Më thoni, kujt nga ju nuk I ndodh minimum një herë në
javë që pasi ka dalë nga shtëpia të kujtohet se ka harruar telefonin, celsat e
makinës, celsat e zyres,facoletat,etj, etj, etj, lista besoj eshte shumë e gjatë…Mua
për vete më ndodh gjithmonë, por ka një gjë të cilën e harroj më shpesh se sa të
tjerat: është gjoksi! Po, po, gjoksi, mos u habisni fare! Dhe meqë jemi te
gjoksi, si thoni a qëndrojmë pak këtu?
Para pak ditës, në inboxin e adresës time në
Facebook gjej një mesazh nga një vajzë (që nëse është duke e lexuar këtë post e
përshëndes shumë), e cila më komplimentonte për “Thumb”-in dhe për gjithë
aktivitetet e tjera, më thoshte se më kishte qejf dhe I pëlqenin shumë gjërat që
unë bëja, vetëm se kishte një vërejtje/sugjerim/këshillë: kur dal në ekran,
sidomos te Thumbi, duhet të mundohem të vesh bluza sa më të gjëra dhe jo të
ngushta, sepse unë kam një defekt, që është gjoksi I vogël dhe sipas vajzës kjo
gjë më bënte të mos dukesha shumë mirë. Padyshim që e falenderova vajzën jo vetëm
për fjalët e mira dhe vlerësimin që kishte treguar për mua, por edhe për faktin
që kishte marrë nga koha e saj për të më shkruar e për të më këshilluar për
dicka që ajo e mendonte si të rëndësishme. I thashë që mbase kishte të drejtë,
që mbase gjoksi im I vogël në ekran, për dikë mund të mos dukej bukur, por
gjoksi im I vogël për mua nuk ka qenë kurrë problem, e aq më shumë kompleks,
prandaj dhe unë nuk kam e kam vrarë kurrë mendjen që veshjet e mia të jenë të
tilla që unë të mbuloj, ose kamufloj atë që për dikë tjetër mund të jetë
problem, por që për mua nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë një I tillë.
Madje, sicc I shkruajta dhe vajzës, kush është I vëmendshëm duhet ta ketë dëgjuar
që unë së bashku me Fatmën shpesh bëjmë batuta dhe “tallemi” me faktin që të
dyja ne, kemi një gjoks të cilin mund ta quash të vogël, ose dhe mund të mos ta
quash fare, njësoj është :P
Mbaj mend që një kompleks të tillë nuk e kam patur
kurrë, as në adoleshencë kur dihet që është periudha më e vështirë si për djemtë,
por sidomos për vajzat, në lidhje me pakënaqësitë dhe komplekset për pamjen e
jashtme. Kuptohet që atëherë, ndryshe nga tani nuk isha kaq e ndërgjegjshme për
trupin tim, apo për pikat e mia të forta e të dobta në fizik. E dija që kisha një
gjoks të vogël dhe për shumë kohë, kam përdorur recipeta me kupa, të cilat ma
tregonin një numër më të madh, por kjo vetëm sepse në atë kohë mendoja që
gjoksi I madh dhe I fryrë, ishte më seksi. Sot kur shikoj disa foto të asaj
kohe, kur rripin e recipetave e lidhja në qafë për ta ngritur edhe më shumë
gjoksin, më vjen të qesh J Sot, recipetat me kupa nuk janë më fare
pjesë e garderobës time dhe gjoksi i madh e I fryrë që del mbi dekolte as nuk më
duket më aq seksi. Prandaj dhe nuk e vras fare mendjen që të jem e kujdesshme të
mos vesh bluza të ngushta, apo të hapura, në mënyrë që të mbuloj atë që për dikë
mund të mos ngjajë bukur për syrin, por që për mua është pjesë e fizionomisë
time dhe më pëlqen.
