Friday, March 22, 2013

Rrezik vdekje!


Besoj se ja kam arritur qellimit qe titullin ta ilustroj sa me mire me kete foton me siper eee? :D E qe thoni ju kKete fustanin kam nja dy muaj qe e kam blere, online, me qejf te madh shume, edhe pse deri me sot e kam veshur vetem dy here. Nje here per qejfin tim dhe nje here per qejfin e "Thumb", por per fat te keq asnje nga te dyja heret nuk arrita te shkrepja disa foto. Sot me ne fund ja dola, prandaj po i vendos fotot me gezim te madh ne blog. Arsyeja qe me pelqen ky fustani kuptohet qe eshte per shkak te dizajnit qe ka, nje skelet i madh perpara, qe me goditi sapo e pashe nga xhami i nje lambo la la la la...apo jo? Se u ngaterrova me duket, doja te thoja nga xhami, ose ekrani i nje p.c-je teksa si gjithmone po humbja kohen time te cmuar, neper keto faqet online. Jo vetem qe bardhe e zija eshte kaq ne mode keto kohe, jo vetem qe edhe keto dizenjot e cuditshme me kafka, e skeletra jane ne mode, por nje tjeter arsye qe me pelqeu edhe me shume ky fustani kur e mora dhe e provova, eshte qe ta nxjerr sumatricen shume mire....e thashe mo se plasa! :D :P
Vendosa ta shoqeroja me nje xhakete te zeze lekure dhe gjysem cizmet me maje po te zeza, per ti dhene nje pamje me rok te gjithe veshjes. Mua rezultati final me pelqeu, uroj dhe ju!
Ika tani se jam vone per radio dhe s'dua qe shefja ime, qe e lexon kete blog here pas here te marre vesh arsyet e voneses :D

P.S: Shefe te dua!


22 comments:

  1. mmm Lona, loooooove it!! do ma japesh mua kete?? :P se mendoj, qe kjo te jete uniforma ime meqe kemi profesion qe na pershtatet me se miri me design :P hihi...fundjave te mbare.

    ReplyDelete
  2. do ma huazosh kete fustan? :P

    ReplyDelete
  3. Dhe gabimet skane te sosur ne veshjet e tua.
    Me gjithe ato kepuce qe ke mendove se taka spile dhe kepucet me maje do i shkonin ketij fustani !!!
    Boo pastaj sesi mund te rock-esh nje veshje me kapje flokesh prej gjysheje.
    Zoti te ndihmofte moj vajze e mbare :)

    ReplyDelete
  4. Syzet me pelqejne, te shkojne shume :)

    ReplyDelete
  5. Ky fustani qenka i adhuruesheeeeem. Me pelqen pa fund kombinimi qe ke bere. Lexova nje koment me siper qe ky fustani nuk shkon me keto cizmet. Njerezit qe e kane inat te pakten te heshtin dhe mos thone kaq budallalliqe qe duken qarte se behen nga inati. Kombinimi qe ke bere eshte shume i bukur dhe shume in. D.

    ReplyDelete
  6. kambalet do i jepnin cik me shume pamje rock

    ReplyDelete
  7. Fustani eshte super por une do te propozoja floke te shtrira me baluke dhe jo kte kapje shkarazi.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ehhh moj e dashur keto floket e shkreta...E kam thene shuuuume here, por po e perseris prape. E pare une nuk vishem, lyhem, apo krihem me qellimin per te bere foto per ne blog. Duke qene se ky blog nuk ka qellim te shfaq perditshmerine time, une e pasqyroj ate ashtu sic eshte, qe dmth, si te gjitha femrat e kesaj bote ka edhe bad hair days. Per fat te keq une i kam me te shpeshta, si per shkak te floket pa forme qe kam, ashtu edhe per faktin qe duke u marre thuajse perdite me palester, i bie te krihem cdo dite, gje qe brenda nje muaj do te me linte pa floke :P Prandaj dhe shpesh jam me floket te kapura, shpesh edhe shkarazi per mungese kohe dhe nervash :) Te pershendes dhe faleminderit qe me ke shkruar :)

      Delete
  8. Amazing post! Love your style!

