Tuesday, March 5, 2013

Une jam nje BLOGGERE shqiptare!

Kete numer te gazetes Paloma, i cili vazhdon te jete ende ne treg, ne rubriken "Tendence" te pergatitur si gjithmone me shume dashuri nga Niko Komani, i kemi rezervuar nje vend te vecante disa nga bloggereve te reja dhe te vjetra ne Shqiperi. Duke qene se trendi i te paturit nje blog, po perhapet shume kohet e fundit, duke qene se ky trend nga njera ana po pelqehet dhe nxitet, por nga ana tjeter edhe kritikohet duke i bere shume vajza dhe djeme te rinj qe kane qene te kene nje blog te stepen, ne vendosem te sjellim eksperiencen e disa vajzave, te cilat prej kohesh kane tashme nje blog te tyren. Gjithashtu, meqe une e kam shume per zemer kete punen e bloggut, me duket nje mundesi shume e mire per te gjithe te rinjte dhe te rejat dhe jo vetem, per te shfaqur veten e tyre ne fusha te ndryshme, mendova se sa me shume promovim t'i behet aq me mire eshte :) Prandaj materialin e botuar kete numer ne gazete, vendosa ta publikoj edhe ne blogun tim, bashke me adresat perkatese te blogjeve te vajzave, ne menyre qe te gjitha lexueset dhe ndjekeset e ketij blogu, te shtojne ne listen e blogjeve te tyre te preferuar edhe disa emra te tjere (gjithmone nese nuk e kane bere ende) :)


 Nga Niko Komani


E dini ju që unë kam një blog ? www.nikokomaniofficial.tublr.com. E dini që edhe kryeredaktorja e gazetws Aulona Musta ka blog? unitedcolorsofaulona.blogspot.com
Ju do thoni ç’lidhje ka që përmenda blogun tim dhe të Aulonës new rubrikwn tim? Sepse kësaj jave do flasim për fashion blogs në Shqipëri. Ekzistojnë fashion bloggers të mirëfillt? Çfarw wshtw njw fashion blog? Çfarw I shtyne keto vajza tw hapin nje blog mode? Kush janë këto personazhe? Përgjigjet do ti gjeni më poshtw nga intervistat që kemi pwrgatitur për fashion bloggers shqiptare, tw cilat këtë javë do na prezantohen vetë.

Anjeza Tufina, www.thedollsfactory.com


Si vendose të hapesh një blog?
Blogun tim të parë e kam hapur në 2005-wn. Ishte një blog i përqëndruar mbi udhëtimet që bëja dhe një mënyrë për të ndarë me miqtë dhe familjen fotografitë dhe aventurat e mia. Pastaj erdhi Facebook dhe çdo gjë kaloi aty. Në 2010-wn vendosa ta hap përsëri, këtë radhë me më shumë guxim se herën e parë, blogu do ishte i drejtuar për një publik më të gjerë. Nuk kishte një drejtim të caktuar në linjën editoriale, shkruaja për vizitat në muze, evenimentet e ndyshme që ndodhnin në Milano ku jetoj, dhe duke qenë një nga kryeqytetet e modës shumë nga keto evenimente kishin lidhje me modën. 

Inspirohesh nga blogje të huaj, apo mundohesh ta kesh sa më origjinal?
Përpara se të hapja blogun tim nuk e kisha idenë që ekzistonin kaq shumë blogje në të gjithë cepat e botës. Kur i zbulova kuptova që sekreti i suksesit nuk është të inspirohesh nga të tjerët, por të krijosh online një personazh tëndin. Ata që duhet të inspirohen janë lexuesit e blogut dhe jo blogerat vetë. Në momentin që humb origjinalitetin bëhesh një ndjekës dhe jo më lider. 

Besoj se dhe ti duhet te marresh komente negative tek tuk. Si reagon ndaj tyre?
Së fundmi pata një situatë të tillë, ku një ndjekës i blogut shprehu një koment negativ për një veshje gjatë javws së modës në Milano. Nuk i kishte pëlqyer fakti që veshja nuk kishte kombinime të caktuara dhe gjithçka ishte me një print ndryshe. Si rregull unë nuk i heq komentet negative, mundohem të krijoj një diskutim rreth komentit dhe shpjegoj që gustot janë të ndryshme dhe që të mos kombinosh sipas rregullave që të gjithë dimë, është diçka e guximshme.  
Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Wshtë e vështirë dhe për blogers-at tonë kjo gjë?
Diferenca nëse e mban çdo ditë blogun aktiv apo jo, ka të bëjë me impenjimet që një person ka në jetën e tij. Shumë bloggers e kanë kthyer blogun në profesion dhe publikojnë çdo ditë, sepse është puna e tyre. Unë e kam të vështirë duke qenë se përveç blogut kam një punë e cila më merr pjesën më të madhe të ditës. Mundohem tw publikoj sa më shpesh të jetë e mundur, por edhe kur nuk kam kohë për një postim të ri, jam aktive çdo ditë në mediat sociale si Facebook, Twitter, Instagram etj.

Çfarë kombinimesh bën ti që bëjnë dallimin nga blogjet e tjera?
Unë jam Anjeza dhe kombinimet e mia vijnë nga mendja ime në bazë të gustove personale, gjendjes shpirtërore, kohës, vendit ku duhet të shkoj. Ky miks bën që çdokush të ketë një kombinim ndryshe.  Në njw veshje kam gjithmonë një pjesë vintage, një pjesë low cost dhe një pjesë designer. Kjo pasqyron dollapin tim të rrobave dhe mënyrën se si bëj shopping. 

Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet? Apo ne nw Shqipwri akoma nuk I kemi ato standarte?
Mund tw sjellësh diçka ndryshe edhe duke veshur të njëjtat rroba 2 herë. I shton një aksesor, një palë këpucë ndryshe dhe ja ku mund të ndryshosh 'mood' të veshjes. Unë nuk publikoj veshjet vetëm një herë, shpesh gjendet e njëjta xhaketë e përdorur në mënyra të ndryshme. Një blog tregon se si njerëzit normale e përdorin modën në përditshmerinë e tyre, nuk duhen përdorur standartet e celebrities në red carpet ku veshjet merren hua nga stilistët dhe përdoren vetëm një herë.

Kur do të niwsesh një artikull të ri në blogun tënd, si nis? Mendon fillimisht pwr temwn, apo pwr veshjen?
Në blogun tim gjenden artikuj të ndryshëm dhe secili ka një dinamikë të vetën. Me artikuj për veshjet wshtë më kollaj, sepse siç bën çdo femër në mëngjes edhe unë dal pwrpara dollapit dhe krijoj një veshje. Pastaj bëhen fotot, krijohet një text rreth veshjes dhe ja ku është. Me artikujt beauty është një proçes më i gjatë sepse produkti duhet provuar, duhet të bësh konsiderata pak më teknike kur shkruan. Artikujt e sfilatava janë akoma më të komplikuara, sepse duhet të arrish të bësh foto të mira në një situatë ku dritat nuk janë gjithmonë në favorin tënd, të kaptosh inspirimin dhe detajet që stilisti kërkon të trasmetojë në 15 minuta sfilatë. Ndërsa artikujt gjeneral që janë në kategorinë lifestyle, janë ato që të vijnë në mendje ndërsa je në metro duke shkuar diku, ose je në rrugë dhe tw kap syri diçka interesnate dhe në atë moment duhet të nxjerresh telefonin dhe të fillosh te mbash shënime duke krijuar një listë me gjërat që do të shkruash për t’i rilexuar më vonë kur je para kompjuterit. 

Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Blogu si fillim është një vend online për tu shprehur mbi çdo gjë që të vjen në mend. Unë nuk jam 100% Outfit Blogger, sepse shkruaj edhe per Beauty dhe Lifestyle. Veshjet duhet të inspirojnë, produktet beauty duhet të informormojnë, kurse pjesa e udhëtimeve dhe lifestyle është për të bërë konsiderata. Wshtë një blog pak kompleks siç është dhe personi që shkruan nw tw. 

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerwt?
Arsyeja e parë për të ndjekur një blog është kurioziteti. Shpesh thonë që të ndjekesh një blog personal është sikur të ndjekesh Big Brother, por në këtë rast është një program më informativ dhe pa skandale. Një herë që kalon faza e kuriozitetit vendosni vetë nëse sygjerimet nga ana e modës, informacionet nga ana beauty janë të dobishme për ju. Për mua do të ishte kënaqwsi të kisha një publik shqiptar më të gjerë se sai ai i tanishmi.



Si vendose të hapësh nje blog?
Në fillim e kam hapur blogun për shkak të shkollës që po vazhdoje. Duhet të isha gjithmonë e aktivizuar me modën dhe blogu ishte mënyra më e mirë.

Inspirohesh nga blogjet e huaja?
Nuk e kam tendencën që të inspirohem nga blogjet e tjera. Insipirimi im vjen nga leximi i shumtë i librave të modës dhe revistave mujore si psh: Vogue, Elle, Glamour por, idetë janë të mijat!

Është e vështirë për një blogger të postoj përditë?
Për mua blogu nuk vjen i pari e kam më shumë për hobi, nuk postoj për ditë, postoj vetëm kur kam mundësi. Synimi im nuk është të bëhem një blogere e famshme por një stiliste e famshme

Ccfarë kombinimesh bën ti që bëjnë dallimin nga bloget e tjera?
Mendoj se kam një stil shumë unik sepse më pëlqen të miksoj modën e vjetër me atë të reenë gjithashtu përdor në një veshje textile të ndryshme dhe shumëllojshmëria e ngjyrave nuk mungon!

Është e vështire që ccdo herë të sjellësh diccka ndryshe, pa u përsëritur veshjet, apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Mendoj se nuk është e vështirë të krijosh një veshje të re me roba që ke veshur shumë herë më parë. Mendoj se po pate pak fantazi në fushën e modës ccdo gjë është e mundshme.

Si e përgatit një artikull në blogun tënd?
Përgatitja e faqes së re të blogut fillon natyrshëm dhe bazuar në aktivitetet që mund të bëj atë ditë. Nuk vishem asnjëherë vetëm për blogun por kur dalë nga shtëpija sigurohem që aparatin ta kem me vete. Në blog nuk shkruaj shumë, por i lë fotot të tregojnë historinë e tyre!!



Blogun e mban për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Mendoj meqë nuk shkruaj shumë në të, më shumë se për të këshilluar, blogu është për të inspiruar!!



Pse lexuesit e Palomës duhet të ndjekin blogunë tënd?
Do dëshiroja që të më ndiqnin se nga blogu im mund të inspirohen nga shumëllojshmëria e veshjeve që sjell gjithashtu per të treguar se sa e thjeshtë është të jesh e modës dhe unike ccdo ditë! 