Tani që jam 29 vjec pa dy muaj :P kur dëgjoj që më bëhet
një kritikë e tillë, e marr shumë lehtë dhe nuk më bën përshtypje, sepse ndihem
mirë me trupin dhe veten time, por nuk mund të mos mendoj se si do të ndihesha
dhe si do të ndikonte te mua po të kisha qenë adoleshente, apo më e ndjeshme,
apo më e pakënaqur ndaj trupit tim. Me siguri komente të tilla do të më kishin
bërë të ndihesha jo mirë me veten time dhe nën presion për të kënaqur të tjerët,
gjë që është totalisht e padrejtë! Prandaj përfitoj nga rasti ti them të gjithë
atyre vajzave, sidomos nese jane adoleshente dhe në moshë të re që lexojnë këtë blog, mos
lejoni askënd t’ju thotë ccfarë ngjan bukur dhe ccfarë jo në trupin tuaj. Rëndësi
ka ju si ndiheni dhe cfare pëlqeni. Njerëzit gjithmonë do të gjejnë dicka për të
thënë, pse e nxjerr gjoksin se e ke të vogël, pse e nxjerr gjoksin se e ke të
madh, pse vesh minifund se I ke këmbët e holla, pse vesh minifund se ke këmbët e
trasha, e kështu me radhë. Edhe nëse keni ndonjë pakënaqësi me trupin tuaj, mësoni
të jetoni dhe të luani me të. Kjo do t’ju bëj edhe më të bukura sa herë të
dilni para pasqyrës, por edhe përball njerëzve të tjerë!
P.S: Sicc mund ta shikoni në këto foto, edhe një herë
tjetër unë e kam harruar gjoksin në shtëpi! :D
P.S:S: Qe kur ja kam pare Justin Timberlake, kombinimin e xhaketave "serioze" me atlete, jane shnderruar ne nje nder kombinimet e mia te preferuara
P.S:S: Qe kur ja kam pare Justin Timberlake, kombinimin e xhaketave "serioze" me atlete, jane shnderruar ne nje nder kombinimet e mia te preferuara
Hahahahhahahaha me shkrive!!! Shkrimi + floket + veshja plot me yje, sic ke kanatjeren!!! :D
ReplyDeleteHahahahaha sa bukur!! Ishte nje shkrim terapeutik per vajzat, fjala e pare qe me erdhi ne mendje!! Cdo gje qe ke shkruar eshte shuuume e vertete edhe per mua,qe shpesh ma vinin ne dukje kete "harresen" e gjoksit ne shtepi,sidomos gjate adoleshences sime,kur vajzat e kishin "krenari" dhe mburrje gjoksin e madh,madje identifikoheshin me te.
ReplyDelete..Megjithate nuk e kam vuajtur asnjehere,sepse rendesi ka ta duash trupin tend dhe ta respektosh ashtu si te ka bere natyra.. Une mendoj se nuk mund te gjykosh kaq ngushte:kush ka gjoks te madh eshte seksi,kush e ka te vogel nuk eshte.
Bukuria them se duhet pare ne kompleks dhe ne shume drejtime,deri edhe te menyra e te sjellurit,nuk mund te perqendrohet vetem te gjoksi i madh apo vithet e ngritura!Rendesi ka te vishesh si te do qejfi dhe si e gjykon ti vete se ngjan me mire! Te tjeter gjithmone do flasin!!
Veshja eshte super,komode dhe stylish! Me pelqen si gjithmone Aulona!! Pantallonat e lekures te rrine perfekt.Vetem kur e ke trupin si ty mund tja lejosh vetes ti veshesh. Kam pare plot vajza qe i veshin pa ja pershtatur fare kembeve te veta te pa tonifikuara,dhe sa keq u duket celuliti nga pantallonat e ngushta te lekures ,sidomos kur dalin ne diell.. Une jam nga natyra nje vezhguese shume e rrepte kur vjen puna te detajet dhe ndoshta jam dhe pak e fiksuar,po realisht ngjane keq..edhe dicka te fundit:ky model flokesh eshte totalisht per ty! shpresoj te kesh patur durim ta lexosh!te perqafoj!
A kam patur durim the? Per mua eshte kenaqesia me e madhe te lexoj komentet tuaja, sa me te gjata komentet aq me e madhe kenaqesia :D Me vjen shume inat qe nuk kam mundesi dhe kohe ti kthej pergjigje cdo komenti, gjithmone :( Edhe kur filloj te kthej pergjigje, me del ndonje gje dhe pastaj detyrohem ti le fare. Prandaj po perfitoj nga rasti te te falenderoj qe je gjithmone prezente me komentet e tua ne blog :)
DeleteShkrimi shume i goditur. Besoj se te gjithe ne adoleshence kemi pasur pikat tona te dobeta (ne na dukeshin te tilla) per benim drama queen a thua se ishte fundi i botes. Me kohen kam mesuar ti kthej ne vlera dhe kam kuptuar se paskerkem qene si ai rosaku i shemtuar qe u shenderrua ne mjelme. Ne duhet te duam veten mbi te gjitha qe te pretendojm te na dua te tjeret.
