Eh c'dite ka qene ajo e djeshmja, nje nga ato ditet te cilat nuk i merr vesh kur fillojne dhe kur mbarojne, aq e ngarkuar ishte. Si cdo te hene dhe ajo e djeshmja nisi me angazhimin ne zyrat e Palomes, ku u be nje plan per javen dhe numrin e radhes. Me pas dita vazhdoi me provimin e fundit qe kisha per kete sezon, te cilin mendoj se e bera mire, por asnjehere nuk i dihet, keshtu qe te presim rezultatin. Sa mbarova provimin me vrap ne studiot e Tv Klan, pasi se bashku me Fatmen ishim te ftura ne emisionin "Takimi i Pasdites". Me te mbaruar atje, serish me vrap, dmth makina ishte ajo qe vraponte se ne ishim rehat brenda saj, u nisem per ne ne Kombinat, ku jane studiot e "Vizion Plus" per te realizuar nje xhirim special qe do te kemi per "Thumb". Dhe kur te gjitha mbaruan, une me ne fund gjeta kohen per te bere disa shkrepje. Duke qene se sic thash, kisha disa angazhime gjate dites, nder te cilat ishte dhe shfaqja ne ekran, duhet te kisha nje veshje te pershtatshme per te gjitha ato, as shume sportive dhe as shume serioze. Keshtu si rruge te mesme, zgjodhja kombinimin qe ju shikoni ne keto foto. Nje kombinim i vizave me topat (polka dots), te dyja ne bardhe e zi. Une e kam thene edhe here te tjera qe me pelqen shume kombinimi i vizave me topat, ashtu sic me pelqen edhe secila prej tyre vec e vec, edhe pse kohet e fundit te them te drejten kam nje problem te madh me vijat bardhe e zi, te cilat i shoh prakitikisht kudo. E di qe jane shume ne mode, e di qe jane dhe shume te bukura, por edhe embelsirat shume te mira jane ama kur abuzohet me to, te velin dhe te vjen mos ti shohesh me me sy. Keshtu qe edhe une ne vend te vijave te trasha bardhe e zi, zgjodha vija me te holla dhe fine.
qenke bo dru nga vijat aty ne Tirane, lale :)sh.bukur ti
ReplyDeleteUa dhe une sapo bleva pantallona me polka dots dhe do ti kombinoj me bluze me vija ;) vtm se kjo koha e shpifur mi prish sa her planet. Nice style btw.
ReplyDeleteOhhh shume shume bukur me pelqen kombinimi!!
ReplyDeletePretty serious stuff you've got here ;)
ReplyDeletelove baluket.. me behet qejfi qe i riktheve
Ne fakt te trasha jane ne mode sic i kish veshur Fatma,keshtu si i ke veshur ti fatkeqsisht sot te kujtojne kostumin e dhendrit dhe nuk jane aq fine.
ReplyDeleteAwww ma zbulove sekretin...keto jane pantallonat e kostumit te dasmes se babit tim dhe ja mora borxh per kete post :D
DeleteSa seksi qe ngjan e veshur serioze ;)
ReplyDeleteHahahahahahaha ça titulli hahahahahahaha :D Ti perfundimisht me shkrin gazit mua :D
ReplyDeleteTe shkon shume veshja serioze (ose siç do thoshte mami im "zojllikshe" :P)....po keshtu dhe floket me baluke ;)
M.
O Lona... Po sa te shkojne balluket moj?! Mund te them qe ky eshte my favorite post :)
ReplyDelete