 
Perse vendose te hapesh nje blog?
Duke ndjekur bloggers të huaj dhe shqiptar, më lindi ideja për të hapur një blog timin. Më shumë për të pasqyruar realitetin e modës në Shqipëri, atë të vërtetin, që fshihet mbas rrogave mesatare dhe pa mundësisë për të ndërruar garderobën çdo ndërrim sezoni.

Sa inspirohesh nga bloget e huaja?
Pwrpiqem ta kem sa më origjunal blogun tim, duke shtuar herë pas here edhe trende qw mund të kenë kaluar, por që unë i kujtoj me nostalgji, që më pëlqejnë dhe që për me tepër më shkojnë dhe ngjaj mirë. Jo çdo trend është i bukur dhe jo çdo trend mund t’i shkoj kujtdo.

Po ndaj komenteve negative si reagon?
Komentet negative mundohem ti marr me pozitivitet. Gjithsesi nuk jam shumë në qendër të vëmendjes dhe si rjedhim as në qendër të komenteve negative.

Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Wshtë e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Update-imi i pwrditshëm kërkon të paktën një person në dispozicion për bërjen e fotografive. Dhe vende të këndshme për realizimin e tyre. Kjo nuk është e mundur gjithmonë dhe jo për mungesë dëshire nga ana ime.

Çfarw kombinimesh bwn ti, qw tw dallojnw nga bloggerat e tjera?
Kësaj pyetje nuk di t’i kthej një përgjigje të saktë. Kur mendoj për një bluzë të caktuar, ose një fustan mendja fillon të punojw se si do e kombinojw me veshjet që disponoj. Përpiqem mos të jem shumw ekstravagante në zgjedhjet e mia. Mendoj që veshja pasqyron sa do pak tipin e çdo njeriu.

Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Jemi pag larg mospërsëritjes së veshjeve sepse të paktën çantat dhe këpucët do postohen më shumë se një herë. Për veshjet e tjera është më e lehtë sepse kushtojnë më pak dhe mund të jenë të shumta, sa ndonjëherë nuk i vjen radha të postohen.

Kur do të niwsesh një artikull të ri në blogun tënd, si nis? Mendon fillimisht pwr temwn, apo pwr veshjen?
Nw qoftë se më pëlqen veshja kërkoj mundësitë për të bërë fotografitë. Një herë që kam mbaruar ato mendoj çdo shkruaj. Nuk jam shumw tip i fjalëve dhe nuk shkruaj shumë gjatë. Më mirë të them shkruaj shkurt dhe pa rregulla. Mw pëlqen ti shikoj shkrimet si pjesëza të shkëputura bisedash.

Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Fusha e modës është shumë e gjerë dhe unë nuk i kam njohuritw e kompetencat për të këshilluar të tjerët si të vishen. Por në qoftë se unë do jem frymëzuese për dikë do jem shumë e lumtur. Blogu nisi me idenë që duke shpenzuar pak mund të vishesh mirë. Një pjesë që e kam trajtuar shumw dhe që e kam si parim tek veshjet është edhe riciklimi. Moda gjithmon rikthehet dhe me pak modifikim mund tw krijosh një trend pa asnjë shpenzim. Prandaj mos flakni asnjë veshje të mirëmbajtur.

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerwt?
Blogu im tregon përjetimet e mia mbi modën, nga një këndvështrim pa shpenzime, pa çmime dhe pa emra firmash.



Najada Kazazi, najadastyle.blogspot.com


Pese vendose te hapesh nje blog?
Ideja lindi një vit më parë, kur me një shoqen time italiane (shopalcoholic si unë) vendosëm të krijonim një Blog ku mund të flisnim për modën dhe tendencat më të fundit. Blogu konsiston në foto dhe opinione për sa i përket stilimeve të ndryshme dhe produkteve kozmetike vetjake të cilat i ndajmë me pëlqyesit e faqes tonë. Wshtë diçka e këndëshme pasi po përhapet gjithmonë e më shumë në brendësi të ëbsferës boterore. Vura re se kishim shumë ndjekës nga Shqipëria dhe ndjeva nevojën e hapjes së një faqeje në shqip për të qenë sa më pranë vajzave shqiptare. Kështu lindi najadastyle.blogspot.com!

Inspirohesh nga bloge e huaja?
Secili prej nesh mundohet të jetw sa më shumë origjinal, vetvetja e të mbajw një linjë të tijën, por nuk mohoj faktin që inspirimi vjen dhe nga mijëra blog-e online.

Ke komente negative? Si reagon ndaj tyre?
Nuk është e bukur çfarë është e bukur por çfare pëlqehet...Nëse janë kritika i vlerësoj edhe për faktin që ndjekësi më dedikon kohë, ndërsa fyerjet nuk i konsideroj.



Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Wshtë e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Të publikosh rregullisht çdo ditë do të thotë se blogu shndërrohet në një punë. Për mua "blogging" është hobby me tw cilin merrem në kohën e lirë, pa lënë mbas dore impegnimet e përditëshme

Çfare kombinimesh ben ti, qw tw dallojnw nga bloggerat e tjera?
Outfit-et që publikoj në faqen time janë veshje casual, të përditeshme duke u munduar të kombinoj ngjyra dhe materiale që shkojnë përkrah me tendencat e fundit.
Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?

Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Veshjet janë pjesë e garderobës time ndaj ndodh që diçka të përsëritet në outfite të ndryshme. Të vishesh bukur është pasion dhe kërkon njw fantazi të shfrenuar. Për vendin ku jetoj dhe mundësitë e zgjedhjeve që më jep, më ndihmon tw eci paralelisht me tendencat e çdo stine.
Pwr ty çfarw wshtw mw e rwndwsishme nw blog, fotot, apo shkrimi? Si nis proçesi I realizimit tw njw posti?
Gjithçka është spontane dhe nis si e tillë. Karikoj një foto dhe komentoj markën e çdo veshjeje, njësoj siç do të bëja me mikeshat e mia. Përshkruaj ku ështe blerë dhe pse jo dhe vendin ku është bërë fotoja, duke bërë lexuesen të ndjehet pjesë e këtij Blogu.



Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Pwr mua blogu është një ditar, në të cilin me anë të fotove mundohen të ndajë me të tjerët çdo gjë që më duket interesante. Gjithashtu , pse jo dhe të jap ndonjë këshillë, apo thjesht mendimin tim personal mbi produkte kosmetike që përdor..

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerwt?
Jam koshiente që nuk prezantoj 100 % stilin e një vajze që jeton në Shqipëri, pasi çdo veshje e blej jashtë, duke qenw se jetoj nw Itali por me anë të këtij blogu mundohem tw sjell outfit-e lowcost të arritëshme nga çdo vajzë.



Perse vendose te hapesh nje blog?
Blogun e hapa ngaqë kisha një kohë të gjatë që ndiqja blogje të huaja, prandaj vendosa pse mos ta kem edhe unë një të tillë? Kështuqë mora iniciativen dhe e hapa një të tille duke qenw se wshtw dhe free.

Sa inspirohesh nga bloget e huaja?
Kryesisht mundohem ta jem sa më origjinale, të mos I largohem pamjes time të përditshme, por normalisht që inspirimin e marre edhe nga blogjet e tjera kryesisht të huaja.

Po ndaj komente negative si reagon?
Komente negative gjithmonë ka dhe do të ketë, por unë kryesishte vazhdoj me mendimet e mija, edhe pse kwshillat I marr parasysh gjithmonw.

Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Wshtë e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Wshtë vetëm çështje kohe, se mundësi kemi të gjithë për ta bërë update çdo ditë, por ndonjëherë nuk më mbetet shumë kohë, prandaj postoj një herë në javë, ose edhe 2 herë në javë.
Çfarw kombinimesh bwn ti, qw tw dallojnw nga bloggerat e tjera?
Kryesisht mundohem të qëndroj në stilin street style, se më personalizon më shumë , me rroba më të përditshme dhe të dukem sa më coool.

Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Ndodh që të përsëritet ndonjë detaj por në fund kombinimi është krejtësisht ndryshe, pra në postime mund ta kem veshur një fund më tepër se një herë, por kombinimi I rrobave në fund dallon shume.

Kur do të nisesh një artikull të ri në blogun tënd, si nis? Mendon fillimisht per temen, apo per veshjen?
Filloj me kombinimin e veshjes, gjithmonë marr aparatin me vete, I bëj ca foto dhe I postoj, pra gjithçka ndodh në mënyrë spontane. Nuk është se vishem special për fotot e blogut, gjithçka është natyrale, e momentit.

Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Mendoje se kjo e dyta, pasi unë favorizoje çdo gjë sa I pwrket street style-ve dhe do doja që më tepër të praktikohej ky stil veshjeje, se është më komfortë dhe mw I përditshëm.

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerwt?
Siç e preka edhe më lart blogu im bazohet në street style, kryesisht me veshje që janë të kapshme pwr ekonimoninw mesatare, shumica e gjërave blihen në Shqipëri, ose me porosi online, kjo më bën ndoshta më të veçante sesa blogjet e tjera.


Kristi Janku, http://kikisbookofdreams.blogspot.com/2013
 

Perse vendose te hapesh nje blog tendin?
Gjithmonë kam dashur të ndaj pasionin tim për modën dhe jo vetëm, me të tjerët, thjesht nuk dija mënyrën e duhur për ta bërë këtë gjë. Ka qenë motra ime ajo që më ka nxitur të hap një blog ku të shkruaj për pasionet dhe këndvështrimet e mia dhe i jam shumë mirënjohëse. E them me plot gojë që blogu më ka hapur shumë dyer dhe është bërë një pjesë e ngushtë e jetës dhe ditës sime tashmë. Sa për emrin Kiki’s Book of Dreams; është një emër i cili më erdhi në mënyrë spontane nw mendje dhe më përshtatet më së miri, pasi në blogun tim përvec pasionit tim mbi modën unë shkruaj cdo gjë që dua tw ndaj me lexuesit e mi dhe është si një ditar imi të cilin po ta “shfletosh” nga fillimi në fund kupton rritjen dhe ndryshimin tim.

Inspirohesh nga bloge të huaj apo mundohesh ta kesh sa me origjinal?
Normalisht që inspirohem, por nuk ndikohem në mënyrën e të postuarit.

Dhe si reagon ndaj komenteve negative?
Të jem e sinqertë nuk kam pasur komente negative, kanë qenë të tipit sugjerime mbi faqen, apo postimet e mia. Në fakt do të doja më tepër komente nga shqiptarët, në mënyrë që unë të kuptoj se çfarë ata mendojnë dhe kërkojnë.

Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Wshtë e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Edhe jashtështetit jo çdo blogger update-ton faqen ditë për ditë, kjo varet nga koha që gjithkush i lë blogut dhe se sa i rëndësishem është ky blog për ta. Unë personalisht postoj 1 herë në 2-3 ditw, pasi angazhimet e tjera nuk më lënë hapësirë që të publikoj çdo ditë nga një material të ri, por kjo besoj se i lë lexuesve të mi kohë që të mos humbasin asnjë artikull pa lexuar.
 Çfarw kombinimesh bwn ti, qw tw dallojnw nga bloggerat e tjera?
Do të thoja që sjell një frymw tjetër krahasuar me blogjet e tjera, qoftë dhe në një postim veshjeje të rastësishëm.

