Thursday, October 24, 2013

La vita e bella :)


Keto ditet e fundit kane qene shume te bukura per mua, shume impenjative vertete, nga ato ditet kur te duhet te "vraposh" sa nga njeri vend ne tjetrin, sa nga njeri cep i Tiranes ne tjetrin, e sa nga njera pune ne tjetren, por qe ne fund te dites, kur vendos koken ne jastek, pavarsisht lodhjes se madhe ndihesh e plotesuar dhe e lumtur. Une e kam thene shpesh, nese ka nje gje qe mua me tmerron eshte te rri kot, te vras kohen pa bere asgje. E di qe mund te duket nje fjali patetike, si ato parrullat e kohes se xhaxhi Enver :P por me lodh shume me shume te ndenjurit kot, sesa te qenit ne aktivitet gjithe diten. Sic i them shpesh edhe mamit, e cila me te drejte dhe me merakun e prindit shqetesohet kur me shikon kaq shume te angazhuar, po nuk punova dhe po nuk i bera gjerat qe dua tani qe jam e re, pas ca vitesh do te jete shume vone. Nuk e duroj dot idene e te jetuarit me pishmane. Nese pas disa vitesh kur te mendoj per zgjedhjet qe kam bere dhe ato qe mund te kisha bere ne te kaluaren, do te me vinte shume keq po te kuptoja qe kisha hequr dore nga dicka qe me pelqente, thjesht per te patur kohen per te pire nje kafe me shume ne bllok. Patjeter qe ne nje moment te caktuar njeriut i duhet te beje disa zgjedhje ne jete dhe te vendose prioritete, por asnjehere te dorezohet qe ne pengesen e pare. Ka patur momente kur edhe une jam ndjere e zhgenjyer, e merzitur, e sigurte qe pavarsisht deshires se madhe nuk do arrija asnjehere aty ku doja, por ja qe sot, jam pikerisht aty ku dua dhe bej te gjitha ato gjera qe dua dhe qe me japin kenaqesi. Jam e sigurte qe edhe pas 10, 20, apo 30 vitesh do te jete keshtu, edhe pse jeta mund te me vendose serish perball sfidave te veshtira, mund te me perplase me probleme te medha, perballe te cilave te gjithe behem te vegjel e te pafuqishem, e di qe nuk do te me mungoje deshira per te vazhduar perpara dhe mbi te gjitha forca dhe vullneti per t'ja dale gjithmone mbane, edhe ne ato momente kur e vetmja gje qe mendon dhe ndjen eshte zhgenjimi, deshtimi dhe hidherimi! 
Prandaj te dashura mikesha dhe miq (meqe nje mik i imi me beri verejtje qe shkruaja gjithmone mikesha, duke diskretituar ne kete menyre lexuesit meshkuj te ketij blogu :P) mos u dorezoni asnjehere perballe asnje sfide, edhe kur gjerat t'ju duken te pamundura, ka gjithmone nje shteg qe eshte aty dhe qe po pret qe ju ta zbuloni, per t'ju  nxjerre ne rrugen kryesore qe do t'ju bej te mberrini drejt qellimit final.
Nese ka nje gje qe eshte e sigurte ne kete jete eshte qe jemi te perkohshem. Askush nuk e di se kur do t'i vije ora per t'u larguar, prandaj persa kohe jemi ende gjalle e te shendetshem, le ta shfrytezojme cdo moment per te bere ato gjera qe vertet na japin kenaqesi! 
Me falni nese u bere pak e bezdisshme dhe e merzitshme sot, por u ngrita e frymezuar dhe vendosa qe kete "frymezim" ta ndaj edhe me ju :P
Ju uroj te gjitheve nje dite te bukur, te mbushur me shprese dhe optimizem! :)

23 comments:

  1. Me pelqen optimizmi qe rrezaton...Urime dhe suksese...
    PS: Kurioze jam te di, ky ballkoni ku ben foto eshte i shpise apo i punes??? :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. eshte i radios nrg mesa di une

      Delete
    2. Shume e drejte, eshte ballkoni te Radio NRG qe eshte i papare per foto :D

      Delete
  2. Flm per optimizmin qe percifll :D
    Veshja dhe ballkoni cool

    ReplyDelete
  3. Po un qe Pertoj dhe te mar fryme????? Jep te tilla leksione per njerzit ne nevoje ........ :P Me pelqeu sh ky shkrim :*

    ReplyDelete
  4. sa mire gjith ky optimizem :) aulona kam pare qe konkurentete DWS kane hapur fun page, po ti? :*

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une jo...:( Jane ofruar dy tre vete per te me hapur nje fun page, por une e kam shume te veshtire t'ja besoj kete gje dikujt qe nuk njoh,nderkohe qe po aq siklet e kam ta hap edhe vete nje te tille. Booo, s'e di, them se do bej edhe pa nje Fan Page :P

      Delete
  5. Si fillim dua te te uroj suksese te DWS! Uroj me gjithe zemer te dalesh ne finale. Se dyti, komplimente per floket! Ka ca poste qe ti kam pare sh ne forme, jo vetem te krehura e me volum por me ne ``jete``. Po te them dhe Marshalla :P per sy te keq dhe shpresoj qe floket e tua mos kthehen kurre ne gjendjen e meparshme ahahah :) Pervec ketyre, kjo veshje me pelqen shume, eshte thene e sterthene qe ti ke trup yll po dhe veshja e sotme me duket shume e rehatshme dhe *IN*. Kam vetem nje verejtje te vogel(nrm qe do e gjejme nje gje ne :P ) kete ambientin e Radio Nrgs e shoh gjithmone ne postet e tua. Dmth 3 ne 5 poste kane foto te bera aty. Te lutem per risine ne blog , mundohu te nderrosh ambientet ku i ben fotot. E kuptoj qe je njeri shume i zene dhe nuk eshte se je gjithmone me aparat me vete po nje sakrifice e do blogu i modes , apo jo ?? Je shum e mire. Kalofsh sa me bukur dhe flm qe na zbukuron dhe ne diten.
    K.

