Monday, October 14, 2013

Lady in red


Nuk besoj se ka mbetur njeri pa e pare, e nese nuk e ka pare, pa degjuar per jehonen qe ka patur "Top show magazine" i se premtes se kaluar. Nje puntate e mbushur me debate, me humor dhe me ndonje sy me lot tek tuk :P Debati i Fatmes me Adelina Tahirin ishte ai qe u komentua gjate edhe ne ditet ne vijim. Beri mire qe Fatma i tha Adelines qe ti nuk je kengetare por performuese, apo jo? A duhet ti themi disa gjera ashtu sic jane, kuptohet duke u bazuar mbi fakte, apo te vazhdojme te luajme te gjithe rolin e te mireve, ne nje bote ku te gjithe ata qe marrin mikrofonin ne dore dhe hapin gojen, nderkohe qe c.d-ja kendon ne sfond, quhen kengatar dhe i duhen bere temenara. Ajo qe me ben shume pershtypje mua eshte fakti qe nese ne biseda tavolinash, apo edhe ne rrjetet sociale nje nga temat e vazhdueshme te bisedave eshte qe ne kete Shqiperine tone te vogel, te gjithe jane bere "kengetar", duke shfaqur edhe shqetesimin madje qe nuk mund ti quash kengetar te gjithe ata qe incizojne nga nje kenge ne studio dhe nuk kendojne kurre live. Kur vjen puna qe del dikush dhe ja thote nje "kengetareje" kete mendim ne sy, te gjithe cohen dhe dalin kunder: pse ja the, c'te duhet ty cfare eshte ajo, ti shiko veten tende, etj, etj. Duke vertetuar keshtu mentalitetin alla shqiptar, qe pas kraheve mund te flasesh e te shash sa te duash, te gjitha jane dakort me ty, kur vjen puna per t'i thene gjerat ne fytyre, aty e ben gabimin me te madh, se te gjithe te dalin kunder!
Nuk dua te zgjatem me shume. Per ata qe e kane humbur "Top Show Magazine" te dites se enjte, ne fund te postiti keni tre linqet (keshtu ben shumesi i fjales link, apo jo?) perkatase. Nje fustan i kuq elegant ishte zgjedhja ime per ate mbremje. Nje pyetje te fundit kam une perpara se ta mbyll, kjo ngjyra e kuqe mos i ngjan gje te gjitheve? Po e pa njeri Adrian Gaxhon ta pyesi e te me thote :P

P.S: Dua te falenderoj shuuume Jetmira Dushin, e cila me ben te dale nga salloni i saj gjithmone e lumtur dhe te marre pa fund komplimenta per floket. E pabesueshme por Mira me ka bere te filloj te dua floket e mi :D






30 comments:

  1. veshja me fiksim qe te kam pare ndonjehere ...e adhuroj kete veshje , look ne cdo detaj

    ReplyDelete
  2. O yll o bukuri qe c'te te them..Fustani ,kepucet e gjithcka bukur..Po vura re ne nje vazo edhe mbrojtesen e I-padit ma paske kombinuar moj me veshjen?Duam me shume postime nga ti..Nje mike e jotja qe ta do te miren e te ndjek ne cdo postim :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te falenderoj shume o mike qe me do te miren ;) :P Ne fakt dhe une do te doja te postoja me shpesh, por keto kohe e kam kohen aq te kufizuar, saqe e kam te pamundur te postoj cdo dite :( Te perqafoj!

      Delete
  3. fustani,modeli,ngjyra kuqe,,,,te gjitha ne sintoni te plote,,,yll

    ReplyDelete
  4. Ngjyren e kuqe e kam fiksim e ty te rrin shume mire! Por tek ty me pelqen me shume jeshilja!!!
    k

    ReplyDelete
  5. Te fotoja e 7 ne mos gaboj te kane dale kembet si plak! Mosha ben te veten aulona.