Wshtë e vështirë që çdo herë të sjellësh diçka ndryshe, pa u përsëritur veshjet apo akoma nuk I kemi ato standarte?
Unë personalisht nuk e kam hasur këtë problem tek postimet e mia, por dhe nësew pwrdor një material të postuar më parë, e sjell atë në një stil tjetër.

Kur do të niwsesh një artikull të ri në blogun tënd, si nis? Mendon fillimisht pwr temwn, apo pwr veshjen?
Si paraqitje çdo post në blogun tim nis kwshtu : një foto kryesore, më pas vjen page break-u dhe një shkrim përkatës mbi këtë artikull për të vijuar më tej me fotot plotësuese të këtij artikulli. Sa për pjesën tjetër të pyetjes varet nga gjendja momentale. Kombinimi i veshjes sime është i lidhur ngushtë me gjendjen time emocionale, ka raste kur postimet janë për të treguar një veshje të një dite të përditshme, ka raste tw tjera ku është tema ajo që përcakton këtë veshje. Së fundmi kam punuar mbi një set-fotografish mbi një histori dashurie frymëzuar nga një nga këngëtaret e mia të preferuara Paloma Faith me hitin e saj “Just Be”. Një histori e ndarë në 4 skena, ku përveç idesë dhe rrjedhjes së ngjarjes tregohet më së miri veshja dhe stili.

Blogun e ke hapur për të këshilluar lexuesit e tu mbi modën, apo për t’u inspiruar nga veshjet e tua?
Për të dyja dhe jo vetëm. Blogun ashtu siç kam thënë më sipër e kam hapur për të ndarë me pjesën tjetër të botës pasionet e mia, dhe ato nuk kufizohen vetëm në një postim veshje apo çfarë mendoj unë për një kolesion të caktuar, por shkojnë më tej!!!

Pse lexuesit e Palomës duhet të të ndjekin në blog, çfarë ka blogu jot ndryshe nga të tjerwt?
Unë besoj se çdo njeri rrjedhimisht blog wshtë unik. Kiki’s Book of Dreams pasqyron jetën dhe këndvështrimin tim mbi shumë tematika të jetës. Në të tregoj stilin tim të të veshurit dhe jo vetëm. Njw passion dhe sektor tjetër i rëndësishëm për mua është dhe gatimi, i ëmbëlsirave në veçanti, receta të ndryshme të pasqyruara hap pas hapi me foto dhe përshkrim në gjuhën angleze dhe shqipe do të gjenden në blogun tim në sektorin e recetave. Keshtu që vizitoni blogun tim pasi ka oferten 2 në 1 (qesh).



Perse vendose te hapesh nje blog?
Moda më ka pëlqyer gjithmonw dhe kam ndjekur shumw blogje, kështu vendosa të hap një dhe të tregoj çfarw më pëlqen dhe si vishem për jetwn e pwrditshme, pore dh epwr rastw. Ka qenw gjithmonw dhe është akoma mënyra për të njohur njerwz dhe vende të reja.

Inspirohesh nga blogje të huaja?
Më pëlqen të ndjek shumë blogje, por në fund kërkoj gjithmonë shijen dhe stilet e mija. Nuk i përshtatem modës, por kërkoj gjithmonë të përshtas stilin tim.

Si reagon ndaj komenteve negative?
Në qoftë se është konstruktive si kritikë, kërkoj ta kuptoj dhe të përmisoj veten, në rastë ofendimi nuk i jap rëndësi. Në këtë jetë nuk mund ti pëlqejmë të gjithëve.

Poston ccdo dite?
Të jesh blogger nuk është e lehtë, por unë kërkoj të publikoj cdo 2-3 ditë, preferoj kualitetin dhe jo shpeshtësinë.

Ccfarë kombinimesh bën ti që bëjnë dallimin nga blogjet e tjera?
Kërkoj gjithmonë të kombinoj stile të ndryshme, nga veshjet sportive si dhe ato elegante, apo formale. Më pëlqen të ofroje lexuesve të mi shumë kombinime për të përdorur në okazione të ndryshme. Qëllimi im i fortë është që të vishesh në mënyrë që të gjithë mund të ja lejojnë vetes, bukur dhe të shpenzosh pak.

Është vështirë që ccdo herë të vish me veshje të ndryshme?
Unë personalisht ndryshoj ccdo ditë dhe kërkoj të propozoj ndryshime. E gjitha kjo nuk është e lehtë, por shpresoj t’ja dale sa më mirë.

Kur nis një artikull, I jep rëndësi shkrimit,apo fotove?
Kjo varet nga artikulli që dua të shkruaj. Në qoftë se ka lidhje me kombinimin e veshjeve atëherë nisem me një ide dhe pastaj bëj foto. Nëse dua të flas për tualet atëherë shkruaj direkt. Dhe në qoftë se dua të shkruaj për një artikull për modën në përgjithësi aty informohem, lexoj shumë gazeta e blog dhe në fund shkruaj.

