Monday, March 25, 2013

Sophisticated smile...


Ahhh c'diell qe ishte ai i kesaj fundjave! Dielli aq i munguar dhe aq i deshiruar i kesaj pranvere! Fatmiresisht moti u tregua i meshirshem dhe doreleshuar me ne ketej nga Shqiperia dhe na i dhuroi ca rreze te mira, per te na lene serish sot, ne kete fillim jave ne meshire te fatit, ose sic do te shkonte me mire te thuhej ne meshire te shiut dhe eres budallaqe. Dhe gjithe ate kohe te bukur nuk kisha se si te mos e shfrytezoja, prandaj thuajse gjithe fundajven kam bredhur lokaleve, pasi si rralle here nuk kisha as pune kete fundjave (pervec nje mbledhje tre oreshe te dielen ne darke, por ja bera hallall pas dites se bukur qe kisha kaluar ne Durres). Sepse, po, edhe une, besoj si cdo tiranas te dielen me diell zgjedh ta kaloj ne vendin me te afert me det, qe eshte Durresi. Asgje e vecante pervec nje dreke shume te mire, konsumuar ne nje nga vendet e preferuar ne Durres, per te cilin ju kam shkruar edhe me pare Vertigo. Si dhe nje embelsire te mrekullueshme, serish ne nje nder vendet ku sipas mendimit tim bejne embelsirat me te mira ne Durres, Cialda. Kuptohet qe nuk humbas as rastin per te shkrepur disa foto, te cilat qejfi do ma kishte patur ti beja ne bregdet, por me ate dyndje njerezish qe kishte, i evitova 100 pale sy qe do te drejtoheshin nga mua, bashke me objektivin e aparatit, keshtu qe zgjodha me mire nje vend pa shume kuptim, por me gjelberim, ne autostrade. Edhe pse nuk jam ndonje dashamirese e madhe e kafsheve (sepse jam shume frikacake dhe trembem edhe nga macet), kjo bluza me kete qenin dhe macen me syze me shkrin te teren dhe me ben te me vije deshira te kisha nje ushtri te tere me to....me bluza e kisha fjalen eee :D :P
Po fundjava juaj si shkoi? Uroj sa me mire!


14 comments:

  1. Lum si ju qe keni pasur diell. Fundjava ime ka qene e mbushur me shume debore, ngrice dhe pune per 16 ore rresht ne dite e nate. Kur te vij ne qershor do vete patjeter te ky restoranti Vertigo ne Durres sepse e keni permendur edhe here tjeter, dhe kam besim te shijet e tua!! Dukesh shume e mire si gjithmon.

    ReplyDelete
  2. Cfare koicidence! Dhe une dje isha te vertigo, si nuk te paskam pare :) eshte ambjent i kendshem dhe gatuhet shume mire. Ti dukesh shume ne forme, te pershendes!

    ReplyDelete
  3. Bluza eshte supercute dhe me pelqen kominimi me xhaketen. Per pjesen poshte nuk jam dhe aq e bindur, ndoshta sepse une dje isha me balerina dhe ndihesha shume e lirshme, fikse per nje fundjave ne Durresin tim.
    P.S: Se ca ndjesish ka njeriu kur permenden keto vendet qe i ka frekuentuar dhe i njeh ne nje blog mode....Deni

    ReplyDelete
  4. aulona ku ndodhet kjo vertigo? une do te sygjeroja dhe lialin eshte ne fund fare tek currilat tek hotel ferrara. ndersa per embelsirat dhe akulloret qe i qajn eshte cela eshte pak me posht cialdes. ti yll si gjithmone. E

    ReplyDelete
    Replies
    1. Vertigo ndodhet perball me Aragosten, eshte ne katin e fundit te nje pallati te larte. Eshte e shkruar me te madhe Vertigo dhe besoj se gjendet lehte

      Delete
  5. shume bukur mepelqen shume veshja edhe syzet keto i ke shume te bukura

    ReplyDelete
  6. veshja - yll
    fundjava - kot
    moti - akoma me kot
    vertigo - se njoh

    ReplyDelete
  7. Ne gjithe kete diell te ngrohte dhe ti je pa ngjyra O.o,pseeeeee??
    :(((((
    Me pelqen qe ke kombinuar kepucet me syzet e kafsheve :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Epo une e kam thene tashme qe jam pak mbrapsht dhe kur eshte kohe me shi dua ngjyra, ndersa kur eshte kohe me diell vishem me te errta :P

      Delete
  8. veshja eshte ok pergjithesisht, ama sec ka dicka qe nuk me ngjit te kjo veshje...dhe nuk e di :/

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahaha sa interesante....veshja eshte ok ne pergjithesi, ama ka dicka qe nuk te ngjite, por ti qe nuk e di cfare eshte...hahahaha Vertet funny, por do te te isha mirenjohese nese do perpiqeshe paaak fare dhe te me thoje cfare nuk shkon konkretisht ne kete veshje, sipas kendveshtrimit tend. Te pershendes dhe faleminderit qe me ke shkruar!

      Delete
    2. eshte ok, qe me pelqen ne pergjithesi.e gjeta!!!!getat mbase, te mos ishin te ereta. si dite me diell ka lezet te dukej icik shala transparente :P
      thank u qe me ktheve pergj ^_^

      Delete
  9. Ua ua uaaaaaaa une me nje bluze te tille me menge te shkurta e kaq te holle as nuk flej dot naten,jo me te dal, dhe te betohem qe s'jam nga ato qullacet qe merdhifin,po ky dimri sivjet s'na eshte hequr qafe akoma ketu ne MI :'( Kam filluar te mendoj seriozisht te nderroj shtet.Jo mi po s'kane faj ata te vendeve Skandinave qe vrasin veten :(
    Veshja shume ne rregull,nuk jam fanse e ketyre kepuceve por te bejne shume moderne :) Do ta fus ne liste Vertigon ;)
    M.

    ReplyDelete
  10. Pervec kepuceve qe nuk hyjne ne shijet e mia (do kisha veshur balerina psh per diten ne DR), pjesa tjeter me pelqen shume...

    ReplyDelete