ReplyDeleteP.S: Po sa vene re dynjaja. Ne bote se kisha fiksuar gjoksin tend, edhe une i bie te dal pa kur dal nga shpia......:P
AULONA PERFUNDIMISHT TE ADHUROJ! me pelqejn sh sh shkrimet e tua, je gazetare perfekte je dhe sh open minded! Te lutem me adopto! Hahaha ok pertej shakase duhet te jesh inspirim per sh t rinj qe duan ti futen gazetarise sic jam dhe une. Tani e para e punes ti ske ndonje gjoks t madh por je ok ne porcion me trupin elegant qe ke. E dyta ke trup super! Se kush po pyt per gjoksin o goc kur ske pik dhjami e celuliti dhe ke shal super. Haha me gjoksin dhe *komentimin* e tij merrem vec ato qe skane gj tjtr me tregu vec atij t shkretit.nga halli ca t bejn. Haha perpos ksaj kjo veshja eshte yll,kam eksperimentuar vet me xhaket serioze+atlete. T t them t verteten ky posti me ka pelqyer me sh nga t gjitha dhe shyqyr qe mu dha rasti t komentoja. Nuk e di a do e lexosh kte koment po nqs e lexon TE LUTEM me ndihmo me dicka: mesa pash ti ben blerje online dhe ke info per te. Para nje jave porosita te ASOS nje fustam per nje dasem qe kam. Puna eshte se duhet ta marr une te posta? Ata me kane cuar nje email me nje kod te caktuar por mendoja se duhet t me vi porosia ne shpi mqs kam dhene adresen. TE LUTEM SH nqs ke mundis mqs e kam cik urgjente ca te bej? Supozohet t vije pasneser. Flm. Je sh e mir. Nina
ReplyDeletepoooo dhe une dua te di per blerjet online. Aulona na ndihmoooooo
DeleteE dashur Nina, zakonisht vjen nje poster dhe te sjell nje kupon/leter, me te cilin ti duhet te paraqitesh te posta dhe pastaj atje merr pakon. Pra nuk te sjellin pakon ne shtepi, por letren dhe shkon ti e merr. Tjeter cfare doni te dini per blerjet online? :)
DeleteSh flm . PO mua kur porosita ne ASOS vtm nje email me ka ardh duke thene porosia juaj eshte konfirmuar , data kur do te vi, adresa e kshu :/. Mos ka ndonje problem??? Apo do me sjellin email tjtr disa dite para se te vije porosia?
DeleteAulona na fal se ta bem blogun pytje pergjigje blerjesh online po kur te kap halli i dasmes& ke paguar 200 Euro fustan deri sa t t vij do ngelesh anej ktej ahhaah :P Nina
Hahahahaa pa merak e dashur se nuk shqetesohem fare. Zakonisht porosia vjen 10 dite deri ne 20 dite pasi e ke porositur, keshtu qe duro dhe pak se do te te vije :D
DeleteSa e fresket dhe e bukur dukesh ne kete post. Une sjam sh e gjate dhe fiksimi I trupit tim jane kembet sidomos pulpat si te futbollisteve te trasheguara nga gjyshja hahahahahaahha ;). I kam urryer per vite sps duke qen dhe 1 e 63 dukem me e shkurter se cjam dhe me pengojne te vesh funde te shkurtra ose pantallonat e shkurtra I vesh patjeter me taka dhe syrecet gjithmone me cizme mbi gju mqs dukem sh shpifur ndryshe. Po kam kuptuar qe duke I urryer nuk fitova gje sps skane per te ndryshuar kurre. Pastaj fundja crendesi ka? Dhe parfumi I mire ne shishe te vogel gjendet ahhaha( kjo eshte thenia qe te shkurtrit I bejne qefin ose ngushellojn veten) hahah. Sa me pelqen blogu yt!irmaaa
ReplyDeleteAahahahhahah Irma 1.63 je e gjate ,nuk konsiderohesh e shkurter :) .
