Keto ditet e fundit kane qene shume te bukura per mua, shume impenjative vertete, nga ato ditet kur te duhet te "vraposh" sa nga njeri vend ne tjetrin, sa nga njeri cep i Tiranes ne tjetrin, e sa nga njera pune ne tjetren, por qe ne fund te dites, kur vendos koken ne jastek, pavarsisht lodhjes se madhe ndihesh e plotesuar dhe e lumtur. Une e kam thene shpesh, nese ka nje gje qe mua me tmerron eshte te rri kot, te vras kohen pa bere asgje. E di qe mund te duket nje fjali patetike, si ato parrullat e kohes se xhaxhi Enver :P por me lodh shume me shume te ndenjurit kot, sesa te qenit ne aktivitet gjithe diten. Sic i them shpesh edhe mamit, e cila me te drejte dhe me merakun e prindit shqetesohet kur me shikon kaq shume te angazhuar, po nuk punova dhe po nuk i bera gjerat qe dua tani qe jam e re, pas ca vitesh do te jete shume vone. Nuk e duroj dot idene e te jetuarit me pishmane. Nese pas disa vitesh kur te mendoj per zgjedhjet qe kam bere dhe ato qe mund te kisha bere ne te kaluaren, do te me vinte shume keq po te kuptoja qe kisha hequr dore nga dicka qe me pelqente, thjesht per te patur kohen per te pire nje kafe me shume ne bllok. Patjeter qe ne nje moment te caktuar njeriut i duhet te beje disa zgjedhje ne jete dhe te vendose prioritete, por asnjehere te dorezohet qe ne pengesen e pare. Ka patur momente kur edhe une jam ndjere e zhgenjyer, e merzitur, e sigurte qe pavarsisht deshires se madhe nuk do arrija asnjehere aty ku doja, por ja qe sot, jam pikerisht aty ku dua dhe bej te gjitha ato gjera qe dua dhe qe me japin kenaqesi. Jam e sigurte qe edhe pas 10, 20, apo 30 vitesh do te jete keshtu, edhe pse jeta mund te me vendose serish perball sfidave te veshtira, mund te me perplase me probleme te medha, perballe te cilave te gjithe behem te vegjel e te pafuqishem, e di qe nuk do te me mungoje deshira per te vazhduar perpara dhe mbi te gjitha forca dhe vullneti per t'ja dale gjithmone mbane, edhe ne ato momente kur e vetmja gje qe mendon dhe ndjen eshte zhgenjimi, deshtimi dhe hidherimi!
Prandaj te dashura mikesha dhe miq (meqe nje mik i imi me beri verejtje qe shkruaja gjithmone mikesha, duke diskretituar ne kete menyre lexuesit meshkuj te ketij blogu :P) mos u dorezoni asnjehere perballe asnje sfide, edhe kur gjerat t'ju duken te pamundura, ka gjithmone nje shteg qe eshte aty dhe qe po pret qe ju ta zbuloni, per t'ju nxjerre ne rrugen kryesore qe do t'ju bej te mberrini drejt qellimit final.
Nese ka nje gje qe eshte e sigurte ne kete jete eshte qe jemi te perkohshem. Askush nuk e di se kur do t'i vije ora per t'u larguar, prandaj persa kohe jemi ende gjalle e te shendetshem, le ta shfrytezojme cdo moment per te bere ato gjera qe vertet na japin kenaqesi!
Me falni nese u bere pak e bezdisshme dhe e merzitshme sot, por u ngrita e frymezuar dhe vendosa qe kete "frymezim" ta ndaj edhe me ju :P
Ju uroj te gjitheve nje dite te bukur, te mbushur me shprese dhe optimizem! :)