Pse lexuesit e Palomës duhet të ndjekin blogun tënd?
Nëse lexuesit e Palomës janë të apasionuar pas modës, të bukurës dhe duan të zbulojnë stile, kombinime të reja, ide të reja, dhe të kursejnë lekë të zbulojnë gjithccka mbi tualetet, atëherë do të jenë të lumtur të lexojnë blogun. Blogu im ndryshon me të tjerët sepse nuk kam vetëm një pikëvështrimi dhe vetëm një stil të veshuri, unë eksperimentoj gjithccka dhe provoj produkte të markave të ndryshme. Gjithashtu fakti që tani jetoj në Itali dhe kam pasur rastin të udhëtoj e të shoh shumë, kjo më ndihmon të hedh të gjithë eksperiencat në blogun tim.




Si vendose të hapësh një blog?
Blogun tim e krijova para 2 vjetësh. Kishte kohë që ndiqja blogje të huaja e Lookbook dhe në një moment edhe me shtysën e motrës sime të madhe që tashmë e kishte një blog, vendosa të nisja edhe unë një timin.

Inspirohesh nga blogje të huaj apo mundohesh ta kesh sa me origjinal?
Sigurisht që mundohem që blogu im të jetë sa më origjinal dhe i freskët, por inspirimi nga blogjet e huaja është gjithashtu i rëndësishëm për mua, pasi mendoj se kërkimi nuk është asnjeherë i tepërt. Për më tepër shumica e blogjeve të huaja (më të suksesshmit) ofrojnë postime rreth eventeve teksa ato ndodhin, si për shembull Javët e Modës apo evente të ndryshme, gjithnje duke shtuar prekjen e tyre personale dhe kjo e bën “dokumentimin” e ngjarjes edhe më të veccante.

Jashtetit fashion bloggers update-tojnë faqen e tyre ditë për ditë. Është e vështirë për blogers-at tonë kjo gjë?
Mendoj se ccdo blogger, shqiptar apo i huaj përpiqet ta update-oje blogun sa më shpesh, por varet nga mundësitë që kanë për të përgatitur materialin dhe për ta postuar atë. Personalisht nuk postoj ccdo ditë, mundohem të postoj një herë në 2-3 dite duke qenë se nuk më del koha për të përgatitur materialin e postimit. Do të doja shumë që të postoja më shpesh dhe ende mbetet një qëllim i imi si blogger-e.

Ccfarë kombinimesh bën ti që bëjnë dallimin nga blogjet e tjera.
Përpiqem të nxjerr në pah stilin tim të përditshëm në një mënyrë sa më të thjeshtë dhe natyrale – ashtu si më vjen më për mbarë mua. Veshjet e mia qëndrojnë më shumë drejt komfortit (duke qenë se si një person që është duke punuar pjesën më të madhe të ditës nuk e ndjej të arsyeshme veshjen e rrobave që nuk përshtaten me ambientin) si dhe duke shtuar një prekje që e personalizon të tërë veshjen. Mendoj se është pikerisht kjo prekje që e bën stilin tim të të veshurit disi më ndryshe.

Është e vështirë që ccdo herë të sjellësh diccka ndryshe, pa u përseritur veshjet? 
Mundësia e të veshurit rroba të reja në ccdo postim është një luks që unë nuk e kam, ashtu si edhe një pjesë e mirë e blogger-ave, por celësi apo edhe vetë veccantia e blogger-it qëndron pikërisht në aftësinë për të punuar me një rrobë apo aksesor, në mënyrë që ccdo herë të ofrojë një look interesant dhe të freskët. Është disi sfiduese por mbetet një sfidë interesante e cila të nxit kreativitetin.

Kur do të nisesh një artikull të ri në blogun tënd, si fillon? Ccfarë mendon në fillim, kombinimin e veshjes që do prezantosh dhe variacioni I temës, apo gjithccka fillon nga gjëndja që ndodhesh momentalisht?
Më së shumti varet nga gjendja në të cilën ndodhem, apo inspirimi nga ccdo gjë që kam parë atë ditë. Shpesh ndodh që kam dalë dhe kam pasur aparatin me vete, e kështu në darkë blogu im ka një postim të ri, ose në raste të tjera i planifikoj postimet e mia edhe ditë më parë, por kjo ndodh më shume kur luaj rolin e fotografes dhe duhet të ideoj dhe realizoj një photo-shoot.

Përse e ke hapur blogun? Cili është qëllimi I tij?
Në blogun tim mundohem të inspiroj ndjekësit, me stilin tim personal apo edhe foto/video/artikuj të tjerë që më kanë inspiruar mua dhe unë dua t`i ndaj me të tjerët. Fillimisht e nisa blogun si një vend në të cilin mund të shkruaja, dhe të inspiroja lexuesit e mi, por dalëngadalë edhe unë u futa në rrjedhë duke vënë në plan të parë një gjuhë më vizive, sigurisht të mbështetur nga shkrimi, i cili e plotëson dhe i jep kutim të tërë postit.

Pse lexuesit e Palomes duhet te te ndjekin ne blog, cfare ka blogu jot ndryshe nga te tjeter?
Në blogun time përpiqem të alternoj stilin tim personal, fotografi/koleksione/video/vepra arti dhe dizajni/interier të cilat unë mendoj se mund ta inspirojnë dikë të jetë sa më kreativ dhe i lirë duke ofruar kështu një sërë gjërash, ku gjithkush mund të gjejë diccka interesante dhe që i përshtatet.




Kur dhe pse e ke hapur blogun?
Ishte një vendim spontan në vitin 2008. Doja të kisha një ditar personal, i cili do ishte sa personal, aq edhe publik, për të njohur njerëz të rinj dhe për të mësuar gjëra të reja. Sot, mendoj se është gjithashtu mënyra më e mirë, për të parë se si ndryshojnë personaliteti dhe preferencat tona në vite. Nuk e besoni? Provojeni !

