Saturday, March 9, 2013

Ne shenje respekti...





 
Dini gjë, kaloi 8 marsi? Mbaroi festa? Iku turma e femrave të harbuara që kishte pushtuar rrugët dhe lokalet? Po turma e meshkujve lakuriq që kërcyen nëpër klubet e kryeqytetit? Mund të dal lirshëm unë tani nga shtëpia, pa pasur frikë se do shtypem rrugëve? Edhe këtë vit, ashtu siç tashmë është bërë traditë prej disa vitesh, festa e 8 marsit kishte një kuptim: gra që festojnë të lumtura kush me të njëjtin seks, kush me seksin e kundërt. E në këtë rastin e dytë duhet patjetër të plotësohet një kusht, seksi i kundërt të jetë lakuriq. Ndryshe, ç’festë për gratë është?
Di që ka gra dhe vajza (më shumë këto të fundit) që mezi presin gjithë vitin vetëm që të vijë 8 marsi dhe ato të kenë mundësi të bëjnë realitet ëndrrat e tyre “erotike” me balerinë seksi që rrotullohen rreth tubave dhe tundin prapanicat e zhveshura para fytyrës së tyre. Dakord, po e lë me kaq! Refuzoj të vazhdoj më tej, ashtu siç kam refuzuar që gjithmonë të dal dhe ta festoj këtë ditë. Mbaj mend vetëm para 5-6 vitesh, kur isha ende në fakultet dhe një nga shoqatat e shumta të grave organizonte një aktivitet, ku duheshin shpërndarë disa fletushka me mesazhe kundër dhunës ndaj grave. Pranova me kënaqësi të bëhesha pjesë e këtij organizimi, aq më shumë kur mora vesh që detyra ime ishte që, bashkë me një shoqe, të hipja në helikopter dhe të shpërndaja fletushka nëpër Tiranë dhe Durrës. Me turp të madh e pranoj që qejfi më i madh i atij 8 marsi ishte se do bëja “xhiro” me helikopter!
Ky është kujtimi i vetëm që kam nga kjo festë, të cilën nuk e di përse vazhdojmë ta quajmë festë, sepse kjo datë quhet Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe aq festë nuk është. Është dita që duhet të shërbejë për të kujtuar të gjitha arritjet sociale, politike dhe ekonomike të gruas, por edhe diskriminimin dhe dhunën me të cilën përballen çdo ditë një pjesë shumë e madhe e grave në vende të ndryshme të botës. Dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me ca burra të zhveshur dhe një tufë me femra të tërbuara për pak mish lakuriq meshkujsh muskuloz.
Nuk e di, mbase është një problemi i imi që kam me festat në përgjithësi. Ose mbase nuk është dhe aq një problem i imi, por i shoqërisë në të cilën jetoj, që gjithmonë ka një koncept të gabuar për domethënien e festave dhe festimin e tyre. Por që të mos bëhem patetike dhe të mos bie në përsëritje, pasi më duket sikur prej vitesh përsëris të njëjtin refren për çdo ditë të shënuar me të kuqe në kalendar, nuk po e vazhdoj më gjatë. Unë uroj vetëm që femrat në Shqipëri të mos kënaqem vetëm me një natë striptizmi në ndonjë lokal, as me ndonjë dhuratë të bërë nga partnerët e tyre dhe as me ndonjë festë të organizuar nga shefat e tyre për këtë ditë. Sepse kaq është të kënaqesh më shumë pak, mos të duash, mos të vlerësosh dhe respektosh veten tënde dhe të gjithë llojin tënd. Unë shpresoj që në vitet që do të vijnë, femrat në Shqipëri do të jenë më kërkuese ndaj vetes, gjë që rrjedhimisht do t’i bëjë më kërkuese ndaj shoqërisë, ndaj partnerëve, ndaj kolegëve, ndaj fëmijëve. Shpresoj që të kuptojnë se meritojnë më shumë sesa një natë shthurjeje një herë në vit, të kuptojnë që meritojnë të vlerësohen, të respektohen, të bëhen të lumtura dhe të kënaqen 365 ditë të vitit. E kur kjo të ndodhë vërtet, atëherë unë do të jem e para që do të dal e do të festoj si e çmendur ditën e 8 marsit! Kur të ketë vërtet arsye për të festuar!




5 comments:

  1. jam dakort me cdo mendim tendin!! sidomos kjo pjesa e strip party( shumica e gocave do kene filluar tashme te kene bere countdown per vitin tjeter - 364 dite :P)..eshte zevendesuar ngrenia e pizza me ngrenie me sy te stripters! nuk kam asgje kunder te tilla organizimeve ( perkundrazi:), por eshte dicka qe mund te ndodhi rendom ne shume dite te tjera te vitit,nuk e kuptoj cfare ka kaq gje te vecante.
    8 marsi eshte dite sensibilizimi!...e nje retrospektive ku jemi, e ku duhet te arrijme si femra qe jemi! duke filluar qe nga investimi qe bejme tek vetja jone, deri tek kontributi ne shoqerine qe jetojme.

    ReplyDelete
  2. nje big upppppppp per kete shkrim edhe kur mundohesh qe tju shpjegosh grave se cfare eshte domethenia ekesaj feste te marrin per "aliene"po kjo car thote smirushe

    ReplyDelete
  3. It's amazing designed for me to have a web site, which is useful for my knowledge. thanks admin

    Stop by my web blog: Cheap Oakley Sunglasses

    ReplyDelete
  4. Ndoshta ishte pershtypja ime, por sivjet per 8 Mars nuk pashe aq shume gra (as mesuese nje dite me pare) me tufa lulesh neper duar duke bere xhiro ne grupe. Dhe u ndjeva keq sinqerisht, sepse me shkoi mendja tek pamundesia ekonomike. Por tani e kuptoj qe paskan qene duke u bere gati per darke dhe per strip club :) Perpos shakase, nuk mund te them ndonje gje ne vecanti per kete feste sepse ndjenjat i kam te vagullta pas gjithe ndodhive ne vend, sidomos vitin e fundit. E vetmja gje qe mund te shtoj eshte ajo qe ke shprehur dhe ti, se te gjitha festave u ka humbur zanafilla, qellimi, kuptimi dhe interpretimi. Nese shkohet ne darke ne club me geta me shkelqim dhe pelice te bardhe me model flokesh kaskader, mund te themi se festohet edhe nje tjeter feste me sukses. Me vjen keq qe pergjithesoj por kjo eshte ajo qe me ngelet si perceptim, fatkeqesisht....

    ReplyDelete
  5. Someone necessarily lend a hand to make seriously posts I might state.
    This is the very first time I frequented your website page and so far?

    I surprised with the research you made to make this particular put up amazing.
    Excellent activity!

    Here is my web page; http://www.iqgmy.com/

    ReplyDelete