qejf ti bej gjerat mbrapsh. Por meqe sicc edhe ju pata shkruar ne postin e fundit, meqe e nxorra nga garderoba kete "delen", mendova jam qe jam po e shfrytezoj edhe nje here se e sigurte qe s'do te me bjere me rasti per ta veshur deri dimrin tjeter. Dhe meqe jemi te leshi i kraheve, thashe pse mos ti shtoj dhe pak lesh ne trup dhe keshtu siper bluze vesha nje jelek leshi, i cili sic me ka mesuar gjyshja qe kur isha 5 vjecc dhe nuk e kisha idene se cfare ishin vezoret, gjerat e leshin, duke filluar nga trikot, e duke perfunduar te papucet te bejne mire se te mbajne ngrohte vezoret. Dhe meqe per kete vit nuk kisha shfrytezuar as nje nder getat e mia te preferuar te cilat e di qe jane animal print, por nuk e di me saktesi se cila lekure kafshe jane, mendova po i vesh edhe ato. Dhe per te mos u dukur si njeri i Neandertalit me gjithe kete lesh ne trup, vendosa ta thyej me nje fund te shkurter dhe me vajzeror.
Ika tani se me zuri leshi!