Thursday, March 14, 2013

Bota eshte me e bukur, kur e mbush ate me ngjyra


Duhet ta filloja kete post me urimin gezuar diten e veres, por kam pershtypjen se nuk ka shume kuptim sot ta bej kete urim (te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi) e kuptojne perse, keshtu qe e kam me te lehte t'ju uroj: "Gezuar diten e shiut" :P. Eshte hera e pare (nese memoria ime nuk po me ben numra) qe dita e veres eshte nje dite rrebeshi, ku ne vend qe te shkelqeje dielli, bie shi me gjyma. Nuk e di nese kjo eshte nje shenje nga Ai lart, qe gjerat ne Shqiperi po shkojne cdo dite e me keq, aq sa as arsye per te festuar nuk duhet te kemi me, gjithesesi ky eshte muhabet tjeter. Meqe (pran)vera kete vit ka vendosur te vije me vonese, une vendosa ta sfidoj motin e keq, duke realizuar nje post gjithe diell, mbushur me ngjyra (pran)verore. Edhe pse per mua, nje ndarje e tille e ngjyrave nuk eshte aspak e drejte, sepse nuk duhet te kishte fare kufizime te tilla te ngjyrave, ne ato dimerore dhe ato verore. Kush e ka thene qe ngjyrat e ndezura jane ekskluzivitet i veres? Nuk mjafton vete dimri qe eshte gri, duhet ti shtojme edhe ca me shume doza erresire me veshjen tone? C'eshte kjo frike dhe kjo "urrejtje" qe kemi ndaj ngjyrave te ndezura ne veshje? Nuk e kam kuptuar kurre kete! 
Dashuria qe une kam per ngjyrat besoj se eshte dicka qe dihet tashme dhe kete e thote qart edhe emri i blogut tim! Edhe pse kam qene gjithmone e sulmuar per kete pasion timin pas ngjyrave, me kane kritikuar, ofenduar, sulmuar, a thua se c'turp te madh kam qene duke bere, perse zgjidhja qe ne nje veshje te kombinoja me shume se dy, tre, kater, apo dhe 10 ngjyra bashke. "Ua kjo, gjithe ngjyra si fshatare" - eshte fjalia me idiote (ju kerkoj ndjese per menyren e te shprehurit) qe kam degjuar. Dhe (serish duke ju kerkuar shume ndjese) me duken idiote te gjitha komentet paragjykuese te tipit "fshatare", "karnavale", "palaco", "si jevg", etj, etj kur shikon dike te veshur me ngjyra te ndezura. Te mos te te pelqeje dhe te mos ta kesh stili te veshjes tende eshte nje gje dhe te gjykosh dike perse vishet me ngjyra eshte nje gje tjeter. Nje mendim shume prapanik, sipas mendimit tim jo prapanik! 
Per mua nuk ka veshje te shemtuara, apo veshje te bukura, kombinimi te keqija, apo kombinime te mira, ka veshje qe ty te pelqejne, ose nuk te pelqejne, veshje qe i pershtaten stilit tend, ose veshje qe nuk i pershtaten. Dhe nese kete gje dje na e vertetonin fare mire stilistet me koleksionet e tyre neper pasarele, sot kete gje e bejne dhe mijera djem dhe vajza neper bote me blogjet e tyre, qe sjellin stile dhe kombinime veshjesh nga me te vecantet, cuditshmit dhe ekstravagantet. Patjeter qe ka plot raste dhe plot kombinime qe mua personalisht me duken te cuditshme dhe qe vete nuk do ti beja kurre, ama sot kam mesuar qe nuk ka kombinime te shemtuara, sepse shija eshte nje gje shume personale. E tille eshte edhe moda!
Prandaj kush do dhe kush ka deshiren ta shikoje boten me ngjyra, mund ta shijoje kete post te sotem, per te cilin kam zgjedhur disa nga kombinimet me "rrezatuese" te bere nder vite. Per te tjeret, ulni grilat, futuni posht batanijeve, vishni nje pal pizhama te zeza, mbylli syte dhe shijoni erresiren tuaj!
Gezuar diten e veres me shi!