    ReplyDelete
    Replies
    1. E dashur K, te falenderoj per fjalet e mira, te falenderoj edhe per keshillen/kritiken, por me beso qe edhe kaq sa bej eshte shuuume :( E para, sepse nuk e kam luksin te "gjemoj" vende te bukura per te bere fotot, e dyta edhe kur me del ndonje vend i tille, zakonisht eshte plote me njerez dhe une e kam shume te veshtire te pozoj me dhjetra sy kureshtar qe me shohin :( Eshte i vetmi kompleks qe kam, te pozoj duke patur shume njerez perreth :( Por ti nese me do vertet, duhet te vazhdosh te me ndjekesh me te mirat dhe keqijat e mia :P hahahahah Te pershendes dhe faleminderit qe me lexon <3

      Delete
  6. Te rofte posti plot optimizem dhe nuk e ke shoqeruar me nje BIG SMILE... : ((( love the post, the outfit and of course your smile.

    ps. Me vjen mire qe keto verejtjet i merr seriozisht... besoj se posti tjeter do jete me nje BIG SMILE vec per mua :D

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ke shume te drejteeeeee!!! Por kur e bera postin nuk e dija qe do isha e frymezuar per te shkruar parrulla optimiste :P Ne fakt kam pershtypjen se dy postet e radhes do jene vetem per ty, njeri me buzeqeshje dhe tjetri me dedikim ;) :*

      Delete
    2. Me jep buzeqeshjen ti pa leri te tjerat se na marrin sysh :P

      Delete
  7. Aulona meqe ktyre gocave ju ktheve pergj a mund ta di ku mund ta shoh live dancing une qe jam fanse e jotja por jetoj ne itali?Jo per gje po kur te vesh ndonje post ktu te di ca te komentoj:-))mezi po pressss

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahahaha kjo arsyeja qe me dhe ishte mjaft bindese per te te kthyer pergjigje :P E dashur, une akoma nuk e di se ku mund te ndiqet live online Dancing with the stars :( Sapo te kem informacion per kete do ta shkruaj ne blog, meqe dhe dikush tjeter me ka pyetur. Por nje komentuese disa dite, ka shkruar ne nje tjeter post qe mund te ndiqet ne kete adrese: http://disponim.blogspot.com/2013/10/dancing-with-stars-albania-4-2013.html

      Delete
    2. flm e dashur:-)

      Delete
  8. Faleminderit aulona me duhej ky optimizem.une tani jam tek ajo pika e erret dhe zhgenjimit.me ben mire te lexoj eksperiencen tende.kshu eshte jeta me uljet dhe ngritjet e veta

    ReplyDelete
  9. sa e mir je bere ktu. Hej aulona me ndihmo pak te lutem. Bera nje blerje online sipas keshilles tende :) dhe nuk me ka ardhur ende. Duhet te me dergoje ASOS nje barcode me emrin e shtetit? Duhet te ma dergoje direkt pasi bera blerjen? Sps kam dy jave qe sme vjen porosia. E di qe te kane bere shume pyetje ketu dhe do cmendesh paksa po ca te besh. Me degjo mua, me mire bej nje post ku shpjegon blerjet online ok ? :) ahhaha K.

    ReplyDelete
    Replies
    1. U sa here ma kane bere keto markat online mua kshu.

      Delete
    2. O.o mos na fut friken aman :/ hahaha. po me cudisin per zotin . supozohet te me conin ate dreq kodi :P

      Delete
  10. Shum shkrim i bukur Aulona. Edhe veshja, rezatuese optimizmi dhe elegance.
    Sapo e lexova postin e sotëm LA VITA E BELLA, më shkoi ndërmënd ajo ana tjetër që e cekë në fund edhe vetë, dhe thashë:
    LA MOTE è CERTA...
    Nuk ka nevojë për dëshpërim rreth kësaj, por gjithmonë më ka tunduar mendimi që "ardhmëria" e të gjithëve neve është vërtet "ajo". Dhe njeriu pavarësish egos për të aritur, për ta ushqyer dëshirën, duhet të hidhet në qëllimin e krijimit të tij. Që vërtet ka Zot dhe do të kthehemi te ai :) Ai nuk ka nevojë për adhurimin tonë ndaj tij, por vetë esenca jonë ka nevojë për Të, sepse ndryshe nuk do të kishte jeta kuptim:)
    Më pëlqen tejmase si e shtjellonte Islami këtë aspekt, kisha dije të ulët, por njeriu gjithmonë duhet të LEXOJË, të njoh të vërtetën.
    Më falni ndoshta u zgjerova tepër, por desha të ndaj me juve atë që mua vërtet më bën të ndihem çdo ditë si ti Aulona në këtë post :)
    A.C

    ReplyDelete
  11. La vita è bella!! :-))) ma Aulona si è dimenticata a sorridere :-)))
    Ta bera edhe une nji kritike, por ti e di qe te adhuroj!
    k

    ReplyDelete
  12. Paske bere kthese ne kete shkrim... :P

    ReplyDelete