    ReplyDelete
  6. Si gjithmone shume bukur! Veshje e kuruar ne detaj por meritat nuk jane vetem te veshjes!! ;-) Te lutem mund te me thuash ku i ke marre kepucet se qenkan shume elegante!Dhe kam pershtypjen se mund te vishen me kombinime te ndryshme,edhe me bardh e zi do dukeshin fine.
    Sa per top show-n,mendoj se GJERAT DUHET TE THUHEN ASHTU SIC JANE,sepse ne kete Shqiperine tone te vogel dhe problematike,vetem duke shprehur realitetin mund te bejme ndonje hap perpara,pa shpifje,pa komplimente hipokrite dhe boshe,pa buzeqeshje false etj etj sepse me sjellje te tilla ndeshemi shpesh gjate perditshmerise dhe jane vertet te pakendshme..
    Per rastin ne fjale,me vjen vertet keq qe vajza si Adelina me shoqe e perdorin pamjen dhe fizikun e tyre per te shitur "muzike"!Kjo eshte skandaloze,mungese respekti per veten...Ose mungese sinqeriteti me veten,duke u vetequajtur kengetare! Nejse une jam mbeshtetese e shprehjes se Adele:Une bej muzike per veshet ,jo per syte! Gjss ky eshte kenveshtrimi im! Te pershendes e te uroj me te mirat!!

    ReplyDelete
  7. sigurisht qe fatma beri shume mir qe i tha adelines te verteten ne sy deri ktu ishte ok cdo gje pastaj kur merrni pak superxhiro aty mua me shqetson pak personalisht dhe detyrohem te nderroj kanalin,sa per veshjen fustani me pelq shume kepucen mendoj se nuk shkojne fare sepse jan dy te kuqe te ndryshme nuk eshte se jan pink ose blu qe te beje color block ...ndersa ajo varsja eshte si varse e vitit 97 :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk eshte e thene qe nje ngjyre duhet te beje patjeter color block qe te duket bukur! Edhe brenda spektrit dalin kombinime interesante,nepermjet ngjyrave komplementare!

      Delete
  8. Po prisja me padurim postin per Top Show Magazine qe te mund te te thoja personalisht pershtypjet e mia. Me pelqen si eshte konceptuar programi, larmishmeria e personazheve etj. por vazhdimisht perseritet fenomeni i te folurit te te gjitheve pernjehere, qe per publikun eshte e bezdisshme se nuk kuptohet cfare thote njeri, apo tjetri. Kete duhet ta evitoni. Persa i perket debatit te Fatmes me Adelinen, per te cilin sic e kemi ne zakon, u be qimja tra, mendoj se problemi qendron te masa. Une jam dakord parimisht me Fatmen, qe Adelina nuk mund te quhet kengetare, gjithashtu them se eshte momenti te behet diferencimi mes artisteve e te thuhen gjerat ne sy, ama kur nuk je specialiste e fushes, gjithcka mund ta shprehesh ne formen e mendimit personal. E mendoj une, ju e shume te tjere qe Adelina nuk kendon, por po ashtu ka njerez qe e pelqejne muziken qe ajo ben, ndaj askush nga ne, qe nuk mund te jape nje gjykim profesional objektiv, s'ka te drejte te imponoje me force mendimin e tij. Fatma gati e mbyti te shkreten :p dhe nuk e linte te kthente pergjigje, madje me duhet te pranoj qe me pelqeu si reagoi Adelina, nuk mu duk aq tyryfycke sa disa minuta perpara kur thoshte "un jam shume e zgjut" :p
    ps"une u zhgenjeva nga titujt e faqeve online qe ajo qau, prisja te shihja ulerima :p"
    pps"Komplimenta per fustanin dhe floket" xD

    ReplyDelete
  9. Fustani shume i bukur, dhe fjango nga mbrapa shume detaj i bukur. :))
    Ndoshta kepucet e zeza do shkonin me faktin qe nga mbrapa kishe nje shirit te zeze po nese edhe kshu shume bukur ishe.
    Une jam plotesisht dakort me Fatmen. Dhe ktu nuk eshte fakti na pelqen Adelina ose jo, fakti qendron se kta 'kengetar/e' nuk i degjon asnjehere live dhe pikerisht mbas gjithe atij debati Adelina kendon playback cka do te thote qe kengetare aq me vlera nuk eshte. Me pelqeu shume edhe kunja qe i hodhi Fatma Adelines kur foli me Nasi Leren, ne ishte e tille dhe nuk kam gabuar une e beri me shume stil. :))
    Xo E.

