Monday, March 4, 2013

Muaj Shkurt ne Instagram

Si fillim ju uroj nje muaj te mbare te gjitheve ju qe me ndiqni ne kete blog dhe tashme jeni bere pjese e pandashme e diteve te mia :) Une per vete po e filloj muajin e ri me nje post per muajin e vjeter :P Ashtu sic eshte bere tradite tashme (nese mund te quhet tradite dicka qe eshte bere vetem tre here :P) ja ku vijne disa nga fotot dhe momentet me interesante te muajit qe po leme pas,  ne Instagram. Pasi  ju riktheva edhe nje here fotove, per te perzgjedhur disa prej tyre per kete post, kuptova qe gjerat me intersante te muajit Shkurt kane qene ato te lidhur me ushqimin. Kjo eshte tragjike! Uroj qe  muaji Mars te kete rezervuar gjera me interesante per mua, sese nachot dhe kokoshkat e Shkurtit :P


Sic edhe e permenda me siper, ushqimi ka qene nje nga kenaqesite me te medha te muajit shkurt. Si rralle me ndodh ta bej, muajin qe lame pas kam abuzuar pa fund dhe per kete nuk mund vecse te ndihem fajtore :(

Megjithate pas abuzimit me ushqimin ka ardhur dhe "abuzimi" me zumben. E di qe ju kam folur shume per te, por do vazhdoj ta bej sepse eshte me te vertet nje mrekulli, dhurata me e mire qe mund ti beni trupit tuaj per kete vere. Kjo eshte faqja zyrtare ne Facebook e zumbes ne te cilen une shkoj.

Ky eshte dhe rezultati i 1 ore e gjysem zumba ne dite, kater here ne jave. Edhe pak duhet dhe pastaj do ta pres veren me krahe hapur :P

Nje nga blerjet qe me ka pelqyer me shume gjate shkurtit ka qene ky fustani, te cilin per fat te keq nuk e kam bere pjese te asnje posti gjate muajit qe lame pas, por patjeter qe do ta bej se shpejti.

Filmi u muajit: Argo! Me ka lene pa fryme e me ka bere me dhimbje zemre, deri ne sekonden e fundit.
Mbas thuajse pese vitesh pa bere asnje ndryshim ne floket e mi, fillimi i muaji Shkurt me gjeti me nje rikthim te dashuria ime e vjeter dhe e madhe, baluket. Ja dhe dy versionet e ketij model, vajze e "keqe" ne foton e pare dhe vajze e "mire" ne te dyten :P
Ne muajin qe lame pas, revista Klan na beri pjese te sajen duke na rezervuar kopertinen. Nje kenaqesi e madhe kjo :)

Kenga e muajit: Flori - Pa jete. Mund ta kemi degjuar me qindra here dhe prape nuk me eshte merzitur.


Dedikuar shoqes time te ngushte: "Ka njerez qe i gezohen miqesive nje mujore, apo nje vjecare, apo akoma me keq, miqesive online me njerez qe mund edhe mos ti kene takuar kurre, por qe me lehtesine me te madhe i quajne miq te ngushte! Mua me vjen per te qeshur sa here degjoj histori te tilla, sepse per mua miqesia, ajo me "M" te madhe eshte nje nga gjerat e shenjta ne jete! Eshte me fat ai kush e ka provuar vertet dhe une jam me fat qe per dymbedhjete vjet rresht kam patur prane meje, ne te mire e ne te keqe, ne paqe dhe sherre :P miken time te vetme dhe te ngushte! Lum kush provon miqesi te tilla! Dhe mjere kush i gezohet miqesive boshe."

Cudira made in Albania. Parkon makinen ne mes te kryqezimit!

Argetimi i muajit: Te ofendosh ato qe te ofendojne! :D

Gjate xhirimeve "Thumb", me nje veshje qe me pelqente shume, por nuk arrita te beja dot foto per blog :(

NRG night ne Mumja Club, nje nate sic kisha kohe qe nuk kisha pare dhe perjetuar ne klubet e nates ne Tirane. Mezi po pres te radhes!

Nje pikture qe thone se me ngjan...Dhe une qe i besoj vertet ngjashmerise :P

Gjate emisionit "Sillikon" ne Radio Nrg. Pa make up eshte dhe moda..apo jo? :P

Nje shkrim qe me ka prekur shume, ne Cosmopolitan magazine :(

Mbas nje dite te lodhshme pune, mbas stresit, merzis dhe gjithe angazhimeve, e vetmja gje qe ka rendesi eshte ky perqafim...

Throwback, photoshooting per revisten Jeta, viti 2009

Dokumentari per jeten dhe karrieren e Beyonce, nje dokumentar qe duhet pare patjeter!

Ngjarja e muajit: Rovena Stefa na hedh ne gjyq...Arsyet do ti marrim vesh sapo te na vije flete thirrja per gjyq. Ama nje gje eshte e sigurte, "Thumb"  ka fillur te djegi fort!

6 comments:

  1. Ketij i thone blog..Je Unike ^_^
    !

    ReplyDelete
  2. ^_^ Ketij i thone blog qe ta marrin vesh te tjeret..!!HUGS!

    ReplyDelete
  3. No comment po na le me cdo shkrim mi Aulona P. Musta ti per Lumen je enciklopedi
    me la pershtypje ajo pjesa e miqve te ngusht qe nuk i ke pare kurr dhe un kam nje shoqe argjentinase po qe me plot kuptimin e fjas e them qe eshte mike e ngusht e imja ku ne kte liste ben pjes edhe ti. Faleminderit ty per keto shkrime puc

    ReplyDelete
  4. Ajo qe me pelqeu me shume se vete fotot eshte reflektimi qe po beja me vete ne fund te ketij posti. Deri me sot i kam konsideruar te zakonshme prej blogger-ave permbledhjet nga instagram dhe nje menyre per te treguar copeza nga jeta jote, disomos kur nuk ke patur mundesi te postosh shpesh, i ben njerezve te ditur se cfare ke qene duke bere nderkohe. Por tani po kuptoja se sa e rendesishme eshte kjo permbledhje per vete personin (ne kete rast per ty), nje menyre kaq e thjeshte dhe e vlefshme per te bere vleresimin e kohes tende, per te pare arritjet apo problemet, cfare te ka bere te lumtur e cfare s'do doje te perseritej. Gjithashtu nga shumellojshmeria e fotove kupton sesa variacion ka jeta jote. Nese do kishte vetem foto ushqimi (sic autokritikohesh ti, me doza hiperbolizmi me siguri) atehere sheh se dicka nuk shkon, duhet me shume jete ne jeten tende. Ne rastin tend Aulona ka plot e perplot aktivitete, arritje, sfida, momente te bukura dhe kujtime, gjeja qe pa dyshim do donin te gjithe te kishim si permbledhje e instagramit.

    Te uroj nje jave te bukur dhe te denje per instagram :)

    ReplyDelete
  5. aulona une kam nje shqetsim shumeeeeeeeeee te madh pse nuk i ke lene hapur fotot ne instagram ne nuk jemi njerez dashakeq :( jam shume e lumtur qe here pas here vizitoj insta e dalines dhe u trishtova shume kur i mbylli fotot arbana me arditin kujtoj qe skam cel e duhur per tju bere follow po ju ndjek nga pc.rezymeja e fotove ishte super ajo e piktures per nje moment duket sikur je ti :) klm ela

    ReplyDelete
  6. s`di gje per ate pikturen, por mendoj se i ngjan shume fare aktores Paz Vega :)

    ReplyDelete