DeletePo ne qe mezi jemi 1.60 c'duhet te themi hahahahahah
Te pershendes .Emma
hahah ;) Epo cte besh tani. prandaj jane njerezit e ndryshem. T ishim te gjithe te gjate, te bukur te zgjuar cu pa :)
DeleteHajd mo te mos deshperohemi se ka dhe me keq. PO ato qe jane 1 e 50 dhe bejne namin per 2 cm :P ahahhaha. Sikur po na matin ne! Si te gjithe kur na pyesin per gjatesine i shtojme ato 5 cm :P ahahha plus ne shqipri 1 e 60 e lart quhesh nrm dhe madje dhe e gjate. Kalo njehere nga gjermania dhe rusia. Imagjinoje me duket vetja si lilipute. ahahahaha prandaj mos e vrasim mendjen.
P.S. 1 e 60 sje aq keq. Kush flet ! Une :P qe 3 cm jam me e gjate dhe mbeta tu u var pemve per ato 3 cm t tjera. hahahaha KLM e dashur :D
Hahahaha shoqja ime e ngushte nuk i arrin 1.60 e thote keshtu : edhe diamanti i vogel eshte :-)))
Deletek
Aulona nuk je pa gjoks mi gru ... Nuk i kuptoj keto probleme se ti je edhe e dobet ...
S'e di pse kjo historia "Me gjoks apo pa ate" :-P s'me ka bere kurre pershtypje.Madje ti s'me dukesh si pa te,ne fakt.
ReplyDeletePersa i perket veshjes me pelqen,casual rocks!
ME BERI MIRE ajo qe lexova nga ty ,, kam nevoje te ndjehem dhe une si ty,, flm Aulona P. Musta qe je kaq thjeshte dhe e drejtperdrejte..
ReplyDeleteLonkaaa! Ta kam thene qe edhe une e kam harruar ne shtepi, por sa te kesh te mbrapmet dhe te jesh gymGirl nuk do te te bezdise. Mua num me bezdis fare edhe jam pro cdo operacioni, por nuk dua ta bej. Nuk e kam kompleks, perkundrazi. I vogel eshte Class....dhe per me teper kur nuk e ka problem Beyonce e Rihanna... pfff... Jooo aspak nk m shqeteson. Ti je nje yll dhe keshtu na pelqen, mua, etj etj. :)
ReplyDeleteu mblodhen hallexhiet e grupit,une ne fakt e kam pas sh problem kete pjese dhe akoma vazhdoj ti mbaj sutjenat si dhe rroba banjot me kupe.Jam me komplekse e pranoj.:-)sidomos kur jan disa lloje fustanesh qe si vesh dot plasja m vjen.po aulona na beri mire me kete post,po na rrit vetevlersimin.Mgjth e kam kuptuar qe meshkujt nuk i shqetson fare kjo gje ne nje marrdhenie.me sh shqetson femrat
ReplyDeleteUne personalisht nuk kam patur asnjehere problem me gjoksin per te patur me shum, perkundrazi shpesh here kam deshiruar ta kem me te vogel! Sepse kam patur raste qe disa fustane ose kemisha nuk me ngjanin bukur! Mos jam gje e cmendur??!! :P
ReplyDeleteAulona ti si gjithmone kombinimet i ben yll, po ky me ka len pa fjale ne kuptimin e mire. Cdo gje perfekte. :)
Une gjithmone ne te tilla raste kam riprodhuar shprehjen qe me femrat me gjoks te vogel ke avantazhin te ndodhesh me afer zemres :)
ReplyDeletelove the outfit... love the boobs ;) gjokless jam dhe vete kshu qe bujrum gjokless-ve ;)
ReplyDeleteCa kanë gjokse dhe kanë flokë, po nuk kanë zemër e as tru, skanë dobi as gjokset nga ato e as ato nga gjokset, që humbin jetën bredhazi :/.
ReplyDeleteA.C
Veshja me pelqen,komplimenta,edhe pse keto lloj atletesh t'i nxirrkan kembet pak te shkurta (ose keshtu duket nga fotot).
ReplyDeleteMua do me pelqente te kisha gjoks me te vogel (duket si hipokrizi,por eshte e vertete) sepse shume veshje/fustane ngjajne me bukur kur gjoksi eshte i vogel.Si ti te ajo dasma me fustanin leopardato..... Cdokush ka pikat e veta te forta ne trup,po gjoksi i madh shpesh here duket vulgar.....varet shume nga veshja :)
M.
Jam dakort me cdo fjale qe ke shkruar. Pervec paraqitjes se jashtme, shkrimi me duket si nje pergjithsim per te gjitha gjerat qe 'ne' bejme dhe jetojme per boten.
ReplyDeleteVeshja me pelqen jashtezakonisht shume. Me pelqejne guximet e tua e tani ky u be i preferuari im :)