    ReplyDelete
  10. Oh jo!si nuse fshati me kto takat e kuqe dhe fustanin e kuq. He pra aulona ti I do ngjyrat dhe I kombinon, psw drequn si veshe roze te erret ose te verdha prsh ato takat??? Apo ke fillu pun te zjarrfikset ? :p

    ReplyDelete
    Replies
    1. 100 % dakort me ty goce. Aulona duhet te ishin e njejta e kuqe takat mendoj.

      Delete
  11. Sa mire bere qe e hape vete si diskutim "debatin e famshem" Aulona.Jam sh dakort qe gjerat te thuhen ne sy ama nese ju tregoheni te zgjuara kete duhet ta benit me se miri me "thumbat tuaja".Ju kudo ku keni dal keni deklaruar me te madhe qe vipat(rripat :P) duhet t'i marrin me sportivitet ,ama nga ana tjeter vetem ironi dhe lezet nuk pashe ne fjalet dhe tonin e Fatmes.Mendoj se fakti qe u diskutua kaq shume ajo cka tha Fatma eshte per menyren se si e tha(gati gati iu hodh ne gryke).Duke e bere qe te duket jo si thenie e se vertetes por si sulm!!Nga ana tjeter duhett thene qe aq sh sa ka kengetare kjo Shqiperia jone e vogel ,po aq ka edhe "gazetare".Ne menyre absolute nuk e kam per ty.Ndersa Fatma as gjuhen shqipe nuk di te flase.tek po degjoja videon tuaj te thumbit ajo per Aurela Gacen vura re qe fatma foljen 'them', ne veten e dyte njejes e ben: thoj :O ,nderkohe qe cdo kush e di qe thuhet : ti thua.Nga ana tjeter ka nje fjalor te mbushur me dialektizma.Nuk eshte se jam e fiksuar ne ate cfare thote ,para se te me suleni :P ama me vret veshin e folura ne kete menyre.Me falni qe u zgjata kaq shume por mendova te shpreh mendimin tim per here te pare ne blogun tend,mgjths nuk eshte e hera e pare qe e shoh.Sa per look-un tend mendoj qe eshte super elegant dhe kapja e flokeve eshte qershia mbi torte.kur shoh keto foto nuk e di pse me vjen ne mendje fjal:delikatese :) Ndoshta e ke lexuar librin me te njejtin titull :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. shume dakort me kete koment nga fillimi deri ne fund ajo fatimeja jalla o zot slkam fjal si kapja e flokeve qe kishte ber :p

      Delete
    2. like komentin e pare, like, like :)

      Delete
  12. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  13. Aulona e dashur, e kam pak te veshtire te shprehem qarte paster e pa gabime, prita te shifja mir emisionin qe te jepja nje koment te sinqert edhe te drejt.
    Jeni te prera pe kete format, pole menjan komentet mbi fjalet e diskutimet pasi ndaj mendimi 100% me Fatmen, eshte e drejt ajo cka thot fatma.
    doja te fukosoja mendimin ne nje pyetje sh easy, SI KA QENE TOP SHOW MAGAZINE para hyjes tuaj????????????

    duke pare emisionin mendoja po ketyre si si vajti mendja me pare??? organisuseve e kam fjalen.

    fustani fantastik love it.

    In bocca al lupo cara, un abbraccio lulu.