    Would you like follow each other? Let me know =)

    addictbeiconic.blogspot.com

    ReplyDelete
  9. Aulona mi Aulonaaaaaaa,po ta vishja une kete fustan mami im kushedi ça fytyre do bente :/ Sumatriçja ama perfekt,hahaha :D
    Une kam nje bluze me Jezusin (i ke parasysh ato te Kenzo-s me luan ose ato te Givenchy me rottweiler? E imja eshte Dsquared me Jezusin) qe e mora me vete kur erdha andej ne dhjetor.......dhe qe s'e vesha dot asnje dite :( Kisha hall se me hidhej naj musliman ekstremist e me vriste :P se "shtremberime" fytyrash edhe mund te duroja.Hallall ty qe s'e çan koken hiç! :)
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pse mi gru ca ka? Mua keto veshjet me te tille dizenjo me duken shume funny! :) Pastaj te mos te caj koken, sidomos per keto gjera eshte sporti im i preferuar, keshtu qe po s'e veshe ate bluzen po te le adresen dhe nise me post hahahaha :P

      Delete
    2. Hahahahahaha ketej e vesh pa problem,por ne Tirane do ta lej ty ;)
      M.

      Delete
  10. Aulona sa i lezetçem ky fustani, blogun tend si ta kam thene e lexoj me shume deshire, por ste kam treguar qe edhe komentet me plq se tepermi, aahah sa per te qeshur qe me vjen me ca e ca lol.

    Xo xo Lulu :) ^_^

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahah e di qe komentet jane nje pjese interesante e ketij blogu, prandaj dhe une shpesh nxit vete debat me pergjigjet qe jap, qe te argetoj ato lexues qe e vizitojne blogun me shume per komentet se sa per postet ;) Hugs!

      Delete
  11. Te them te drejten une shpesh nuk jam dakort me veshjet e tua, si ne rastin konkret. Ndoshta se ti guxon ndersa une jam me tradicionale....ndikon dhe jeta qe ben, imagjino kontabiliste te shkonte te zyre me kete fustan do ishte lemeri dhe do me shikonin te gjithe shtrembert. Por kjo sdo te thote se nuk do e ndjek blogun....me duket shume argetues, sidomos nga menyra si shkruan dhe nuk ka asgje te keqe ta stervis syrin me keto kombinimet e tua te cuditshme.....;)....Deni

    ReplyDelete
    Replies
    1. Deni me pelqeu shume ky komenti yt...Po shume fare ama :) Eshte bukur kur meson qe ka njerez si ty, qe edhe pse nuk jane dakort me disa zgjedhje te miat, vazhdojne te te ndjekin dhe ta vleresojne blogun tim, sepse shohin ne te disa gjera qe i terheqin. Eshte e vertet qe mbase edhe per shkak te punes qe une kam dhe qe me lejon te vishem me te gjitha menyra, nga tutat deri te gjerat e shkurtra, apo kombinimet e cuditshme, jam komodente te eksperimentoj pak. Edhe pse kam pershtypjen une gjithmone keshtu kam qene, qe ne gjimnaz kur shoqet e mia me te ngushta me thoshin qe nuk ishin dakort me disa nga gjerat qe une vishja, apo me menyren se si kombinoja veshje dhe ngjyra. Por mua me ke pelqyer gjithmone te jem pak ndryshe. Si edhe ne rastin e ketij posti psh, kur disa vajza kane sugjeruar qe fustanin ta vishja me kambale. Po une e di qe gjeja e pare qe cdo njeriu i shkon ne mendje kur shikon kete fustan eshte ta veshesh me kambale. Kjo eshte shume e lehte per tu bere. Por une vendos te bej nje eksperiment (qe ne fakt dhe aq eksperiment nuk me duket) dhe ta kombinoj me dicka tjeter. Sepse kam qejf te dal nga skemat dhe kornizat, edhe me riskun e te ndjerit e gjykuar, apo kritikuar.
      Te pershendes dhe te falenderoj qe me shkruan gjithmone dhe qe gjithmone di si ta shprehesh mendimin tend bukur, edhe kur eshte kundra. :)

      Delete
  12. per zotin, fotot i ke skandaloze edhe kur veshja eshte interesant

    ReplyDelete
  13. Keep up the coolness dear... e shoh qe se can shume kshu qe vazhdo te mos e cash ;)

    You rock the outfit and the pictures, mbi te gjitha blogun ;)

    ReplyDelete
  14. Si me kete fustanin si me te tjere sumatricja duket yll ;)
    Fustani me pelqen vecanerisht shume, une i adhuroj veshjet me printe te vecanta.

    ReplyDelete
  15. Mua nuk me shkoi mendja tek kambalet kur pashe fustanin. Kjo dmth qe kombinimi qe i ke bere eshte ok. Xhupin do e kisha preferuar edhe me edgy, me rock sepse ky me duket paksa napoleonian military style (s'di nese eshte termi i sakte). Ne total me pelqen rezultati :)

    ReplyDelete
  16. Besoj se mund te bejm nje bashkpunim me blerjet online, si mund te kontaktojme se une nuk mund te publikoj adres ketu per arsye privatesie. Faleminderit

    ReplyDelete
  17. Ps. Mos e humb kete mundesi!

    ReplyDelete