13 comments:

  1. Na qerrove o goc :P
    Disa me pelqejne shume,disa (2) me pak,por siç e the vete eshte personale :) Edhe mua me pelqejne ngjyrat,te zezen ne pergjithesi e evitoj se me duket sikur po ndjell ters (edhe pse me shkon shume si bjonde qe jam).Zakonisht nuk perziej shume ngjyra bashke se nuk dua te terheq shume vemendje (jam e turpshme miiiiii).
    Para 1 muaji kam blere nje xhup te verdhe mustarde, por i lidh gjithmone floket kur e vesh se demek bjondeve nuk ju shkon e verdha :P
    E bardha mbetet e preferuara ime se me duket sikur "ndrin" :P
    Jam dakort,bota eshte me e bukur me ngjyra :) Me vjen keq qe nuk ju paska mbajtur koha sot :(
    M.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shiko se po nuk e deshe ate xhupin, sille me post ketej nga mua :D hahahahaha :P

      Delete
  2. Getat me ngjyra duhet te jene nder shpikjet me interesante te modes! Shnderrojne nje veshje teresisht! Bukur, ne pergjithesi bukur..:D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ate mendoj dhe une Esi! I dashuroj getat me ngjyraaaa!

      Delete
  3. Hi, I ԁo think thіs is an eхcеllent
    web site. I stumbledupon it ;) I mаy return yet again sincе I book-maгkeԁ it.
    Money anԁ freedom is the grеatеst ωay to change, may
    you be rich and cοntinue to guide otherѕ.


    Here is mу blog pοst: may tinh

    ReplyDelete
  4. Sa me pelqejne postet permbledhese tematike :) Me duket tema me e bukur qe mund te sillje per diten ne fjale. Pavaresisht se disa nga veshjet jane paksa "shume" edhe per mua qe nuk i kam frike ngjyrat, me percolle shume energji pozitive :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aman te keqen, se per ate energji pozitive po mundohemi te gjithe! :P Faleminderit qe nuk harron kurre te besh nje ndalese nga blogu im :)

      Delete
  5. Te vishesh me ngjyra eshte bukur, por kombinimet qe ben ti jane te tmerrshme Aulona! Vertet cdo foto qe ti poston tregon sesa nuk di te vishesh. Ti nuk arrin te kuptosh dicka: ty nuk te paragjykojne pse vishesh me ngjyra, por pse nuk di ti kombinosh fare fare. Dukesh shume keq!

    ReplyDelete
    Replies
    1. A mi mo, mos ja fut kot? Ua ua ua c'me the moj, c'me the!

      Delete
  6. Me vjen keq qe e them, por vertet qe ti e ekzagjeron me larmine e ngjyrave, thjesht e ngarkon veshjen. Edhe pse jane ne mode ngjyrat e ndezura, ato kane gjithmone nje skeme kombinimi me njera tjetren, pra nuk mund te perzihen sipas qejfit (gjithmone nese do te jesh brenda kufijve te shijes se mire). Mendoj gjithashtu qe ato qe te shkruajne qe ti vishesh yll dhe i adhurojne kombinimet e tua, jane pak hipokrite dhe duan thjesht te te bejne qejfin, por nuk besoj se do visheshin vete keshtu.
    Nuk dua te me keqkuptosh, sepse nuk kam kurrfare arsyeje dhe qellimi te te shaj kot, madje me pelqen si tip dhe mendoj qe je nje vajze me bote te pasur. Keshilla ime do te ishte qe ndonje kritike (te bere me kulture dhe pa fyerje te shemtuara) edhe ta pranosh.
    Te uroj me te mirat...

    ReplyDelete
  7. Kete repliken edhe mund ta kisha kursyer, megjithate po te shkruaj:

    Pergjigjja jote ndaj komentit tim eshte pak histerike :)
    Nuk besoj se kjo eshte menyre e mire per te menaxhuar nje blog publik, ku secili/a ka te drejten te jape mendimin per sa sheh dhe lexon.
    Pyetjet e tua si, kush, pse, cfare, etj. jane retorike: Ka njerez ne bote qe e bejne moden, dhe ata besoj se e dine me mire se ti e une se cfare shkon dhe duket bukur (dhe me shije te mire) bashke.

    Gjsesi, ne fund te dites ngelet ceshtje shijesh te mira e me pak te mira.

    Ja psh. te ky linku mund te shikosh nje skeme kombinimi te ngjyrave:

    http://qualityrivets.blogspot.com/search?updated-max=2013-03-14T12:06:00-04:00&max-results=4&start=4&by-date=false

    PS. Edhe kjo goca i ka shume qejf ngjyrat, po i ka respektuar disa rregulla :)


    ReplyDelete
  8. Realisht me vjen keq nese pergjigjja ime te eshte dukur si histerike, sepse me beso qe nuk kam patur asnje qellim te jap nje pergjigje armiqesore. E nese e ke marre si te tille, te kerkoj ndjese! Pastaj pjese tjeter jam e sigurte qe po te vazhdonim te bisedonim nuk do dilnim asnjehere ne nje perfundim te perbashket, sepse eshte ceshtje shijesh, sic e thua edhe ti vete. Te pershendes! Dhe realisht te falenderoj qe me ke shkruar dhe me ke dhene nga koha jote :)

    ReplyDelete