Inspirohesh nga blogje të huaj, apo përpiqesh të ruash origjinalitetin?
Inspirimi dhe origjinaliteti shkojne me se mire midis tyre, pa dëmtuar njëri tjetrin. Navigoj në shumë blogje ndërkombtare, nga ku marr një inspirim të konsiderueshëm, i cili më shtyn të eksperimentoj edhe më tej me veten dhe ato që më përfaqësojnë, duke qëndruar kurdoherë origjinale dhe plot risi.

Si Reagon ndaj komenteve negative?-
Nuk më ndodh të përballem me komente, të cilat do t'i konsideroja si "negative". Natyrisht jo të tërëvë u pëlqejnë të njëjtat gjëra, kështu që dhe komentet janë të karaktereve të ndryshme. Gjithsesi mendoj se kam qenë me fat, sepse kam lexues të cilët edhe kur nuk bien dakort me mua, apo me zgjedhjet e mia, dinë mjaft mirë si të shprehim opinionin e tyre, i cili ka qenë, është dhe gjithnje do të jetë mëse i mirëpritur.

Arrin ta updetosh ccdo ditë blogun?
Të kesh një blog, i cili up-datohet cdo ditë, është ccelësi i suksesit për ccdo blogger dhe blog. Kjo do të thotë, se jo vetëm duhet të jesh ccdo ditë e përgatitur të vësh në korinizë veten dhe aktivitetet me të cilat merresh, por edhe që të kesh një axhendë për të planifikuar dhe manaxhuar aktivitetet e tua, në mënyrë që vazhdimisht t'u ofrosh lexuesve risi. Dikur, para 1-2 vitesh, isha unë ajo që gjithnjë mbante një aparat dhe një axhendë me vete, por sot aparati dhe axhenda janë totalisht për arsye të tjera. Studimet dhe puna nuk më lënë thuajse aspak kohë të merrem me blogun, ndaj ato pak ore në fundjavë janë të arta. Për ta mbyllur, kuptohet që pavarësisht nëse një blogger jeton jashtë vendin, apo në Shqipëri, të gjitha ato që sapo permenda, vlejnë për këdo dhe kudo qoftë ai/ajo.

Ccfarë të dallon nga blogerat e tjera?
Do thoja që ajo që më përfaqson është fakti që nuk kam një "recetë", së cilës i përmbahem. Të testoj është ajo që më pëlqen më shumë. Së fundmi kam shijuar tejmase kombinimin e palltove me cantat e shpinës prej lëkure. Ngrohtë dhe praktike, ku ka më mirë !

Është e vështirë që ccdo herë të sjellësh diccka ndryshe, pa përsëritu veshjen?
Më ndodh shpesh të hap blogje shqiptare dhe që në momentin e parë, krijohet një lidhje krahasimi me ndonjeë nga vajzat bloggere jashte. Nuk di pse, por shpesh tentohet të krijohen imazhe të ngjashme, per t'u dukur tërheqëse, interesante apo dhe ndoshta, sepse e gjejnë tablonë gati dhe nuk lodhen shumë. Per mua kjo është e gabuar. Ajo që mendoj së më bën të veccante, është fakti që nuk vishem apo jetoj duke u munduar t'i ngjaj dikujt tjetër. Bëj atë që dua, ashtu sic e ndjej. Të qenit mendje-hapur dhe e pavarur, është ccelësi im për tëa pasur gjithnjë të lehtë të sjell diccka ndryshe dhe të veccantë.

Si nis rruga për një post të ri në blogun tënd?
Ka pasur raste kur ccdo gjë ka qenë e paramenduar, stili i veshjes, vendi ku janë bërë fotot, mënyra se si janë bërë, titulli shoqërues, teksti etj. Por mua më pëlqejnë më shumë postimet spontane, pasi kanë gjithnjë një tjetër dinamizëm, janë më reale, më argëtuese. Fundja rrëfejnë spontanitetin e jetës që bëjmë. Të bëjnë të mendosh se si do ta organizosh postimin bazuar në veshjen që ke fotografuar apo eventin në të cilin ke qenë, si do ta vësh titullin, nëse ndjen se do t'i bashkangjisesh një këngë ose jo...e kështu me radhe. Për mua komunikimi është shumë i rëndësishëm, ndaj nuk ka rëndësi, nëse shkruaj disa paragrafe apo dy rreshta, unë gjithnjë marr kohën që më nevojitet dhe i përkushtohem tërësisht asaj që dua të përcjell.

Blogu shërben për të këshilluar, apo inspiruar ndjkset e tua?
Blogu ka qenë dhe vazhdon të jetë një ditar personal, i cili është i hapur për lexuesit, për t'i inspiruar, informuar dhe këshilluar ato. Komunikimi i vazhdueshëm është treguesi më i mirë i suksesit në plotësimin e këtyre tre arsyeve kryesore.

Pse lexuesit e Palomes duhet te te ndjekin ne blog, cfare ka blogu jot ndryshe nga te tjeter? 
Ccdo kush është i ftuar ta vizitojë blogun tim dhe ta ndjeke atë, për aq kohë sa është mjaftueshëm tërheqës dhe interesant. Unë udhëtoj shumë; studioj në një shkollë të mrekullueshme, ku ccdo ditë ndodhin gjëra të reja dhe interesante lidhur me artin dhe jetën tonë në qytet; gjithashtu puna që bëj është po aq interesante dhe intensive... Për të tëra këto ju mund të lexoni e shihni më shumë në blogun tim. Shpesh mund edhe të merrni pjesë në mjaft nga këto aktivitete. Fakti që blogu im ofron shumë më tepër se sa një album veshjesh dhe stilimesh, e ben atë interesant dhe te vecante. Per me teper, jemi 3 motra blogere, ndaj mund ta imagjinoni energjine qe qarkullon midis nesh.
 