    ReplyDelete
  14. Si nje ndjekese e rregullt e jotja (se kjo fjala fanse sme pelqen hic :p ) me lejo te te bej 2 verejtje apo sugjerime (nderkohe qe me lart disa komentues jane kaq te zene me detajet e veshjes tende) me lejo te te ve ne dukje 2 detaje pak me te thella.
    Se pari kur kendoi Adelina Fatma nga njera ane me Kreshen dhe ti nga ana tjeter me Silven po bisedonit. Nuk e di sa ka zgjatur kjo po kamera 3 her ju kapi te trija heret duke folur dhe nga ekrani ngjan keq. Edhe nese do e kishit ber me qellim ndaj adelines ose kte mund ta benit me cilindo kengtar per mendimin tim ngjan keq,si fyerje per ate qe po kendon.
    Verejtja e dyte eshte se kur mbeshtetesh me njeren dore ne fytyre psh tek mjekrra ose thjesht ke mbeshtetur koken tek dora nuk e di nese me kupton dhe e ndjek biseden me koke. Kur ndryshon folesi nga albani tek fatma apo te adelina psh ti si me pertese per ti ndjekur duke levizur koken e ndjek biseden me sy. Edhe ktu ngjan pak keq radhen e kaluar te ka kapur kamera duke e pare adelinen me bisht te syrit sepse ajo ishte ne re majten tende dhe aq kapte rrezja me ate pozicion qe kishe. Perpiqu ta ndjekesh biseden duke levizur koken dhe jo vetem syte se ndonjehere ngjan si skuthe :p ahah e di je duke thene cqenka kjo e smur qe ve re ksh detajesh po kshu esht kur tkemi qejf dhe kujdesemi te dalesh sa me mire.
    Per ta mbyllur komplimente per kulturen qe tregove mes debatit fatma-adelina duke mos nderhyr. Per nje moment tentove te nderhyje kur u permend gazeta paloma po me sh stil u terhoqe. Dhe te lumte qe i bere ato 2 pytjet me ze te dhembshur nfund adelines se sikur po na vinte gjynah duke e pare me ate fytyr. Nderkoh Fatma sh mir beri qe foli troc.
    Duke shpresuar qe ste cava koken me komentin tim te gjate :p dhe duke te te komplimentuar per veshjen,te jap nje perqafim te maadh.

    Paola :)

    ReplyDelete
  15. Shume e bukur. Edhe tualetin e ke perfekt!


    ReplyDelete
  16. Une mendoj qe ne thelb secili ka shijet e veta dhe nese disave ju pelqen adelina (dhe ka ploooooot te tjera pas adelines, disa nga ata kane qene dhe ishin ne top show, por cuditerisht sju hodh nejri aq eger:P) ca problemi ka?????? ketu ska kategorizim, ti kendon mire edhe duhet te pelqehesh, arti eshte i lire, edhe temena fundja skemi pse ti bejme askujt edhe atyre qe kane ze te papare. Madje kengetare artiste aktore e ku di une duhet ti bejne temena publikut, se ai i mban. Edhe dicka tjeter....po ai emisioni juaj thumb, po gazeta paloma qe merren pikerisht me keta si puna e adelines, cfare jane (per mendimin tim nivel ordiner ndaj si ndjek).....me pak fjale mos i shani shume ate kategori qe ju i quani "jo artista" se ju lane dhe juve pa pune :PPPP Eri

    ReplyDelete
  17. pa takt fare Fatma, ben si e zgjuar dhe e egzagjeroon fare. verja ne dukje ndonjehere..........

    ReplyDelete
  18. Opa opa opa... sapo ndoqa Top Show Magazine, dhe më vjen keq që në Top Channel nuk ka persona më të pregatitur në IT që videot në kanalin në YouTube nuk I hedhin/konvertojnë në HD (pa marë parasysh që interesi I tyre është në ndjekjen e DigitAlb...) :D mos zgjatem tepër.
    Do të sqaroj rastin e Fatma V.S Adelina nga këndvështrimi I shqiptarëve të Maqedonisë:
    Së pari termi (emërtimi) PERFORMUESE -që nuk është fjalë shqipe, nuk përdoret në Maqedoni (përgjithësisht), dhe Adelina me sa dukut e mori më shumë OFENDUESE sesa që është kuptimi I vetë fjalës.

    Së dyti, doli në pah që Adelina në fakt nuk I dika këto "djallëzirat" e Show Bizit (thumbimet, kritikat, që kuptohet I shkojnë në interes personal). Nga kjo del që Adelina vërtet nuk I ka sajuar lajmet rreth jetës së daj private! :)

    Së treti, kur krijohet një atmosferë aq e pakëndëshme në skenë, duhet të keni planin rezervë, ta ktheni situatën në tërheqëse për publikun.

    Së katërti, Aulona ti tregove pjesën tënde humane, shikohet sa keq të erdhi për padjallëzinë e vajzës, edhe pse mundohesh ta fshehësh :))

    P.S
    Ngjyra e kuqe shum të ngjan;)
    A.C

    ReplyDelete
  19. E pashe 2 here videon qe te kuptoja ku qau, nuk arrita te dalloja gje :-O

    Per mendimin tim ne ate debat Fatma doli me keq. Duhet ta shihni qe tek vetja gabimin. Jeni ju gazetaret te paret qe abuzoni me etiketimin e kengetareve. I mbivleresoni disa te tipit Elvana Gjata qe live nuk eshte gje(verifikohet fare lehte ne TopFest, vitin qe fitoi), nje buzeqeshje super fallso dhe te shtrember, 1m e 1 lajthicke ( :-) ) e gjate, kushedi sa here i ka mbushur rrudhat poshte syve sepse qe kur ishte 20 vjec i dukeshin nje km larg. Domethene kesaj ju i thoni diva, nderkohe qe dikush tjeter, nje kengetare qe me te vertete sjell risi me zerin, kenget dhe pamjet si Dafina, sulmohet.
    Aurelen na e bete njeri te shtepise duke e permendur kudo. Ok, jam shume dakort dhe une qe zeri ka shume rendesi, por sinqerisht Aurela nuk me terheq per ta pare duke performuar me gjate se 1minute e gjysem, per ta degjuar po.

    Ju gazetaret duhet ta ndani shapin nga sheqeri. Ta permendni qe Aurela e ka zerin fantastik por jo ta lavderoni per veshjen apo ngjyrat ylber te flokeve dhe ca veshje e performanca te cuditshme qe kam bindjen e plote qe vetem asaj i pelqejne, te permendni qe x kengetare tjeter nuk eshte per live por te kenaq syrin me performance dhe y kengetare tjeter qe bravo i qofte i ka te dyja.

    Jeni ju(ndoshta jo domosdoshmerisht ti dhe Fatma) qe shiteni shume lire, nuk e shani kurre nje me te cilin keni interesa personale e per pasoje, per te publikuar nje lajm mblidhni thashetheme lart e poshte, shkruani gjithe mllef per disa kengetare qe as i njihni e pastaj thoni, e bene kengetaret vete per te rene ne sy. Nuk e kuptoni qe ata luajne kaq bukur me ju. Jeni shume cheap! Vetegjykohuni para se te gjykoni te tjeret.

    P.S: Fatma si klloun cirku, se cke kete periudhe. Ca kombinime te cuditshme qe s'te shkojne fare. Edhe floket ta reflektojne kete periudhe tranzicioni :-/ Aulona po permiresohesh, jo vetem ne pamje por dhe ne qendrim. Nuk dukesh nje inatcie, thashethemaxhie sic me ngjaje ne fillim. Thjeshte rrini pak me drejte, mos u shtremberoni duke u munduar te nxirrni ne dukje collar bones e arteriet e qafes se ngjani me keq ;-)

    Kuss kuss :-)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ajo nuk qau, po u prek shumë, në fund të emisionit kur fatma thonte: je njeri me vlere, jo si disa... jo si ca te tjerë... që e kishte fjalën për Adelinën, ajo e kuptoi.
      Sidoqoftë nuk qau por ndoshta i mbushi sytë me lot: VIDEOJA e fundit, minuta 21:54...
      :(

      Delete
  20. Sabukur sa bukur sa bukur sa bukur sa bukur sa bukur sa bukur....
    Kjo e kuqa te shkon shuuume. Me ke pelqyer me te kuqe qe te ajo dasma e famshme ne fillim te veres.
    Te keto fotot rezaton shume elegance dhe miresi. Se c'te ka hipur nje nur shume i bukur :)
    I shijova shume keto fotot, nuk e di si me paskan shpetuar pa i pare deri tani

    ReplyDelete
  21. Pershendetje aulona te bej complimentet e mia per fustanin, floket dhe keput por aksesori im i preferuar tek ty ngelen syzet. Persa i takon top show per fat te keq nuk e kam ndejukur dhe perderisa i takon debatit mes adelines dhe fatimes nuk jam dakort me ate qe i ka then fatima. Kenga dhe kendimi nuk jan shkenc ekzakte disa e bejn mir e disa se bejn. Nqs se fatimes si pelqen adelina eshte pun tjeter... pikepamja e dyt tani :p Fatima beri puenen e saj se prandaj eshte e ftuar ne emusion. Te perqafoj kalofsh nje mbremje te kendeshme dhe pun te mbare.

    ReplyDelete
  22. Sorry per gabimet ne te shkruar por kur shkruan nga celulari ndodhin keto.

    ReplyDelete