 
P.S: Krahas blogjeve te permendura me siper, ka dhe nje tjeter blog, te cilin une e kam vertet per zemer dhe eshte nder te paret qe lexoj sapo ulem para kompjuterit: http://happyby.blogspot.com/ Nje blog, i cili me shume se sa te fotot rendesine, peshen dhe bukurine e tij e ka te fjala. Nje blog qe mbi te gjitha te frymezon dhe te ben ta shikosh boten me pozitive. Do t'ju keshilloja ta fusni ne listen e blogjeve qe ja vlejne per tu lexuar.

11 comments:

  1. WOW! Se pari te falenderoj per kete "bloggers party" qe ke publikuar tek Paloma. Eshte nje nisme shume per t'u vleresuar nga ana jote, sepse keto vajza meritojne vertet vemendje dhe vleresim. Per me teper duhen inkurajuar dhe "festuar" si pioneret e blogjeve te modes ne vendin tone, ku deri para pak vjetesh nuk ekzistonte asnje. Ke bere nje pune shume te mire Aulona. Gjithashtu nuk mund mos te te falenderoj sinqerisht qe me permend per te disaten here dhe sidomos per menyren si ke pershkruar blogun tim. Edhe une nuk do e thoja me mire :) Urime per artikullin dhe uroj qe te gjithe qe kane nje ze dhe dicka per te thene, te frymezohen dhe ta bejne falas, me nje blog dhe pak ore perkushtim. Te pershendes!

    ReplyDelete
  2. Faleminderit shume ju Aulona edhe Nikos per kete promovim. Jeni shume te mire!!xx

    ReplyDelete
  3. Hi to all, how is all, I think every one is getting more
    frοm this wеb site, and your views aге good
    dеѕigned foг new νisіtors.

    Mу blog post: thoi trang nu

    ReplyDelete
  4. Jo me larg se sot na erdhi te puna nje blogger qe donte te bashkepunonte me ne....me pantallona te ngushta ne fund,kapele,syze te çuditshme....si puna e Nikos ishte ;)
    Une rastesisht te kam gjetur ty dhe te ndjek perdite,por blogjet me duken te gjithe njesoj,veshjet e gocave pak a shume njesoj..... Ja p.sh.,tani ka dale moda e vareses siper kemishes qe ta mbuloje pak jaka.....dhe vuuuu pothuajse te gjitha gocat kshu.Edhe tek 2-3 goca qe pashe me lart e pashe kete gje.Edhe pse nuk i ndjek sigurisht qe i inkurajoj te vazhdojne :)
    M.

    ReplyDelete
  5. listat . blogspot . com :), Bukur blog-u, me pelqeu shume.

    ReplyDelete
  6. yeaaaa!! finalmente ho letto anche le risposte delle altre ragazze :) grazie d'aver postato l'articolo per intero!


    ReplyDelete
  7. Më pëlqeu kjo iniciativë. Edhe unë zhvillova blogun tim, i cili tani kaloi krejtësisht në një Web Faqe>> Mund ti hidhni nje sy po deshet, eshte transformim I lezetshem>>
    disponim .BlogSpot.com
    disponim.blogspot.com

    ReplyDelete
  8. waaawwwww Eranda, Julia dhe Kristi.... sa bukur vajzat.....

    ReplyDelete
  9. Sa bukur me behet shume qefi me postime te tilla, Bravo gocat :)

    ReplyDelete
  10. Përshëndetje,

    Unë jam menaxher i administrimit të huave të SHCHRBIMIT T LO KREDIVE FINANCIARE TCH ACHIEVERS. Ne jemi një kompani e investimeve financiare duke kërkuar kompani (t) me projekte fitimprurëse ose ekipe sipërmarrëse që kërkojnë kapital farë për biznesin e tyre që mund të gjenerojë një ROI të mirë brenda kohëzgjatjes së financimit.
    Ne jemi duke u përqëndruar në mbështetjen e kompanive të fazës së hershme deri në atë të vonë.

    Nëse keni nevojë për ndonjë lloj kredie, Ju lutemi na Kontaktoni për çdo lloj kredie që dëshironi,
    Ne ofrojmë hua nga diapazoni prej $ 10,000.00 USD në $ 5,000,000.00 USD me normë interesi 2%.
    Na kontaktoni me detajet tuaja përmes emailit: arrirsfinancialloansservice@gmail.com

    Nëse jeni të interesuar, ju lutemi na kontaktoni për detaje dhe procedura duke iu përgjigjur këtij emaili: arrirsfinancialloansservice@gmail.com

    Tani kompania jonë po kërkon gjithashtu një person që mund të jetë përfaqësuesi i kompanisë tonë në vendin tuaj.
    Nëse jeni të interesuar të jeni përfaqësuesi i kompanisë tonë në vendin tuaj, na kontaktoni me mirësi përmes postës elektronike më poshtë: arritjetfinancialloansservice@gmail.com

    Të fala,
    C.E.O. Z. Thomas James
    SHCHRBIMI I KREDIVE FINANCIARE TCH ARRITJES
    Numri i Telefonit: + 1-719-900-9365
    Numri i WhatsAPP: + 1-719-900-9365

    ReplyDelete